Tufë poezish nga përmbledhja “Frymëzime”

0
403

GJERGJI I MADH

Historia rrëfen për Motin e Madh
Dhe për trimin Kastriot
Që ishte Kryezot.

Rrëfen e zgjon historia,
Për trimërin e lirinë
Për shtetësinë e Arbërinë.

Për Gjergjin e Madh rrëfen
E Motin e Madh
Që kohës i dha ngjyrë.

ISA BOLETINI

Isa Boletini
Me të bardhin plis,
Me tirq të zinj
Me vetullat gajtan,
Me syrin pishë,
Me dorën jatagan
Shqipen xhamadan,
Me gjithë atë burrëri
Çeli udhë në histori.

TRADHTARI

E dija mirë se një ditë
Do ta pinte e zeza.

Me sytë e mi e pash
Si u rrokullis ai pis,
Ai qen bir qeni
Ajo farë e keqe.

Kishte lehur shumë
Kish bërë zullum!

DEMOKRATI

Dyzet e pesë vjet
Partinë e kish nënë,
Për të u betua
Në diell e hënë.

Kur i vdiq nëna e vjetër
Hodhi hapa dinakë
Kah partia tjetër.
Aty predikonte:
Na mori në qafë
Ajo shtriga plakë!

Askund të zinte vend
Kërkoi parti tjetër
Me këngën e vjetër,
Me hobin dredhi
Ndërroi njëqind parti.

Eh ky demokrati
Po keq mbet i ngrati!

FRYMËZIM

Mos je lumë i dalldisur,
Mos je erë e shastisur
Mos je fortunë deti,
Mos je dridhje tërmeti?