Presidenti Trump fillimisht hodhi poshtë kërcënimin e virusit duke e krahasuar atë me gripin e zakonshëm.
Rezultati i presidentit erdhi pasi ai kaloi disa muaj duke ulur ashpërsinë e shpërthimit që ka vrarë më shumë se 211,000 vetë në Shtetet e Bashkuara dhe disa orë pas këmbënguljes se “fundi i pandemisë është afër”.
Samuel Corum për The New York Times – përktheu Arben Çokaj
Peter Baker & Maggie Haberman, 2 tetor 2020
[Mbulimi drejtpërdrejt ndërsa Presidenti Trump njofton se është testuar pozitivisht për Coronavirus.]
UASHINGTON – Presidenti Trump tha herët në mëngjes të Premten se ai dhe zonja e parë kanë dalë pozitivë me koronavirus, duke hedhur udhëheqjen e kombit në pasiguri dhe duke përshkallëzuar krizën e paraqitur nga një pandemi që tashmë ka vrarë më shumë se 211,000 Amerikanë dhe ka shkatërruar ekonominë.
“Sonte, @FLOTUS dhe unë u testuam pozitivë me COVID-19“, shkroi Z. Trump në Twitter pak para orës 1 të mëngjesit “Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rimëkëmbjes menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë BASHKË!” Presidenti Trump fillimisht hodhi poshtë kërcënimin e virusit, duke e krahasuar atë me gripin e zakonshëm.