SHTËPIA E BARDHË
UASHINGTON
1 tetor 2020
Shkëlqesisë së tij
Edi Rama
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Tiranë
I nderuar Z. Kryeministër
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të falënderoj udhëheqjen e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe në të gjithë Evropën, në ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimin e të drejtave të njeriut dhe praktikat e parakohshme të kreditimit. Mbështetja juaj e hapur për Rrjetet e sigurta të telekomunikacionit, po japin një shembull të fortë, dhe unë shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria së shpejti mund të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi rreth 5G të sigurtë, shtron rrugën për për vendet e tjera në Ballkan, që të bëjnë të njëjtën gjë. Unë jam gjithashtu i kënaqur për Iniciativën e fortë të Shqipërisë në Tre Deteve – një format transparent, i bazuar në treg dhe i arsyeshëm, dhe një alternativë e drejtë ndaj formatit 17+1 të Kinës, të cilën u bëj thirrje ta braktisni.
Dua t’ju falenderoj gjithashtu, për mbështetjen e normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, dhe për miratimin tuaj të thellë të Marrëveshjeve Abraham, hapi më i rëndësishëm i drejt paqres në Lindjen e Mesme në një gjeneratë. Unë dua t’ju inkurajoj, që të bashkoheni me Shtetet e Bashkuara dhe kombet e tjera evropiane, në lëvizjen e ambasadës suaj në Jeruzalem.
Sinqerisht
(nënshkrimi i Presidentit Trump)