Trump e mbikëqyr marrëveshjen ekonomike, që përfshin Kosovën duke njohur Izraelin, Serbinë duke lëvizur ambasadën në Jeruzalem

0
448
Trump takim me Hotin e Vuçiq

Presidenti Donald Trump merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi me Presidentin Serb Aleksandar Vuçiq, ulur majtas dhe Kryeministrin kosovar Avdullah Hoti, ulur djathtas, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, të Premten, 4 Shtator 2020, në Uashington. (Foto AP / Evan Vucci)

Bashkimi Evropian kishte ndërmjetësuar bisedime për më shumë se një dekadë

Nga Adam Shaw | Fox News, 4 shtator 2020Përktheu Arben Çokaj

Presidenti Trump të Premten mbikëqyri nënshkrimin e një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, që normalizon marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve – dhe gjithashtu përfshin Kosovën që njeh Izraelin, ndërsa Serbia pranon të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem.

Marrëveshja Beograd-Prishtinë u nënshkrua nga dy udhëheqësit e tyre – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti – përpara Trump në Zyrën Ovale, me Trump që e përshkroi atë si një “përparim të madh”.

TRUMP SHPALL ‘MARRVESHJEN HISTORIKE TË PAQES’ NDËRMJET ISRAELIT DHE UAE (Emiratet e Bashkuara Arabe)

“Me të vërtetë, është historike”, tha Trump. “Unë pres të shkoj në të dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët.”

Marrëveshja erdhi vetëm disa javë, pasi Trump njoftoi se ishte arritur një marrëveshje midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit për hapjen e marrëdhënieve midis dy vendeve.

SHBA zhvendosi ambasadën e saj në Izrael nga Tel Aviv në Jeruzalem në 2018, pasi njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e saj një vit më parë dhe u ka kërkuar vendeve të bëjnë të njëjtën gjë. Deri më tani, Kosova, një vend kryesisht mysliman, nuk e kishte njohur Izraelin.

Zyrtarët e administratës ishin takuar me udhëheqësit të Enjten, duke i nxitur ata të linin mënjanë ndryshimet e tyre politike në favor të lidhjeve më të ngushta ekonomike. Kosova kishte shpallur pavarësinë nga Serbia në 2008, nëntë vjet pasi NATO kreu një fushatë sulmi ajror kundër Serbisë në një përpjekje për t’i dhënë fund persekutimit të shqiptarëve etnikë në Kosovë.

President Trump: Serbia, Kosovo have made the world safer

"To embark on these talks and to come to Washington to finalize these commitments—by doing so … they've made the world safer."

Posted by The White House on Friday, September 4, 2020

Ndërsa shumica e kombeve perëndimore e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Serbia, Rusia dhe Kina nuk e kanë njohur këtë – duke i mbajtur tensionet të larta në rajonin e Ballkanit. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien kishte thënë të Enjten se palët kishin bërë përparim dhe bisedimet kishin vazhduar të Premten në mëngjes.

Shënon një fitore tjetër diplomatike për administratën Trump. Bashkimi Evropian kishte ndërmjetësuar bisedime për më shumë se një dekadë.

Vuçiq i Serbisë vlerësoi rolin e Trump në ndërmjetësimin e marrëveshjes: “Ne nuk i kemi zgjidhur të gjitha problemet tona, por ky është një hap i madh përpara“.

Ky është një moment i shkëlqyeshëm për rajonin,” tha Hoti.

Takimi i Shtëpisë së Bardhë fillimisht ishte planifikuar për në qershor, por u hoq pasi një gjykatë ndërkombëtare paditi Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili do të drejtonte delegacionin e Kosovës, për akuza të krimeve të luftës.

Associated Press kontribuoi në këtë raport.


Adam Shaw është një reporter që mbulon politikat amerikane dhe evropiane për Fox News. Ai mund të arrihet këtu.