Tronditja që do ta ndezë Kosovën

0
354
Bekim Rexhepi

Po të kishte shtet, po të kishte gjykatë, kjo politikë anti Kosovë do të dënohej ashpër, do të mbyllej në birucë çdo lider sensasivë, madje edhe ky Hashim Thaçi. Por, Kosovës po i ndodh edhe një e keqe tjetër; Anët e brendshme të të brendshmëve, që janë rreshtuar me presidentin Thaçi, me llaskucërinë e tij, dhe janë kundër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, dy figura institucionale që duan që Kosova të normalizohet dhe të shkoqet përfundimisht nga kapsit kriminal dhe korruptivë të saj.

Nga Bekim Rexhepi

Deklarimet e Presidentit nuk mund të konsiderohen serioze për nga natyra e vërtetë e tyre sepse ato burimisht nuk dalin nga një maturi e tij politike, ato ose vijnë për të goditur kundërshtaret e tij politik ose edhe kur dalin si deklarata synojnë anasjelltas të krijojnë njëfarë lloj kredo veçmas për personalitetin e tij të dobësuar në sytë e gjithë shqiptarëve kudo ku janë. Madje po të pyetën shqiptarët sot askush nuk e do ma Hashim Thaçin në politikë, për më shumë shqiptaret e shohin si fat kombëtar tërheqjen e tij nga politika. Ai perceptohet si rrezik po aq sa edhe çdo lider serb.

Këtë gjunjëzim të ngadaltë të Hashim Thaçit pak kush do ta besoi se po ndodh, por nëse shikohet sikleti i tij ajo të vije e kuptueshme, sepse ky tip e ka dëshmuar edhe me nofkën e tij prej gjarpri, që di të zvarritet deri në fund me këshilltaret e tij (nga rendi i dytë) që duket se nuk janë shqiptar, por që fundi i tij do të jetë tragjik, kjo më nuk ka dyshim!. Ka të ngjarë të përfundoi si Millosheviçi, qe vrau vetën me kokrra në birucën e Hagës, ndaj edhe po zvarritet duke ikur nga biruca.

Le ti kthehemi pak asaj atmosfere qe ky tip njeriu bënë në politikë, mbijetesa e tij tashmë nuk varet më nga shqiptaret, ajo varet nga serbet se si i qasen ata veprimtarisë se tij sensasive. Është vendosur një standard politik, tashmë thuajse edhe ndërkombëtar, nëse mbështet kauzën shqiptare do të jesh i sulmuar nga të gjitha anët nga jashtë, madje edhe për më keq edhe nga anët e brendshme të shqiptarëve.

Anët e jashtme te të huajve

Formimi i qeverisë Kurti edhe pse e mbarti atë vonesë e vetë rreth programit dhe rreth koalicionit dukej edhe goxha skeptike pajtueshmëria unike rreth formimit të saj, pasi lobimi i vendorëve në kancelaritë ndërkombëtare se Albin Kurti, nuk është i përshtatshëm për ta dhe për rrethanat politike sidomos në Serbi, pati një akses në vete qe le për tu analizuar. Këto ankesa jo vetëm të Serbisë, në kancelarit e ndryshme e nxorën në pah edhe një inferioritet, i cili ishte edhe mbase meskin. Me përjashtim të Gjermanisë e cila, e mbështeti qeverinë Kurti dhe u tregua e gatshme ta mbështes fuqishëm atë vetëm pas pandemisë, e cila priste që një kohë të përshtatshme edhe ta realizonte një takim të lartë me kryeministrin e ri Albin Kurti, e gjithë kjo u pamundësua për shkak të pandemisë e cila zgjatë dhe shtrihet gjithandej. Amerika e veçmas R. Grenell i cili, i pakënaqur me postin e tij si ambasador në Gjermani, gjeti një agjendë me të cilën mund të të merrej dhe këtë agjendë arriti ta komprometoi duke abuzuar me të në kalkulime politike të përshtatshmërisë negociouse dhe këtë e shfrytëzoi mirë duke mbështetur disa segment jashtë qeverisë për tu faktorizuar dhe për ta rrëzuar qeverinë Kurti.

Insiativa serbe për marrëveshje me shqiptaret ka ngjizur si duket Grenellin, për një sukses të mundshëm politik, e cila mund të adresohet si sukses i Presidentit Trump, pastaj që ky sukses të shërbej edhe në prag të fushatës se brendshme elektorale dhe se ky sukses i mundshëm do i duhet të renditet në listën e sukseseve të tij në arenën ndërkombëtare. Por, kjo agjendë bëhej e pamundur nëse në pushtet mbetej Albin Kurti, i cili mbështetjen amerikane e vlerësonte por nuk mund të pajtohej bllanko për çfarëdo marrëveshje e cila kishte synim ndarjen apo shkëmbimet territoriale. Për këtë Grenell forcoi faktor të tjerë dhe e rrëzoi qeverinë Kurti. Pastaj në këtë kolorit politik ishte edhe Rusia, e cila u orvate që të organizoj edhe një rezolutë të re të ngjashme me atë 1244-shit, pasi që sipas saj kjo rezoluta tashmë fiktive 1244, nuk respektohej nga Kosova dhe disa vende të BE-së në lidhje me çështjen e Kosovën, e cila për Rusin mbete ende e hapur për tu zgjidhur.

Disa faktor ndërkombëtar çështjen e perceptojnë ende në rrugëtim të një zgjidhje të re, fakti qëndron në atë se faktori i brendshëm shqiptar nuk po arrin të konsolidohet dhe ti jap garancinë ndërkombëtare se mund vet t’ia dalin mban me funksionimin normal të shtetit. Prej, shpalljes se pavarësisë ende nuk kemi një qeveri stabile, e cila ia del të përmbyllë mandatin e saj, gati të gjitha ato rrëzohen lehtë sepse kemi edhe një brishtësi të sistemit politik që partitë në pushtet dhe të korruptuara e kanë ndërtuar atë sistem funksional për vete, kjo u dëshmua edhe me rrëzimin e qeverisë Kurti, kur ky sistem tani e ka zhvleftësuar edhe fituesin e zgjedhjeve, pra në zgjedhjet e ardhme nuk ka rëndësi se në ç pozitë radhitësh nëse e pranon koalicionin me kushte e pa kushte politike mund të jesh pjesë e saj.

Anët e brendshme të të brendshmëve

Të gjithë e dimë që marrëveshja e Thaçit, po quhet prej tij si marrëveshje përfundimtare, pa e saktësuar qartë sepse do të quhej e tillë, mbi çfarë faktor relevant bazohet kjo marrëveshje që të mund të quhesh marrëveshje përfundimtare, pasi që paraprakisht do të nënkuptonte se ka pajtime rreth marrëveshjes dhe se nënkuptueshëm do të mund të dali se vetëm pas pajtimit të dy palëve ajo marrëveshje merr miratim e të dy palëve të quhesh e tillë si marrëveshje përfundimtare. Pra, le ta saktësojmë politikisht një lloj të të quajturit marrëveshjeve finale; paraprakisht nuk mund të quhet marrëveshje finale një marrëveshje, e cila as nuk dihet çfarë është dhe as çfarë do të jetë?, sepse pos atyre deklaratave që nuk janë asnjëherë serioze as nga ana e Hashim Thaçi, e as nga ana e presidentit serb Vuqiq.

Madje presidenti Vuqiq, ka deklaruar hapur disa herë se kurrë s’do ta pranoi pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Pra, opinioni i gjerë ka deklarata joserioze për sa i përket marrëveshjes finale sepse edhe deklarata e Thaçit e, edhe e Vuqiqit janë deklarata kontradiktore, ngase nuk përkojnë me vullnetin e shqiptarëve. Çfarë do të thotë se nuk përkojnë me vullnetin e shqiptarëve këta dy President edhe Thaçi edhe Vuqiq? E para, – deklaratat e Thaçit për “marrëveshje të dhimbshme”, pastaj si “shkëmbim, demarkimi, korrigjim, përkufizim i kufijve mes dy vendeve, falje e territoreve, dhurata e Rankoviçit, Kosova veriore, e të tjera si këto, nuk kanë një vullnet të shprehur të shqiptarëve, dhe për këtë mbesin vetëm deklarata joserioze sepse nuk gjenë shqiptar që do të mbështeti deklarata e pamatura të Hashim Thaçit, për sa i përket marrëveshjeve të tjera me Serbinë.

Pastaj edhe presidenti Vuqiq ka jo më pak se një kontradiktë të fortë se nuk do ta njoh pavarësinë dhe Shtetin e Kosovës, pra në këto kontradikta nuk mund të ndërtohet asnjë vizion mbi marrëveshje finale të të dy vendeve, ato më shumë janë konsume politike, sepse për të pasur marrëveshje finale duhet të ketë edhe deklarata serioze dhe të cilat në thelb ushqejnë pajtime dhe jo asi deklaratash që të çojnë kundrejt marrëveshjeve finale Madje deklarata të tilla antimarrëveshje kemi çdo ditë nga lider serb dhe këtë e përsërisin edhe brenda institucioneve të Kosovës nga lider lokal serb në Kosovë.

Tjetër, e kemi edhe fushatën anti Kosovë nga Hashim Thaçit, i cili fshehur, por nga brenda institucioneve tona ka lobuar e ka paguar kudo ne vendet ndikuese të BE-së që të ketë një relaksim mbi marrëveshjen e Kosovës me Serbinë, madje në dokumentet e fundit që ka nxjerrë rrjeti “Kallxo”, Dhurata Hoxha (këshilltarja e tij dikur) ka angazhuar një kompania franceze të quajtur “Mazhurell “, e cila do të shpaloste qëndrimet për marrëveshje e Kosovës dhe Serbisë, e cila do të çonte edhe në një pajtueshmëri ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës, krejt kjo u bë edhe me ndarje të mjeteve nga buxheti i shtetit.

Po të kishte shtet, po të kishte gjykatë, kjo politikë anti Kosovë do të dënohej ashpër, do të mbyllej në birucë çdo lider sensasivë, madje edhe ky Hashim Thaçi. Por, Kosovës po i ndodh edhe një e keqe tjetër; Anët e brendshme të të brendshmëve, që janë rreshtuar me presidentin Thaçi, me llaskucërinë e tij, dhe janë kundër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, dy figura institucionale që duan që Kosova të normalizohet dhe të shkoqet përfundimisht nga kapsit kriminal dhe korruptivë të saj. Kjo tronditje qe po shfaqet mund ta ndezi Kosovën dhe shpejtë nëse negociatat me Serbinë synojnë ndarjen e Veriut të Kosovës.