TROKITJE ÇAME

0
982
Rrustem Geci, çam

Atdhe Geci

Poemë epiko-lirike, për Teatër, Balet, Simfoni dhe Operë.

Skena hapet me Këndimin e Himnit të Çamërisë;

Çamëri tokë pellazgjike
Pallë Epiri në lashtësi
Je stërgjyshe e shqiptarëve
Në Dodonë e Iliri
Gjokset tua të përgjakura
Drejt fitores në lavdi.

Refreni:

Çamëri vend i bekuar
Plot me vuajtje e histori
Çamëri vend i uruar
Ngrite flamurin Kuq e Zi.

Ti je gjaku i Janinës
Ti je dritë e Shqipërisë
Plagët tua shekullore
Ndritën zjarrin e lirisë
Këngët tua nuk shterojnë
N ́zemrat tona të rinisë.

Refreni:

Çamëri vend i bekuar
Plot me vuajtje e histori
Çamëri vend i uruar
Ngrite flamurin Kuq e Zi.

Çamëri fole shqiponjash
Brinjët tua i ke shpatë
Jatagan mbi fustanellë
Vendit tonë i dalim zot
Mëmëdheu po na pret
Gjithandej deti buçet.
Çamëri, e jona Çamëriiii!

Tekstin; Atdhe Geci,
Muzikën; Izet Kallaba,
Soliste e Himnit;
Ylberina I. Avdyli

Shqiponja shtatëzaninë e mori në Kosovë, shtatëzaninë e ndjeu të gjallë në bark tek Nëna, në udhën për në Çamëri!…

– ( Thënie e patriotit çam, Musa Demit, i rënë për liri me tërë familjen. )

Çlirimtarë! Lufta për liri është shpikja më gjeniale e njeriut. Tek kjo shpikje e vullnetit dhe e shpresës është udhë e lirisë!

Nuk ka më shqip se gjuha shqipe
Nuk ka më shqip se shkrimi saj
Nuk ka më shqip se pellazgo-ilir
Nuk ka më shqip se sa Shqipëri…

Behar. Pasdite e fundgushtit. Frymë e detit krijon dridhje ullinjësh. Sipas legjendave, kjo është një këngë e lashtë e erërave të Detin. Një çam dhe një çame shfaqen nën një pemë ulliri. Jo rrallë ullinjtë qeshin e qajnë, flet legjenda. Një ulli stërgjysh i Bregut të Detit nis e flet çamçe;

Greqi, nëse ti s´ma liron tokën time
atdheu im në një çast të caktuar,
do të nxjerr ty jashtë Çamërisë,
për t´u shtrirë vetë deri në More…

Bijtë e mi, ne s´ jemi të ardhur në këtë tokë, as ardhës nga ndonjë vend i huaj, por, jemi të lindur e të bimur në këtë vend nga më të parët e kësaj bote. Një rishkrim i antikës është i domosdoshëm.

Digjet e piqet kjo botë n´zjarrmi
në zemër t´atdheut i vlon gjak i ri
Arti çlirimit nuk njeh kufij,
Në të gjitha kohërat ka emrin, liri!

Këtij peisazhi epiko-lirik të Epirit të Pirros pellazgjike- Çamërisë i jep frymë një melodi çame;

– Teksti i këngës popullore „ Mall për Çamërinë“

– Cameri moj Cameri
Copa copa
Vende -vende
Ti me ate ane
Une me kete ane
Amanet pleqte na lane
Varret ti leme ne vatan
Cameri moj Cameri na mbeti loti ne si
Gjithe jeten pa te pare
Mbetem rrugeve te ndare
S’ka nje varr per te qare
Cameri moj Cameri
Se te brodha nuk e di
Si ti spashe ne gjithe dynjan
Po ta dish o Cameri
Jesh dhe mbetesh Cameri

Dy shqiponja në fluturim bashkohen e shkrihen në një qenie të vetme, mbi qiell të Pargës, -Kryeqytet i Republikës së Çamërisë. Njëra Shqiponjë vjen nga Dodona pellazgjike dhe njëra vjen nga veriu i Shqipërisë dhe shkrihen në një.

Në trevat e thella të nënvetëdijes
Fshihen gjithësi të pafund dijesh
Fshihet një botë krejt e pashkruar
Burime të pashterrshme letërsie…

Çamëri, shqiponja flet në shqipen hyjnore të Thotit, Zeusit, Eleuterit e të Gjergj Kastriotit, thënë qartë, flet në gjuhën që populli atë e lindi.

Dallgë e verbër, memece,
zhurmën tënde e ndiej;
ta ndali nuk mundem,
ta mbërthej, s’e bëj dot…

Populli im i tokës, i detit dhe i diellit, kjo tokë e ky det s´ janë tërë mrekullia. Biri im, Promethe, apo ( Premtim ), ti që shpike zjarrit për të gjithë popujt. Unë e dua një rishkrim të ri të Antikës, një rishkrim ku pellazgëve, stërgjyshërve të mi u jepet merita që e kishin.! Shpirt, qysh kur toka ishte fëmijë unë jam tek ky dhé, tek kjo tok e tek këto detëra e ishuj. Morea i drejtohet djali çam vajzës arvanite, nga gjaku jemi të njëjtë si lotët e ullirit. Po i përgjigjet, Morea! Jemi pellazgofolës shqiptarë; Adhoan, këto lule të vyshkura shtëpie u vranë nga ferrat e një kohë të ligë në këtë hapësirë…

Tre Drina rrjedhin dheut të Arbërit
Me vaj të zemëruar të kësaj kohe
Nga Mollë e Kuqe e deri në Atikë
Çamëri, shkruaje se ti nuk je Greqi!

Zemër, jam dashuria dhe mizëria e kësaj arme. Këto pala të fustanellës i kam fituar nëpër beteja. Zemër, më lejo të përqafoj, jemi të bimur të një gjaku. I nderuar trim i Çamërisë, të uroj për krenarinë e palave të fustanellës. Kam njohuri për betejat tua, dhe betejat e të mive. Por, unë jam prej 13 mijë vjetësh shqipe e fisnikëve pellazgë. Jam nga familjet mbretërore të të lashtëve të Thotit, Zeusit, Aleksandrit e Pirros.

Nuk ka paqe për lumin me vaj
Nuk ka paqe për lumin e ndarë
Çamëri bëje dorën grusht, me
emrin tënd po rritemi betejave…

Trim, pranoj të më përqafosh nëse di të me puthësh e të m´i bësh buzët gjak! Përqafohen! Pas përqafimit, Dodona i drejtohet, dashnorit të saj, Adhoanit; Më ndjen që jam bijë hyjnore e perëndive. Flas gjuhën hyjnore shqipe të Thotit, Zeusit, e të Gjergj Kastriotit, shpirt, mi puth edhe njëherë buzët ti ndjej „Dridhjet e ullirit“!…

Krejt brenda kraharorit
zemërimi i bie daulles
trishtimi i bie kitares
e liria, një kënge me vaj….

Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë/ 30 tetor, 2016/ në Hagë të Hollandës

Ne, përfaqësuesit e popullit shqiptar çamë dhe arvanitë të trevave shqiptare të aneksuara nga Greqia, pasi analizuam gjendjen në të cilën ndodhemi mbi një shekull, të përndjekur nga vendi ynë, përkatësisht të asimiluar dhe të diskriminuar në aspektin human, gjuhësor, kulturor, politik e kombëtar, vendosëm që të mblidhemi në Kuvendin Gjithëpërfshirës Çamë, dhe Arvanitë, me qëllim të vetëm të organizimit të institucioneve, parlamentit, qeverisë dhe ministrive përkatëse për udhëheqjen e procesit politik dhe ushtarak për realizimin e Pavarësisë së Çamërisë, dhe krijimin e Shtetit të Çamërisë. Të nderuar delegatë të Kuvendit Gjithpërfshirës Çamë dhe Arvanitë, me propozimin e juaj, dhe timin, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Çamërisë zgjidhet, z. Ahmet Xhani. Urime z. Ahmet Xhani!

Rrustem Geci, Kryetar i Këshillit Nismëtar të Kuvendit

Gjithëpërshrës Çam dhe Arvanit, Hagë, 30 tetor, 2016, ora 14-të,

Hoteli “Ambasador”.

– Intermexo me me muzikë heroike çame!

Kam pakënaqësi në kraharor,
do duhej të isha më i lumtur;
jam popull me vaj të moçëm,
kam histori të pasur të fillimit…

fragment të këngës popullore çame!…

Çamëri, popull i tokës e i detit! Popull krijues, popull autor, buka as mishi s´lypen, po mbillen dhe kultivohen. Të dashurit e mi, edhe toka edhe deti janë bukë.
Ore,… kush tha që Pirro Burri, djali ynë i historisë,vdiq! Edhe Aleksandri, edhe Pirro i Epirit Pellazg, gjallë janë, ata Rilindin, sa herë i kërkon historia!.. Çamëri, popull me epikë fushash, malesh e deti. Poezia, „Dora e Atdheut“.

Çamëria s´lypet, Çamëria merret,
shpirt bëje dorën grusht e lëviz
Çamëria është tokë shqiptare,
vendi ynë shtrihet deri në More!

Përpara bij të të gjithë atdheut!
Atdheu të gjithëve na thërret
Çamët dhe arvanitët po zgjohen,
Çamëria Shqipëri, është fitorja.

Betohemi vëllezër për Çamërinë,
nën Greqi e kemi një Shqipëri
Çamëri, Shqipëria jonë e pushtuar
dora kombit fuqishëm është me ty!

Nuk heqim dorë nga Çamëria
nga toka e stëgjyshërve pellazg
nga trashëgimia e të parëve tanë
për Çamëri, shqiptari bëhet hero.

Për tokën, për qiellin, për detin,
Çamëria thërret të bashkohemi
dora jonë shtrihet në tërë Epirin,
ne jemi të vendit, të fuqishmit.

– Pushim me pamje epiko lirike regjisoriale!

Atdhe i sotëm, i kaluar, i ardhshëm. Përpiqu t´ia shtosh palat Fustanellës, ndiq udhën e përbashkimit!…Çamëri, kjo tokë ka emrin e gjithsecilit shqiptarë. Vallja e Osman Takës. E mëpastaj, poezia;

Shqipëri, të këndoj me gjuhën më
të parë të tokës, me gjuhën shqipe
të Thotit, Zeusit, Eskilit e Homerit
me gjuhën e pellazgo-ilirëve dhe,
shqipen moderne të kohës sonë

Nuk ka një gjuhë tjetër perëndie, si
shqipja jonë, si gjaku i saj gjuhësor
si dielli ynë dhe hëna shkëlqimtare
si katër elementet krijuese të jetës…

– Pushim me pamje !

Koha është shqiptarët ta ngrejmë në këmbë të vërtetën. Gënjeshtra në çështjen çame është e dëmshme. Çamëria është çështje e gjithsecilit shqiptar. Shqiptarët duhet ta thonë hapur të vërtetën për atë pjesë të Shqipërisë në Greqi. Në Greqi, Shqipëria ka një teritor prej 23 mijë e 500 kilometra katrorë sipërfaqe tokë dhe ujëra, dhe mbi 6 milion çamë dhe arvanitë, ose 67 përqin e Greqisë janë shqiptar, – vëllëzër dhe motra!

Të them se Atdheu e ka emrin, Shqipëri,
jashtë më mbetet Kosova, Çamëria.
jashtë më mbetet Krahina e Mollës së Kuqe
jashtë më mbetet Madhonia dhe Ulqini…

Gjuhëvrarë shqiptare tani ç´të them
kjo kohë ka mungesë të frymës epike
luftat fqinjëve në shpirt u vlojnë
atdheu ynë qetësi s´po gjen asgjëkundi
as në Prishtinë, Tiranë, Shkup e Pargë!…

Arta, historinë që e kam në shpinë,
poshtëruar na e kanë të mëdhenjtë
poshtëruar na e kanë fqinjët,
por, poshtëruar e kemi edhe vetë.

Çamëri, merrja një kënge Janinote
dhe valles me fustanellë të Pirros;
Një dashuri me Vlorë dhe Prizren
Do të kulmojë në dasmën çame…

– Pushim i shkurtër me pamje !…

Çamëri, të dua për aq sa toka e do diellin, për aq sa deti e do lumin, për aq sa pema e do frutin, dhe për aq sa bima e do farën.

Një luftë të parë poetike
e quaj Alfabetin pellazg
Diskun e Festos, Epirin
e Pirros, kohën kur u lindëm…

– Pushim i shkurtër me pamje!…

Në një çast të caktuar historik, shqiptarët do të jemi gati për t ́i rimarrë tokat e tona. Ai çast mund të jetë sot, nesër, ose në një të ardhme të afërt!

Në ç ́drejtim po lëviz kombi ynë?
mbi Prizren ende ka ré të zeza!
Perëndia s ́është më lart se atdheu
flaka këngëve vetëm po shtohet.

Ky qytet njëkombësh i shqiptarëve,
shkruan Gjirokastra për Prizrenin,
është përtej 7 mrekullive të botës,
Prizreni ujin e vet e njeh nga etja.

Është vullnet qytetar i shqiptarëve
dhe përpjekje e të gjithë shekujve
që kombi ynë të mos bëjë më burg,
Çamëri e Shqipëri të jemi një shtet.

Atdheu po kuvendon në Prizren,
Në shtëpinë – shekull, të Lidhjes,
aty kemi një gjeni që, Vlora, Parga,
e Prizreni, të shpallen kryekëngë!

A do ta bëjë këtë histori atdheu
Që Prizreni e Vlora të bashkohen?
Retë në qiell mund të kenë rrufé,
të atdheut përjetë e kemi Çamërinë.

– Pushim i shkurtër me pamje!

Shqiptari i trazuar për fatin e atdheut, me tokën flet si me prindin;

Jam lindur si krejt shqiptarët
në token e lavdisë së madhe,
në tokën e lavdisë së përgjakur
Jam rritur me prindër të mirë,
me gjyshër dhe me stërgjyshër
Në këtë tokë të gjithmonëshme
Shkup jam prej 13 mijë vjetësh,
trashëgoj pellazgjinë dhe Ilirinë,
flakë po më digjet kraharori,nga
plagët e trojeve të copëtuara,
Iliridës e gjithandej Shqipërisë,
shqiptarët jemi kudo njëgjakësh,
për Shkup dhe Ohër i kam 100
lufta, dhe mbi dyqind kryngritje.
– Ah, dhé i atdheut tim, tokë me
flori dhe minerale ; shih si na
kanë shpërbërë gjysmë fitoret
e samari huaj më tall në shpinë,
– Atdhé, rëndë jam i poshtëruar
nga liria e munguar dhe fitorja
Shkup, zgjohu! Zgjohu, Tiranë
zgjohu, populli im i qytetëruar,
gjaku ynë lufton i burgosur
për t ́i vënë trojet nën një flamur.

Gjuhëvrara ime Çamëri, ç´të them tani; liria s´lypet, liria merret!…

Flamuri atdheut na thërret
detyrat t ́i bëjë gjithsecili
se prej këtu fillon Çamëria,
ribashkim me Shqipërinë.

Flamuri i atdheut na fton
t ́i japim shëndet atdheut
të mësojmë në një abetare
kombin vetë ta bashkojmë.

Flamuri i atdheut na fton
ti bëjmë detyrat e shtëpisë
për fëmijët që po rriten
dhe për fëmijët e palindur.

Flamuri i atdheut na fton
se prej këtu fillon populli
detyrën e tij më sublime
bashkimin e gjitha trojeve.

– Pushim me pamje!

Në Çamëri as toka, as uji as ajri nuk kanë qetësi! Durimi zemërimin memzi e mban për dore. Çamëria lexon vetveten, s´është metaforë, por, dhimbja që dhemb!…poezia, Nënat çame;

Ju thërrasim kundër heshtjes së gjatë
Ju thërrasim të dalim nga heshtja,
çamët kudo jemi një gjak. Aq sa na
vrau lufta, aq na vrau dhe pas lufta.

Prej shpirtit e kemi të kryengritemi:
Janina kërkon Greqia të arrestohet,
Preveza kërkon Çamëria të çlirohet
Arta thërret; Bashkim me Shqipërinë!

Çamëri, thuaje të pathënën që kurrë
s ́e ke thënë, çasti është të ngritemi,
shpirtin e ke bletë të urtë e punëtore
e gjakun në trup si mjaltë të bimë.

Çamëri, në qypin e gjakut do të votojmë,
çasti është të çlirohemi nga Greqia,
mjaft kemi vuajtur e fjetur si patate!
Çamëri na thërret për liri të ngritemi!

– Pushim i shkurtër me pamje!

Kryengritësit për Bashkimin e Shqipërisë nuk përmbahen! Urtakët e këtij vendi çdo ditë flasin me tokën, me pjesët e atdheut të pushtuar. Çamët janë tokësorë të lashtë. Identiteti i Greqisë është i gabuar, gabuaaaar!…

Ku është fshehur Gjeniu
njeriu që flet si populli
njeriu që qanë si populli
populli që bën bashkimin…

Fol Prishtinë, fol Tiranë, Fol Shkup! Durimi më s´e mban peshën e dhimbjes. Vullneti për bashkim nga dita në ditë po zgjerohet. Poezia, „Betimi i Ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Çamërisë“;

Betimi i Ushtatarëve Çamë

Jam ushtar i Ushtrisë së Çamërisë,
për lirinë e ëndërruar betohem sot,
me zemër përulem para flamurit
Çamërinë ta mbroj për jetë e mot.

Jam ushtar i Ushtrisë së Çamërisë,
në shpirt unë bart të sajën lavdi,
betohem në gjakun e të rënëve
për lirinë e Çamërisë jetën bëj fli.

Në çdo cep të kufirit të Çamërisë,
për çdo pëllëmbë të qiellit me hir.
roje gjaku jam i Çamërisë martire,
jetën e jap për Bashkim të Atdheut.

Jam ushtar i Ushtrisë së Çamërisë,
për nder e kam sot të bëj betimin;
Shteti të Çamërisë unë i bëj roje,
me jetë betohem sot para flamurit!..

– Pushim me pamje!…

Dokumentet arkeologjike, linguistika, por, edhe mitologjia, flasin se pellazgët si “njerëzit e parë” në këto troje. Pra, shqiptarët e lashtë, pellazgët, gjuhë të tyre e kishin gjuhën shqipe. Bile edhe helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten e tyre, për pellazgët përdornin një epitet të pashlyeshëm “proselinoi” ( parahënësor ), pra më të vjetër se vetë Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë, thonë studiuesit!
Mirëpo, fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra, gjersa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor, si një “Hauptvolk”- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman. Ilirët e Ilirisë, dhe fisi i tyre i Dardanëve, morën pjesë në të gjitha proceset shoqërore, kulturore, dhe në ngjarjet kryesore politike që e përshkruan botën antike të Mesdheut.

Çamëria Shqipëri është udha jonë,
Shqip flasim prej 15 mijë vjetësh
tanët janë; Adriatiku, Joni, Egjeu,
e jona është; Janina, Arta, Preveza…

Në degë ulliri e kam lidhur fjalën,
Tek më e fismja pemë e natyrës;
Çamëri, shembja çatinë Greqisë
Lufta për liri është e pandalshme!…

– Pushim i shkurtër me pamje!

Çamëri, heroizmi amator në çdo kohë është i nevojshëm. Çamëria nuk është rindërtim historik, por, është histori e vetëlindur në tokën e vet. Rishkrimi i Antikës nga historia e kohës sonë është e domosdoshme. Në përplasjet midis modelit Arian dhe modelit Antik, shqiptarët duhet të përcaktohen në modelin Antik. Model i cili i vë gjërat në shtratin e vet natyror. Ore, stërgjyshërit tanë pellazgë në të gjitha epokat ata qenë vetë fillimi i jetës në tokë dhe qytetërimi!

Shqiptarët e mërguar në botë,
me dhimbje e bëmë këtë jetë,
i këputur, i degdisur, i huaj-
mërgimi çdo ditë më vret.

Në Turqi jam qëkur isha tre vjeç
Tiranën thuaja se nuk e njoh,
kam lexuar shumë për bukuritë e saj
për fushat dhe detin e saj me diell.

Plot murtajat ranë gjithandej
grekët na e dogjën Çamërinë,
shumë ikëm me kokë në dorë.
mendja më vete vetëm atje-

Tokë floriresh është Çamëria,
e fortë është ëndërr e çamit,
kur varka mbi det dremitet,
dhe çami me çamen puthen!…

Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e vet. Epiri pellazgjik- Çamëria është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan, Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm, në Gadishullin Ballkanik, pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues, për më se 15 mijë vjet. Poezia, „Itinerari“

Historinë që e kam në shpinë
është histori krejt pak e njohur,
histori me mungesë të emrave
dhe histori me dhimbje të kokës
Historinë që unë e kam në shpinë
mund të na tronditë rëndë me të
vërtetat e fshehura e të panjohura,
mbi këtë tokë të gjelbërt të atdheut
kam vërejtje për kohën tonë, dhe
për cenzorët që i mbajtën fshehur
të dhënat për alfabetin pellazg,
historinë që e kam në shpinë,
rrahur e kanë rëndë për të vërtetën,
rrahur e kanë për kryengritjet,
rrahur e kanë për të ardhmen,
historinë që unë e kam në shpinë,
poshtëruar ma kanë të mëdhenjtë,
poshtëruar ma kanë fqinjët dhe,
poshtëruar e kanë nga pak edhe tanët,
historinë që unë e kam në shpinë,
e kam me të rënë dhe të plagosur
me traktate, e tribunale gjyqesh,
histori të keqtrajtuar nga drejtësia.
Historia që unë e kam në shpinë
është histori e të gjitha kohrave,
histori qytetëruese e atdheut tim,
histori me shumë hulli të gjakut.
Historinë që unë e kam në shpinë,
i ka 300 shekuj jetë të qytetarit,
300 shekuj të luftave të pakryera
dhe 300 shekuj me plis të bardhë.
Në atdheun tim, e në atdheun tuaj
nuk ka luftë që s´e ka një ëndërr.

– Pushim me pamje!…

Çamëri, ti je dashuria e gjithë atdheut! Dashuritë për ty i kam palosur njëra mbi tjetrën që të mos m´i fshijë kujtesa.

Ëndërr e çamit çasteve zgjerohet
posi një det me valë të trazuara,
ai s ́ndalon tek ura mendimesh
por hynë thellë gjithësisë së tij.

Çami ka dashuri për veten e vet
dhe dashuri për të dashurën e tij,
çamët janë shqiptarë të lashtë,
ata kohën e masin me pafundësi.

S ́dua të jem këpucë në këmbë
të huaj, as mëndje pa kokë e pa
krahë, tokës sime gjuhën ia di,
shiu në bar është vaji lotit tim

Ëndërr e çamit s ́është vogëlimë,
po bubullimë e të gjithë atdheut,
Shqipe është çdo pemë e çamit
Shqipëri e Jugut është Çamëria.

– Pushim me pamje e muzikë!

TROKITJE ÇAME

A më lë, o tokë të qaj?
unë dua tek t ́i një varr!
në Çamëri dua të rritem,
gjaku im të mos thajë.

Gurë gjyshi kam këtu,
në beteja i ka mbjellë,
brenda kam disa këngë,
gjyshi im i ka shkruar.

Toka ime, shumë të dua,
më prano të vdes këtu!
të betohem kam ardhë
tek shtëpia ku kam jetu.

Çamëri, o zemra ime,
zëri i nënës më troket
guri i gjyshit atje brenda
ngrihu o bir, më thërret!..

Lidhja me Çamërinë mua më vjen nga zemra, nga shpirti, nga varri i gjyshërve dhe stërgjyshërve, nga brigjet me det, me kopshte dhe male, nga i tërë Epiri. Unë në Çamëri kam dashurinë time atdhetare, zemrën e tokës së babait e të gjyshit. Çamërinë unë e dua edhe kur më dhunon, edhe kur më vret, edhe kur më poshtëron. Jam çam, jam bimë e gjakut pellazgo- shqiptar. Jam pellazgofolës shqiptar.

Gjuha në luftë

Unë flas gjuhën shqipe,-
i pat thënë mikut të tij
Aristidh Kola – Arbani
para se grekët ta vrisnin.

Asgjë nuk ka mbaruar,
më duhen 4 shekuj jetë
për ta kthyer mbarë të
kaluarën tonë të shkelur!

Nën qiell tëÇamërisë, në
tokë të Homerit shqiptar.
gjuha bën luftën e saj
që Çamëria të mos bjerë.

Homeri shkruante shqip,
në shqipen e pellazgëve;
shqiptar, jepi zë gjuhës,
gjuha të prijë në luftë!..

– Pushim me pamje!

P O E T I

Rendja drejt më të dashurës
Rendja drejt më të bukurës
dua të jetë vargu im i fundit,
se sa ky çast i përvetshëm

Si ta ndiejë gëzimin e atdheut,
dheun e ndarë në pjesë-pjesë!
Pyes lirinë e fshehur në mua:
çka mund t ́i jap unë atdheut!?

Buka, koha, arti, dhe të tjerët
bëjnë luftë në kraharorin tim,
bëjnë luftë me kohën që jetoj,
bëjnë luftë çlirimin e Atdheut

Çamëri, çdo gjë te unë është
në betejë. Edhe varret, edhe
rrënojat, edhe rojet prej bari-
ruajnë rendjen time të vrarë…

Shtëpia ime e plagosur! A ke durim të më dëgjosh!

E kam njohur një grua me sy shumë të
bukur. E që më ka çngjyrosur sa herë
e kam shijuar. Atë grua me sy planetar
të tokës, të detit, e me dritë qiellore,
e kam dashur dhe vazhdoj ende ta dua.

– Pushim me pamje!

Në fushëbetejat e Çamërisë, kopshteve e nëpër shtëpitë çame. Ende ka eshtra të rënësh, zëra të fëmijëve të therur, rroba të përgjakura e qirinj të fikur.

Në gji të nënës çame jam rritur
me thërrime farash dhe fjalësh,
kohën pak e kam harxhuar për
t ́ia dhënë bimësinë gjuhës sime.

Jam autokton vendi, këtu banoj.
Çamëria është Shqipëria ime, ky
dhé i atdheut mua më dha jetë,
ag fjalësh, gjuhën dhe flamurin.

Këngët çame, janë këngë zemre,
këngë kreshnikësh të luftave të
mëdha, këngë dasmash të jetës.
ku së bashku ecin dielli dhe yjet.

Të mbjellat e farave të gjuhës
i japin krah dhe hijeshi çdo fjale,
jam udhës për tek gjuhë e nënës,
Çamëri, Shqipërinë po e ribëjmë!

– Pushim me pamje!

Çamëri, jam popull gjysh i Evropës. I lashtë kur s´kishte Athinë. I lashtë kur s´kishte Greqi. I lashtë kur s´kishte asnjë grek. Prandaj, kjo është arsyeja pse unë e dua dhe i këndoj aq shumë Çamërisë. Çamërinë e dua sepse është qytetarja e parë e tokës në kontinent. Atdhe, unë do të punoj që ti të jesh i fortë, dhe Greqisë t´i thuash guximshëm, liroma tokën time, o unë gjallë s´hiqem nga toka 15 mijë vjeçare e stërgjyshërve të mi.

Një ulli, miliona ullinjve të tij u
thoshte : mbahuni! Tokën duhet
ta duani kështu si është; të zeshkët,
e në shtim rrënjësh të çdoditshme.

Greqi, për çamë do thotë, pushtim!
Greqi, për çamët do thotë, gjenocid!
Greqi, për çamët do thotë; pa të drejta!
Greqi, për çamë do të thotë, – luftë!

Çamëri, zgjohu nga heshtja e keqe,
nga frika e një kohe tepër të ligë,
priji vendit si në kohën e Pirros!
ji Shqipëri e Shqipërisë, ji shqiptare!

Epiri i Ilirisë – Çamëria, i dha botës Njëperëndinë, i dha papë e figura të çmuara. O ma të dashurit e mi, të gjakut e kam Hoxha Tahsinin, Elena Gjikën, Muharrem Rushitin, Alush Taken, Abedin Dinon, Rexhep e Musa Demin, Kolë Idromenon, Faik Konicën, Abaz Dojakën, Niko Stillon, Bilall Xhaferrin e sa e sa të tjerë.

Dritë pashë në dhomën tënde
dhe mora guxim të trokas,
të shoh si je dhe çfarë bën.
Pyes, a mund të pi një kafe?

Dritë pashë në dhomën tënde
dhe mora guxim të vij tek ti
të shpreh një dëshirë timen
dhe një të pathënë të zemrës.

Dritë pashë në dhomën tënde
dhe desha të shoh nga afër
albumin e fotografive të tua
dhe të flasim posi dy miq.

Dritë pashë në dhomën tënde
dhe mora leje nga vetja ime
të hyjë në shtëpinë tënde
te më e bukura e Paramithisë!

Pushim me pamje!

Zemra zemrën e qan me lot,
mall i rëndë më ka rënë sot:
në ëndërr shoh unë Morenë,
dheun e t´atës dhe atdhénë.

Qan De Rada, qan dhe Ujko,
Dushko Vetmo çon mesazh,
qan e bukura, qan i bukuri
në Epir, Morenë kam mall!

Flakë e shpirtit nuk shteron,
plaga dhimbjen veç e shton
kujtoj hënë dhe kujtoj det,
sa herë gjaku im më thërret.

Unë të desha, po s ́ u pamë,
gjak i shprishur edhe thanë;
gjuha shqipe dritë shumëzon,
rrënja e fortë gjakun pastron!

– Popull i tokës dhe i përreth detit!…

Gjyshërit e mi arbëreshë u ndoqën
nga 15 mijë ditëlindjet e tyre: dhe
na dëbuan nga shtëpitë mijavjeçare
dhe nga varret e tokës ku u lindëm.

Ku jeni Zotëri të historisë, pse heshtni
për vajin tonë aq shumë të dëgjuar;
kujtesa e varreve thellë më gërryen
për Morenë e gjakun e mërguar.

Jo gjithherë, po, kur përmallohem
mallit m ́i vjen vaj dhe i dalin lot;
çasteve kur jam me të lashtët e mi,
edhe i vdekur unë mbytem në vaj.

Me dhimbje ua them të vërtetën:
nga 15 mijë ditëlindjet në Moré,
jam më i vogli i të vegjëlve tuaj,
i munduri vritka edhe t ́palindurin.
– Pushim me pamje!

Shtetet, perandoritë, ngrihen dhe bien, popujt mbetën. Shtetet janë organizma gjeo-politike të përkohshme, ndërsa popujt janë të përjetshëm.
Republika III shqiptare, në Ballkan, Republika e Çamërisë, është çelësi i Bashkimit Kombëtar.

I nderuar flamur kombëtar,
i nderuari I gjithë atdheut,
je zog mbret i shqiptarëve,
je zog mbret i Shqipërisë!

I nderuar flamur kombëtar,
i trashëguar i Pirro Burrit,
i lavdishëm nëpër beteja,
i lavdishëm nëpër fitore.

I nderuar flamur shqiptar,
i nderuar flamur I Epirit,
ti je sot më atdhetari, për
Bashkimin e Shqipërisë.

Çamëri, -Shqipëri pellazge,
je e bimur o shpirt ku je?
Ti je gjakja e kombit tonë,
je Shqipëri e lerë mbi dhé.

Pushim me pamje!

Historinë që né e mësojmë,
le shumë për të dëshiruar
Mungojnë gjërat, të fillimit,
bima e mirëfilltë historike.

Historinë që né e mësojmë,
është shkruar nën vëzhgim
dhe me duar të papastërta,
mungon liria e së vërtetës.

Historinë që né e mësojmë,
është e ndëshkuar rëndë,
pa trashëgimtarë të fillimit
dhe pa shqiptarë të lashtë.

Historinë që ne e mësojmë,
i mungon shkrimi i vërtetë
Mungon guximi akademik
Ndërhyn ndikimi fqinjëve.

Historinë që né e mësojmë,
le shumë për të dëshiruar,
si nga kuptimi i luftërave
dhe shpërblimi i fitoreve.

Shqiptarët në raport me ngjarjet historike, nuk u ngurtësuan në relikt muzeor, po me anë të dinamizmit të tyre, të gjuhës dhe të kulturës bënë, Metaforën e Pavdekshme të rezistencës dhe mbijetesës. Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Mbretëria e Mbretit Pirro të Epirit, kishte shtrirje shumë të gjerë, në tërë Maqedoninë dhe gjithandej Greqisë. Epir i Ilirisë – Çamëria, shprehet biri i saj, po me emrin Epir, betohet, se më keni luftëtar në fushë të betejës, aty ku mbrohet dhe fitohet Çamëria!

Gjethet gjakut nuk i bien
Derisa të ketë diell e zot
Gjethet gjakut nuk i bien
Se nuk thahet rrënja jonë…

*****
Kjo pushkë e bukur si vajzë
Ka sytë më të kaltërt nën qiell
Kjo pushkë e bukur si vajzë
Ka emrin, Çamëri e lirë!…

*****
Shqipëri e të gjithë shqiptarëve,
nënë e tokës, e detit, e lumenjëve,
kur do të jemi në gjerësinë tonë,
në gjerësinë e atdheut të lirë…

E IMJA TOKË

Iliridë, atdhetare e luftës për
liri, bijë e atdheut të coptuar
mos u ligështo, bëhu e fortë,
ji në udhën tënde, mos u ndal
mbështetu në krahët tuaj të
trupit, në fuqinë e shpirtit tënd,
mbahu në ( qenien ) tënde,
në ilrishten shqip të Shkupit,
në ilirishten shqip të Lëkovës,
në ilirishten e Kumanovës,
në ilirishten shqip të Tetovës,
të Prespës dhe të Dibrës. Në
Shqipërinë përreth Vardarit
bëje dorën grusht, shtrëngoje,
jepja mbështetjen Manastirit,
aty e kemi pemën e alfabetit
dhe gurin e gjuhës së shkruar,
Iliridë, tokë e bekuar, Ohër e
Prilep, janë toka të atdheut,
koha është të përbashkohemi
tek armiku ka edhe nga tanët
zemër, ji në tokën tënde, mos
u jep, je gjak i kuq i flamurit,
atdhetarja jonë për bashkim.

*****
Historia kombëtare shqiptare, por edhe ajo evropiane dhe ajo botërore e mban mend dhe e ka të shkruar, kur kjo Shqipëri e vogëluar, kishte 3 dete, dhe tërë Epirin e Ilirisë. Skënderbeu ishte Princ i Arbërit, dhe Mbret i Epirit.

A T D H E U T

Jam fije bari i bimur n ́këto troje,
jam gjuha shqipe e dheut amtar,
në zemër kam të dashurën Kosovë,
në shpirt e kam të lashtën Çamëri.

Kështu do thoshte Gjergj Kastrioti,
Ymer Prizreni dhe Abdyl Frashëri,
nder është të jesh shqiptar! Pat
thënë Eskili tek mërgohej në Itali.

Trojeve ku jetojnë sot shqiptarët
ka trazira, revolta dhe të burgosur,
atdheut ne ia shtojmë fuqinë, nëse
i përdorim gurët e bukur të të urtit.

Revoltat për lëvizje përpara kanë
nevojë për pak mësime të lirisë,
ato janë fitore sa janë të fuqishme
janë të fuqishme aq sa janë fitore.

Çamëri – Shqipëria ime e dashur
mungesën tënde e ndiej në shpirt,
një revolucion është i nevojshëm,
një revolucion vetëm për bashkim!

H E R A K L I U

Po shkruaj mbi letrën e bardhë,
për atdheun tënd dhe atdheun tim
Për një vullkan të fshehur të gjirit
Për Shqipërinë deri në Peloponez.

Çamëri, të kam të dashurën time
Për ty zemra më rrahë fuqishëm
Lirisë mosha nuk i ikën, edhe sikur
liria të ecën mbi thika xhelatësh.

O më e lashta dritë e Shqipërisë,
çdo gjë tek unë e ka emrin tënd
Për mua je më shumë se atdhé,
më shumë Shqipëri, shtet e komb.

Identiteti yt Çamëri nuk ndahet,
thërrasin katër motra, të 4 epokave
pellazge, ilire, dardane, epirote…
katër motra të gjakut tonë shqiptar.

Ne që jemi lindur në këtë kohë,
do shtojmë forcën tënde të çlirimit,
forcën që çamëve u ka munguar
Çamëri, atdheu im që më dhemb!

DEMONIT TË ATHINËS

Dashuria ime për Çamërinë më
vjen nga thëllimë e gjakut, nga
thëllimat kuq e zi të shpirtit, dhe
nga agime mbretërish pellazge.

Kot kërcënohesh Demon i Athinës,
Çamëria s ́është Greqi, as Elladë
por, Epir Pellazgjik – i Shqipërisë
dhe njëperëndi e tërë njerëzimit.

Nga Janina dhe Gurët e Prevezës
e shikoj një tërësi atdheun tim
gjelbërosh, të bukur, të dashur,
të shenjtë sa Dodona e Akropoli.

Male, det, dallgë të zemëruara, sa
shumë tokë të atdheut na kanë i
pushtuar fqinjët, jam i lindur këtu.
Këtë vepër ia kushtoj Çamërisë.

Çamëri jepi krahëve, shtoja palët
fustanellës, pyllëzoje lirinë tënde
shpresat e gjelbëra të së ardhmes
Çamëri, je atdheu brenda atdheut!

Ç A M Ë R I S Ë

Poezi sipas motivit popullor

Çame, Çame, Çamëri
ke kraharorin me flori
i ke krojet ujë me ar
Fustanellën palë e palë.

Çame, Çame, Çamëri
plot të vrara ke në gji
tri të korra në një pemë
tri të mbara në një lëmë.

Çame, Çame, Çamëri
10 mijë vjet pellazgji
tre mijë vjet moj Iliri
në tëra kohrat, Shqipëri.

Çame, Çame, Çamëri
të kam zemër, yll në sy
populli ynë është burrë
Jemi një gjak në flamur.

Çame, Çame, Çamëri
ti moj je një mijë flori
ti ke çamen që të don
ti ke çamin trim në fron.

HESHTJA E DRAGOIT

Çamëri, detyrat për liri s´pushojnë
përmes betejave do të çlirohemi
për të mundurit u shpik paqa, si
një mundësi për t ´ u nënshtruar!

A do të ketë zjarr në Greqi? Do
të thoja se po! Atdheu nuk heq
dorë nga trojet e të parëve tanë
grekët do të jenë vetë zjarrvënsit.

Çamërinë e etnociduar nga greku
e kemi trashëgimi të Pellazgëve
energjia E= mc² do e hajë Greqinë
nëse ajo zgjedh luftën si zgjidhje

Jam armik i popujve që pushtojnë
jam armik i popujve të heshtur
Rrënjë e flakës së madhe po afron
krenaria greke do të vetpërgjaket!

Stërgjyshër të lashtë të pellazgjisë
udhën e ujit për Çamëri ndjekin
E = mc ², është “Heshtja e Dragoit”
Çamëria Shqipëri është zgjidhja!…

PAPË ELEUTERIT

I rashë kryq e tërthor atdheut
Çamërisë ia dhurova një libër
njoha Janinën, Artën, Prevezën
njoha Shqipërinë deri në Atikë

Çamëri -çasti është unë të flas
ty të kam më të dashurën liri
jam dashnori yt më i çmendur

Greqi, ti kujton se ulliri s´më
njeh, as guri i shtëpisë ku jam
lindur. Hej, mua më njeh çdo
pikë e vesës; më njeh ylberi
e pavjelura arrë e një shekulli

Le të më rreh erë e përgjakur
le të më lagin shiu dhe bora
nuk është i paemër ky lot i
dhimbjes, që mua më gërryen

Çamëri, e bukura e Shqipërisë
më e dashura tokë e atdheut
të përqafoj edhe midis stuhive!…

Vetja ime, mbaje udhën tënde
më të bukurën kurrë s´do ta
gjesh, në Kutinë e Pandorës
luajnë vals mëkati dhe floriri!

Ulliri nuk ndryshon origjinë
ai s´bëhet qershi as manjollë
Çamëri, – e bukura Shqipërisë
dyzemërorja, e indit të atdheut!..

ULLIRI I FJALËS

Po i rrëfej vetvetes historinë
Atë të fshehtën, të pathënën
Atë të thëllimave të zemrës
Atë të dritares së pahapur!..

Vetja ime mos ki frikë nga e vërteta
Edhe në shekullin tonë
Perënditë bëjnë pazare me liritë e
Shkelura,të shtypura,të plagosura
Me liritë e popujve të vegjël…

Jam në gërvishtje të së vërtetës
mbi nënshtresat e saj të trasha
plotë të vërteta i gjej të fshira
dhe shumë prej tyre të fshehura…

Në udhën për në Çamëri
Ndalem në Xarrën 30 mijëvjeçare
Tek po ecja për dore me Antikën
Përpara më doli Pellazgjia!…

Nuk shpjegohem me vetveten
Pellazgjia në asnjë pëllëmbë nuk ka humbur
Epiri pellazgjik – Çamëria
E tëra është në vendin e saj!

Të udhëtosh larg me vetveten
Me epoka të fshehura e të fshira
Me epoka të ndjera e të plagosura
Edhe poezisë m´i dalin lot!..

Mbahu vetja ime mos dënes
Kam diçka në pavetëdijen time
Kitaren e më të çmendurit
Dhe guximin e më vetmitarit!…
Thoti Pellazg i Atlantidës

Perëndia më bekoi me emrin, Thot
Mua, krijuesin e Matematikës dhe,
të Teorisë së Relativitetit, shpiksin
e numrave dhe, të Kordinatave në
Fizikë ,e në Astronomi, shpiksin e
ADN-së, shkrimtarin e 45 veprave.
Jam i botuar në pllaka të Esmeraldit.
Unë krijuesi i “Këngëve hymnore”,
i besuari i dhomave të Amentit, poet
i këngëve të dy botëve njerëzore,
perënditë më dhanë çelësin e lirisë
e më zgjodhën Perëndi të njerëzimit.
Thoti, – kam pirë kupat e njohurive
të zotave të tokës dhe të gjithësisë.
Pyes? Pse edhe pas mijëra vjetësh
të qytetërimit të Atlanditës Pellazge
ndalohem të lexohem nga njerëzimi!
E di përse: unë vij drejt e nga shpirti,
Pellazgo-Atlantid, e qytetërimi ynë,
ka kohën e shkuar, ka shumë kujtime
më kthen në mëngjeset e së kaluarës,
të agimeve mitike me mjegull e shi,
Lir, mendja më lundron nëpër antikë…
Ç´farë të them për Bijtë e Atlantidës
për stërgjyshërit e mi të Keorit e të
Undalit. Jam Thoti, Zot i shpallur
nga zotat e jetës dhe të vdekjes dhe,
jam i lirë nga vdekja dhe nga jeta!…

2
———————————————–

Lir, jam ai urtaku në Arkën e Noes
ai që shkroi për të gjitha udhëtimet
për 4 motrat e mia, bija të pellazgëve
atlantide, iliriote, Epirote e dardane
Të shndërruar në abetare të para të
njerëzimit, dëshmojë se unë Thoti;
flas shqip dhe, në shqip shkruaj libra
botimi i librave të mi nëpër pllaka
esmeraldi, më shndërruan në Libër
në Kryeperëndi të tërë njerëzimit!..

Këtë besim të perëndive do ta quaj
dhuratën më të çmuar të botënave..
Jo rastësisht i fitova çelësat e jetës,
të jem i lirë nga jeta dhe vdekja.
Thoti,- zotërat më zgjodhën perëndi
udhës për të pambërritshmen, mua
më liruan nga Dhomat e Amentit,
ku roje bëja pranë mistereve të botës!..

Thoti, – jam dëshmitar i ngjarjeve
të mëdha, njeri perëndi i Atlantidës.
Perëndia mua më vlerësoi e m´i dha
çelësat e dy botëve! Më liroi prej
jetës e vdekjes! Unë të jem Krijuesi,
më i plotëfuqishmi i Njerëzimit tuaj.
Jam Thoti, kryeperëndia njerëzore
Keopsi kur vdiq, një libër timin e
mori me vete, që ta ketë në përjetësi
si pasuri të botës, që ai i përkiste!..

3
———————————————–

Jam dëshmitar i mistereve të mëdha
Atlantida dhe banorët e saj, vajtën
në përjetësi. Unë, Thoti, kam pirë
shumë lëng drite nga kupa e dijeve
dhe kupa e fshehtësive . Unë, kurrë
s’jam grindë me tokën dhe perënditë.
Falë tyre unë i fitova dy botët e mia!
Mençuria ime më njohu, Perëndi!
vallja e vezëve dhe gurëve mbi rërë
kurrë s’ më ka pëlqyer, për shkak të
humbjes së vezëve në garën me gurët.
Thoti,jo rastësisht jam perëndi e poet
Se unë Thoti flas shqip s´ ka dyshim
Jam Perëndiu i Atlantidës Pellazge,
jam pellazgo folës e pellazgo shkrues
ngrita qytetërim, Shtëpinë e Keopsit
e dritë i dhurova të gjithë njerëzimit!…

A D H O A N I

Fol muzë e ngadhnjimit të artit
fletë e çdo dite, muaji dhe viti
kjo kohë më bën të vetëdigjem
për të dashurën tonë, – Çamërinë!

Rritu bimë e gjuhës dhe e fjalës,
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës,
je shpërthim i flakëve të shpirtit,
je lavdi e kraharorit të përgjakur

Në shpirtin vullkanor të poezisë,
bërë i kam betejat e secilit varg
në biosin e gjerë të këtij himni,
jam një pasagjer i planetit tokë

Shqipëri, unë e ti jemi shqiptarë
që nga pellazgët e lashtë e Iliria
vendi ynë qé shesh I luftrave
dhe arenë gjaku e perandorive

Çamëri, kryengritëse e këngës
liria frymën e ka të përjetëshme
Në trup ende kam plagë gjaku
nga fqinjët, që tokat m ́i morën!

2
———————————————-

Liri, bëje dorën grusht mos u jep
me emrin tënd, u rritëm betejave
për ty dashurojmë mes plumbave
për ty i biem grusht pushtuesit.

Nuk ka paqe për lumin me vaj
nuk ka paqe për lumin e ndarë
Të rënët do të bëhen më të rinj
në një kohë tjetër, më çlirimtare.

Rritu pemë e fjalës dhe gjuhës
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës
je shpërthim i flakëve të shpirtit
je atdheu i engjëjve të shenjtë.

Sa shumë vetmi në një jetë poeti
në pasqyrë i shoh armiqtë e mi
kjo botë qenka vërtet një përrallë,
prapa na ndjekin cezarë të tërbuar.

Shqipëri, gjak yjesh të ekuinoksit
unë kërkoj hënën që e pa Homeri
këtë jetë e çmoj si forcë krijuese,
Shqipëri ka vetëm në gjuhën time.

3
——————————————-

Me zemër i këndoj atdheut tim
Epirit që lindi Pirron e Eleoterin,
jam populli gjysh i Evropës, dhe
jam i bimur prej 30 mijë vjetësh.

Çamëri- pellazgo folëse shqiptare
Atdheu i disa perëndive pellazge
fjala shqipe do të jetë më e gjerë
gjuha në luftë është një ogur mirë.

Sot e kam ditëlindjen e flamurit,
ditëlindjen e të shumënderuarit
ditëlindjen e më të dashurit tonë
dhe ditëlindjen e më kombëtarit.

Në Kosovë e Çamëri, nuk ka tokë
të bukës, as grykë mali, as fushë,
as tërësi shtëpie, as breg të detit
pa një të rënë të bukur për liri.

Të punosh token me duart e tua
dhe farën në arë ta hedhësh vetë,
t ́i korrësh të korrat kur ato piqen,
nuk ka liri më sublime në jetë!

ATHINËS SË ZEZË

Këtë tokë të shenjtë të pellazgëve
Trashëgim e kemi prej të parëve
Këngët çame kurrë nuk shterrojnë
I shkruan Janina e Filati Prevezës…

Që nga pellazgët, ilirët e dardanët
Çamëria është dheu ynë i bekuar
krah i shqipes në tërë Epirin
tokë amëtare e Aleksandrit dhe Pirros….

Çamëri, lavdi pellazgo – shqiptare
shtoja palët fustanellës tënde
Ti je krijuesja e qytetërimit të lashtë
Stërgjyshja e të gjithë shqiptarve…

Këtë tokë të shenjtë të pellazgëve
Trashëgim e kemi prej të parëve
Flamuri ynë është në tërë Epirin
Ne jemi atdhetarët, jemi të fuqishmit….

Në Lëkurës të Sarandës

Liria të gjithëve na fton
detyrat t´i bëjë gjithsecili
se prej këtu fillon Kosova
bashkimin me Shqipërinë

Liria të gjithëve na fton
të jemi në hap me kohën
të hapim vende të punës
të bëjmë udhë dhe shkolla

Liria të gjithëve na fton
ti japim shëndet shtetit
të mësojmë në një Abetare
kombin vetë ta bashkojmë

Liria të gjithëve na fton
se prej këtu fillon populli
detyrën e tij më sublime
ëndrrën e gjithë brezave!..

( Në vetminë kur shkruaj
shkoj më përtej Eskilit
dhe më përtej Homerit
dhe më përtej Dantes
dhe më përtej Kadaresë
në më të thellën e fjalës
në ma të thellën e kohës
në antikën e lirikës shqip…)

MOHUESIT E PREJARDHJES

Shkencëtari e dinte të vërtetën, por, kishte
frikë dhe e pyeti shtetin. Shteti i tha; ti i di
rregullat! “Ne s´kemi nevojë të shpikim
stërgjyshër, pasi stërgjysh né nuk kemi!”
Shkecëtari u shtang gjatë,.. por e firmosi!
Ajo fjali famëkeqe e studiuesit të nderuar
qe tradhëti në prejardhje të gjuhës sonë
e cila ka mbërthyer s´i gjarpër origjinë,
dhe Akademitë hezitojnë të përmirsojnë!?
Prejardhjen pellazge të gjuhës sonë, dhe
njohjen e 54 germave të Alfabetit pellazg,
Studiuesit që tradhëtuan në prejardhje,
s´qenë një, as dy, por, ca studiues frikacak.
Mohuesin e origjinës sonë pellazge, nuk e
shpëton heshtja, as frika! Emri i tyre tani
është poshtë ferrit! Letrën e Hadesit ata e
fshehën! Por, erinitë e perëndive pellazge
do u bëjnë gjyq, për tradhëti në prejardhje!
Dënimet do jenë të rënda e t´ahpra, se s´ka
fat të mirë për tradhëtarët e prejardhjes së
gjuhës!Mohimi i prejardhjes sonë pellazge
dhe i qytetërimt paleolit shqiptar, shkon
përtej çdo ligësie; në tradhëti kombëtare.
Netët e perëndisë janë të paanë. Studiuesit
tanë duhet të pranojnë origjinën pellazge
ndryshe krimi akademikëve tanëve ndaj
prejardhjes, do të jetë tejet i dhimbshëm!…
Shkencëtari që i merrë parasysh faktet
e mbledhura, e jo politikat!Çliron shqipen
nga misteri i prejardhjes sonë të burgosur!…
Me pranimin e prejardhjes sonë pellazge
shqiptarët do të kenë tërësinë gjuhësore,
teritoriale, gjerësinë e mohuar të atdheut
Koha nuk resht që ata t´i lë të vetmuar
Por, mohimi në prejardhje ende gërryen!…
Ua kujtojmë tradhëtarëve të prejardhjes
shumë gjëra janë lindur mija vjet më parë
ata.s´kishin nevojë për lavdi poshtëruese
Koha nuk resht që ata të jenë të padënuar!…

Kënga e K´lumshtit

Gjak i zemrës
Mëmë Shqipëri
Shpirti m´digjet
Të jem tek ty

Loti i diellit
Në pemë pikon
Çami e çamja
Gjëmë lëshojnë

Qiellit të gjerë
Ndodhë ka ré
Jo rrallë erërat
Fshehin rrufe

Në tokën çame
Homerit plak
Emri e sytë
I kullojnë gjak
2 )

Shkruan Janina
jam Prishtinë
jam Tiranë
dhe jam një himn

Trapi i çamit
traget me nam
mijëra vjet
lundroj n´këto anë

Qan Janina
gjakun e saj
nën Greqi
pema do thaj
Dheu i çamëve
një tokë flori
sa jam Çamë,
jam Shqipëri!..

HIMNI BESA-BESË

Besa-Besë, bësën e kam dhënë
gjysmën e atdheut fqinji ma ka
zënë, motra çame thërret për liri
bashkimin e duam me Shqipëri

Besa-Besë , Drin, ku po shkon
fjalën flamurit ia kam dhënë
i pabashkuar as vetja s´më donë
Shkup e Ohër, është toka jonë

Çamëri, o shqipe e Shqipërisë
popull i detit dhe i shqiptarisë
rétë në qjell s´janë pa rrufé, po
lufta e do, këngën me mprehë

Ku m´je nis o lulja me erë
tek tumankuqja atje në Fryerë
me vete kam libra dhe abetare
në Çamëri, hëna s´ ka dritare

Besa-besë, besën e kam dhënë
Ohër e Prilep është toka jonë
gjyshi prej Dodone më thërret
mua pa liri, as toka s´më tretë!..

PERËNDITË SHQIPTARE

Koha nuk rindërton asgjë, ajo do
mendjen dhe duart, që ta ruajmë të
kaluarën dhe të sotmen e rëndë, në
tërë këtë udhë që kemi për të bërë…

Çamëri, dritë e shekujve shqiptar
ke bukurinë e natyrës që s´vdes
Janinë, Pargë, Filat, Art e Prevezë
u kam njëmijë bukuri të atdheut

Shqiptarët e lashtë, pellazgët, kudo
u rritën bimë të gjithfuqishme, por,
grekët çdo ditë e vjedhin artin tonë
me famë, palat e fustanellës çame?!

Atdhe i prijsave të shquar shqiptar
lulishte e artit dhe shesh i luftave
kur do t´i themi, lavdi rënies së
Greqisë, vjedhëses sonë historike!

Eshtrat e zotave dhe të mbretërve
pellazg, prehen në Epirin shqiptar
në Lemno, në Dodonë e në More
në atdheun e perëndive shqiptare!…

NJË DITË NË MORE

Qysh në kohët e kryeherit pellazg
je e bekuar e Zeusit, Pirros, Eleuterit
foléja e artë e qytetërimit pellazgë
More stërgjyshja e gjithë shqiptarëve

Dhimbjen tënde Çamëri e thotë çami
e thotë toka e përgjakur nëpër shekuj
e thotë Morea, Atosi, Lemo e Janina
e thotë guri i shkruar nëpër beteja

Çamëri, ylli të njeh, hëna të ka mike
tek ty ende dëgjohet zë gjaku i vrarë
mbushe me palë fustanellën tënde
që me fitore luftrash atë e kanë thurë

O dy-zemrorja Çamëri pellazgjike
ulliri kurrë s´e ndryshon origjinën
ai nuk bëhet portokalle as qershizë
as kur atë e pushton armik si Greqia

Greqi, larg këmbën mbi barkun e
çamit, larg duart mbi popullin çam
jam i lashtë kurrë nuk kishte Greqi
Shqipëria shtrihet deri në Peloponez!…

THIRRJET E ATDHEUT

Çasti është shqiptarët të bashkohemi
çasti është të bëjmë një bashkështet
çamët dhe arvanitët jemi një vëlla
një gjuhë,një alfabet, një tërësi etnike.

Epiri u thoshte Athinasve në Athinë
këtu është Pellazgji dhe askund tjetër
këtu është Shqipëri dhe askund tjetër
këtu është Çamëri dhe askund tjetër
këtu është Mollë e Kuqe dhe Iliridë.

Brutët e atdheut janë burra me kauzë
lufta me fqinjët ende s´ka mbaruar,
atdheu në zemër ndjen trazira, e pyet?
Bashkimi me Shqipërinë, pse vonon!?

Çamëria Shqipëri është zëri i Kosovës,
Çamëria Shqipëri është zëri Preshevës,
Çamëria Shqipëri është zëri i Shkupit,
Çamëria Shqipëri, – Atdheu i Bashkuar.

Çasti është, shqiptarët të bashkohemi
në një bahkështet dhe nën një flamur,
folë Atdheu ynë i ndarë,folë Shqipëri!
Evropë, njih Republikën e Çamërisë!…

MALBORAT E VETËTIMAVE

Çamëri, dëgjoje këtë këngë çlirimtarësh
është kënga jote, këngë e marr nga luftat
në brendësi kjo kënga ka gjak-dhimbje
Shqiponja është zog i rrallë se është e lirë

Mbase, prej lindjes së këngës e dashurisë
Prej lindjes së shkronjave e atdhe-lirisë
Dashuria për atdheun ka mësues, luftën!…
Jo dashnorë të vegjël, por prijës më në zë

Udhës për në Çamëri takova një grek. Ai
s´ishte vetëm, i zymtë e me roje anash
Ai m´u kërcënua s´e do më vriste. Nëse
unë marr udhën për në fshatrat çame
greku ishte në qejf e tij të vriste dikë
rojeve,…. zemrat e çamëve u haheshin!

Çamëri, gjakja jonë e atdheut, fol, a je gati
diellin ta ngresh me duart! Dhe mos u jep
Ngritu si në epokat e mëdha të kryeherit
mos u ndal, Çamëria është gjak i atdheut!…

Ore, kush shtjen në Thotin, Zeusin, Bindin
Perënditë shqiptare nuk janë pa mbrojtës,
Kujdes nga grekët gjak-zinj të Bizantit,
nga ata që e kanë frikë hirin tënd, gurët e
shkruar të varreve e të akrpoleve, në
Alfabetin Pellazg të Shqipërisë së lashtë.

Çamëri, Shqipëria jonë në Greqi. Bëje
dorën grusht, ecë si në epokën e Pirros
Greqia, një identitet i gabuar dhe i sajuar
po ecën në udhën e krimit, mohimit të së
vërtetës të Epirit pellazgjik – Çamërisë!

Çamëri, të fala ke nga Epirotët e Dodonës,
Nga Eskili, Aristofani, Euripidi, e Homeri,
Të fala ke nga Lufta e Trojës, e nga Pirro
Të fala ke nga hiri i shenjtë i të rënëve!…
Çamëri, a je gati! Lirinë ta fitojmë me duar!…

S H Q I P T A R Ë T

Me ajrin e bardhë të fushave
me ajrin e bardhë të maleve
me ajrin e të gjitha dritareve
shqiptarët do të bashkohen
për aq sa ndarja na ka ndarë
Shqiptarë të të gjitha trojeve
merrni frymë zjarrit që ndizet
historia shkruhet me të bëra
dhe me pjesëmarrje në histori
Që nga e hëna në të djelen, që
nga mëngjesi, deri natën vonë
çasti është të lëvizim përpara
Shqipëri, e gjithë shqiptarve
s´ka nevojë të lutem me fjalë
afrohu më pranë tokave tua
tokave që fqinjët ty t´i morën
bëhu bashkë me Kosovën
bëhu bashkë me Iliridën
bëhu bashkë me Çamërinë
për aq sa ndarja na ka ndarë!..

Tërë kjo poemë epiko lirike, mbaron me këngën e Himnit të Çamërisë

Atdhe Geci, poet – Dortmund, shtator, 2018