Trojë e Fushës së Margëlliçit

0
212
Atdhe Geci - Republika e Çamërisë

Trojë e Fushës së Margëlliçit

Ti u xhveshe si thelëz e mollës
për të vrapuar me ajrin dhe erën
hijet e natës i çave për pak hënë
për pak yje e për pak përqafim
Zemër, jemi në të njëjtën kohë të
jetës sonë, e në të njëjtën rendje
Hëna me kitare na shfaqej kudo
ajo ishte varsja në një nate ipesh
Dashuria në netë të nxehta vere
na vë flakë në shpirt e kraharor
na bën ta ndjejmë vet njëri tjetrin
dhe t´i ndjejmë minutat dhe orët!
Në çastin kur të dashuruarit donë
lindje, djepi duhet të jetë bërë
për një festë dhe kremtim sublim
O Trojë e Fushës së Margëlliçit
ai që të shijoi ty është Pellazgu,
e ajo që më shijoi ishte Çamëria
e cila vajzërisht hapi këmishën
ku Troja ende nxjerr tymin e saj!…

Atdhe GeciDortmund, Gjermani, 2021