TRINOMIN E RREZIKSHËM THAÇI-MUSTAFA-HYSENI E SHKATËRROI GUXIMTARJA VJOSA OSMANI!

0
435
Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa

IDRIZ ZEQIRAJ

Vrasjet politike në Kosovë, të parët i denoncuan ndërkombëtarët. Më pas, kuadro nga Prokuroria dhe Parlamenti zvicëranë i thelluan akuzat, duke botuar edhe libra, nga lufta dhe paslufta e Kosovës. Serbia i shfrytëzoi këto akuza dhe shantazhoi kryeministrin Hashim Thaçin, për krimet e pretenduara. Hashimi intrigoi me ndërkombëtarët dhe Serbinë – njëherësh. Ndërkohë, presidenti Fatmir Sejdiu kishte refuzuar 6 pikëshin e Baki Munit. Dhe, indirekt, akuzoi LPK-në, tashmë, të konvertuar në PDK-e, bashkë me partizat simotra, se “vrasjet politike të shqiptarëve nuk i kanë bërë jashtëtokësorët!”

Sipas profesor Sejdiut, në rrëzimin e tij; nga posti i presidentit, ndihmoi, prapa shpine, edhe këshilltari i tij, profesor Isa Mustafa, me akuzën se ka shkelur Kushtetutën. Në fakt, asnjë shkelje kushtetutare nuk kishte bërë presidenti në fjalë. Katapultimi në krye të LDK-së të Isa Mustafës, ishte dyshues për anëtarësië e partisë, ngaqë ai nuk ishte as anëtar i saj!

Asociacioni, bashkimi i komunave serbe; Demarkimi i kufirit me Malin e Zi; bërja e sforcuar dhe banditeske e Hashimit president dhe; deri ke ideja për “shkëmbim territorësh”, përkatësisht, ndarjen e Kosovës me Serbinë, dëshmuan bindshëm se Hashim Thaçi, në këmbim të lirisë, ishte gadi të tregëtonte tokat e Kosovës.

Për ta shpëtuar Kosovën, nga intrigimet e rrezikshme të trinomit Thaçi-Mustafa-Hyseni, me kompani, në skenën politike rrezaton vajza mitrovicase, Vjosë Osmani. E qartë, e prerë, e guximshme, e drejtëpërdrejtë, parimore, që na kujton atë betimin lapidar të Ibrahim Rugovës: “Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë!” Rrjedhimisht, Vjosë Osmani, sot, përfaqëson rugovizmin e mirëfilltë, e cila denoncoi devijimin, degradimin, deri në degjënerim të LDK-së, nga klani Mustafa, gjithnjë, me ndërhyrjen, deri në diktat, të PDK-së me SHIK-un e saj.

Denoncimi publik i Vjosë Osmanit se “udhëheqja aktuale e LDK-së, nuk është provuar me votën e lirë demokratike, pra, me votën e fshehtë të anëtarësisë dhe si e tillë është e paligjshme, e tërboi klanin brenda Kryesisë të LDK-së, të kryesuar nga Isa Mustafa. Realisht, ky ishte një apel edhe për skenën politike të Kosovës, sepse zgjedhjet demokratike, do t`i largonin drejtuesit kriminelë partiakë. Pa demokraci të brendshme partiake, nuk mund të këtë demokraci të njëmendët në Kosovë. Dhe, në vend që ta kuptonin si këshillë mirëdashëse, LDK-ja, përkatësisht, kryetari Isa Mustafa, me klanin e tij, u hodhën në sulmin koral, shpifës e denigrues, pa asnjë mbulesë faktike.

Vjosë Osmani u përball me fyerjet monstrume të lukunisë klanore, duke bërë thirrje edhe për linçim fizik, se “pula që bënë vezën në kojshi, duhet prerë koka!” Dhe, duke shpërfillur tellallët klanorë, si përgjigje, dinjitozja Vjosë portretizoi kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, që konsiderohet i rëndë, por, me kqeardhje, skajmërisht, objektiv, i qëlluar:

“Gjithçka mund të gjesh tek Isa Mustafa si tipar: mashtrimin, devijimin, ndryshimin e qëndrimeve sa hap e mbyllë sytë, tregtinë me parime etj, por nuk mund të gjesh asnjë pikë njerëzillëku.

I kam besuar, siç i beson dikush prindit të vet, si në vitin 2014, poashtu më 2019, kur më premtonte çdo ditë se nuk do ta braktisë rrugën që e nisëm bashkë dhe ata të cilët vet Mustafa i cilësonte “banda mafioze”, do t’i largojmë nga udhëheqja e shtetit”.

Kryetari Isa Mustafa, me klanin e tij, në vend që të reflektonin, sërishmi vazhduan sulmet, sa të pakontrollueshme, aq edhe të paprincipta dhe, skajshëm, të pacipëta! Ta quajsh “komuniste Vjosë Osmanin dhe gjuhën e saj të përdorur si gjuhë të Enver Hoxhës”, është jashtë çdo logjike, në kohë dhe hapësirë. Përkundrazi, Vjosa, si nxënëse e shkollës amerikane, profesoreshë universitare në Kosovë dhe Amrikë, ajo përfaqëson, madje, në mënyrën më të naryrshme demokracinë dhe amerikanizmin në Kosovë.

Në të kundërtën, Isa Mustafa është antipod i demokracisë. Arma e tij është përçarja brenda partiake, me qëllim të eliminimit politik, deri në largim, të kuadrove të devotshëm dhe me integritet moral e politik të LDK-së. Nëse ka përfaqësim të monizmit enverist në Kosovë, autokrati Mustafa është dora vetë, në fjalor dhe veprime, kundër rugovistëve të dëshmuar, në vite dhe dekada.

Vjosë Osmani u bë tmerri i klanit Mustafa. E papërballueshme në çfarëdo kombinature zgjedhore demokratike. Është unike, e pakonkurrencë. Me kundërshtinë parimore dhe të pakompomis, ndaj të gjitha nismave fatale për Kosovën, që trinomi Hashimi-Isa-Skënderi, në lidhje konspirative me Edvinin, Vuqiçin e deri tek Grenelli, i cili, me vrazhdësi, hiç diplomatike, thoshte se “tani nuk na duhet Vjosa!”

Gëzimi i klanorëve të Isa Mustafës, me përjashtimin e Vjosës, nga strukturat drejtuese të LDK-së, ngjason, si dy pika uji, me gëzimin e kriminelëve të LPK-së staliniste, kur festonin me shampanj ekzekutimet e ushtarakëve FARK-istë të Ibrahim Rugovës dhe të veprimtarëve të LDK-së.

Përjashtimi Vjosës nga strukturat drejtuese të LDK-së, kinse, duke u bazuar në një palo statut, i hartuar, enkas, për ta mbajtur paligjshëm në krye të partisë kryetarin Isë, me klanorët e tij, duke shpërfillur statutin e LDK-së rugoviane, ishte gafa dhe turpi, që do ta paguajë, pameritueshëm, LDK-ja. Votimi burracak e kriminal – O n l i n e -, pa debat, e hiç i motivuar, realisht, duke i përdorur si kondomë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, përfshi edhe deputetët, të cilët, më parë, ishin pjesë e një organizimi – për ndryshim -, do të mbetët njollë turpi në historinë politike të Kosovës.

Ftesa – sfidë cinike, që kreu i dhunshëm i LDK-së, Isa Mustafa, i bënë Vjosë Osmanit, për t`i provuar forcat për votat jashtë LDK-së, është dëshpëruese, po aq sa edhe rasti i fitimtarit të bujshëm, Prof. Dr. Shpëjtim Bulliqit.

Si do që të garojë, Vjosë Osmani, do të mirëkuptohet, natyrisht, jo edhe pa dhimbje, nga qytetarët e Kosovës, qofshin ata edhe anëtarë të LDK-së. Dhe, këtë do ta bëjnë për për hirë të çkapjes të shtetit dhe për inat të Isa Mustafës dhe të klanit të tij, tashmë, të mundur, të përtokur, të paktën, moralisht. Dhe, kjo do të ndodhë, që Vjosë Osmani, jo vetëm të mbijetojë në skenën politike të Kosovës, me atë përgatitjen supreme, universale, por, edhe ta edukojë edhe klanin fatal uzurpator, duke e bashkuar, sërishmi, Lëvizjen, dikur madhore, LDK-në krenare të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës.