Zymer Mehani
Trime
1
Diell që ndriçon
Në shpirtin tim
Dritë plot bardhësi
Në çdo agim
Fanar që ndrit
Gjer n’pambarim
2
Je shkëndijë
Që s’shuhet, por digjet
Je flakë
Që në shpirt s’më fiket
Je lot
Që në sy nuk më shter
Je dhembje
Që në zemër më ther
3
Në zemër
Kujtimi për Ty-
Zjarr
Në sy
Portreti Yt-
Vegim
Në jetë
Dashuria jote-
Ngushëllim
4
TRIME-
I dashur emër,
Lule në zemër.
TRIME-
E shtrenjta mike,
Zemër besnike.
TRIME-
Ndriçon si yll,
N’zemër t’ kam mbyll.