TRIMA PAS LUFTE

0
330
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Edhe, Sot: Si zakonisht, dola nëpër faqet e Romanit “Qyteti i qyqeve”. Roman, i publikur shumë vite më herët (1997), ende në sistemin ish komunist jugosllav. Edhe, sipas rrufjanëve të sistemit policor, edhe duhet të përgjigjesha për këtë roman publicistik, si “armik” i Shtetit të “përbashkët”. Sokaqeve, të “Bit-Pazarit”, nën Rrapin historik të Shkupit.

I frekuentova lokalet e mia më të preferuara qytetare kulturore shqiptare – “maqedonase” me “Din e Iman” dhe Kryq: Në njërin, e piva uzon, te tjetri birrën, te i treti, verën e kuqe dhe drekën me mish viçi të palëpi. Po, ku do ta pi Miken Di me Dy shtamba verë?!
I shfletova, edhe tri gazetat e ditës partiake të “pavarura” e varura. Mezi i gjeta dy – tri shkrime për lexim. Pordhë e piskamë, kotnasikoti partiake. Dhe, faqe plot me raklama e konkurse të shpallur në Facebook, nga Qeveria, sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohërit: Shpallje, për administratorë shtetëror shqiptarë edhe 500 vende pune?!

E, këta admintratorë, ende rrinë në shtëpi pa vende pune, e me paga mujore qeveritare. Vitin tjetër, e ndante pushtetin me “vëllezërit”, partia politike e radhës “demokratike“ shqiptare, sipas “fitoreve” paszgjedhore, dhe i përzente këta administratorë ish partiak. I ndante postet partiake me “vëllezërit” e Njerkës: zv. ministra, drejtorë e zv/ drejtërë në shtetin e “përbashkët”. “Kryeministrin shqiptar”, si parullë dhe moto parazgjedhore, edhe kësaj radhe e lanë për Nesër. E, kishin harruar, se: Në sistemin ish jugosllav, kishin pasur edhe Kryetar shteti shqiptar të Jogosllavisë (Sinan Hasani). Po, më kot. Në vend të tyre i pranonte partizanët e vet partiak. Përsëri, vazhdonin të merrin pagesa mujore pa asnjë ditë pune në shtëpi, partiznët e partive politike “demokratike” me brekët nëpër këmbë. Kur, populli shqiptar, ende vdiste pë bukë.

Përçudi, gjatë këtyre viteve partitë tona politike shqiptare, nuk ishin marrë me politikë, po ishin shndërruar në argatë politik, dhe ente punësimi për shqiptarët partiak. Edhe, të “maqedonasve” me partitë e tyre politike të “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav.
Populli, u duartrokiste për “fitore”. E priste Lirinë. Edhe pse, ishin mësuar dhe e donin me shekuj Robërinë. Mjaftonte, vetëm Nëna Parti t’i thirrte dhe, ata: I vogël e i madh me parulla, pankarta e flamuj kuqezi dilnin në rrugë. I kërkonin të drejtat e barabarta kombëtare.

Të nesërmen, heret në gjumë: Policia speciale partiake me maska e gjithë arsenalin më modern të armatimit në Shtetin e “pëbashkët”, u binte natën nëpër shtëpi, katunde. I vriste. Burgoste. Ndonjëherë, u binte edhe në Qytet, ua tmerronte fëmijët. Familjen, me arsye, se: Gjoja kërkonin terroristë… Kriminelë lufte…

Partive tona politike shqiptare, të nesërmen u nxirrnin punë në rrugë me protesta paqësore. Dhe, jo në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Turr, në mjetet e informacionit, gazeta e ato elektronike të fotografohen si “petriotë “ kuqezi shqiptar, t’i dalin zot popullit shqiptar… Atdheut… Nuk e them dot, Mëmëdheut të Çajupit.

Populli i shkretë, vit për viti hante çotek. Dhe, çdo katër vite gjatë parazgjedhjeve parlamentare, përsëri ua jepte votat po të njëjtëve “patriotë” partiak kuqezi. Siç duket, e kishin pasur pak çotekun nga “shkau”… U duheshte, ende dajak “vëllai” nga Njerka…
Edhe, pse: Duhej fajësuar partitë tona politike “demokratike” shqiptare të arratisura dhe dalldisura, që gjithë jetën mbetën lypës (hypsa të popullit shqiptar), argatë e hyzmeqarë të Ura e Gurit mbi Vardar për të drejta kombëtare, kur ky popull vetë e kërkonte çotekun dhe Robërinë natë e ditë me pishё e qiri nëpër shekuj…

– Eh, o burrë, më tha: Një ditë Dum Dumi. I ashpër ke qenë gjatë këtyre viteve me penë në portalet elektronioke dhe gazeta e libra…
– Dhe, ç’doni të thoni ju si “demokratë” të partive politike shqiptare me këtë parullë partiake?! Është dashur si ju: Çdo katër vite t’u shkoj përmbrapa mos u bien udhës herdhet, si dhelpra pas Dashit. Duartrokis, në skenë si arushë me dajre nëpër “Bit-Pazar”… Shkup…

– Ta merr mendja.
– Hi-hii-hiii… E ke gabim. Trusakatët, çdo katër vite, para zgjedhjeve përurojnë artistët e vet partiak… Shkrimtarët… Shkencatrët…
– Po.
– Në fund, nderohen edhe me Çmime letrare shtetërore si ptariotë të vonuar kuqezi. Mjete materiale qeveritare. Vende pune. Banesa. Shtëpi… Gra besnike…
– Puna e tyre për popull, duhet edhe të shpërblehet si patriotë të vonuar të partive tona “demokratike“ politike shqiptare me “Din e Iman”…

– Hi-hii-hiii… Dhe, ne: Falë, këtyre “patriotëve” kuqezi, është dashur ta presim tridhjetë vite Lirinë… Shtetin e “përbashkët”?!
– Lufta për shkolla shqipe… Kulturë shqiptare… Shqipni Etnike, kërkon gjak dhe kohë… Viktima lufte për Liri… U përgjigjë, Dudumi…
– Po. E, ku ishin këta patriotë “kuqezi” të vonuar gjatë këtyre tridhjetë viteve, në Luftën Heroike maleve Shqiptare?!

– Dihet, në prehërin e Nënës Parti. Qeveri të “vëllazërim – bashkimit” ish komunist, me një torbë taxhi përqafe… Ministri… Kabinete…
– E tashti, pse nuk vazhdojnë të koten ende nëpër ato biruca politike partiake?!
– Liria – Nuse, e ndërroi rrugën… Partive tona politike u doli bytha për mejdani. Tata e Madhe i përcjellë nëpër Çarshi me këngë, valle dhe dajre. U këndon këngë patriotike në Lëmë… Koçinë me krushka, ua ka bërë gati për ta përcjellur nuse…

Xha Habibi, u pri para krushqëve për në Katund me shkopin e dushkut, majë të cilit e valon flamurin kuqezi: Haj-haaaj, kasolla me kashtë! Sot, një javë, nja pesa gjashtë!…
– Dhe, burrat e mejdanit: Turr, te Partia e Re “Demokratike” me “besë”, në pushtet. E shajnë Komandantin e maleve, që deri dje i duartrokisnin shuplakë. I këndonin përsëgjalli këngë me çifteli. Nateditë, ia fërkonin herdhet me dorë, edhe Sot: Tu pri maleve Shqiptare…

– Hi-hii-hiii… Edhe kjo nuk është risi. Trusakatët, nuk shohin më larg se para këmbëve të tyre topalle sakate… Aq më pak, në Lëmë. Bythekrye, në legenin përtej Hoxhës Allahut… E, ku më në Breg-Lumi, nën Hijen e Lisit midis Livadhit, rrëzë Çuke..
– Megjithatë, o burrë: Sot, duhet pasur sy Shqiponje për të parë, matanë dritareve, në Lëmë. Matanë, Portës Madhe: Ditën e Nesërne…

– Burrat e mejdanit me rëndësi është që e shohin torbën me taxhi përqafe…
– Luftë kanë bërë gjithë jetën si argatë në Qeverinë partiake të “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav: Për një torbë taxhi. Luftë. Gjakun e kanë derdhë deri në gju maleve…
– Përsëri, deri më Sot: Asgjë. Liria na doli kurvë… Natë për natë i ndërron burrat.
– Kurvë na doli, se: Partitë tona “demokratike“ shqiptare, ishin vetë kurva. Xhadi. I zgjidhnin brekët çdo katër vite para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Pillnin kopila dhe, të Nesërmen: Na i lenin lyrekët pas dere të Shtëpisë Babait me shul dru lisi…

– Dhe, gjatë këtyre viteve: Ne, si shqiptarë, i zgjidhnim dhe i lidhnim brekët… Patriotë të vonuar kemi qenë në Histori. Rrospia meshkuj me brekët mbi pantollona… Nuk pajtohem, edhe me burrat trusakatë – “analistë politik” partiak. Ne, kemi bërë luftë me shkuj në Histori. Maleve, kemi derdhë gjakun rrëke për Liri… Atdhe… Edhe, Mëmëdhe…
Plumb, m’u përgjigjë Tata e Madhe me një shkop dushku në dorë, dhe flamurin kuqezi nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit…

– E di, edhe këtë ngriti zërin Tata e Madhe: Burra, të tjerë ishin ata të maleve, e tjerë burra jeni ju Sot, të fushave në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”: Trima pas lufte, me brekët nëpër këmbë në Qeveri… Ministri… Kabinete… Asgjë, nuk kam kundër jush si shkrimtar: Vazhdoni, punën patriotike rrugëve të “Bit-Pazrit”, në Shkup!
– Çka doni të thuani me këtë, Zoti Shkrimtar?! Matanë tavolinës, ndëhyri Tata e Madhe me një shkop dushku, dhe majë tij flamrin kuqezi.
– Unë, them., se: Ju, të fushave jeni kurva… Kurvë, nuk është ajo që shkon burrë më burrë… Po, kurvë është ajo, që shkon parti më parti politike…