TRIM MBI TRIMA LUANI I MEDVEGJËS

0
735

LULZIM SAHITI – LULI
( 05.05.1977-19.02.2016 )

Shkruan: Osman Sadiku, veprimtar i çështjes kombëtare.

I dashuri ynë nga dita që ike u tretëm në kujtime, u dogjem në mall nga mungesa jote. Më nuk të kem pranë, me gizikun tënd burrërorë por sot e sa të rrojmë do të kujtojmë dhe do jemi krenar me ty. Ti ishe një prindë, një djalë, vëlla, një axhë një shok i denjë, simbol i cili na bënë të krenohemi çdo çast që të patëm. Na dhe kujtime të bukura e dashuri pafund.

– Një atdhetar i përbetuar:
– Aktivist i palodhur për mbrojtjen e drejtave shqiptare, ku çdo shqiptarë që vinte në Komunën e Medvegjës për ndonjë punë, ku dihej çartë se ishin të pamundshme të kryheshin nën një zgjedhë okupuese, ishte drejtuar në emrin tënd të kërkoj zgjedhjen, sepse ti dije që asnjë njëri mos ta kthesh mbrapa pa i’a perfunduar punën pa dallim dhe pa hezitim.

– Humanist i dalluar, me një qëndrim njerëzor e fisnik, ku tregove dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve, se zemra jote ishte e madhe për ti nxën të gjithë njerëzit. Kështu linde, të tillë të krijoj Zoti se rrjedhja nga një gjak i pastër Ilir dhe nga një familje tradicionale bujare Shiptare.

Njiheshe si veprimtar i lart dhe përfaqsues i paluhatshëm ku ishe:
– Antar kryesor i Këshillit Kombëtar shqiptar:
– Antarë i Komisionit Administrativ mbi Komunën e Medvegjës
– Njëri me vizion të qartë për një Medvegjë properendimore
– Kryetar i Bashkësis Islame dega në Medvegjë:
– Person Autorativ – tipik shqiptar
– Veprimtar dhe strateg, propagator për jetes të përbashkët.

Objektet fetare, kryesisht të fesë Islame u renovuan pikërisht nga Lulzim Sahiti
– Bëri renovimin e tyrbes në Medvegjë
– Renovoi komplet dy Xhamiat

– I gatëshëm çdo herë të ndihmoj njerëzit me gjëra të nevojshme për mbijetesë, duke e ditur që ishte jashtzakonisht e vështirë të jetohej edhe në kushte elementare.
Ishte kryetar i kshillit te shkolles fillore “Zenel Hajdini” – Tupallë, që fal punës la shumë ndryshime në shkollë.

– Një baba me plotë dashuri për familje, ku dite të jepësh vetëm dashuri, respekt të ndërsjellë, mirëkuptim, ku thoje që familja është paqe botrore ku në të ka disa nota të larta dhe disa të ulta ku gjithmonë ekziston melodia e lumturisë.

Ti ke qenë dhe do të mbetësh një dashuri e pazavendësueshme, çdo herë sakrifikoje që ne të bëjmë atë që donim, çdo herë ke treguar durim të pamasë me ne dhe mirësin me të cilën je sjellë. Ti ishe shembulli i parë që kem dashur. Ti na tregove se dashuria do të thotë të jesh i fortë dhe statik dhe se është respekti dhe mbështetja për përpjekjet e njeriut. Është zëri i njerëzve që të duan që të bënë tē triumfosh, të mos ndjesh lodhje e as merzi, edhe nëse gjërat shkojn keq të kesh durim dhe t’ia dalësh që t’i rikthesh.

“Dashuria është një lum që buron nga zemra dhe i freskon shpirtërat e tharë të njerëzve.”
Më të dashurit e tu…

Zvicër, 17 gusht 2018.

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar