Tri pika të 18-s në retrovizor

0
418

Reis Mirdita

Në botë:
– Në trend janë politikanët kryeneçë, të cilët dinë të çojnë para çështjen ekonomike; zvogëlimin e papunësisë…, por thellojnë jazin në mes të kamurve dhe shumicës së varfër. Vet pareli, i mbrojnë klasën e rangut të tyre. Të zgjedhur më parë ose sivjet sundojnë me dorë të hekurt pa çarë kokën për mendimin e “hallkut” e as për mendimin e bashkëpunëtorë të cilët i ndërrojnë sipas humorit ditor.

Me gjithë ashpërsinë dhe dobësimin e klasës së dobët materiale këta kryetarë (presidentë) shtetesh u vërtetua disa herë se janë patriotë cilësorë dhe i fitojnë gati pa therë në këmbë zgjedhjet nga disa herë me radhë (Erdogan, Putin), që me siguri do të jetë edhe rasti i Trump-it (SHBA), Macron-it (Francë), Bolsonaro-s (Brazil)…

Dhe kundërshtarë politikë, me dëshirë i quajnë diktatorë pa i ra aspak në fije se vetëm sa ua ngrenë popullaritetin duke e strukur veten në rangun e tutanakëve që gati askush nuk i do për udhëheqës të vendit.

Veni, vidi, venundatus
– Ndër shqiptarë, ndërron puna diametralisht nga trendi botëror. Por ani se na edhe më parë i kemi adhuruar dhe votuar, butakët e tyxharët. Shqipëri, Kosovë gjithandej që s’po i përmendi se kujtojnë që i lavdërova, i nënshtrohen çdo kujt që t’ua ngrejë pak zërin ose t’ua rrahë këmbët. Shitja e tokës kombëtare nuk ka të ndalur! Matrapazë në nivel tradhtarësh, sa të duash që “falin” pa asnjë kusht, por ama si po e rrisin pasurinë e vete kush s’po çanë kokën. Mos kujtuat se bash falas u dhanë trojet tona shteteve për rreth!? Pusht-etarët i mbushën xhepat, popullit veç po mpihen dhëmbët me kumbulla të tharta.

Në Tiranë, dështim
Studentët kah Tirana, po them drejtë, e humbën vitin! Nuk dhanë provimin të cilit iu përveshën, në fillim me shumë seriozitet. Shpejtë u ftohën me ca kokrra kumbulla jeshile dhe nuk nxorën ndonjë fitim as material, as ideor. Nuk ngjajtën aspak, po e marr si ilustrim, me gilet jaune-t e Francës të cilët vazhdojnë të tregojnë një qëndrueshmëri fanatike edhe pse e gjunjëzuan për një moment Presidentin Macron të cilin mediat e quajnë “Impereur” (Perandor). Ata nuk kënaqen me gogla.