Arben Çokaj
Kosovarët sa herë i kanë punët mirë, u bjen mendja rrallë për Shqipërinë “me ardhë në deti”, si i thonë ata, ose me kapë ndonjë vajzë në Shqipëri. E kanë pak problem tarifën e rrugës së kombit, ndjehen të diskriminuar nga ajo, por nuk kanë çfarë bëjnë një herë. Ua futi pak edhe Antoneta, se nuk i pranoi Lulzimit… 😛
Por kur kosovarët i kanë punët keq, u shkon mendja më shumë te Shqipnia, e bahen edhe patriota të mëdhenj, sa t’i mbushin sytë me lotë… si puna e Behgjetit, që sugjeron një takim ndërshqiptar, kuptohet se jo të gjithë janë kështu, por shumica po.
U çliruan dhe ikën prej Serbisë, dhe morën pak gushë. Mendojnë se Amerika do të jetë aty për ta gjithmonë, e do i mbrojë, por jo! Këtë herë, Amerika e Trump ishte duke ua futur keq atyre, por i shpëtoi Europa…
Po pse ky interesim ndërkombëtar kaq i madh për Kosovën?! Ashtu si kosovarët duan me i mjelë tjerët, ashtu të tjerët duan me e mjelë Kosovën. Janë defekte të njerëzimit këto. Botën e sundojnë interesat. Duke qenë nja 100 vjet nën Serbi, edhe pse të dhunuar e “maltretuar”, si i thonë ata, kosovarët janë mësuar me serbët, ndonëse urrehen shumë ndërmjet tyre. Kanë krijuar një relacion sado-masokist, ku serbët sadistë, e kosovarët masokista. Ja psh. bëj propagandë sa të duash, plazmat e keksat serbë vazhdojnë dhe i hanë kosovarët…
Nuk e di si ta përshkruaj këtë marrëdhënie tragjike kosovare-serbe, por një popull me dinjitet, nëse Serbia do ia bënte ashtu, si ua ka bërë kosovarëve, ata do e refuzonin komplet Serbinë, si psh. unë, do i çonin serbët në rrotë të s’ëmës, si i thonë, po jo, shumë kosovarë po vuajnë, që të kuptohen more, të pajtohen dhe të merren vesh me Serbinë! Se ç’a leshin u është tekë Serbia si kryefjalë, nuk e kuptoj bash mirë! Nuk mund të shkëputen si duket prej tyre jo, u ka mbetë si trend psikik!
Kaq torovola i ka pa bota kosovarët gjatë kësaj kohe, sa e humbën Çakorrin për liberalizimin e vizave, e as vizat nuk i liberalizuan me BE-në. E nga ana tjetër, me shqiptarët në Shqipëri ia lidhin lart, mendojnë se ua hedhin, se kanë parë më shumë botë me sy, dhe sillen si jarana, e kur vjen puna me serbët, sillen si të përulur, si langaraqa, “gjesi bre brate”, etj. Se ashtu i mësoi Serbia për 100 vjet, duke i trajtuar si mos më keq, si qytetarë të rangut të dytë, si magjupë… duke i rrahur e dhunuar! Kështu me dhunë, ua ka ndryshuar edhe karakterin…
Populli shqiptar i Kosovës përmes vështirësive e humbjeve të mëdha, ka mundur t’i ruajë deri diku vlerat e veta, por mbetet një popull tragjik, i keqtrajtuar deri në keqardhje, për kohë të gjatë dhe nuk ka dyshim, se do të vërehen për kohë të gjatë edhe sjellje traumatike dhe idiopatike. Pastaj nuk e kanë as shkollimin e kualifikimin e duhur, që t’i kapërcejnë më lehtë sfidat, me të cilat përballen. E si çdo popull i paditur, i sulet fesë!
Serbia synon ta marrë Kosovën përsëri, kuptohet për të larë lesh me të, dhe rrin gjithë kohën “duke e kapë për bythësh“, gjë që nuk e bën Shqipëria, e cila mezi po mban veten, e jo më të synojë të marrë edhe Kosovën. Se në Shqipëri, duke e par karakterin e kosovarëve mendojnë se po u bashkuam, ata do të synojnë si Saliu të na bëhen shefa, e nën ekon e turbo-patriotizmit, do na e bëjnë Shqipërinë më rrëmujë se e kemi sot, ngjashëm me Saliun. Prandaj nuk ka ndonjë entuziazëm të madh në Shqipëri për bashkim me Kosovën…
Nga ana tjetër, për arsye konjukturale apo edhe të pushtetit personal të individëve të veçantë nē Kosovë, as kosovarët nuk janë të nxehtë më edhe aq, të bashkohen me Shqipërinë. Po synojnë një herë mëvehtësinë, pa e ditur qartë, se një kafshatë e vogël si synojnë të jenë, do të ushqejnë gjithnjë apetitet e Serbisë… e cila ka kohë që po vuan nga aciditeti në stomak, nga lukthi, si i thonë kosovarët, të paktën, për t’i shqyer ndonjë copë Kosovës, psh. Veriun apo Trepçën.
A e keni parë, Serbia nuk jep llogari për asgjë, as i merr seriozisht kosovarët, si kurvat, e këta të fundit edhe lobojnë për t’ia dhënë ndonjë copë tokë Serbisë, se i ka tepruar…?!
Duket se edhe planet e baloshit amerikan ishin të tilla: Biznes me Trepçën! Baloshi donte me i dhanë një shumë parashë Serbisë e Kosovës dhe Veriun ta shpallte psh. zonë ekonomike ose Tax Free Zone, siç kishte propozuar dikur Behgjeti, dhe firmat amerikane të shfrytëzonin Trepçën, e fitimi nga kjo t’i shkonte një pjesë edhe Serbisë!
Unë e pëlqej idenë që amerikanët ta shfrytëzojnë Trepçën, se liria e Kosovës u atribuohet kryesisht atyre, por kjo pjesa Serbisë, pse?! Apo për hatër të Putinit…?!
Duket se europianët u bënë xhelozë nga kjo, e në derë të shtëpisë, e donin edhe ata një pjesë për vete! Kështu për të penguar arritjen e një marrëveshjeje të mundshme në Uashington, ata i qëndisën disa akuza Hashimit dhe e bllokuan procesin, por për sa kohë?!
Gjuetarët e kufinjve janë atje jashtë, serbët po tregohen këmbëngulës, e si me femrat, ai që tregohet këmbëngulës ndodh që edhe fiton diçka!
Kurse Shqipëria ka demokraci më shumë, ne e respektojmë të drejtën e kosovarëve për të menaxhuar punët e veta, po të duan le të shkojnë prapë edhe me serbët, nuk ua fusim duart ne atyre si serbët, presim që ata të vijnë vetë, por si femrat, as kosovarët nuk besoj se do të vijnë vetë, vetëm kur t’ua vërë serbi këmbën në fyt edhe një herë!