Në Trepçë është palca e Kosovës,
qenia që të ardhmen e përcakton,
le të çmenden gjitha perënditë,
Trepça Dardane mua s ́më mohon.
Në të dielat e arit dhe t´argjendit,
në të hënat e shiut dhe, metaleve
u vetëlindën zinku, plumbi, ari
dhe kristalet me flori të Trepçës.
Hapini ballinat e faqeve të tokës
të shihni feldspathet, e manganin,
në të reshurat midis vullkaneve
u vetëlindë toka fisnike dhe Opali
Qahen thëngjillet, florirët e tokës,
qahet humusi, Ibri dhe molibdeni
me gjunj të natës na i bien tokës,
të vrasin Kosovën me hartat blu!
Fol gjuhë e lashtë e kësaj toke,
Trepça e Kosovës prindin e di,
Në Trepçë Kosova ka një emër.
Mëmë e baba ia quajnë Shqipëri!
Atdhe Geci – Dortmund
Atdhe,
Trepça eshte e Kosoves… ti motiiii e ke dorezuar Trepçen… me gjth Kosoven… sepse ke ike nga Kosova…
O patriot qe nje shkrim per Trepqen tende edhe llojin tend…
Lidhur me kontributin apo meriten e Lirise dhe Pavaresise se Kosoves, ka mendime dhe propagande se kjo parti apo ai individ ishte i merituar, apo me i merituari.
Mendoj se pjesa me e merituar dhe me e rendesishme qe Kosova eshte e lire dhe e pavarur, eshte ajo pjese e popullit Shqiptar te Kosoves qe qendroi ne Kosove, dhe jetoi ne Kosove ne te gjitha rrethanat qe u imponuan deri ne diten e fillimit te bombardimeve qe I beri NATO-AMERIKA, pra deri me 24 Mars 1999.
Shqiptaret qe kurr nuk e nderruan vendin e lindjes dhe vendin e jeteses, perkunder te gjitha diskriminimeve, torturave, burgimeve, arrestimeve, vrasjeve politike, bombave, helmimeve……edhe te mijera veprimeve tjera anti-Shqiptare, qe I beri shteti I RSFJ-se dhe pastaj shteti I Serbise, jane pra pjesa me e rendesishme, me e merituara per LIRI dhe Pavaresi.
Ne media lexojme per shume te ashtuquajtur veprimtar apo parti politike qe vepronin jasht Kosoves, ne Zvicer, Gjermani, Austri, Suedi, Britani apo ne ndonje shtet tjeter demokratik, dhe ekzagjerohen veprimtarite e tyre kinse patriotike.
Shpesh ne media dalin individ duke evokuar kujtimet e kesaj veprimtarie jasht Kosoves, ne shtetet demokratike duke rrefyer aktivitetet e tyre qe nga vitet 1970-ta deri ne vitin e fundit te roberise 1999, te cilat aktivitete jane takimet neper klube, restorante, kafeteri etj…ne te cilata takime keta veprimtar debatonin se ne Kosove gjendja nuk eshte e mire!!!! Dhe kjo ishte e tere veprimtaria e tyre. Perjashtime benin kur kacafyteshin ndermjet vehtes se cila te ashtuquajtura parti jane me te drejta apo me te mira.
Ne te vertete shumica e ketyre veprimtareve qe iken nga fushebeteja per liri, e cila fushe beteje ishte KOSOVA , e jo Gjermania, Zvicra….etj, ….. treguan frike dhe iken. Beteja zhvillohej ne Kosove, aty ku protestat dhe veprimet tjera ishin te rrezikshme , dhe gjithmone kishin pergjegjje te dhunshme nga ana e okupatorit.
Ne Kosove patriotet e vertete kurr nuk u dorezuan dhe nuk ia lane TOKEN, Shtepine, Banesen, Shkollen, Ajrin, Livadhet, Kumbullat, Dardhat, Misrin, Armët, Grurin dhe te gjitha pronat dhe pasurite tjera mbi toke dhe nen toke,,,,….okupatorit….siq e bene ata qe vendosen me ike dhe i dorezuan ato qe nuk bente t’I dorezohen okupatorit. Pra ata qe u dorezuan nuk jane patriot por jane frikacak qe iken nga beteja.
Nese do te iknin edhe keta 1.3 Milion SHQIPTAR nga Kosova , sikur qe iken frikacaket, ne Kosove nuk do te kishte lufte…….dhe KOSOVA nuk do te lirohej kurr.
Okupatori do te i mbyllte kufijt dhe ne do te ishim te shkaperderdhur neper planete……jasht Kosoves…….dhe me lejoni te e shkruaj ne anglisht ” game over”.
Protesta ne europen perendimore qe konsiderohet demokratike , nuk kane qene te rrezikshme edhe nuk kane qene te dobishme, sepse kjo Europe edhe sot nuk e pranon Lirine dhe Pavaresine e Kosoves, me disa perjashtime(Britania e Madhe, Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania), ndersa edhe sot ka shtete europiane te europes demokratike qe votojne kunder Kendimit te Kosoves ne Eurovizion apo kunder te drejtes qe Kosovaret te luajne futboll ne Europe(24 Shtete Europiane votuan kunder Kosoves ne UEFA)!!!!!!!!!
Pra perkunder kinse aktiviteteve te diaspores , ky aktivitet nuk arriti te siguroje as kengen ne EUROVIZION apo ndjekjen e topit neper stadiume te Europes…….. e qka te pritet prej aktiviteteve per LIRI dhe PAVARESI.
Aktivitetet e partive ne vitet 1970-ta-1999 ne Europe ishin vetem biseda per te drejtat e Shqiptareve!!! Edhe me kaq kryhej aktiviteti patriotik.
Disa frikacak qe iken nga Kosova mburren se kontribuan me nje financim 3% qe I paguan qeverise poashtu qe ka ike nga Kosova ne vitet 1990-1999, dhe kete obligim financiar e madherojne pa asnje aresye, sepse te gjithe qytetaret e Kosoves qe vazhduan te jetojne ne kosove kane paguar obligimin 3%. Ketu nuk ka qka te vleresohet apo diskutoht sepse ka qene obligim.
Disa thojne citoj” ne ju kemi derguar mjete financiare per armatim” e ju keni luftuar !!!!!! Dergimi I mjeteve per armatim eshte baraz me xero ne krahasim me luften per liri qe zhvillohej ne qdo dite te ROBERISE. Gjate okupimit qdo ambasade dhe qdo imstitucion shteteror i okupatorit, ne cilindo shtet, ka qene target ligjor, luftarak, dhe qlirimtar per qdo Kosovar qe ka jetuar jasht Kosoves. Asnje sulm nuk ka ndodhe kunder Ambasadave, Konzulateve …etjetj…te okupatorit!!!
Ne vitet e renda te roberise 1990-1999 te gjithe Shqiptaret ishin trajtuar ne menyre mizore pa asnje perjashtim. Mirepo disa patriot te rrejshem ne biografite e tyre patriotike te rrejshme pohojne se citoj : ” per shkak te dhunes politike nga okupatori ne vitn 1993 e leshova Kosoven!!!, Po cili Shqiptar nuk ka pase dhune politike ne vitin 1993 apo ne vitet 1990-1999? Asnjeri nuk ka qene I kursyer , por disa iken nga fushebeteja ndersa te fortit dhe patriotet qendruan ne Kosove, dhe nuk e zgjodhen rrugen e lehte te shpernguljes ne vende te sigurta te Europes.
Kjo Europe VIZA -REFUZUESE dhe sot preferon SHQIPTART te jen refugjat, azilant, hajna, e jo TURIST, STUDENT apo BIZNISMEN( me perjashtime UK, ITALY, AUSTRIA, BELGJIKA, Gjermania)…
Perfundim: sot ne trojet SHQIPTARE jetojne ate cilet se bashku me para-ardhesit e tyre duruan te gjitha diskriminimet e te gjithe okupatoreve ne 578 viteve te fundit dhe jane edhe sot SHQIPTAR, e jo sikur shum qe iken ne Otomani, Turqi, Europe… etj…
Shumica e ketyre te ikurve ne perioden e okupimit Otoman jane asimiluar, perveq Arberesheve qe u dëbuan ne Kalabri dhe akoma jane Shqiptar.
Ndersa keta qe iken ne perioden 1955-1998 nuk aresyetohen, sepse te gjithe kane pase te njejtat aresyera per ikje…..por shumica vazhdoi me durim jeten ne kushte diskrimnimi dhe terrori….deri ne LIRI dhe PAVARESI.
Përpjekjet dhe luftimet e 678 viteve per LIRI, u kryen me 12 Qershor 1999, dhe me te merituarit ishin SHQIPTART qe jetuan dhe luftuan ne KOSOVE, dhe natyrisht me e merituara per finalizimin ishte ndihma madheshtore e SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES.
Komentet janë mbyllur.