Shënuar kalimthi
Në një emsion TV7 me moderatorin Arsim Lani, ku ishte mysafir ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u fol gjerë e gjatë për aktualitetin politik, zgjedhjet e parakohshme, fitorja e VV-së dhe, kah do të shkoj dhe si do të përthekoj çështjet aktuale, kur e kur, kryeministri Albin Kurti…!
Në këtë bisedë, Fatmir Sejdiu, e tha shtruar se asnjëherë nuk e kam kuptuar se çfarë do të thotë “Treni Bullgar”(sic!), që për kohën e demokracisë dhe të votës së lirë të sovranit, nuk kisha dëgjuar më parë, thotë Sejdiu.
Tashti ky farë “Treni Bullgar” më sa duket ka marrë shumë udhëtarë të Kosovës dhe ia kanë mësyer kah dera e VV-së që të jetë e para në kuptimin se, ata erdhën me bileta në xhep dhe me “trenin e hidhërimit” për politikat e deritashme në Kosovë.
Dhe, ia vuan shenjën e të parit për Albin Kurti në Prishtinë! Erdhi dhe shkoi “Treni Bullgar” unë dhe Fatmir Sejdiu dhe, me gjasë edhe shumë të tjerë nuk e kemi kuptuar se sa kushton bileta e këtij treni dhe sa orë bën që të mbërrijë në Prishtinë…?
Për fund:Më orarin e “Trenit Bullgar” mos do të ndodhë të vonohemi për të mbërri në Bruksel dhe Washington…?!
Çikago, shkurt të motit 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]