Tregtarët e politikës lenë popullin pa atdhe, pa dinjitet, pa drejtësi

3
479
Lisen Bashkurti

Prof. Lisen BashkurtiNacionale.Info

Me këto që po lexojmë dhe shohim në media për marrëveshjen pazar midis Thaçit dhe Vucicit, të dakordësuar e mbështetur edhe nga disa gurëhedhës e dorëfshehur në Tiranë, Prishtinë apo gjetke është për të vënë kujën. Politikanë tregetare duan të lënë popullin e Kosovës pa ardhe, pa dinjitet, pa drejtësi.

Nëpërmjet luhatjeve, dredhive, mashtrimeve dhe provokimeve të pafund prej disa vitesh me këto ditë mesuam se çfare përmban në thelb marrëveshje pazar Thaçi-Vuciç për “normalizimin” e marrëdhënieve Kosovë – Sërbi.

Për këtë na ndihmoi deklarimi i një marifetxhiu futehundësi, sahanlepirësi dhe pazarxhiu tanime bojedale ndërmjet medias, politikës dhe konspiracionit dhe midis Beogradit, Prishtinës e Tiranës. Nuk kemi dëshirë që të ndodhë, por nuk kemi arsye të mos e besojmë këtë bojedale për këtë marrëveshje famëkeqe kulisash…

  1. Pazar me troje e pasuri të Kosovës

Marrëveshja e përgatitur nga tregetarët e politikës synon parasegjithash dhënien e Veriut të Kosovës, me territor e pasuri Sërbisë. Ky lloj pazari me dhënie territoresh ka nisur shumë vite me parë me Maqedonine e Veriut, u thellua me Malin e Zi dhe tani po tenton të kulmojë me Serbinë.

Politikanët tregëtare po e vetëjapin Kosovën copa-copa si me qenë malli i vet. Shqiptarëve me dy shekujt e kaluar i janë marrë mbi 50 mijë kilometër katror territore. Mirëpo, këto territore i janë marrë me forcë dhe nga jashtë.

Është e para herë në historinë e Shqiptarëve që tre herë radhazi marrëveshjet me fqinjët bëhen duke lëshuar territore fqinjeve, pa forcë dhe me vullnet nga brenda. Ky dështim diplomatik i lidershipit politik të Kosovës është pa precedent kombëtar dhe ndërkombetar.

Me këto lëshime territoriale të bëra ndaj Maqedonisë së Veriut, Malit te Zi dhe projektit për t’ia lëshuar edhe Sërbisë version e saj, Kosova po shkon drejt humbjes së viabilitetit, po kthehet në një fermë bujqësore pa resurse, pa mundësi, pa kurrëfarë kapaciteti ekonomik për të mbijetuar.

Pazarxhinjtë e territoreve të Kosovës po e shdërrojnë Kosovën në një shtet të vogël, të varfër, të dobët, terësisht i pamundur të vetëqëndroje me këmbët e veta e lehtësisht i thyeshëm përballë çdo krize të brendshme apo ndërkombëtare.

Një nder parimet ndërkombëtare për pavarësimin e shteteve dhe njohjen e tyre ndërkombëtare, krahas territorit, popullsisë, institucioneve sovrane është edhe aftësia ekonomike për të siguruar qëndrueshmëri dhe zhvillim ekonomik e social të brendshëm. Cenimi i njërit prej këtyre parimeve prodhon shtet të dobët, të varfër dhe për pasojë problematik së brendshmi dhe të panjohëshë ndërkombëtarisht.

Kosova nuk është e varfër. Por Kosova nuk është as e pasur. Kosova është në ekuilibre ekonomike shumë delikate. Territori, burimet, popullsia qëndrojnë në një balancë të përputhëshme dhe për këtë arsye të pacenueshme.

Nëse kjo balancë territor, burime e popullsi cenohet, siç po synohet nga politikanët tregetar me Thaçin e Vuciëin në krye dhe me disa argate në Prishtinë e Tiranë apo gjetke ateherë e ardhmja e Shtetit te Kosoves vihet në pikëpyetje serioze.

  1. Pazar me herojtë e viktimat e Kosovës

Kur nisë politika e pazarëve pa principe çdo gjë shndërrohet në mall që shitet dhe blihet nga politikanët pazarxhinj. Në rastin konkret, kohët e fundit marifetxhiu, futëhundësi e pazarxhiu midis medias, politikës dhe konspiracionit si dhe argati bredharak Beograd-Prishtinë-Tiranë na bëri me dije, që nuk do ta dëshironim, por që nuk kemi arsye të mos e besojmë, se marrëveshje parasheh amnisti për krimet e kryera nga Sërbia në Kosovë.

Pra, mbas pazarit me leshim të territoreve të Kosovës, po bëhet, në mos është bërë, pazare edhe me heronjtë dhe viktimat Shqiptare në Kosovë. Në kandarin e pazarëve tregëtaret e politikës Beograd-Prishtinë, me heshtjen e Tiranës po vënë Prekazin, Reçakun, Krushën, heronjtë, viktimat, të humburit, të përdhunuarit. Po shkelin mbi Familjen Jashari, Ukshin Hotin, Fehmi Aganin dhe figura të shumta emblematike që e shkruan me gjakun e tyre lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Amnistia e krimeve te Sërbeve në Kosovë është fshirja e historisë së Kosovës. Aministia e krimeve Serbe në Kosovë është në fakt ç’bërja e Kosovës. Sepse ishin krimet, genocidi pastrimi etnik i shqiptarëve nga Serbët, që përbëë arsyetimin principal, ligjor e njerëzor për ndërhyrje ndërkombëtare humanitare në Kosovë të NATO dhe komunitetit ndërkombëtar. Krimet, genocidi, pastrimi etnik ishin dhe mbetën arsyet themelore që Kosova u mbështet nga NATO dhe Perëndimi për shkëputjen nga Serbia.

Historia moderne e njerëzimit mbas Luftës së Dytë Botërore na ka dhënë shembujt me Gjykatat e Nurenbergut, Tokios, Ruandes, bazuar në të drejtën ndërkombëtare të Konventave të Gjenevës dhe protokolleve të tyre që asnjë genocid, krim kundër njerëzimit apo pastrim etnik në kohë paqe apo luftë nuk mund të tolerohet e as të aminstohet, por duhet të dënohet.

Tregëtaret e politikës në Serbi dhe Beograd me heshtjen apo dakordësimin edhe të ndokujt tjetër në Tiranë apo akoma me larg, duke kërkuar amnisti për genocidin, krimet kundër njerëzimit dhe pastrimit etnik të Kosovës po shkelin në mënyrën më të papranueshme parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, mbi të cilat njerëzimi ka ngritur paqen, sigurinë, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe të pakicave kudo në botë.

Nëse pazarët me territore e varfërojnë Kosovën deri në pamundësi për të mbijetuar si shtet i pavarur, amnistia e genocidit, krimeve dhe pastrimeve etnike në Kosovë e përdhosin poshtërsisht dhe turperisht identitetin, dinjitetin, humanitetin, sacrificën dhe sublimitetin e popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Një përdhosje e tillë i fshin Kosovës të kaluarën, pa themelet e përgjakura të së cilës e ardhmja saj do venitej deri në shuarje.

  1. Pazaret me drejtësinë

E fundit që do të mund të bjerë pre e tregëtarëve politike është bërja e pazarëve me drejtësinë. Nga marifetxhiu, futëhundësi dhe pazarexhiu midis medias, politikës dhe konspiracionit dhe ndërmjet Beogradit, Prishtinës dhe Tiranës na u bë me dije keëo ditë gjithashtu, që nuk do e dëshironim, por që nuk ka arsye për të mos e besuar se në marrëveshjen e bërë nën tryezat Vuciç-Thaçi na qenka edhe zhberja Gjykatës Speciale për krimet e kryera në Kosovë në vitet 98-99 nga eksponente të UÇK-së ndaj sërbëve të pafajshëm. Ky pazarllëk është një provokim shumë i rrezikshëm, tendecioz, manipulativ dhe djallezor.

Është i rrezikshëm sepse mund të mbulojë krime të bëra nga individë të veçante që damkosin popullin e Kosovës dhe imazhin e tij në botë. Të inkriminuarit e çdo kohë e të çdo vendi lypet të përballen me drejtësinë. Kosovës i duhet jo paqe dosido, por paqe e drejtë. Kosova ka nevojë për ‘justice peace’. Kjo do thotë se të gjithë të inkriminuarit, Serbe apo Shqiptar lypet të përballen me drejtësinë.

Është tendencioz, sepse përpiqet të sigurojë mbështetje të nëndheshme të eksponenteve të lartë dhe të niveleve të tjera, që kanë kapur pika kyçe të shtetit dhe institucioneve të Kosovës dhe duan kështu ti rreshqasin përgjegjësive personale me koncesione shtetërore e kombëtare.

Është manipulativ sepse tenton të përdorë, të shpërdorë dhe të abuzojë me vlerat e UÇK-së, kontributi e së cilës njihet e vlerësohet kombëtarisht dhe ndërkombëtarish. Asnjë i inkriminuar nuk duhet të fshihet prapa veprës së ndritur të UÇK-së për fshehjen e krimeve individuale që duhet provuar nga drejtësia.

Është djallezor sepse, në mënyrë tërthore, të fshehte, indirekte kërkon të bëjë ‘amnisti reciproke kriminelesh’. Pra, marrëveshja e tregetareve të politikës, na del që qenka edhe marrëveshje për kriminelet e luftës 98-99. Serbisë t’i bëjë amnisti për genocidin, krimet masive dhe pastrimin etnik në Kosovë, ndërsa Kosovës t’i bëjë amnisti për personat e vecante qe rrezikohen te dënohen nga Gjykata Speciale e ngritur posaçërisht në Kosovë.

Së fundi, kjo lloj ‘amnistie reciproke kriminelesh’ duke u bërë pjesë e një marrëveshje dypalëshe ndërkombëtare vendos shenjën e barazimit të krimit të provuar ndërkombëtarisht të Shtetit Serb në Kosovë me krimet që mund të jenë bërë, ende të paprovuara, nga eksponente të veçante individual të Kosovës mbi Sërbe të pafajshëm në Kosovë. Synohet pra të përzihet në mënyrën me djallëzore krimi shtetëror i Sërbisë mbi shqiptarët me krimin individual të ndonjë shqiptari kundër cilëve Serb në Kosovë.

Kohët e fundit diskursi politik, publik dhe mediatik për Kosovën po fokusohet gjithnjë e me shumë mbi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënive të saj me Serbinë. Zërat kontradiktore, disa të konfirmuar e disa jo, disa publik, të tjerë konspirative, disa në Kosovë e Beograd e të tjerë në Uashington dhe Evropë, po shprehen për ekzistencën e një marrëveshje të bërë në konspiracion nga Vuçiç dhe Thaçi, mbështetur edhe nga të tjerë.

Në këtë diskurs po njihemi jo vetëm me ekzistencën, por edhe me përmbajtjen e kësaj marrëveshje. Kuadri i saj duket të jetë përpiluar jo nga parime të qarta, por nga pazare territoriale, amnisti kriminelesh Serbe në Kosovë dhe zhberja të institucioneve të drejtësisë të ngritura në Kosovë për akuza mbi krime ndaj civilëve Sërbe në Kosovë.

Pra, marrëveshja Serbi-Kosovë përgatitur nga Vuçiç-Thaçi, e shpalosur në diskursin politik, publik e mediatik kohët e fundit duket të jetë një marrëveshje që ka dy synime: coptimin e mëtejshëm të Kosovës dhe amnistimin e krimeve të Luftës në të dy shtetet.

3 KOMENTE

  1. Asgjë çka ke shkruar nuk eshte e vertete.

    Nuk ka tregeti o pazargji… çfarë diplomati je kur TREGETISE i thua Otomanisht Pazargjlluk!!!???

    AMERIKA e denoi Serbine duke bere donacion me BOMBA ne vitin 1999, kur 935 Aeroplana ushtarak e çlironin Kosoven nga Pazargjike Otoman 527 vite pazarizmi otmanik, dhe Pazargjikizmit Serb, qe zgjati prej 1945 deri 1999.

    Prandaj Serbia e mori denimin e merituar. (E bëri Clinton këtë, miku i Soros, jo Grenell… /AÇ)

    Pastaj dënimi ma i madh dhe mizor per Serbine eshte LIRIA PAVARESIA – ZHVILLIMI i Kosoves ne menyre fantastike… te cilin zhvillim vetem hordhite nihiliste nuk e shohin, sepse nuk duan ta shohin… e ai qe nuk don te shikojë, ai eshte me i verber se ai qe natyra e ka lind te verber.

    Ti je nihilist i verber… dhe fshihesh pas titujve fakenews demek Prof Dr …

    KOSOVA ESHTE OK…

    Shënim: Ky Prof. Dr. doli kundër edhe për dhënien, që Ramushi i bëri Çakorrit ndaj Malit të Zi… Ky është edhe kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë… që po ka zëra se Grenell i mbështet, e uroj të mos jetë e vërtetë. E sa për Albinin, ai është më anti-amerikasn e më jo-patriot se serbët e Listës Srbska për ty e për LDK-në etj. Se Albini deshi me luftua korrupsionin në Kosovë, e kjo është anti-amerikanizëm…

  2. Arben Çokaj,

    Ramushi nuk e dha Çakorrin por kjo ka ndodhe me 1918, dhe prej kesaj date Çakorri ka qene kufij administrativ neper kohera te ndryshme. Grennel nuk ka bisedu per ndryshime, por kane biseduar Thaçi me Vuçiqin. (Të cilët edhe e rrëzuan qeverinë e Albinit, me ndihmën e Isës /AÇ)

    Kosova tha i JO Albinit…

    Shënim: Kosova nuk i tha jo Albinit prej Erdoganit, por prej se Albini nuk pranon me i dhanë territor Serbisë. Çakorri me vendim të Kuvendit të Kosovës e miratim të Gjykastës Kushtetuese i kaloi Malit të Zi. Më 1918, nuk kanë vendosë shqiptarët me ia dhanë atë pjesë Malit të Zi, e as Sanxhakun Serbisë. Pra, ju po legjitimoni atë që Serbia e sllavët kanë vjedhë historikisht territorin shqiptar. E këtu ka një ndryshim, mes asaj që ta merr kikush pa pyetë, e asaj kur ia jep vetë, habitem si nuk po e kupton?!

  3. Arben i nderuar,

    Kosova e ka token milimetrikisht ashtu qysh kane qene kufijtë administrativ komunalë, Kater komuna te KS dhe 3 te MZ perputhen milimetrikisht me kufirin e miratuar… a eshte e drejte te kemi kesi kufini JOOOO. Por situata dhe rretrhana e kane bere kete kufi. Sepse TROJE SHQIPTARE jane gjysa e Maqedonise, 305 te MZ dhe 30% te Trojeve te Serbise, dhe nuk e di saktesisht sa te Greqise… Por keshtu jane rrethanat…

    Edhe bombardimi i Serbise ka ndodhe me keto harta te vitit 1918.

    Shënim: Po pra, e Albini u rrëzua, që Isa me ia dhanë tani edhe një copë tokë Serbisë, për hir të Grenell, se serbët kanë marrë pak. A nuk kemi ne njerëz, që dinë me i mbrojtë interrest tona? Se del Ramushi e thotë: “Na kanë thanë, se edhe Serbia duhet me marrë diçka?!” Çfarë me marrë ma Serbia?!

Komentet janë mbyllur.