BETER MASHKULL
Ish kanë ni beter mashkull. E kish pasë emnin Kolë. Po qyshë thotë populli, beterat kanë nafakë të madhe.
Edhe Kolës zoti ja çoi dhe e muer ni nuse të mirë shumë po me ni sy qorr.
Sa herë që Kola shkonte në shtëpi, nuses ja puthke synin qorr.
Nji ditë po i thonë kojshia: — Pse Kolë gjithëherë po ja puthë nuses veç at synin qorr ?
Ky ju përgjigj: — Se mos me pas kanë qyky syni qorr, mue s’um kish ra hise derë kjo nusje !
DY SHOKË
I shin kanë dy shokë. U takuen nji ditë. Po i thotë shoku shokut: — Hajde rrimë nej ditë pashë zotin!
Ditë prej ditësh ia mësyni te dosti. Kur mrrini te dòsti, dosti e priti mirë dhei bani muhabet.
Dosti u da i knaqun. Ai nisi e ja shpeshtoj, dikurë ju mërzit robve të shpisë.
Nji ditë shkoi te dosti e po thërret te dyert. Dosti i vet robt : — Kush po thërret:
— Nura ebu ! Nura i nie robtë e dostit si ju përgjigjen.
Prej asaj dite dosti nuk shkoi ma.
Nji ditë prej ditësh u takuen në rrugë dhe dosti po i thotë: –Pse s’po vjen dost?
Dosti ju përgjigj: –prej se jam ba “Ebu”.
DJALI HAJRSËZ
E kish pasë nji babë djalin hajrsëz. Nji ditë e merr në mal me ja ngreh kiet. Kur e mushen kerrin dru u nisen për shpi, por djali nuk i ngrehte kiet mirë dhe ja shtini kerrin ner udhë. Baba s’kish çka me ba, veç i thejke: — Ngrihi udhës kiet lumja për ty! E nien një kalimtar çka i thejke djalit dhe ai i thot babës: — Qyshë po i thue “lumja për ty”, kur kerrin ta paska qitë në prrue? Baba ju përgjegj: — Ky n’ditë diçka, kjo “mjer” asht për ta.
SHYQYR ZOTIT
Njani shkon n’mal me pre dru. Tue pre dru kcen ni thupër e i bien në sy dhe ja qorron synin. Ditë prej ditësh takohet me nji njeri rrugës dhe po bisedojnë.
E veti udhëtari: — Çka kie n’sy, ky ju përgjigj: — Tue pre dru në mal ni thupër ma ka qorrue.
Udhtari po i thot: — Shyqyr zotit, shyqyr zotit…!
Qysh more ashtu po thue? Po thom shyqyr zotit, qi s’ka qillue thupra binake se t’i kish qorrue dytë.