MJEK, SHEROMI SYTË !
Sheromi sytë o mjek
Të lutem pashë zotin!
T’i shoh lulet e bardha
Të shoh kah ndêrron moti !
Sheromi sytë, o mjek
Pashë sytë e ballit
Të shoh gjithcka për rreth
Sa më ka marrë malli
Ta shoh nënen time
Atë fytyrë engjëllore
Ta shoh nēnen kah m’përgdhelë
Nënen time malësore
Ta shoh driten e diellit
E rrezen e hënes
Buka kah piqet n’shporet
Që e ka gatuar dorë e nënes
Pas gjith këtyre lutjeve
Iu përgjigj doktori djalit:
– Do ta kthej të pamurit
Për dy sytë e mi
Do ta kthej tē pamurit
Sikur ishe fëmij
Se kjo dorë e imja
Është përplot magji.
DJALË EDHE SHOK
Djalë e kam
Por edhe shok
Kështu na fali
I Madhi Zot
Prej se ish fëmij
Tani që u bë burrë
Njëri tjetrit
S’ia prishëm kurrë
Nipat e mbesat
Që i dua shum
Cdo ditë për ta
Bëj lum e lum!!!
Kështu kalojmë jeten
Në harmoni
Bota për rreth
Na ka lakmi.
DRILON
Ti nipi im
Që linde
I pari gëzim
Pasuria ime
Thesari im
Me emër të pagëzoi
Gjyshi yt dhe shtëpia ime
U mbush plot gëzim
E plot me hare
Me ty po ndërtoj
Një jetë të re
Gjyshi e gjyshja
E gjithë shtëpia
Tash që u rrite
Ibëre pesumbdhjet
Egjithë familja t’uron
Jetë të gjatë e shëndet !