Vili ashtu ka qenë, një njeri i kompletuar, i qetë, zotërues, që i mbante mend emrat e studentëve edhe pse mund të kishte 180 studentë në klasë, e vinte qetësinë në klasë me një shikim. Impononte respekt me kulturën dhe aftësitë e tij dhe mënyrën e komunikimit! E ngriti Bujar Nishanin nga kamerier, në President. E kur Bujari u bë dikush, bënte si jevgu, sikur nuk e njihte më Vilin… Unë e ndjej veten të nderuar, që e kam patur dhe e kam mik! /AÇ
Vladimir Duraj
Hyjnori, profesor matematike, vjen ne politeknikumin 7 Nentori (Harri Fultc) ne Tirane per te dhene lenden e matematikes rreth viteve 1972-73. Ai kish dhene matematike ne universitetin e Tiranes dhe mbahej si nje nga me te aftet e kesaj fushe, por mungesa e “pastertise” politike nuk mund te lejonte, qe Hyjnor Minarolli te vazhdonte te jepte matematiken ne universitet, absurd qe mund te pranohej, nese do te jepte filozofi a histori PPSH-je.
Hyjnori ra ne sy te nxenesve qysh diten e pare te ardhjes, per persosmerine e te gjitha veçorive, qe duhet te kete nje profesor kalibri.
Nje dite organizohet nje testim ne te njejten ore e teze per te gjitha klasat, edhe te atyre qe nuk u jepte Hyjnori. Besnik Bushati, shok imi i dhomes ne konvikt, mori te njejten note me mua dhe e veçanta ishte fakti, qe atij i jepte Hyjnori e mua n/drejtori, Perikli Mima, edhe ai shume i pregatitur. Megjithe faktin e mesiperm, Beso me thote se kishte dale me mire se une dhe se kete ta argumentoj – shtoj Beso. – Fol, i them, po te degjoj! – Dhjeta ime eshte dhjete e Hyjnorit – thote Beso, gjysem me te qeshur e gjysem serioz. Hyjnori e kishte fituar “dipllomen” e superprofesorit qe shprehu edhe Besoja, por Hyjnori ishte edhe “trim”, me aq sa tregohej “trimeria” ne ate kohe.
Ne 76-en diskutohej projekti i kushtetutes dhe perveç nxenesve u kerkohej edhe mesuesve te mesonin permendesh gjithe projektin, nen per nen, sikur ishte shkolle juridike.
Profesori qe na jepte marksizem, Mehmet Hanku, djali i zv/ministrit Rrahman Hanku drejtonte gjithe kete “aksion” dhe nje moment po u thoshte kolegeve te tij detyrimin per ta mesuar permendesh projekt kushtetuten. Koleget e degjonin kokulur e pas disa çastesh u degjua zeri i Hyjnorit, qarte e prere:
– Une nuk do ta mesoj permendesh, s’eshte as detyrim dhe as e arsyeshme, qe nje mesues matematike te dije permendesh kushtetuten e vendit. Sigurisht qe do ta studioj per te ditur permbajtjen e saj – tha Hyjnori dhe u shkeput nga grupi. Disa ditë me pas perballem ne koridor rastesisht me Hyjnorin, e gjysem me shaka i them te mos “kundershtojë” Mehmetin, se do ta pesonte.
– Me marrin te keqen, me fal per shprehjen Ladi, me teper se kaq nuk kan ç’me bejne, u duhet ajo ç’ka un jam ne profesion se ndryshe…
Une mbarova polikumin ne 76-en, e aty e lashë Hyjnorin, me tej nuk kam degjuar per Te.
Vili Minarolli, edhe ky profesor matematike ne teknikumin e naftes ne Kuçove, brilant ne dije profesionale e kulture arriti te fitonte rrespektin e simpatine e nxenesve te tij si edhe te qytetstalinsave te thjeshte e punetorë. Nje moshatar imi, nxenes i Vilit ne shkolle nate, me kerkon te nderhyj tek Vili per te kaluar, pasi une isha teknik televizori me emer e influencë ne ate kohe. Nuk kisha njohje me Vilin, dija reputacionin qe kishte si profesor e si njeri ne qytet e megjithate e pyes shokun tim, se ç’mendim kishte ai per Vilin. – Eshte shume i mire, ka ardhur nga Tirana, por ti thuaj nje fjale se mbase te ecen llafi.
E takoj Vilin, pershendeteshim me njeri-tjetrin dhe dinim se ç’ishim, dhe i kerkoj te me ndihmonte per shokun tim. Ladi, shoku yt eshte ne shkolle nate, eshte djale shume i mire dhe per hir te se vertetes do te isha i qete ne ndergjegje edhe t’i veja 4 edhe t’i veja 5 – me thotë Vili e shton: – Po e kaloj shokun tend edhe duke mos shkelur mbi ndergjegjen profesionale edhe duke vleresuar pozitivisht kerkesen tende. Jam i bindur qe Vili nuk e mban mend kete aspekt “pa rendesi” per te, por shume domethenes per mua. Edhe pas 90-es, Vili i vuri vlerat e tij ne sherbim te shoqerise, duke u zgjedhur deputet ne kuvend e ambasador i Shqiperise ne Greqi. Vilin e do dhe e respekton Kuçova, pavaresisht se jane ne mase kunder perkatesise se tij partiake, ata çmojne ate, qe Vili i dha Kuçoves per aq vite sa hengri buken e tyre.
Artan Minarolli, i treti “musketier” inteligjence i ketij llagepi eshte nje nga kineastet me ne ze te filmit shqiptar. Ndersa per dy te paret ve doren ne zjarr persa i perket faktit, qe i mertojne vleresimet e mia me superlativa, per Artanin kam thjesht intuiten si ndihme ne percaktimin dhe vleresimin per te.
Nder ne ka shume njerez qe jane njerez dhe shume nga ne, mund te shkruajne per ata, qe gjykojne se meritojne “nje fjale te mire”, sikurse bera une me siper me Minarollet.