FASLLI HALITI
Tregimi im i parë mori çmim inkurajues, më 1966
Libri im i parë poetik mori çmimin e tretë më 1909 –
Libri im i parë me tregime – u fut në dhjetëshen e
përzgjedhur për çmimin “Kadare”vitin 2019.
Ishte një befasi e rrallë për mua kur pashë emrin tim në listën me 10 autorët e përzgjedhur me dakordësinë e jurisë, bazuar në vlerat që mbartte secili dorëshkrim i autorëve që do të vazhdojnë garën për çmimin e madh të letërsisë.
Befasi për mua qe dhe lista me autorët e përzgjedhur me seriozitet, më krijoi bindjen se juritë po tregohen të ndjeshme ndaj vlerave dhe po i kthejnë sytë dhe vëmendjen nga veprat e vërteta dhe jo nga miqësitë e hateret.
Është hera e parë, pas vitit ’90 që marr pjesë në një konkurs dhe kjo për motivin sepse çmimi i këtij konkursi mban emrin “Kadare”, e shkrimtarit tonë të shquar e botëror, për këtë dhe për asnjë motiv tjetër alternativ.
Koincidencë e çuditshme për mua është dhe fakti se Çmimi “Kadare” është çmimi i tretë që marr unë në moshën 83 vjeçare, nga viti 1966, 1969 ( mos u habitni kur them kështu, sepse futjen time në listën e 10 autorëve të përzgjedhur, unë e quaj, jo listë, por Çmimi “Kadare”, nuk dua ta di fare se ka çmim të parë apo të dytë “Kadare”).
Në 1966 në konkursin Kombëtar të shpallur nga Ministria e Arsim-Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, kam fituar çmim ikurajues me një tregimin tim të parë (atëherë konkurrrohej edhe me një tregim). U gëzova shumë atëherë. Isha i ri dhe jo si sot 83-vjeç.
Në vitIn 1969 në Konkursin Kombëtar shpallur me rastin e 25 -vjetorit të Çlirimit të atdheut me librin tim të parë poetik me titullin “SOT” dhe fitova çmimin e tretë kombëtar.
Çmimi “Kadare”siç e quaj unë Listën e 10 -të finalstëve, është i treti që më gëzoi më shumë se çmimi inkurajues për tregimin tim të parë.
Më në fun një befasi tjetër për mua eështë dhe koincidenca se të tre çmimet:
çmimin inkurajues e kam marrë më 1966 për tregimin tim të parë; Çmimin III kombëtar e kam marrë më 1969 për librin e parë poetik “Sot”, dhe Çmimin “Kadare” (domethënë listën e 10 finalistëve) e mora me librin tim të parë me tregime “Për një gjysmë dielli”, më 29 prill 2019 në prag të 84 vjetorit tim.
Dua të them edhe se unë gjatë viteve 1990-2018, nuk kam marrë pjesë në konkurset e shpallura, i ndikuar nga Xholio Kyry i cili nuk pranonte të futej në garë apo në konkurse, sepse në to vetëm nje njeri fitonte.
Në komkurset tona, fitojnë militantët partiakë, pothuaj.
Ndryshe, mua që kam botuar, gati 40 libra poetikë. nga 1969-2019, nuk më është dhën, së paku një Çmim Karriere. Prandaj e përshëndeta që në fillim të këtyre rreshtave jurinë e Çmimit “Kadare” e cila i shqyrtoi dorëshkrimet me seiozitet duke u bazuar në vlerat që mbartte secili dorëshkrim.
Një nxitje tjetër e rëndësishme për të dorëzuar dorëshkrimin për pjesëmarrje në Konkursin Çmimi ”Kadare” shpallur nga Universitetit Europian të Tiranës, ishin disa shokët e mi si dhe vlerësimet e Krijuesve të ndryshëm nëpër facebook e në bloget e ndryshme “VOAL”, Zvicër, “Fjala e Lirë”, Londër, gazeta “Kritika” në Ushington etj.
Prof. Dr. Fatmir Terziu Jemi mësuar ta lexojmë, shijojmë deri në detajin më të fundit, si poet, përkthyes, me vlerat e tij të veçanta, por me këtë tregim “Ajtanga”, më shtyn më tej respekti për këtë penë të ndjeshme. Faslli Haliti vjen e troket si në rininë e tij, si pashterim kohor dhe moshe. Bukur! Bajram.
Bajram Karabolli, (Përkthyes) Përherë më ka pëlqyer Faslli Haliti si një nga poetët tanë të rrallë që bën pjesë në plejadën e poetëve të brezit të ri, të viteve ’60 – ’70, me Agollin, Kadarenë, F. Arapin, etj., të cilët guxuan të dilnin nga tradita e vjetër e të sillnin ato risi që i dhanë artit tonë poetik fytyrën e kohës.
Por nuk kisha lexuar asgjë nga proza e këtij poeti. Rastësisht lexova tregimin BOLSHEVIKU RADE. Sinqerisht u befasova. Kërkova dhe gjeta edhe dy tregime të tjera të Faslliut: FUSTANI dhe TË LININ QENTË… Tani them me bindje të plotë se F. Haliti është një prozator i veçantë. Kur lexova tregimet e Halitit, më ndodhi njësoj si dikur kur lexoja Mihail Shollohovin apo Jakov Xoxen. Pata një përjetim të fuqishëm: jo vetëm që autori me yshtjen e tij rrëfyese më mori e më çoi në kohën dhe vendin e ngjarjeve, por u ndjeva plotësisht vendali. Kjo është forca magjike e artit.
Por, mbi të gjitha, te proza e Faslli Halitit gjeta një pasuri të mrekullueshme të leksikut të shqipes, që mua si përkthye më shërben shumë.
E përgëzoj me gjithë zemër autorin për kënaqësinë që më fali dhe i uroj frymëzim të mbarë për të shkruar sa më shumë prozë.
Thani Naqo Duke patur parasysh tregimin “Arixheshkat”, publikuar në Gazeta Kritika, (i pari shkrim në prozë që lexoja nga Faslli Haliti, për të cilin kam kometuar), ndërsa sot shtoj se “Arixheshkat” ishte në linja dhe kompozicion tregimi. Në të gërshetohej proza e mirëfilltë tregimtare me nuancat e nevojshme rrëfimtare, aq sa, për mendimin tim, e lejon ajo gjini. Tregimi Arixheshkat është shkruar me kompozicionin e tregimit dhe përsëri, sot, më shkoi mendja se ai tregim mbetet shembull edhe për vetë autorin.
“Të linin qentë” Në këtë tjerin, dallova se shkrimtari Faslli Haliti është më i prirur ndaj rrëfenjës, por edhe kjo është një nga llojet e prozës delikate dhe e vështirë, sepse nuk mund të shkruhet nga cilido. Stili rrëfimtar që hasa në këtë shkrim që autori e cilëson “tregim”, më kujtoi Mitrush Kutelin. Kuteli mbeti në letërsinë shqiptare për stilin e tij të famshëm rrëfimtar.
Ja kështu, i nderuar Faslli Haliti, po krijoj ndjesinë se ju keni talentin për të rrëfyer shumë bukur dhe kërraba ju tërheq nga rrëfenja e mirëfilltë.
Iliri Levonja – Tregimi «Ara E Vidhishtës» Shumë, shumë tregim i bukur. Është shkruar me shumë ndjenje … Një subjekt që të trondit. Nuk e di, por kam përshtypjen se realizmi magjik i ka rrënjet aty, sepse kur kujtoj edhe tregimet korsikane, Merimes tronditem po njesoj. Nje realitet që sot duket magjik.
Dhe “Per nje gjysmë Dielli”Shumë tregim i bukur, i dhimbshëm… është ora 11 e gjysmë, sapo kam ardhur nga puna, e lexova me një frymë… Me simbol të fuqishëm, po edhe kuja e lopeve krijon një atmosferë stepe. E lexova tek blogu Kritika… E kam fjalën për tregimin: “Per një gjysmë dielli”. Urime… ILIR LEVONJA
Moikom Zeqo Sekreti i një krijuesi është origjinaliteti i tij dhe jo fama e stimuluar dhe e manipuluar. Ky është thelbi i thelkbeve – të tjerat janë fjalë të zbrazëta! Origjinaliteteti yt është i patjetërsueshëm- mos e harro.
Veç bindjes sime personale, ishin edhe këto vlerësime e opinione të krijuesve e studiuesve qëmë nxitën të merrja pjesë në konkursin për çmimin e madh”Kadare” duke moszhgënnjer askënd: as Kdarenë as shokët që i pëlqenin dhe besonin në tregimet e mia bio.
Disa reagime
për emrin tim në listë me 10-të autorët e përzgjidhur me seriozitet e dakortësi nga juria e Konkursit për Çmimin Kadare:
Petraq Risto: Gëzohem që emri yt që emri yt është në krye, Faslli! Qëllofsh !
Elmaz Qerreti: shumë mirë, të uroj me gjithë zemër që të fitosh!
Krisa Ruli, studente në universitet ATHINË: të takon çmimi me emrin Kadare… etj.
Faslli Haliti
Pjesë e listës së 10-të të përzgjedur në dakortësi nga juria
Kryesore
Emrat/ Ja kush janë 10 kandidatët për çmimin “Kadare”
PUBLIKUAR NË : 10:08 – 29/04/19, Liberale
Juria e edicionit të pestë të çmimit “Kadare”, ka përzgjedhur 10 autorët që do të vazhdojnë garën për çmimin e madh të letërsisë. Juria është mbledhur të shtunën në orën 10:00 në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës për të vijuar më shumë se katër orë diskutime, të cilat konkluduan me 10 finalistët.
Ka qenë një mbledhje e gjatë, ku u shqyrtuan me seriozitet më shumë se 50 dorëshkrime, të cilat u dorëzuan këtë vit pranë këtij çmimi. 10 autorët e përzgjedhur kishin dakordësinë e jurisë, bazuar në vlerat që mbartte secili dorëshkrim. Autorët që vazhdojnë garën për çmimin e madh janë:
Faslli Haliti, Ylljet Aliçka, Roland Gjoza, Fate Velaj, Gaverina Muzhaqi, Imer Topanica, Loer Kume, Mimoza Hysa, Majlinda Rama dhe Saimir Muzhaka. Mes të përzgjedhurve spikasin autorë të rinj, mes të cilëve dhe një nga Kosova. Juria këtë vit kryesohet nga shkrimtari Bashkim Hoxha dhe përbëhet nga: Diana Kastrati, Mehmet Kraja, Genciana Abazi dhe Alda Bardhyli.
Juria do ta mbajë mbledhjen e radhës në mes të muajit maj, për të vendosur pesë finalistët e këtij edicioni. Fituesi i çmimit të madh shpallet në Ditët Letrare të Razmës që do të mbahen të premten e parë të qershorit. Çmimi Letrar Kadare është një nga çmimet më të mëdha letrare në hapësirën shqipfolëse.
Në katër vite jetë ky konkurs ka arritur të kthehet në një institucion të rëndësishëm besimi mbi gjykimin e letërsisë dhe të kthejë debatin e munguar mbi letërsinë shqipe. Fakti që konkursi është për vepra në dorëshkrim, ka nxitur dhe nxit shkrimin e prozës shqipe, gjë që vihet re dhe në numrin e madh të dorëshkrimeve pjesëmarrëse në këtë edicion.
Autori | Vepra |
1. Fate Velaj 2. Faslli Haliti 3. Gaverina Muzhaqi 4. Imer Topanica 5. Loer Kume 6. Mimoza Hysa 7. Majlinda Rama 8. Roland Gjoza 9. Saimir Muzhaka 10. Ylljet Aliçka |
“Itaka” “Për një gjysmë dielli” “Velloja e Majës” “Lavdi marrëzive” “Tregime” “Bijat e gjeneralit” “Lulet e bardha të janarit” “Te deum” “Mart Kajani” “Metamorfoza e një kryeqyteti” |
/Gazeta Liberale