Trashëgimia politike e treshes së zezë Thaçi-Vuçiq-Rama, që po e shkatërron kombin shqiptar

0
322

Nue Oroshi

Shpeshherë gjatë periudhave të ndryshme historike shqiptarët kanë dhënë trima dhe atdhetarë kanë dhënë personalitete largpamëse që e kanë mbrojtur popullin shqiptar nga shfarosja, vrasjet masive, maskrat e ndryshme, djegiet, shkatërrimet dhe shumë e shumë gjëra të tjera që i përjetuam gjatë historisë tonë. Por fatkeqësia qëndron në faktin se shpeshherë në momente kyçe të historisë patëm edhe shumë tradhtarë dhe bashkëpunëtor të pushtuesve të cilët punuan pandërprerë në dëm të kombit shqiptar dhe në dobi të armikut shekullor.

Shpeshherë ata që nuk janë njohjës të mirë të historisë shqiptare mund të befasohen se si është e mundur që politikanët e lartë të Shqiperisë dhe Kosovës të jenë në krahë të Serbisë kundër Shqipërisë e Kosovës. Por për ne që i njohim shumë mirë rrjedhat historike sidomos në shekullin e fundit e dimë shumë qartë se kjo vijë politike pansllaviste është trasheguar që nga ai moment kur në Shqipëri dhe Kosovë u formuan deget e Partisë Komuniste të Jugosllavisë në krye të këtyre dy degëve në Shqipëri u vendos komunisti pansllavist Enver Hoxha dhe në Kosovë u vendos komunisti pansllavist Fadil Hoxha.

Të dy këta u vuen me besnikëri në shërbim të politikës ruso-serbe dhe me devotshmerinë më të madhe punuan e vepruan që ti vrasin dhe t’i masakrojnë vëllëzerit e tyre shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë. Janë të njohura tash masakrat që zhvilloj dega e Partisë Komuniste e Jugosllavisë në Shqipëri me në krye me tradhtarët Enver Hoxha, Koqi Xoxe, Mehmet Shehu, kolonelet rus Sofolevski dhe Valevski, emisarët jugosllav që themeluan Partinë komuniste në Shqipëri, Mugosha, Tempo e Popoviqi. Kjo degë e Partisë Komuniste Jugosllave në Shqipëri masakroj dhe vrau atdhetarët shqiptarë në Mirditë, Lumë, Shkodër dhe në Malësi. Ata jo vetëm që vranë atdhetarët shqiptar por edhe i masakruan fëmijet e djepit dhe nënat shqiptare mbi 80 vjeçare duke i dërguar në intërnim siç ishte internimi në Tepelenë, Spaç dhe shumë burgje vdekjeprurëse.

Kësaj dege të Partisë Komuniste të Jugosllavisë në Shqipëri nuk iu mjaftua me kaq por dërguan të rinjet shqiptar për të masakruar atdhetarët nacionalistë në Kosovë dhe Maqedoni, për ta shuar kryengritjen e profesor Ymer Berishës, Shaban Polluzhës, Ndue Përlleshit, Mehmet Gradicës, Parisë së Shalës dhe Karadakut, Xhemë Gostivarit dhe shumë e shumë atdhetarëve të tjerë në mbarë trojet shqiptare. Është fatkeqësi se kësaj dege të Partisë Komuniste të Shqipërisë në Kosovë i ndihmoj edhe dega e Partisë Komuniste të Jugosllavisë në Kosovë që udhëhiqej nga Fadil Hoxha, Ali Shukriu dhe shumë komunistë tjerë të Kosovës, të cilët vranë dhe masakruan vëllëzerit e tyre në Kosovë vetëm pse e dëshironin një Kosovë Evropiane dhe jo një Kosovë me një ndikim ruso-jugosllav.

I dhashë këto dëshmi faktografike, për t’i bërë me dije lexuesit shqiptarë se nuk është rastësi se Edi Rama është duke e ndjekur rrugën e tradhëtisë së krimineleve komunist Enver Hoxha e Mehmet Shehu, Hashim Thaqi është duke e ndjekur rrugën e krimineleve komunistë Fadil Hoxha e Ali Shukriu kurse Aleksander Vuçiç është në shërbim të shtetit të tij Serbisë që është projekt i Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Beogradit dhe nuk është duke levizur asnjë milimetër nga elaboratët e Qubrilloviçit, Andriçit, Rankoviçi, Millosheviqit dhe shumë viçave tjerë, sepse ëndrra e tyre është deti shqiptar.

Hashim Thaçi duhet të shkarkohet urgjentisht

Duke parë se Hashim Thaçi tani më është shëndrruar në një Ali Shukriu modern apo një Esat Pashë Toptan, duhet që urgjentisht Parlamenti i Kosovës të merr masat e duhura dhe ta shkarkon Hashim Thaqin nga posti i Presidentit të Kosovës. Këtij shkarkimi përveç dy partive të pozitës VV-LDK, duhet ti bashkangjitën edhe Ramush Haradinaj me depuetet e AAK-së dhe Fatmir Limaj me deputet e Nismës, për faktin se që të dytë në këto njëzet vitet e fundit patën pasoja edhe me burgosje fizike por edhe me dorëheqje nga postet qeveritare vetëm për faktin se e mbrojtën Kosovën në kufijtë e saj. Parlamenti i Kosovës me të shkarkuar Hashim Thaqin duhet që në seancën e së njejtës ditë ta zgjedhë një Kryetar të Kosovës nga Drenica.

Këtë e them për dy arsye: e para për faktin e nderprerjes së përqarjeve rajonale dhe e dyta per faktin se pikërisht në këtë krahinë heroike vinë edhe shumë familje që me shekuj kanë dhënë kontribut kombëtar dhe janë sakrifikuar për shqiptari. Ka mjaftë familje atdhetare nga Drenica ku një pinjollë i familjes së Shaban Jasharit, një pinjollë i familjes së Mehmet Gradicës, i familjes së Shaban Polluzhës, i familjës së bajraktarit të Llaushës, njëri ndër ta, do ta kryenin funksionin e kryetarit të Kosovës me plotë pergjegjësi sepse janë familje atdhetare që ia dinë vlerën lirisë dhe Pavarsisë së Kosovës se janë sakrifiku dhe martirizu për shqiptarizëm.

Pse ftohja e politikës amerikane ndaj dy shteteve shqiptare?

Është fakt se kohëve të fundit politika amerikane është e ftohur me politikanët shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni për faktin së shumica e tyre ndryshe flasin e ndryshe po veprojnë. Disa prej tyre madje i kanë shumë thellë duart e përzier edhe në rekrutimin e të rinjëve shqiptar që u bënë ushtarë të ISIS-it dhe luftonin kundër ushtrisë amerikane. Disa nga këta politkanë madje më tepër e duan dhe e dojnë sulltan Erdoganin me moton e hershme se duam babën e jo shkabën.

Bashkëpunimi i këtyre politikanëve shqiptar dhe lobimi i lobit serb në Amerikë deri dikund e ka ftohur politikën amerikane nga politikat e gabuara shqiptare por jo edhe nga përkrahja për popullin dhe dy shtetet shqiptare. Këtu do tu kisha bërë një thirrje edhe shqiptarëve që jetojnë në Amerikë që të mobilizohen ashtu siç kanë ditur gjithmonë edhe kësaj radhe mos të kursejnë por të angazhohen fuqishëm tek Administrata Amerikane e në veçanti tek Kryetari i Amerikës Trump që ta përkrahë më tepër çështjen shqiptare në përgjithësi.