“TRANSPARENCË” POLITIKE!

0
525

AV. XHABIR ZEJNUNI

Kozma Jano, i propozuar për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, rezulton sipas PD-së se është rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit me 29 qershor 1977, në moshën 21 vjeç në kategorinë “Informator” me pseudonimin “TELEFONI”. Sipas kartelës model 2, të publikuar nga PD-ja, veprimtarinë ai do ta kryente në portin e Durrësit.

Nga ana e tij, Kozmai reagoi i revoltuar, duke thënë se “Jam i habitur nga akuzat në drejtim të emrit tim, të artikuluara sot nga forca politike më e
madhe në opozitë. Ndjej detyrimin e sqarimit të së vërtetës”. Më tej, ai vazhdon me sqarimet(!) e tija se “Nuk jam përfshirë në asnjë marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit”.

Ai shprehu po ashtu gatishmërinë e tij se “Në çdo rast mbetem i hapur dhe në pritje, të çdokujtë që ka artikuluar akuzat në drejtim të emrit tim, të m’i provojë ato”. Ose, “Në të kundërt, të ketë burrërinë politike të përgënjështrimit dhe faljes publike”.

Ja pra, këto ishin dhe sqarimet e Kozmait!

Në fakt, asgjë nuk po na habit neve sot. Aq më shumë as tentativa e tëv interesuarit direkt për të sqaruar pozicionin e tij, duke përdorur vetëm fraza boshe standart. Duke mos harruar se kemi të bëjmë me një avokat mempërvojë të gjatë në punë! Vlen të theksohet se askush nuk po ka sot burrërinë dhe moralin që të pohojë se ka bërë pjesë në strukturat e Sigurimit të Shtetit!

Dhe elementë të tillë, ka pasur me bollëk Sigurimi i Shtetit.
Kush ka akuzuar Zotërinë në fjalë, ka sjellur edhe një shkresë si PROVË.

Kështu, i takon Zotërisë nga ana e tij të sjellë në vijim prova për të vërtetuar se prova ndaj tij është e rreme. Kush mund të kërkojë falje në raste të tilla kur sjell një shkresë si provë ndaj dikujtë? Aq më shumë pastaj, të kërkosh burrëri nga një politikan, është vetëm një iluzion. Pse u dashka që ndaj Zotërisë të kërkohet një falje publike, kur ajo nuk do arrijë kurrë?


Loading…


Pse nuk bën kallëzim penal Zotëria për SHPIFJE ndaj tij? Cila është arsyeja që e pengon atë? Pasi pasiviteti në raste të tilla, tregon vetëm pohim fajësie. Kodi Penal në nenin 120, par. 1, është shumë i qartë kur disponon se “Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të RREME, që cënojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë”. Mjafton që i interesuari të provojë se shpifja ndaj tij është bazuar në prova të RREME. Shumë e thjeshtë.

Por, problemi qëndron tjetërkund. Si ka mundësi që duke qenë se DOSJET janë akoma dhe ato i zotëron ortakëria politike, që të propozohen persona me “cene” të tilla biografike, kur dihet se më pas këto “cene” do dalin në dritën e diellit (ose edhe të hënës!). Është për t’u habitur shumë se si opozita disponon dokumenta të tillë kaq të “ndjeshëm” dhe pozita jo! Sepse dihet se DOSJET janë objekt ruajtjeje dhe trajtimi të pozitës dhe jo të opozitës! Të
krijohet ideja se këto lodra politike, bëhen vetëm me qëllim fitimin e kohës.

Ose më saktë, palët politike bien dakord mes tyre që të propozojnë një kandidat, i cili nuk i plotëson kushtet që në fillim. Dhe më pas, arrin me përpikmëri kundërshtimi i palës politike të “cënuar”! Për lumturinë e ortakërisë politike! Dhe kështu, ndalet përsëri proçesi i përzgjedhjes së elementëve për KLP-në, duke bërë që të mos zgjidhet as Kryeprokurori i Përgjithshëm.
Pasojat dihen.

Fare mirë mund të zgjidheshin persona, të cilët të mos kishin asnjë “cen” në biografinë e tyre. Nuk është se mungojnë persona të tillë sot.
Por, nëse nuk bëhet një gjë e tille, atëherë arsyeja dihet shumë mirë.
Pengimi i vettingut.
Komedia vazhdon.