TRAKTATI I LOZANËS DHE PËRPLASJET MITHAT FRASHËRIT ME QEVERINË GREKE PËR GENOCID KUNDËR SHQIPTARËVE MUSLIMANË NË ÇAMËRI

0
133
Midhat Frashri

Dokumentet. Ish-ambasadori shqiptar në Athinë Mithat Frashëri, 200 NOTA proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke për shpërnguljen me forcë të shqiptarëve myslimanë nga Greqia në Turqi

“Mit’hat Frashëri kreu takime me autoritetet greke, Ministrin e Jashtem dhe kryeministrin grek; ai kërkoi prej tyre të respektoheshin aktet dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve myslimanë në Greqi. Mit’hat kishte dorëzuar 200 NOTA Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke për qëndrimin ndaj shqiptare – ve myslimanë në Greqi. Sipas Mithatit Ministria e Jashtmenë Shqiperi dispononte një “dosar të plotë te çështjes çame, të politikës së përdorur nga autoritetet greke”për dëbimin e shqiptarëve në Anadoll, grabitjen e pronave dhe pasurive të tyre.”

Nga Prof. Dr. Luan MALLTEZI

Nga muaji maj 1919 deri tetor 1922, u zhvillua
një luftë e ashpër midis Greqisë dhe Lëvizjes
Kombëtare Turke që udhëhiqej nga Mustafa
Ataturku. Grekët e ndërmorrën këtë luftë të
shtyrë nga Aletaët Perendimorë; kryeministri i
Anglisë Lloyd George i kishte premtuar Greqisë
Anatolinë që kishte qëne pjesë e Perandorisë
Bizantine para pushtimit osman; forcat greke
u hodhën në Smyrna (Izmiri i sotëm) më 15
maj 1919 dhe morëm nën kontroll pjesën P dhe VP të Anatolisë,
qytetet Manisa, Balikesir, Aydin, Kütahya,
Bursa dhe Eskishehir.

Grekët u thyen në vitin 1921 nga në Betejen
e Sakarias nga Ataturku; lufta mbaroi më 1922
me rimarrjen Izmirit nga turqit. Grekët u rikthyen
në kufijtë e paraluftës duke i lënë Turqisë
Thrakën Lindore dhe Anatolinë Perendimore.
Pas luftës palët nënshkruan midis tyrr traktatin
e Lozanës; traktati u u nënshkrua më
30 janar 1923 nga Ismet Inony; Greqia njihte
pavarësinë e Republikës Turke dhe sovranitetin
e saj në Anadoll, Stamboll dhe Thrakën Lindore.
Traktati shënonte shkëmbimin e grekëve
të Anadollit, me “turqit” e Greqisë.

II

Tre ditë më pas qeveria shqiptare vendosi
marrëdhënie me qeverinë Greke; më 3 shkurt
1923, Ministri i jashtem Pandeli Evangjeli njoftoi
Ministrin e jashtem grek për emërimin e
Mithat Frashërit ministër Fuqiplotë në Greqi.
Mithati dëgohej në Athinë si “I Dërguar me
Mision Special për vendosjen e marrëdhënieve
me Greqinë”. Emërimi i Mitatit Ministër
Fuqiplotë në Athinë qe i menduar mirë nga
qeveria shqiptare. Mit’hati ishte personaliteti
qe plotësonte kërkesat për emërim në një detyrë
kaq delikate si Minister Fuqi-Plotë në Greqi
; Mit’hati njihte mirë krimet që kishin kryer
grekët në jugë në vitet 1913-1914, ai njihte
mirë historinë gjuhën dhe letërsinë greke, ai
njihte mirë një varg gjuhësh të huaja italisht,
frengjisht, gjermanisht, anglisht); Mit’hati kishte
përpaqësuar Shqipërinë në konferencën e paqes
në Paris, ai kishte botuar një varg artikujsh në
revista të ndryshme europianë për Shqipërinë.

III

Emrimi i Mithat Frashërit Ministër Fuqiplotë
në Greqi u përshëndet njëzëri nga rinia
shqiptare, vlerësime për emërimin e tij dhanë
Gazetat “Dielli”, “Politika”, “Shqiptari i Amerikës”
si dhe gazetat greke Gazetat “Nea Imera”
dhe “Embros”

IV

Mithati shkoi në Athinë me dëshirën dhe
vullnetin e plotë për vendosjen e marrëdhënive
midis dy vendeve, forcimin e lidhjeve dhe
bashkëpunimit midis tyre. Këtë dëshirë Mithat
Frashëri e shprehu që në takimin e parë me
Ministrin e jashtën Grek.
“Idetë e luftës tani u zhduken – i tha Mithati
atij – tani është koha për të punuar për prosperitetin
material të Ballkani”.
Mithati besonte se një predispozitë të tillë
do të gjente edhe tek autoritete greke, mbreti,
kryeministri ministri i jashtëm por koha tregoi
të kundërtën. ….
Autoritetet greke nuk ishin te interesuar të
kishin marrëdhënie të mira me Shqipërinë,
greket filluan të dëbonin në Anadoll shqiptarët
muslimane të vendosur në trojet e tyre në
Greqi. Grekët ishin të interesuar t’u rrëmbenin
shqiptarëve muslimane shtepitë dhe pronat e
tyre.

V

Mithati informoi menjëherë Tiranën për
dëbimin e shqiptarëve muslimanë në Anadoll:
Prefekti i Janinës – njoftonte Mid’hati – kishte
botuar në qarkore, se çamët myslimanë do të
shkëmbeheshin me grekët që do të ktheheshin
si refugjatë nga Turqia. Mithai njoftoi po ashtu
Tiranën se deputeti grek Bakëllbashi kishte
deklaruar në gazetë se do të shkonte në Epir për
të sistemuar refugjatet grekë që do të ktheheshin
në Greqi. Mithati njoftonte Ministrin Shqiptar
se keto ishin qëndrime të qeverisë greke për
dëbimin me dhunë të popullsisë muslimane
të Epirit; autoritet greke- shkruante ai – po
vendosnin me dhunë në tokat dhe shtëpitë e
shqiptaëve muslimanë refugjate greke që po
ktheheshin si refugjatë nga Anadolli. Këtë qëndrim
Mithat Frashëri e konstatoi tek Kryeministri
Venizellos. Duke i relatuar Tiranës zyrtarr
takimin me të Mithati i shkruan 25 janar 1924
se “Megjithë fjalët e embla, me gjithë buzëqeshjet
dhe sigurimet e tij unë dolla nga kjo pjekje
me konviktimin (bindjen-red) se Venizellua
ka vendosur të shpëtojë prej shqiptarëve, duke
i përzënë dhe duke u grabitur pasurinë”. Një
qëndrim të tillë të palës greke e kishin kuptuar
edhe përfaqësuesit e Trupit Diplomatik të
akredituar në Athinë. “Grekët e dinë mirë kush
janë turq dhe kush janë shqiptarë -i kishte thënë
Mithatit ambasadori francez -por ata duan të
grabisin pasurinë e shqiptarëve prandaj duan t’i
përzënë. Venizello – kishte shtuar ambasadori në
fjalë -nuk është më pak grek se grekët e tjerë”.

VI

Qëndrimi i autoritetëve greke për dëbimin
me dhunë në Anadoll kishte shqetësuar shumë
shqiptarët e besimit musliman. Një përfaqësi
e popullsisë çame kishte takuar ministrin e
jashtën dhe Kryeministrin Grek por nuk kishin
marrë asnjë përgjigje se çfarë do të bëhej me ta.
Një peticion i nënshkruar nga 130 vetë nga Filati
u dërgua në korrik të atij viti qeverisë në Athinë
ku ata deklaronin se nuk donin të iknin nga
vendi si turq. Po kështu, 173 vetë nga Ajdonati
kishin shkuar në Athinë për të takuar komisionin
turk….Më mars (1924) Mithati njoftonte
Tiranën zyrtare se kishin ardhur në Athinë
gjashtë përfaqësi nga Çamëria për tu interesuar
për problemin e tyre. Me dhjetra telegrame ishin
dërguar po ashtu tek autoritetet greke në emer
të popullsisë së Filatit, Margëlliçit, Ajdonatit.
“Në emer të shqiptarëve të Maqedonisë”
kishte ardhur një përfaqësi e banorëve nga
Selaniku në Athinë, ku kishin ndenjur katër
muaj me radhë për t’u interesuar për fatin e tyre.
Në korrik të vitit 1923 Mit’at Frashëri njoftonte
Tiranën se autoritetet greke kishin konfiskuar
pronat e shqiptarëve të tërë fshatrave
duke i konsideruar shqiptarët si turq.

VII

Për të kandisur çamet muslimane per të ikur
në Turqi, autoritetet greke kishin bërë për vete
klerin musliman, hoxhallarët dhe myftinjtë
shqiptarë.

Më 31 tetor 1923, 22 përfaqësues të qytetëve
të Çamërisë, të Margëlliçit, Filatit, Paramithisë,
Gumenicës i kërkonin qeverisë shqiptare
të ndërhynte pranë qeverisë turke për të mos
pranuar në Turqi shqiptarë të mashtruar nga
klerikë të tillë.

Në Janar 1924 Mit’hati njoftonte se në Arpicë
autoritete greke kishin strehuar më tepër se 100
familje greke të Anadollit; “Muhaxhirët (grekët
e kthyer nga Turqia) – shkruan ai – mbledhnin
tani “për hesap të tyre vallanidhën, fiqtë,
ullinjtë, zarzavatet, presinin drurët dhe pemët;
zotërit e shtëpivet (dmth çamët muslimanered)
nuk kanë asnjë prodhim. Disa arpiciotë
kanë dashur të ndalojnë grabitjen e refugjatëve,
po qeveria kishte arrestuar pesë vetë, të cilët i
dërgoi në Margëlliç, në Pargë, dhe Prevezë nga
burgu në burg për 15 ditë”.

VIII

Mithati njoftoi Tiranën se autoritetet po përdornin Hajdutë dhe kriminelë të njohur per të detyruar shqiptarët të largoheshin në Anadoll. “Hajduti Çile Mastora me shokun e tij Kiamo- njoftonte Mithati në maj të vitit 1924 – po terrorizojnë sheshit katundet e Paramithisë me qëllim që të shtrengojnë shqiptarët që të ikin dhe këtë e bëjnë para syve të autoriteteve greke”.

Shenime:
2.AQSH, f.251 v.1923, d. 138, f.2.
Me rastin e emërimit Ministër Fuqi-
Plotë në Athinë Mit’hati mori një telegram
urimi nga Halim Xhelo dhe të rinj
të tjerë shqiptarë. Në telegram shkruhej :
“…Ne të rinjtë ose Brezi i Ri, jemi gëzuar
për emërimin T’uaj si Ambasador i
Shtetit Shqiptar, i atij kombi, që pak
vjet me parë dëshëronim t’i shihnim flamurin
të valonte mbi ndonjë gërxhë, e
sot e shohim të valojë…nëpër kryeqytete
te kombeve, që na kanë luftu sistematikisht
e tërbimërisht. Ju, më tepër se
Ambasador do të jeni burimi i përhapjes
së ndjenjave kombëtare ndër nxënësit
dhe studentët shqiptarë, që ndodhen aty,
të cilët, të helmuar me endërrat hellene
janë gabuar, e tash ju do t’i përmblidhni
në gjirin tuaj e do t’i ndritoni, tue iu
xhveshur ndjenjat e huaja. Zotërinjë që
ju dorëzojnë letrën tonë janë nga Vunoi
dhe quhen Gogo Pilo Zane e Sofo Kristo
Çomora, të cilët do t’i kini nxënësit e
parë të idealit T’uaj.
Z. Jorgo Meksi të fala. Pranini të falat
t’ona të nxehta. Miqtë tuaj Kleanth
Spro, Halim Xhelo” (L.Malltezi-Sh.
Delvina. Mid’hat Frashëri. Çështja
Çame. Tiranë, 2013, f.398).

Autoritetet nga ana e tyre arrestonin, burgosnin
dhe keqtrajtonin burrat që kundërshtonin
dëbimin në Anadoll. Në prill të vitit 1924
Mit’hati njofton se ishin arrestuar Musa Demi,
Haki Musa, Mehmet Zekeri etj; këta- shkruan
ai- ishin arrestuar më 27 mars dhe ishin dërguar
në burgun e Janinës.”Autoritetet- shkruan
Mithati- duan të terrorizojnë dhe të eliminojnë
shqiptarët që ngulmojnë të qëndrojnë në
Greqi”
Në mars 1924 Mit’hati njofton se :
“Rrojtja e shqiptarëve në Greqi idhte bërë
e pamundur. “Si mund të jetojë njeriu kur
shtëpinë i’a kanë marrë, kur drithin, bagëtinë,
kafshët ia kanë rekuizuar, kur të huajt janë bërë
zotër në arat dhe kopshtet e tij ?”.

IX

Perballë rrezikut të dëbimit në Anadoll,
shqiptarët dërgonin peticione qeverisë greke
ku shprehnin përkatësinë shqiptare dhe vullnetin
e tyre për të qendruar në tokat dhe pronat e
veta, popullsia denonconte arrestimet dhe burgimet
që bëheshin mbi përfaqësuesit shqiptarë.
Në përpjekje për të gjetur mbështetje, popullsia
shqiptare kërkoi mbrojtjen e shtetit amë. Popullsia
çame vendosi lidhje ngushta me Mit’hat
Frashërin dhe e informonte përgjithshka që
ndodhte me komunitetin e tyre. Shqiptarët
e sinjalizonin për dhunën e ushtruar nga
autoritetet greke, xhandarmëria dhe policia
Mbi bazën e informacionëve të marrë nga
popullsia.

Mit’hat Frashëri kreu takime me autoritetet
greke, Ministrin e Jashtem dhe kryeministrin
grek; ai kërkoi prej tyre të respektoheshin aktet
dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e
lirive dhe të drejtave të shqiptarëve myslimanë
në Greqi. Mit’hat kishte dorëzuar 200 NOTA
Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke për qëndrimin
ndaj shqiptare – ve myslimanë në Greqi.
Sipas Mithatit Ministria e Jashtmenë Shqiperi
dispononte një “dosar të plotë te çështjes
çame, të politikës së përdorur nga autoritetet
greke”për dëbimin e shqiptarëve në Anadoll,

grabitjen e pronave dhe pasurive të tyre.
X

Përballë qëndrimit të autoriteteve greke
për dëbimin me dhunë të shqiptarëve në
Anadoll, Mithati i sygjeroi qeverisë shqiptarë
të denonconte grekët në gjyqin e Hagës për
krime kundër
popullsisë shqiptare. Ai sygjeronte se duhej
bërë edhe memorandum
në Konferencën e Ambasadorëve ose në
Gjykatën e Hagës për të kërkuar çdëmtim nga
Greqia për 300 katundet e shkretuara prej saj
më 1914. Nje memorandum i tillë sygjeronte
ai duhej paraqitur edhe kunder Serbisë për 200
fshatrat e djegura dhe të rrënuara prej tyre në
vitet 1920 dhe 1921”.
Sipas tij hedhia e Serbisë dhe e Greqisë në
tribunalin e Hagës duhej bërë për mbrojtjen e
interesave shtetërore. Mithati gjykonte se duhej
berë edhe një fushatë shtypi “për të ndritur
opinionin e vetë shqiptarëve dhe kombëve të
qytetëruara” se cfarë po ndodhte më shqiptarët
muslimanë të Epirit. Këtë mendim
Ministri ynë i’a sygjeroi Tiranës zyrtare më
23 mars 1925. Sipas tij kjo duhej bërë për “të
pasur në dorë një armë për të luftuar pretendimet
e reja të fqinjve tanë”. Ai i u kthye në
këtë sygjerime sepse po konstatonte se grekët
dhe serbët po shtonin çdo ditë pretendime mbi
tokat shqiptare; ata kishin tendencë ta shihnin
Shqipërinë si një provincë jugosllave ose
greke e cila sot ose neser ishte e destinuar të
bashkohej “me trupin e madh helenik e serb”.
Sipas Mithatit popullsia shqiptaret e dëbuar në
Anadoll ishte katandisur në një gjëndje tepër
të vështirë, një pjesë e mirë po vdiste nga urija
dhe kushtet e rënda të jetesës… Përballë kësaj
situate Mit’hati sygjeroj në janar të vitit 1924
autoritetëve shqiptare sistemimi e çamve në
Shqipëri dhe dëbimin në Greqi të minoritetit
grek që jetonte në Shqipëri por shteti shqiptar
nuk i pa me vend qendrime të tij.

XI

Përpjekjet e Mit’hat Frashërit si Ministër
Fuqi-Plotë në Athinë për të ndaluar autoritetet
greke të dëbonin me dhunë popullsinë shqiptare
më Turqi rezultuan të pasukseshme. Duke bërë
bilançin e situatës së krijuar ministri ynë Fuqi-
Plotë në Athinë vinte në dukje për Ministrin
shqiptar se :
“Më 1922 në Greqi kishte pasur 100.000
shqiptarë muslimanë…autoritetet greke kishin
arritur të dëbonin 35.000 nga Prefektura e Kosturit
dhe e Follorinës dhe 20 mijë nga Janina,
Preveza, Parga”.
Në shtator 1925 Mithati njofton Tiranën
se “politika helenike” për dëbimin e elementit
mysliman nga Epiri dhe Maqedonia kishte nisur
“që të nesërmen e luftës ballkanike”. Kjo politikë
zbatohej “me anën e çetave të hajdutëve, dhe
sjelljes autoritetëve civile dhe ushtarake”. Kjo
politikë mori një ngjyrë të re pas motit 1920.
Lidhur me këtë ai shkruan :
1-U përzunë me dru dhe të rrahur prej gjendarmërisë
greke 35.000 shqiptarë të Follorinës
dhe të Kosturit.
2- Në kundërshtim me deklaraten e delegati
grek në Lozanë z. Calcamanos, në janar 1922 u
përzunë me pahir dhe me dru :
A- Tërë shqiptarët e Prevezës.
B- Një pjesë e madhe e shqiptarëve të Konicës.
C- Një shumicë e shqiptarëve të vetë
Çamërisë.
3- Shqiptarët myslimanë në Epir ose Maqedoni
s’kanë të drejtë as të shesin as të japin me
qera as të marrin të hollat nga pasuris e tyre.
4- Asnjë shtëpi nuk ka mbetur e lirë: (
greket) kudo kanë kallur me pahir refugjatë
duke hedhur rrugëve të zotët e shtëpive. Shumë
shtëpi rrinë rë zbrazura, refugjatët qeveria greke
i instalon në shtëpitë e shqiptarëve.
5- Refugjatët me lejen e autoritetëve grabisin
pasurinë kopshtet, ullinjtë, fiqtë, vreshtat, dhe
drithrat e shqiptarëve.
6- Pasuria e grabitur gjer më sot arrin vlerën
2.700.000 napolona ar.
7- Dyert e drejtësisë janë të mbyllura për
shqiptarët, të rrahurit, të grabiturit, të burgosurit,
janë buka e përditëshme për to.
Qëllimi i këtyre sjelljeve është të shtërngohen
shqiptarët të ikin nga Greqia dhe ta grabitet
pasuria e tyre.
10 – Shqiptarët në Greqi s’kanë.
– të drejtë votimi
– s’kanë deputetë
– s’kanë të drejta për shkolla

D- Xhamitë dhe Teqetë e bektashinjve janë konfiskuar prej qeverisë.

Mithati pati perlasje me ministrin e tij për mosreagimin e duhur të qeverisë ndaj autoriteteve greke. Ai la detyrën si ministër Fuqiplotë dhe tërhoq në punën e tij si botues dhe pronar i librarisë “Lumo Skëndo” por ai nuk e harroj kurrë dramën e madhe që po ndodhte me fatin e camve në Greqi. Ai e spjegoi këtë per publikun shqiptar me artikullin“

Marrë nga Nacional