TRAJTIMI I SHQIPËRISË – EDHE MË I KEQ SE I NJË PROSTITUTE…

0
655

Vërejtje

Arben Çokaj

Le të marrim edhe një herë fenomenin e privatizimit të ARMO-s. Nafta e shqiptarëve u privatizua nga Saliu… Kush përfitoi e përfiton prej saj? Populli shqiptar asnjë kokërr leku, vetëm humbje me çmimet e larta të naftës në treg, nga më të lartat në Ballkan, pothuajse edhe se në Gjermani, ku 80 cent për liter i merr shteti. Punëtorët që nuk kanë marrë fare pagat tash 1 vit? Apo shteti që nuk i ka marrë fare tatimet nga firma Taçi Oil në fillim, Azeri fantazmë më pas, apo tani firma e Sulës? 700 milion Euro në borxhe është shteti shqiptar nga ky privatizim, nga produkti i vet, nga nafta e shqiptarëve. E si mund të jetë ndryshe më i çmendur truri i Viçidolistit? Paratë e mallit të shqiptarëve në firmat Offshore…

E marrin produktin shqiptar, shtetin shqiptar, e shkërdhejnë, e vjedhin dhe e keqtrajtojnë, e në fund i thonë: Ejani protestoni, që të vijmë ne në pushtet, e të vjedhim prapë. E kjo nga të dyja palët, Saliu më shumë, e këta të tjerët synojnë t’i ngjajnë atij, se u duket tru – gjeni. Shkërdhatllëku = gjenialitet tash 27 vjet, në këtë vend. Hiç mos u habisni, truri i shkërdhyer e skizofrenik i Saliut nuk jep produkt, vetëm shkatërrim. Prandaj nuk bëhet ky vend, se edhe të tjerët synojnë ta kopjojnë atë, në ligësitë e poshtërsitë e tij… Supozojmë një prostitutë, që del në rrugë e shet trupin, e detyruar disi, të paktën ajo merr para për punën që bën, por shtetin shqiptar këta tutorë politikë e fusin, e mbysin edhe në borxhe… Këta ka kohë që ia kanë kaluar edhe Enverit… Ai u përpoq të bënte shtet, të paktën, këta edhe shtetin e vjedhin…