Tomori, aty ku Zoti flet shqip

0
1087

Froni i Perendive!

Pa Atdhe nuk ka Fe” (Profeti Muhamed).

Nga Azgan HAKLAJ

Perpara se grekët e lashtë të krijonin zotat dhe të mitizonin Olimpin si fron të Perendive Mali Zot i Tomorit, apo Baba Tomorri siç shprehej poeti jonë rilindas Çajupi, ishte një nga tempujt me të shenjtë e më të njohur të Botës qe nga epoka pelazgjike.

Vazhdimësia e adhurimit të këtij tempulli madhështorë të besimit e të natyrës, njëherësh nga shqiptarët, tregon jo vetëm autoktoninë e racës Pellazgo-Iliro-Arbërore, por njëherësh edhe faktin kuptimplotë se stërgjyshërit tanē apo Pellazgët Hyjnorë, siç shpreheshin për ta mendjendriturit e Rilindjes Kombëtare.

Ata patën krijuar që në kryje të herēs një marrëdhenie speciale e të drejtëpërdrejtë me Zotin e dheut, të cilin grekët e vjetër të ardhur shumë shekuj më pas, në territorin ku dikur lulezonte jeta, kultura dhe civilizimi pellazgjik, e tjetërsuan me dinakëri në Zeus dhe e vendosën me seli në Olimp.

Tomori i vendosur në kërthizën e trojeve të stërlashta Pellazgo-Ilire, është faltorja ku të Parët tanë i blatonin lutje dhe dhurata Krijuesit të Gjithësisë.

Kulti i 12 perendive pellazge ishte aq frymëzues për Aleksandrin e Madh, nëna e të cilit Olimbia, ishte bijë e Mollosëve, fis epriot, sa në përfundim të fushatës së tij triumfuese në lindje. Ky Perandor e strateg gjenial i racës tonë ngriti nē Indi, një panteon madhështorë, në përkujtim të tyre.

Si kryekult i historisë të besimeve tona Baba Tomori gërsheton më shumë se cilido vend tjetër vazhdimësinë dhe shtresëzimin e besimeve nga ai Pagan, Paleokristian dhe së fundmi Bektashizmin, të themeluar nga Ilministi Hyjnorë Haxhi Bektash Veliu.

Bektashizmi Shqiptar u identifikua që në lindje si një fe kombëtare, i cili me figurat më të shquara të tij dhe përmes tempujve ,diturisë mbajti të ndezur pishtarin e lirisē e të dashurisë për Atdheun.

Nuk është rastësi që vëllezrit Frashri së bashku me Pashko Vasën konsiderohen me tē drejtë etërit e nacionalizmit e të Rilindjes Kombëtare.
Vellezrit Frashëri, Faik Konica, Ismail Qemali, Aqif Pashë Elbasani, Murat Toptani e të tjerë ideologë e Prijës të lirisë të dalë nga gjiri i Komunitetit Bektashian janë krenarija jonē dhe ballina e historisë tonë kombëtare.

Asnjë besim tjetër nuk e ka bërë të vehten shprehjen profetike të Pashko Vasës;
“Feja e shqiptarit është shqiptaria”, siç e ka bërë Komuniteti Bektashian.

Flamuri Shqiptar, Kuqezi shpaloset madhështorë nē Selinë e Shenjtë tē Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ne Tiranë, ashtu si në objektet e kultut të saj në mbarë trojet etnike të Kombit Shqiptar.

Tomori është kështjella e pamposhtur e Lirisë, e historisë kombëtare dhe e identitetit tonë etnik.
Dhjetra perandorë i kanē rënë kryq e terthor Shqipërisë dhe Ballkanit. Kanë ikur dhe janë varrosur në germadhat e historisë pa ja arritur dot të zhdukin dhe të asimilojnë gjuhën tonë Hyjnore, gjuhën me të cilën vetë Zoti ju flet në këtë tempull madhështorë mbarë njerëzimit.
“Aty ku është shpirti i Zotit, aty është liria”, thotë një fjalë e urtë latine.

Liria e Kombit Shqiptarë ka selinë ketu në Tomor.
Strategët dhe mbretërit e ndritshëm Ilirë, Bardhyli, Pirro, Agroni e Teuta i faleshin Tomorit dhe e adhuronin si Fron të Zotit.
Perandorët ilirë të Romës dhe shenjtorët kristianë të trojeve tona e njihnin më së miri dhe evokonin me krenari historinë e tij.
Historia më e lashtë e Shqipërisë rrotullohet rreth Tomorit Hyjnorë, rreth Malit-Zot, ashtu siç rrotullohet Toka rreth boshtit të sajë.
Baba Tomori është kryefjala dhe kallzuesi më autentik i gjenezës shqiptare.

Aty gjendet kulmi, shkelqimi i lavdisë, shenjtërisë dhe madhështisë të Kombit Shqipetarë.
Nga ky kulm i lartë mund të shohësh larg e thellë, të çash mjegullnajën e kohës e tisin e hapsirës, të fluturosh si shqiponjë dodoniane, zeusiane.

Edhe pse koha me largësinë e saj kërkon ta zvenitë këtë madhështi, konturet e tempullit të lashtë gjithnjë rriten në horizont.
Emrat e tempullit të lashtë të Tomorit e Dodonës pellazgjike, e cila u ba orakulli i Zeusit, Perendisë më te fuqishme të mitilogjisë greke dokumentohen herët në histori.

Në poemat e Homerit ata janë versnikë, binjakë.
Tek Iliada citojmë:
O mbret, Zeus, Dodonës pellazgjik, që banon larg, duku sunduar Dodonën ( Tomorin e sotëm), që e rrahin dimra të egër“.
Historiani Aravantioit në librin e tij botuar në Janinë në vitin 1859 nënvizon:
“Dodona ishte qendër pellazge, parahelene, shumë me e hershme se gjuha, perenditë dhe mitologjia greke.
Ketë konstatim e kanë pranuar edhe autorët më të zeshëm helenë.

Babai i historisë greke, Herodoti apostrofon faktin se:
“Faltorja e Dodonës është më e vjetra mbi dhe”, pra më e lashta dhe aty vinin blatime nga të gjithë popujt e Evropës që ndodheshin nē veri tē Ilirisë.

Hesiodi në poemën”Carmina” pershkruan Hellopinë dhe e cilëson si atdheu i Dodonës.
Ai pohon se:
“Dodona dhe lisi ishin qendrat e pellazgëve”.
Pseudo Skylasi, Tuqiditi, Klod Ptolemeu, Tit Livi deshmojnë se “elejtë”, fis epiriotë, përkatësisht Ilirë u përhapen në Italinë eJugut.
Eskili shekulli i V p.e.s tek ” Prometeu i lidhur” na thotë:

“Kur të keni arritur në tokën e Molosëve të Dodonës,së sipërme ka një orakull dhe tempull të Jupiterit Thesprot.
Ai pohon se tempulli i Dodonës gjendet në majë të një mali të lartë që është Tomori i sotëm.
Rilindasi Sami Frashëri shkruan se edhe në kohët me të qytetëruara të Grëqisë, tempulli i famshëm i Dodonës, që gjindej në Epir u përkiste pellazgëve.

Priftërinjtë, që sherbenin në tempull, dhe popullsia rreth tij flisnin gjuhën e pellazgëve.
Vizitorët që vinin nga krahinat greke merreshin vesh me përkthyes.
Priftëreshat e faltores së Dodonës ( Tomorit të sotëm) nuk flisnin helenisht.

Në mitilogji thuhet se të gjithë njerëzit që vinin nga të gjitha anët e botës kerkonin te dinin parashikimin e fatit të tyre.
Tri gratë që permend Straboni lidhen me emrin e fisit “Graik”, “Gratë”qe gjendeshin në Epir.
Fjala gra është vendase, pellazge, shqipe.

Babai i historisë greke, Herodoti thekson një fakt te madh shkencorë për tempullin më të lashtë të Botës.
“Dodona është ndërtuar nga banorët vendas të Epirit, prej kësaj vatre, tradita e shenjtërisë së Zeusit është perhapur në drejtim të Greqisë sotme e më gjërë.

Në këtë Mal-Zot kremtohet festa e Abaz Aliut, heroit të luftës së Qerbelasë figurë emblematike e Peligrinazhit Botërorë e gërshetuar me mitin e Dodonës me dt 20-25 gusht të çdo viti.
Gjurma e Abaz Aliut lidhet me historinë dhe legjendën se si ai ka ardhur në Tomor.
Rilindasi yni i Madh Naim Frashëri në poemën Qerbelaja thotë:

“Abaz Aliu zu Tomorë
Erdhi afer nesh
Shqipëria s’mbetet e gjorë
Se Zoti atë e desh”.

Heroi i luftës së Qerbelasë trashëgoi fuqitë e tij të mbinatyrshme dhe prej këtej për pesë ditë shkoj në Olimp prandaj dhe Peligrinazhi i Malit të Tomorit që nga koha e ardhjes së Abaz Aliut, kremtohet nga dt 20-25 gusht për pesë ditë rresht te qendrimit dhe largimit të tij.
Ditët e Tomorit janë ditë blatimi dhe lutjesh për Perenditë, janë ditë perkushtimi dhe flijimesh, për çdo njeri pavarësisht çfarë besimi ka.

Ky peligrinazh tashmē i përvitshëm ka marrë permasa botërorë.
Në Tomor, ne Olimpin Shqipëtarë, Perendinë e ligjësisë,selinë e zanave të maleve siç e quan poeti ynë Naim Frasheri tek “Bageti bujqesia”opo hija e Tomorit, ndryshe Perendia e Tomorit tek “gjahu i malësorëve” të Kristoforidhit, edhe kete vit do të marshojnë qindra mijra peligrinë nga e gjithë bota.

Në këtë Mal-Zot organizohet edhe Peligrinazhi Ortodoks i 15 gushtit.
Jo larg prej ketu janë trojet e Qypryllinjëve të kësaj dinastie të shquar, nga radhët e të cilës dolën kryeministrat, burrështetas e reformatorë të mëdhenj, të cilët ngritën Perandorinë Osmane nē apogjeun e sajë dhe lanë gjurmë të thella në histori.
Vetë Mustafa Qemal Ataturku, babai i Turqisë moderne kur Kryegjyshata Botërore Bektashiane e vendosi selinë në Tiranë, i është shprehur një diplomati të huaj se;

“Bektashizmi eshtē kurora e artë e Islamizmit dhe ajo i takon Shqipërisë.
Poeti ynë Naim Frashëri ideolog i bektashizmit, i atdhedashurisë e njëherësh patriark i kulturës tonë me postulatin memorial:
“Ti dritë që lind andej nga përendon e ka konstruktuar bektashizmin si një besim thellësisht atdhetarë,kombëtarë dhe evropian njëherësh.
Nëse toleranca fetare është kryevepra e civilizimit dhe humanizmit shqipetarë, kontributi i udhēheqësve të klerit dhe liderëve shpirtërorë të bektashizmit eshtë i dorës së parë dhe i një rendësie historike për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Tre dekada më parë Nanë Tereza e bekoi Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe u perqafua si motra me vëllanë me Haxhi Dede Reshat Bardhin.

Keta bij të pavdekshëm të shqipes janē shenjtorët më të ri të Racës Arbërore.
Nënë Tereza dhe Reshat Bardhi këta banorë të përjetshëm të parajsës janë simbolet me tē ndritura jo vetëm të unitetit shpirtërorë por dhe kulturorë e politik të Kombit Shqiptarë.

Bektashizmi dhe Shqipëria janë një dhe të pandarë
Ashtu siç eshtë trinomi ynë,gjuha kombi dhe flamuri.
Eshtë nderi dhe privilegji më i madh që Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore eshtë sot dhe përjetësisht në Tiranë në Kryeqendrën e Kombit Shqipetarë.

Shpirtëndrituri Dede Reshati e pat bekuar Flamurin Shqipetarë që forcat tona të armatosura e shpalosen me krenari në misionet paqeruajtëse në Afganistan,nē Irak, por edhe Flamurin Amerikan si simbol të Atdheut të lirisë.
Ky është mesazhi i Bektashizmit Shqipetarë.
Paqe, harmoni, tolerancë, vllaznim.

Bashkim në një shtet Komb të orientuar nga vlerat evropiane, të lirisë, demokracisë dhe progresit.
“Pa Atdhe nuk ka Fe”
“jetëgjatësia e një populli varet nga jetëgjatësia e trashigimisë shpitërore të tij”

Keto profeci të Profetit Muhamed, misionet e përbashkëta kombëtare e Hyjnorë konkretizuan një bashkëpunim të Unionit Artistik të Kombit Shqiptarë dhe Kryegjyshatës Botërore nën kujdesin e veçantë të Haxhi Dede Edmond Brahimajt.

Me dt 22 gusht në Malin Zot Tomorë do të organizojmë konceritn tematiko-artistik që vitin tjetër do të kthëhet në festival i pervitshēm kombëtarë:
“Froni i Perendive”
Ketë vit do të marrin pjesë artistë, grupe artistike shoqata kulturoro-artistike nga tē gjitha trojet etnike.
Unioni Artistik i Kombit Shqipetarë nderon me Titullin:

“Misionar i Kombit” Kryegjyshin Botërorë të Bektashizmit Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Vitin tjetër e në vazhdim, hartës së festivaleve kombëtare të organizuara nga Unioni Artistik i Kombit Shqipetarë tash 15 vite,do ti shtohet dhe një festival Hyjnorë, i përvitshëm.

“Froni i Perendive”
Ky bashkēpunim vjen pas një konkretizimi me sukses të një projekti të përbashkët me kumunitetin musliman në Tiranë .
Para disa vitesh për herë të parë në një spektakel madhështorē ,Unioni Artistik i Kombit Shqipetarë ne Pallat të Kongreseve organizoi për herë të parë ditëlindjen e Profetit Muhamed.

Ne vitin 2006 në sheshin Skenderbej në Tiranë dhe sheshin qendror në Shkodër, me rastin e festës së Bajramit ky institucion i rendësishëm i kulturës Kombtare, organizoj dy spektakle madhështore:
“Vllaznia nuk njeh kufi”.

Çdo vit ne bashkëpunim me Agjensinë e spektakleve jehona e Shkodrës, ky laborator i genit shqipetar organizon me rastin e Krishtëlindjeve me 25 dhjetor “Sofrën Shkodrane”.
Ne shqiptarët duhet të jemi krenarë për historinë tonë.

Gjeneza jonë është e hershme, heroike, e lavdishme, atdhetare e patriotike.
Ndihemi krenarë që kemi tempullin më të lashtë të botës, Dodonën pellazgjike, Tomorin e sotëm, orakullin dhe faltoren e Zeusit, Perendisë më të fuqishme të mitologjisë, greke dhe prejardhja e tij eshtë prej trojeve tona, prej parardhësve tanë, e dokumentuar dhe e pranuar nga studiuesit e botës por edhe nga vetë ata helenë.


Mali i Tomorit fsheh diçka të mistershme në brendësi të tij

Një misteri i madh ka qarkulluar kohët e fundit në NASA, sipas një ish -punonjësi të këtij institucioni, i cili ka deklaruar në një ambient me miq të tij që në Shqipëri dhe me ekzaktësisht në malin e Tomorit ka ndodhur diçka e rëndësishme për NASA, sipas tij, aty ka mundësi të madhe që në brendësi të malit të ekzistoj një piramidë e madhe që në brendësi të saj përmban objekte misterioze.

Sipas tij, satelitet e fuqishëm të NASA kanë zbuluar diçka të tmerrshme nga ai malSipas këtij ish-shkencëtari aty mund të ketë zanafillën jeta tokësore dhe fundin e njerëzimit njëkohësisht… vrojtimi që i është bërë me rreze nga sateliti ka treguar se materiali në atë mal nuk është tokësor.

Me tej ai tregon se për shqiptaret ai është një vend i shenjtë dhe se aty kanë ndodh shumë mrekulli, gjë që tregon se aty ka diçka jashtë normales… dhe që ai material që është gjetur aty është shumë i mistershëm sepse mostrat që ka analizuar kanë nxjerr që ky material është i pa njohur deri tani.