TOKA RRITET, NUK ZGJEROHET. SI?

1
2956

Toka nga VShehu Korrik 18, 2018
(Prezantim i Përmbledhur i Gjeo-Teorisë së Transformimit të Materies)

Nga Vedat Shehu
Of Department of Geosciences, Tirana University, Albania
Retired, USA 115 Norëood St., Sharon, MA 02067
[email protected];
Fix: + 781 806 5638;
Mobil: + 774 258 1452

VËSHTRIM I PERMBLEDHUR

Pikënisje e teorisë time është fakti gjerësisht i njohur i rritjes së të gjitha pllakave tektonike të litosferës nga magma që ngjitet përpjetë dhe ngurtësohet. Kjo rritje e pllakave tektonike shpreh rritjen e krejt litosferës dhe vlerësohet nga unë, në drejtim të kundërt të Tektonikës së Pllakave, si fenomen i pakthyeshëm, dhe për këtë arsye, magma duhet të prodhohet pa ndërprerje nga ndonjë faktor qe vepron brenda bërthamës, ndërsa fenomeni i rritjes së litosferës shprehë rritjen e gjithë Tokës.

Natyrisht, ky faktor duhet të jetë i përbërë prej ndonjë materie kozmike të tej-dendësuar në gjendje të transformueshme, me funksion si thelb i bërthamës që është konsoliduar, kur masa e qetë e resë kozmike u vu në lëvizje rrotulluese dhe kaloi në përbërjen e trupave të diskut planetar të sistemit diellor. Një premisë e tillë, si kjo e interpretimit tim, është e papranueshme nga teoria standarde e origjinës së Tokës të stabilizuar në madhësi të pandryshueshme, e cila bazohet në fakte të hershme, tashmë të mbetura të paplotësuara, me faktet e njëpasnjëshme të zbuluara deri më sot.

Shkurt, unë nuk do të merresha me zgjidhjen e problemit që del nga një fenomen i tillë i jashtëzakonshëm i Tokës si planet dhe të arsyetoja e përcaktoja ekzistencën dhe rolin e thelbit të bërthamës, pa analizuar e ri-integruar të dhënat e hershme me faktet e reja të njëpasnjëshme dhe pa përcaktuar defektet e teorisë standarde të formimit të Tokës në madhësi fikse.

Unë e pata arsyetuar defektin esencial në teorinë e standardizuar; kur fillova të dyshojë arsyetimin për burimin e nxehtësisë prej radioizotopeve, përmbajtja e të cilëve, në shkëmbinjtë që formoheshin prej ngurtësimit të magmës, si mostra nga brendia e thellë e Tokës, ishte e papërfillshme. Aq më tepër, teoria standarde më impononte të pranoja se burimi i pamjaftueshëm i nxehtësisë ishte faktori i veprimtarisë magmatike dhe zhvillimit gjeologjik.

Kjo ide, e lindur në imagjinatën time, pikërisht kur unë duhet të interpretoja origjinën e damarit të graniteve brenda serisë së bazaltëve në zonën ofiolitike⁽⁴⁸⁾ të Albanideve (të trojeve Shqiptare), ca vjet para se të publikohej zbulimi i rritjes së pllakave tektonike globale dhe para se unë të njihesha me shpjegimin e këtij fenomeni nën titullin Tektonika e Pllakave, u aktivizua me një vonesë prej vitesh.

Gjetja e këtyre defekteve në hipotezën kozmologjike standarde, dhe njohja e tyre nga opinioni shkencor, patjetër që, do ta përmbyste barrierën e autoritetit kozmologjik që e ka përftuar Tektonika e Pllakave në pajtim me origjinën e Tokës me madhësi të fiksuar dhe kështu, do të hapej udha për të argumentuar ekzistencën, funksionin dhe origjinën e thelbit te ultra-ngjeshur të bërthamës, si faktor i formimit dhe zhvillimit të Tokës, nëpërmjet procesit të rritjes.

Thelbi i bërthamës duhet të jetë i pozicionuar, si një shtresë qendër-sferike e ultra-hollë prej një trajte materieje të ultrangjeshur, diku ndërmjet bërthamës së brendshme të ngurte dhe bërthamës së jashtme të lëngët (që është gjeosferë e shkrirë), por në brezin periferik të masës së shkrirë,

Fjalë kyç: Rritja e Tokës, gjeosfera e shkrirë, magma, thelbi i bërthamës, nxehtësi, kozmos.

1. SHKURTIMISHT MBI RRITJEN E PLLAKAVE TEKTONIKE SI PROCESS I PAKTHYESHËM

Pllakat Tektonike dhe Teoria e Thelbit të Bërthamës

Po e theksoj se teoria ime e rritjes së Tokës prej transformimit të thelbit të ultra-ngjeshur të bërthamës ka si pikënisje rritjen e pllakave tektonike prej prurjeve lartë dhe ngurtësimit të magmës si fenomen i pakthyeshëm d.m.th. i pa-qarkullueshëm. Për këtë arsye, rritja e pllakave tektonike nuk i përket interpretimit të Tektonikës së Pllakave.

Si i tillë, fenomeni është shfaqje e një procesi të përhershëm të dyfishtë që, nga një anë, përcjell përjashta drejt siperfaqe masën e gjeosferës së shkrirë (e bërthamës së jashtme) si magmë, që, duke u ngurtësuar rrit litosferën dhe njëkohësisht edhe te gjitha shtresat qendër sferike të mantelit dhe më tej edhe drejt bërthamës së brendshme të ngurtë, kurse nga ana tjetër, ky proces prodhon magmën për të zëvendësuar masën e shkrirë qe largohet prej bërthamës së jashtme. Ky proces, pra, shkaktohet nga shpërbërja e vetvetishme e thelbit të bërthamës që duhet te jetë formuar qysh në fazën e kalimit të materialit të resë kozmike në trupat e sistemit diellor.

Problematika e Rritjes së Pllakave Tektonike të Litosferës

Nën titulli i teorisë sime, “Gjeoteoria e Transformimit të Materies Kozmike“, shpreh tamam realitetin që rritja e Tokës shkaktohet nga që në strukturën energjetikë të bërthamës së Tokës ka funksionuar, që gjatë procesit kozmik të formimit të sistemit diellor, thelbi i bërthamës si një shtresë qendër-sferike e ultra-ngjeshur, e tej-hollë, diku midis bërthamës së brendshme të shtangët dhe bërthamës së jashtme të lëngët (të shkrirë), porse brenda brezit periferik të masës së shkrirë.

Fenomeni i mirënjohur, që rritja e pllakave tektonike shpreh rritjen e të gjithë litosferës prej ngjitjes përpjetë dhe ngurtësimit të magmës përqark kontinenteve të copëtuar nga lineamentet tektonike globale, është paraqitur nga Tektonike e Pllakave këtu në Fig.1, pavarësisht që prej saj shpjegohet si proces ciklik.

Fig. 1. Rritja e kores Tokësore përqark kontinenteve (Marrë nga rrjeti i internetit)

Nëpër këto lineamente globale ngrihet përpjetë mama dhe ngurtësohet duke formuar kore të re me shtresë të sipërme prej bazaltësh që formohet në depresionet e Tokës përqark strukturave të ngritura të kontinenteve me shtresë të sipërme granitike.
Nga mesi i viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, kur zhvendosja e kontinenteve u vërtetua nëpërmjet formimit të pandërprerë të kores së re të fundit oqeanik me shtresë të sipërme bazaltike përqark blloqeve apo pllakave kontinentale me shtresë të sipërme granitike, u themelua Tektonika e Pllakave siç shihet në Fig. 2, ku koria e vjetër e kontinenteve (40% e sipërfaqes) rrethohet nga koria e re oqeanike (60%), e cila është formuar gradualisht prej prurjeve sipër dhe ngurtësimit të magmës.

Fig.2. vështrim në procesin e rritjes së kores së Tokës me kore bazaltike të tabanit oqeanik rreth kontinenteve, në pajtim me interpretimet e Tektonikës së Pllakave. (Marrë nga Rrjeti i Internetit)

Rritja graduale e kores së tabanit oqeanik ka filluar 200 milion vjet më parë me formimin e brezave vullkanikë prej bazaltesh që në figurë janë ngjyrosur sipas moshës së formimit prej fillimit në rozë dhe më tej, brezat e njëpasnjëshëm i shohim në vjollcë, në blu, në të gjelbëruar-blu, në të gjelbër, në të verdhë dhe brezat e epokës recente-bashkëkohore në të kuqe, përgjatë lineamenteve tektonik, çarjeve globale të luginave tektonike të kreshtave mes oqeanike.

Këto çarje tektonike globale filluan si linja kufitare te kontinenteve të copëtuar prej kores të hershme kontinentale unike.

Fig. 3. Paraqitja e idesë së Wegener-it; fragmenteve e copëtuar të kores unike kontinentale me shtresë të sipërme graniktike. Aktualisht dihet se ndarja e tyre ndodhi dhe vazhdon prej formimit rishtas të kores oqeanike me shtresë të sipërme bazaltike. (Marre nga rrjeti i internetit)

Prurjet e magmës përgjatë këtyre lineamenteve globale shkaktuan formimin e kores së re përqark plisave kontinental dhe ky proces shkaktoi largimin e kontinenteve nga njëri tjetri, te cilët ishin pllakat fillestare tektonike, fragmente të kores unike kontinentale të quajtur Pangea, sipas hipotezës së Wegener-it⁽⁵⁶⁾ të Zhvendosjes së Kontinenteve (Continental Drift) në pajtim me formimin e Tokës në madhësi të fiksuar; ndërsa momenti i copëtimit të Pangea-s paraqitet këtu në Fig.3.

Në atë kohë, në çerekun e parë të shekullit të kaluar, hipoteza e Wegener-it nuk u pranua për mospasje të asnjë mekanizmi të mundshëm, ndërsa vetë Wegener-i, hipotezën e mëparshme të Tokës në Ekspansion⁽⁴⁴⁾, e kishte konsideruar të pamundshme, po ashtu, për mungesë të asnjë mekanizmi të mundshëm. Të njëjtin qëndrim si Wegener-i mbajtën edhe themeluesit e Tektonikës së Pllakave, e përbuzën Ekspansionin.

Natyrisht, interpretimi në pajtim me autoritetin e konsensusit shkencor dhe të opinionit të gjerë për Tokën me madhësi të fiksuar, rritja e pakthyeshme e kores nuk mund të pranohet si proces i mundshëm, kjo është arsyeja që, menjëherë pas zbulimit të këtij fenomeni të jashtëzakonshëm, prej studiuesve bashkëkohor u pat vlerësuar shtrembër si fenomen i kthyeshëm dhe, në vend që të kërkohej shkaku i ri real i rritjes së litosferës, fenomeni iu përshtat kornizës së teorisë standarde, tashme të vjetërsuar, pikërisht prej zbulimeve te reja.

Mbi Tektonikën e Pllakave

Faktikisht, Tektonika e Pllakave e shpjegon drejt faktin e rritjes së pllakave tektonike si shfaqje e rritjes së kores oqeanike përqark kontinenteve, ndërsa interpretimin e rritjes, ajo e shpjegon shtrembër, sikur koria e vjetër është fundosur njëkohësisht në të njëjtën madhësi që është rritur dhe është asimiluar nga brendia që gjeneron nxehtësi. Këtej, për të qëndruar të dyja, koria dhe Toka në madhësi konstante, është hamendësuar sikur gjoja rreth 60% e kores fillestare të Tokës është fundosur dhe është asimiluar prej mantelit në qarkullim.

Sigurisht, që të zvogëlohet në një masë kaq të madhe e kores së vjetër për ti lënë vendin kores së re dhe të mohohet rritja e pakthyeshme e litosferës, nga Tektonika e Pllakave është sajuar marifeti i quajtur nënkalim (subduksion) ⁽¹¹⁾.

Aty në Fig. 4 paraqitet marifeti i nënkalimit të Tektonikës së Pllakave që shkakton gjoja kalimin e litosferës drejt thellësisë (Fig, 4 A), e cila, nga një anë rritet prej ngjitjes përpjetë dhe ngurosjes të magmës përgjatë kreshtave mes oqeanike, dhe ne anën tjetër, fundoset brenda ne mantel përgjatë transheve imagjinare te nënkalimit, mandej kthehet përsëri tek kreshtat si magmë që shkakton rritjen e litosferës qarkulluese (Fig. 4 B).

A
B
Fig. 4. Pamje e marifetit të nënkalimit (subduksionit) që mohon realitetin e rritjes së litosferës në mënyrë të pakthyeshme. (Marrë nga Rrjeti)

Përgjithësisht, funksioni i nënkalimit është argumentuar si i papranueshëm⁽⁵⁴⁾, por asnjëri nuk ka mundur apo nuk ka dashur të identifikojë defektet te origjinës së standardizuar të Tokës, ndërsa kritika ndaj Tektonikës së Pllakave kalon ne anën e interpretimit të ri te kontinenteve të fiksuar, sipas oqeanizimit të kores globale kontinentale me madhësi të pandryshueshme të Tokës⁽³⁶⁾.

Një mekanizëm tjetër i sajuar nga Tektonika e Pllakave është nocioni astenosfrerë, një shtresë e rrjedhshme e mantelit të sipërm nën litosferë. Në fakt, nën litosferë zgjerohen strukturat shtëllungore, me të cilat mbartet masa e shkrirë e bërthamës së jashtme (e gjeosferës së shkrirë) për në vatrat vullkanike (Fig. 17), gjatë procesit të rritjes.
Për më tepër, lidhur me standardizimin e origjinës së fiksuar të Tokës, Ekspansioni apo Rritja e Tokës është mohuar dhe përbuzur, duke u etiketuar edhe si besim pseudoshkencor⁽⁶⁵⁾.

Marifeti i Nënkalimit,
Barrierë e Pakapërcyeshme për Thelbin e Bërthamës

Teoria ime e veçantë, pas integrimit të dhënave të vjetra dhe të reja nga Toka dhe kozmosi, ka nxjerrë konkluzionin që rritja e kores së Tokës është fenomen i pakthyeshëm dhe që magma, si masë e shkrirë, prodhohet nga thelbi i bërthamës, i cili është formuar gjatë konsolidimit të Tokës si planet.

Por, kundër këtij konkluzioni të jashtëzakonshëm të ekzistencës dhe rolit të thelbit të bërthamës, si një barrierë e pakapërcyeshme qëndron nënkalimi(subduksioni) i Tektonikës së Pllakave. Pra, për të vërtetuar shkakun e procesit të pakthyeshëm të rritjes së pllakave, ne duhet ta heqim nga imazhi nënkalimin e Tektonikës së pllakave, si sajim i rremë me rrënjë të futura thellë brenda në defektet të origjinës së standardizuar të Tokës, pavarësisht që ajo tashmë është vjetërsuar.

Defektet e Hipotezës së Standardizuar të Origjinës së Tokës,
Autoritet i Shtirur i Tektonikës së Pllakave

Tektonika e Pllakave i ka ngulur rrënjët e veta thellë në këto defekte dhe, nëpërmjet marifetit të saj, nënkalimit, ka përftuar autoritet të rremë sikur gjoja ky marifet nuk është pasojë e konformizmit me interpretimin kozmologjik por provon origjinën e Tokës fikse. Kjo është arsyeja që më unë shtrëngon të shkul autoritetin e Tektonikës së Pllakave të fshehur nën autoritetin e teorisë kozmologjike që ka defektet e mëposhtme:

Së pari, teoria e standardizuar nuk e shpjegon faktorin që ngacmoi renë e qetë kozmike të vihet në lëvizje vorbulluese dhe materialin përbërës të saj t’a kalojë në trupat e diskut të sistemit diellor.

Së dyti, ajo supozon gabimisht që nxehtësia e brendshme e Tokës (si e çdo planeti) del nga dy burime: prej akumulimit aspak të mundshëm të nxehtësisë të çliruar gjatë formimit të planetit dhe prej nxehtësisë të çliruar nga zbërthimi i izotopeve radioaktive të mangët ne masën e planetit. Ndërsa, tashmë është llogaritur që të dy burimet hipotetike mund të prodhojnë maksimumi 53% të energjisë që rrezatohet nga Toka në hapësirë dhe burimi, që duhet të plotësojë deficitin prej 47%, mbetet i panjohur.

Së treti, bile standardi teorik supozon që bërthama ka precipituar⁽⁴⁷⁾ si një masë e shtangët, kur Toka ka pas qenë një rruzull krejt shkrirë prej nxehtësisë nga këto burime aspak të mundshme, ndërsa, tashmë dihet se bërthama ka një strukture energjetike krejt të vetën.

Natyrisht, dy alternativat e Tokë me madhësi të fiksuar janë; Tektonika e Pllakave e zhvendosjes së kontinenteve dhe oqeanizimi ⁽³⁶⁾ i kontinenteve të palëvizshëm, që kundërshtojnë njëra tjetrën për mënyrën sesi koria tokësore fillestarë është asimiluar nga nënvetja.

Ndërsa, ne, duke përcaktuar thelbin e tej-ngjeshur të bërthamës, njëkohësisht jemi duke hequr mangësitë e teorisë standarde që janë barrierë e rreme kundër Zgjerimit dhe Rritjes së Tokës.

Zgjerimit i Tokës,
Mohim i Nënkalimit të Tektonikës së Pllakave

Të njëjtat të dhëna faktike janë argumente bazë për të dyja alternativat, Tektonikën e Pllakave dhe Zgjerimin, prandaj teoria Tektonika e Pllakave pa mekanizmin e nënkalimit detyrohet të bëhet teori me titull real, “Pllakat Tektonike të Tokës në Zmadhim” dhe kështu të unifikoheshin këto dy alternativa të kundërta.

Kështu, teoricienët⁽¹⁹⁾,⁽⁷a,b⁾,⁽⁴¹⁾, përkrahësit e Teorisë së Tokës në Zgjerim apo Ekspansion⁽⁶⁾,⁽³²⁾,⁽³⁷⁾⁽⁴²a,b,c⁾,⁽³⁰⁾,⁽¹²⁾,⁽³⁵,⁽⁵²⁾⁾ dhe interpretues të pavarur të rritjes së Tokës⁽¹³⁾, me logkikë shkencore të të menduarit dhe nën një këndvështrim të ri mbi gjeo-tektonikën, gjeo-stratigrafinë, gjeo-paleomagnetizmin dhe gjeo-klimatologjinë, kanë argumentuar domosdoshmërinë e një procesi që shkakton zmadhimin e Tokës dhe kanë nxjerrë në pah mos-ekzistencën e nënkalimit me këto argumente bazë:

Së pari, nënkalimi si faktor i zvogëlimit mohohet vetvetiu nga alternativa e Zmadhimit i quajtur Zgjerim si interpretim i natyrshëm dhe i vetmi variant i domosdoshëm për të shpjeguar fenomenin e rritjes së kores tokësore si shfaqje e rritjes së krejt Tokës, pavarësisht defektit të tij që nuk ka përcaktuar faktorin e saktë që shkakton zgjerimin (zmadhimin). Në fakt, nëse teoricienët e Zgjerimit do të konsideronin faktor thelbin e bërthamës, atëherë teoria nuk do mbante më titullin “Zgjerim” dhe do të quhej “Rritja e Tokës prej transformimit të materies”.

A
B
Fig. 5. Vështrim i rritjes së pllakave pa nënkalim: A, e antarktikes; B, e Afrikës (Marrë nga Rrjeti)

Së dyti, Zmadhimi shprehet me një fakt te padiskutueshëm: Pllaka e Antarktidës është rritur dhe është në proces rritjeje prej prurjeve sipër të magmës përgjatë të gjitha çarjeve globale të luginave tektonike mes oqeanike, ndërsa transhetë e nënkalimit nuk ekzistojnë (Fig. 5 A). Fenomen i ngjashëm vërehet edhe te Pllaka e Afrikës (Fig. 5 B), ku shigjetat tregojnë largimin e pllakës afrikane si nga çarja e kreshtës së Oqeanit Atlantik , edhe nga ajo e oqeanit Indian.

Këto dy fakte vërtetojnë qartë se të dyja pllakat e të dy plisave kontinental largohen nga çarjet tektonike të kreshtave mes oqeanike, jo prej lëvizjes laterale (tangjente) dhe të ri-shkrirjes së tyre, siç interpretohet nga Tektonika e Pllakave (shih shigjetat tek Fig. 5 B), por prej zhvendosjes radiale (vertikale), si pasojë e rritjes së Tokës.

Së treti, zmadhimi i Tokës është vërtetuar eksperimentalisht prej përkrahësve të Zmadhimit: blloqet kontinentale të kores u vunë në kontakt ndaj njëri tjetrit duke interpretuar puthitjen në modele sferash me rreze të ndryshme dhe u vërejt se puthitja pothuajse e plotë ndodhi në globin m e rreze 1.6 herë më të vogël sesa rrezja aktuale e Tokës⁽⁵⁵⁾, që përfaqëson 40% të sipërfaqes së sotme.

Së katërti, Me interpretimin e Zgjerimit shpjegohen tamam fragmentet e kores kontinentale brenda kores oqeanike të gjetura në 85 raste⁽⁵⁹⁾. Këto copa fragmentare kontinentesh janë mbetje të pështjellja prej prurjeve të magmës gjatë procesit të zgjerimit.

Vështrim i Rritjes së Kores në Kreshtat Mes oqeanike,
Përgjatë kontaktit Pllakave Tektonike
Konkretisht, në Fig. 6 A paraqitet skema e formimit të brezave bazaltikë të njëpasnjëshëm (a, b, c) të formuar prej prurjeve të magmës nëpërmjet të studimit të ndërrimit të polaritetit të fushës magnetike; në Fig. 6 B shihet një paraqitje artistike të prurjes së magmës përgjatë linjës tektonike aktuale që kufizon pllakat tektonike,

A
B
C
Fig. 6. Vështrim mbi procesin e formimin e brezave bazaltikë të njëpasnjëshëm
përgjatë kreshtave mes oqeanike. (Marrë nga Rrjeti)

Kështu, në figurën 6 C paraqitet një pamje e përgjithshme e rrjetit të linjave tektonike përgjatë luginave tektonike globale të kreshtave mes oqeanike, ndërsa në figurat A dhe B shihet qartë, rritja e pllakave tektonike prej prurjeve dhe ngurtësimit të magmës është proces i pakthyeshëm që do të thotë që magma duhet të dalë nga struktura energjetike e bërthamës dhe të prodhohet nga thelbi i bërthamës.

Thelbi i Bërthamës,
Nocion i Rritjes prej Transformimit të Materies
Rritja është rezultat i procesit të ndërveprimit dhe transformimit të materies, që është strumbullar i formimit, zhvillimit dhe rritjes së specieve në botën organike nëpërmjet fotosintezës dhe metabolizmit.

A
B
Fig. 7. Procesi i rritjes në bërthamë të frutit dhe në bërthamën e Tokës. (Marrë nga Rrjeti)

Këtu në Fig. 7 demonstrohet ngjashmëria e procesit të rritjes ne një frutë si pjeshka dhe në një planet si Toka

Sigurisht, bërthama e kokrrës së pjeshkës (A) nuk ka precipituar, por është rritur së bashku me pështjelljet e veta, tuli dhe lëvorja nëpërmjet një procesi të caktuar të transformimit të materies. Edhe bërthama e Tokës (B) dhe gjeosferat përkatëse rriten prej një procesi tjetër të transformimit të materies; prej thelbit të transformueshëm të bërthamës, që është pozicionuar si një shtresë qendër-sferike e tej-hollë përmbi bërthamën e brendshme të ngurtë (me ngjyrë të kuqe) e vendosur pikërisht në nivelin e shiritit të zi,

Toka në Rritje, Jo në Zgjerim
Rritja e Tokës dhe Zgjerimi i Tokës, siç shihet në Fig.8, nuk janë sinonime. Rritja është pasojë e transformimit të materies, siç rritet një frutë (Fig. 8 A), një trung (Fig. 8 B, 8 D), ndërsa zgjerim do të thotë fryrje, si tullumbace apo top (Fig. 8 C).

Natyrisht, kuptohet qartë diferenca ndërmjet rritjes (A, B, D) nëpërmjet transformimit të materies dhe pasojat përkatëse të çarjes dhe zhvendosjes të lëvozhgës së tharë të trungut të pemës apo të lëvores së një fryti, krahasuar me zgjerimin (C) si pasojë e ushtrimit të forcës dhe që nuk lë çarje dhe zhvendosje te copave, pavarësisht se te dy teoritë nisen nga e njëjta premisë që kontinentet janë fragmente e kores unike kontinentale që janë larguar nga njëri tjetri prej zhvendosjes radiale të shkaktuar prej rritjes së rrezes dhe jo me lëvizje tangjente në madhësi të fiksuar të Tokës, siç e interpreton Tektonika e Pllakave.

Fig. 8. Diferenca ndërmjet nocionit zgjerim dhe rritje: Zgjerimi I Tokës si fryrje topi (C) dhe rritja dhe zhvillimi i Tokës si rritje e një frute apo trungu peme (A, B, C). (Autori)

2. THELBI I BËRTHAMËS, FAKTORI I RRITJES SË TOKËS

Faktikisht, marifeti i nënkalimit është vlerësuar nga konsensusi shkencore si interpretim i drejtë dhe Zgjerimi, pa mekanizëm të përcaktuar, është cilësuar si ide e pamundshme, ndërsa thelbi i bërthamës, si faktor i rritjes së Tokës nuk është i njohur që të vlerësohej nga konsensusi shkencor.

Thelbi i Bërthamës Përballë Tektonikës së Pllakave
Natyrisht, koncepti i ri i thelbit të bërthamës së ultra-ngjeshur është i pakuptueshëm dhe i pa diskutueshëm nga konsensusi shkencor. Ndërsa, konsensusi shkencor nuk mund të mos përfillet, e vërteta shkencore e panjohur qëndron më vete dhe pret një konsensus shkencor të ri. Kjo është arsyeja që unë argumentova ekzistencën dhe rolin e thelbit të bërthamës si veçori imja e Teorisë së Tokës në Rritje që është publikuar me tituj të ndryshëm⁽⁴⁸⁾, ⁽⁴⁹a, b, c, d⁾, ⁽⁵⁰⁾, ⁽⁵¹⁾ dhe vërteton se rritja e litosferës është proces i pa kthyeshëm prej prurjes së pandërprerë të masës së shkrirë të bërthamës së jashtme që plotësohet prej transformimit të thelbit të bërthamës.

Rritja e Litosferës prej Magmës nga Gjeosfera e Shkrirë,
Pasojë e Transformimit të Thelbit të Bërthamës
Koria si pjesa e sipërme e litosferës së shtangët (Fig. 9), tektonikisht sillet si litosferë dhe, nocioni pllakat tektonike të kores, ka kuptimin pllakat tektonike të litosferës. Koria diferencohet; është e trashë si kore e vjetër e kontinenteve dhe e hollë si kore e re e fundit oqeanik (Fig. 9) që formohet si pasojë procesi planetar të formimit të shkëmbinjëve. Faktori i procesit vepron në bërthamë si thelb bërthame.


Fig. 9. Dy tipa koresh, kontinentale dhe oqeanike si shtresë e sipërme e litosferës. (Marrë nga Rrjeti)
Shpjegimet: Continental crust = kore kontinentale; Sedimentary deposits = depozitime sedimentare; Lithosphere = litosferë; Plastic asthenosphee = astenosfera plastike; Upper mantle (down 670 km)= Manteli i sipërm (deri në 670 km).

Tashmë, është e njohur gjerësisht që koria e depresioneve globale morfologjike e fundit oqeanik karakterizohet nga shtresa e sipërme prej shkëmbinjsh bazaltik të errët, më të rendë të formuar rishtas midis kores së vjetër të lartësive të kontinenteve të veçuar që karakterizohet nga shtresa e sipërme prej granitesh të çelët më të lehtë, siç shihet në Fig. 9.

Këtu në Fig. 10 paraqiten shembujt e ngjashmërisë së Kores tokësore me atë të planetëve që dëshmojnë se magma shkëmb-formuese formohet nga i njëjti faktor kozmik.

A, Toka
B, Hëna
C, Marsi
Fig. 10. Vështrim i të njëjtit kontrast midis kores se depresioneve dhe të ngritjeve morfologjike në: Tokë (A), në Hënë (B) dhe në Mars (C). (Marrë nga Rrjeti).

Pra koria e planetëve formohet nga i njëjti proces i formimit të magmës së diferencuar në kohë; në shkëmbinj të vjetër, më të lehtë dhe me ngjyrë te çelur të ngjashëm me tipin e feldspatëve granitik në strukturat morfologjike të ngritura si kontinente dhe në shkëmbinj të formuar rishtas më të rëndë dhe me ngjyrë të errët të tipit bazaltik në strukturat morfologjike të ulura⁽⁵⁸⁾ në Tokë (A), në Hënë (B) dhe në Mars (C).

Për më tepër, komponentët e copave, copërinave, kokrrizave, apo grimcave të imta deri pluhurore të hapësirave ndëryjore dhe reve kozmike⁽²⁷⁾,⁽²⁸⁾,⁽⁶⁴⁾ janë komponent të njëjtë të shkëmbinjve që formojnë planetët, planetoidet dhe asteroidet dhe e kanë origjinën nga ngurtësimi i magmës të prodhuar në kushte kozmike shumë të diferencuar.

Si përfundim, procesi i prodhimit të magmës dhe formimit të kores shkëmbore silikate në Tokë është proces universal kozmik, shpreh domosdoshmërinë e pranisë së transformimit të trajtës së ultra-ngjeshur të materies që në Tokë funksionon si thelb i bërthamës.

Gjeosfera e Shkrirë, Pjesa Esenciale e Tokës
Pjesa esenciale e Tokës është gjeosfera e shkrirë që është bërthama e jashtme e lëngët e mirënjohur në gjendje të tejnxehur. Gjeosfera e shkrirë ndodhet ndërmjet bërthamës se brendshme të shtangët dhe mantelit të shtangët-viskoz, siç vërehet këtu në Fig. 11.
Pra, nocioni Gjeosferë e Shkrirë ngre problemin esencial te formimit dhe zhvillimit të Tokës, për të vërtetuar që një masë e tillë qendër-sferike e shkrirë prodhohet në strukturën energjetike të bërthamës së bashku me nxehtësinë shoqëruese, pikërisht nga thelbi i bërthamës.

Fig. 11. Gjeosfera e shkrirë brenda (bërthama e jashtme e lëngët) në strukturën statike të Tokës ndërmjet kores se brendshme të ngurtë dhe mantelit viskoz-të shtangët. (Marrë nga rrjeti)

Shpjegimet: Crust = koria; Mantle = manteli; Liquid outer core = bërthama e jashtme e lëngët.

Gjeosfera e Shkrirë, Rezervuar i Magmës
Pozicioni kyç i gjeosferës së shkrirë, apo i bërthamës së jashtme të lëngët E, siç njihet gjerësisht, paraqitet në vizatimin këtu në Fig. 12.

Fig. 12. Struktura energjetike e bërthamës së Tokës, ku bije menjëherë në sy gjeosfera e saj e shkrirë, d.m.th., bërthama e jashtme e lëngët E, ndërmjet gjeosferës së ngurtë të bërthamës së brendshme G dhe mantelit të shtangët-viskoz D. (Autori)

Shpjegimet: Most inner core = bërthama më e brendshme; Inner core = Bërthama e brendshme; Outer Core = bërthama e jashtme; Outer transitory layer = shtresa kalimtare e jashtme.

Gjeosfera e shkrire, që demonstron praninë, funksionimin dhe vendosjen e mundshme të thelbit të bërthamës; tërheq menjëherë vëmendjen tonë si një gjeosferë shumë e rëndësishme: së pari, me gjendjen e vet të shkrirë, së dyti, me masën e vet prej rreth 29% të masës së Tokës dhe rreth 11 herë më e madhe se masa e bërthamës së brendshme dhe së treti prej rolit të shtresave kalimtare (D’’ & F) që përshkohen nga masa e shkrirë; përkatësisht; në drejtim përjashta drejt mantelit të shtangët-viskoz (D) dhe në drejtim përbrenda, drejt bërthamës së brendshme të ngurtë (G).

Natyrisht, magma nuk mund të formohet vijueshmërisht prej shkrirjes së shkëmbinjve nga veprimi nxehtësisë të pamjaftueshme, përkundrazi, ajo, nëpërmjet shtëllungave të mantelit, përcillet nga gjeosfera e shkrirë (d.m.th. nga bërthama e jashtme e tejnxehur) drejt vatrave vullkanike (Fig. 17 A) dhe më tej, ajo derdhet mbi sipërfaqe si llavë vullkanike.

Megjithëse magma largohet pa ndërprerje, nuk mund ta zbraz gjeosferën e shkrirë, sepse gjeosfera e shkrirë funksionon si një rezervuar në ekuilibër dinamik; masa e rezervuarit që largohet si magmë, zëvendësohet me masë të re të prodhuar nga transformimi i thelbit të bërthamës.

Përcaktimi i Thelbit të Padiktueshëm të Bërthamës
Pozicioni i thelbit të tej-hollë të bërthamës nuk është e mundur të regjistrohet me asnjë mjet të teknologjisë bashkëkohore, sepse është i padiktueshëm edhe prej shpejtësisë së valëve sizmike kur përshkojnë një interval fare të hollën të ultra-ngjeshur. Porse, thelbi i bërthamës mund të dallohet prej efekteve të transformimit që ne i vështruam më parë dhe që po i analizojmë edhe tani në strukturën energjetike të bërthamës. Gjeosfera e shkrirë, në gjendje të tej-nxehur, është pasojë e domosdoshme e transformimit të thelbit të bërthamës, që funksionon si lëndë djegëse; e cila, gjatë procesit të transformimit, digjet, prodhon nxehtësi dhe lëshon grimca të padjegshme që formojnë bërthamat e atomeve të komponentëve të magmës.

Rrjedhimisht, nëse masa e larguar e shkrirë së bashku me nxehtësinë shoqëruese nuk do të zëvendësohej, gjeosfera e shkrirë (bërthama e jashtme e lëngët) do të ngurtësohej shumë kohë më parë. Ky proces do të mbaronte kur lënda djegëse të digjej tërësisht, sikurse ngurtësimi i masës së shkrirë të bërthamës ka ndodhur në Hënë, në Mars dhe Afërditë, ndërsa në fazën e fundit është në Mërkur, ku shprehet me një shtresë qendër sferike të shkrirë fare të hollë (si bërthamë e jashtme) dhe me një fushë magnetike fare të dobët.

Pozicionimi më i mundshëm i thelbit të bërthamës është ai i vizatuar në figurën 12, si vijë rrethore e ndërprerë përmbi shtresën kalimtare “F” për në bërthamën e brendshme “G”, diku brenda brezit kufitar të masës së shkrirë të bërthamës së jashtme “E” d.m.th., të gjeosferës së shkrirë.

Faktikisht, shtresat kalimtare (D’’ & F) demonstrojnë funksionin e tyre; nëpërmjet tyre masa e gjeosferës së shkrirë ( e bërthamës e jashtme “E”); duke u larguar si magmë, fillon të ftohet dhe ngurtësohet nëpër udhët e largimit në drejtim përjashta dhe përbrenda dhe shkakton rritjen e Tokës. Procesi i rritjes shpjegohet në kapitullin e tretë dhe nëpërmjet figurave përkatëse (Fig. 13, 14, 15, 16).

Pozicioni i thelbit të bërthamës, si një ekran që ndan apo kufizon të dyja bërthamat, megjithëse është i padiktueshëm nga tomografia sizmike, vërtetohet edhe nga një fenomen i rëndësishëm i përcaktuar nga gjeofizikët. Bërthama e brendshme kryen një rrotullim të plotë (për 24 orë) për një fraksion sekonde më shpejtë sesa krejt Toka (përfshirë edhe gjeosferën e shkrirë) dhe, pas rreth 355 vjetësh, rrotullimi bërthamës së brendshme tejkalon rrotullimin e Tokës për një ditë. Kjo llogaritje e diferencës në rrotullim vërteton pikërisht praninë dhe funksionin e thelbit të bërthamës, që si një ekran, i ngjashëm me një diafragmë, e ndan rruzullin tokësor në dy sfera bashkë-qendrore; brenda dhe jashtë shtresës qendër-sferike të thelbit të bërthamës.

Veçimi i boshtit magnetik prej atij gjeografik ka shumë mundësi t’i përkas rrotullimit të diferencuar të këtyre dy sferave të ndara nga shtresa si ekran e thelbit të bërthamës.

Llogaritja e masës së Thelbit të Bërthamës

Thelbi i bërthamës, si një sferë bashkë-qendrore e tej-hollë dhe e tej-ngjeshur, zë një hapësirë (vëllim) shumë të papërfillshme dhe përmbledh një masë jashtëzakonisht të madhe të bërthamës së Tokës. Kështu, në pajtim me varësinë funksionale të shpejtësisë së valëve sizmike (posaçërisht shpejtësia e “p”- valëve) ndaj densitetit, shihet një mospërputhje në parimin e llogaritjes së masës së sferave koncentrike të Tokës.

Nëpërmjet llogaritjes të kësaj mospërputhje, masa e bërthamës (d.m.th. e gjeosferës së shkrirë dhe të bërthamës së brendshme) do të zvogëlohej me një të tretën deri në gjysmë. Ky zvogëlim i përket masës së thelbit të bërthamës që mund të përbëjë 10% deri në 15% të masës së Tokës.

Përbërja e Thelbit të Bërthamës

Thelbi i bërthamës, prej nga buron masa e shkrirë dhe nxehtësia shoqëruese, është lëndë djegëse kozmike, dhe rrjedhimisht, si lëndë djegëse, nuk mund të jetë prej izotopesh radioaktivë të vendosur në kufijtë e jashtëm të gjeosferës së shkrirë as si masë neutronike në qendër të bërthamës së brendshme të ngurtë⁽²⁹a, b⁾, ⁽³⁴⁾. Natyrisht, nuk do të kishte pas mundësi të përcaktohej, nëpërmjet përpjekjeve me metoda laboratorike apo me eksperimente të sofistikuara, ndonjë trajtë materieje që mund të konsiderohej si materie përbërëse e thelbit të bërthamës. Paraprakisht, vetëm me hamendje mund të themi se thelbi i bërthamës, duke pasur origjinë nga materiali i shpërndarë prej shpërthimit të një objekti masiv të ultra-ngjeshur, që shkakton fenomenin supernova, apo hipernova, përbëhet prej kësaj materieje të shpërthyer dhe të shpërndarë; ka mundësi nga kuarkë apo nga ultra-nën grimca të tjera, përbërëse të protonit dhe neutronit që formojnë një trajtë materieje specifike të ultra-ngjeshur dhe të transformueshme.

Shpërthimi i trajtës së panjohur të materies te ultra-ngjeshur të yllit masiv ka shkrepur dhe ndezur ciflat e shpërndara të ultra-ngjeshura si të ishin lëndë djegëse kozmike; dhe ato vazhdojnë të digjen si të tilla. Pra, edhe thelbi i bërthamës, duke duke u djegur si lëndë djegëse kozmike, transformohet nga trajta e panjohur të materies në atë të njohur.

Aktualisht, përcaktimi i Einstein-it që energjia është materie e ka çuar nocionin e transformimit të materies nga proceset kimike e biokimike të elementeve kimikë drejt fushave të ndryshme të fizikës moderne⁽¹⁰⁾, ⁽²⁰⁾ dhe kozmologjisë, siç është teoria e yllit kuark-neutronik, e vrimës së zezë apo e teorisë gravitomagnetike⁽¹⁶⁾. Tashmë, unifikimi i konceptit për trajtat e materies aktualisht është arritur⁽¹⁾,⁽³⁾,⁽⁴⁾, por ende nuk është në përdorim të plotë. Trajtat e materies që bashkëveprojnë e transformohen janë:

– trajta e ultrangjeshur e thelbit të bërthamës së Tokës (si e yjeve neutronik, vrimave të zeza dhe bërthamave të atomit);
– trajta e ultra-rralluar e energjisë (e flukseve valoro-korpuskulare të fushave fizike dhe çdo rrezatimi, përfshirë gjeo-neutrinot⁽²²⁾);
– trajta e zakonshme atom-molekulare e proceseve kimike dhe biokimike.

Plasma është gjendje kalimtare e pa-stabilizuar e materies e cila transformohet në rrezatim dhe elemente kimikë të lidhjeve molekulare.
Druri është lëndë djegëse e zjarrit të zakonshëm, i cili paraqitet si pikë qendrore e transformimit të një materieje organike. Ndërsa, një lëndë djegëse kozmike digjet d.m.th formohet zjarr. Zjarr kozmik është edhe Dielli si yll, ku ndodh transformimi i materies kozmike, po ashtu që rrezaton fusha fizike dhe nxjerrë si mbetje të padjegshme bërthamat e atomeve. Kjo është arsyeja që shkencëtaret e lashtësisë e konsideronin zjarrin, burimin e energjisë, si një trajtë materieje.

Zakonisht, me nocionin “energji e brendshme e Tokës” ende kuptohet vetëm rrezatimi i nxehtësisë, porse, thelbi i bërthamës, gjatë transformimit, prodhon flukse valore- korpuskulare të fushave fizike përfshirë rrezatimin e gjeoneutrinove dhe të nxehtësisë, po ashtu prodhohen edhe mbetjet e procesit të djegies përbërësit e bërthamave të atomeve të Tabelës Periodike. Ky dizintegrim i thelbit të bërthamës është i ngjashëm me procesin e nukleosintezës të Diellit që, njëkohësisht me çlirimin e fushave fizike (të elektromagnetizmit, magnetizmit, gravitetit dhe rrezatimit të nutrinove) prodhon bërthama atomesh.

3. VËSHTRIM MBI PROCESIN E RRITJES SË TOKËS
NËPËRMJET TRANSFORMIMIT TË THELBIT TË BËTHAMËS

Rritja e Kores, Shfaqje e Rritjes së të Gjitha Gjeosferave

Këtu në figurat (Fig. 13 & Fig.14) pasoja e procesit të rritjes prej transformimit të thelbit të bërthamës që prodhon materie atom-molekualre (që përbën magmën) se bashku me energjinë (përfshirë nxehtësinë) që furnizon gjeosferën e shkrirë.
Në pjesën e sipërme A të figurës 13 paraqitet pasoja e rritjes graduale e kores (litosferës) së fundit të Oqeanit Atlantik Jugor te përbërë prej brezash të njëpasnjëshëm bazaltik, të cilët janë formuar prej prurjeve dhe ngurtësimit të magmës përgjatë luginës tektonike mes oqeanike përkatëse.

Fig. 13. Formimi gradual i kores së fundit
Të oqeanit Atlantik Jugor (A), që fillon në momentin (B) të çarjes së kores unike kontinentale. (Autori).
Shpjegimet: Atlantic bottom section = Prerja e tabanit të Oqeanit Atlantik; Start of theoceanic crust formation = Fillimi i formimit të kore oqeanike; Mantle = manteli; outer core = bërthama e jashtme; inner core = bërthama e brendshme; D ‘’ layer = Shtresa D’’; core kernel = Thelbi i bërthamës; F layer = Shtresa F.

Në pjesën e poshtme B të po kësaj figure paraqitet momenti i çarjes së litosferës unike me shtresë të sipërme granitike të Tokës së vogël në plisa (pllaka) kontinental të veçantë dhe edhe momenti i fillimit të formimit të kores (litosferës) së re me shtresë të sipërme bazaltike të tabanit oqeanik.

Fig. 14. Rruzulli vështrohet në drejtim të Jugut; Antarktida shihet lart.
Skemë e idealizuar e rritjes së Tokës përjashta dhe përbrenda shtresës qendërsferike të thelbit të bërthamës në transformim, vizatuar si vijë harkore e ndrpere si shtresa 4. (Autori)

Për më tepër, këtu në Fig. 14 paraqitet rritja e të gjitha gjeosferave nga i njëjti proces i përshkruar më parë prej lëvizjes së magmës në drejtim përjashta dhe përbrenda.

Në udhën në drejtim përjashta masa e shkrirë (5) e bërthamës së jashtme (‘E’, në Fig.12) me nxehtësinë shoqëruese shkakton rritjen e gjeosferave të njëpasnjëshme; së pari furnizon dhe përshkon shtresën kalimtare të jashtme (6) (D’’, në Fig. 12) dhe më tej, nëpër udhë të trashëguara drejt çarjeve të luginave tektonike të kreshtave mes oqeanike dhe nëpër strukturat shtëllungore (të paraqitura me shigjeta) furnizojnë dhe përshkojnë dhe arrijnë vatrat vullkanike dhe mandej sipërfaqen si llavë. Në këtë mënyrë, shkaktohet rritja e shtresimeve gjeosferike të njëpasnjëshme të mantelit krahas formimit të brezave bazaltikë të njëpasnjëshëm të kores tokësore (14).

Shtresa gjeosferike më e vjetër e mantelit është formuar nën koren kontinentale gjatë konsolidimit të litosferës në një rruzull me rreze më të vogël; ndërsa formimi i kores aktuale përgjatë çarjeve të luginave tektonike te kreshtave mes oqeanike lidhet me shtresën kalimtare (6), apo D’’ (in Fig. 12). Kështu, brezat bazaltik të njëpasnjëshëm te kores që rritet (Fig. 2) i përgjigjen shtresimeve qendër-sferike të njëpasnjëshme të mantelit që rritet (7, 8, 9, 10, 11) deri te litosfera (12). Kjo paraqet lidhjen e rritjes se kores së tabanit oqeanik me rritjen e strukturës së shtresuar të mantelit (Fig. 14).

Në udhën e vet në drejtim përbrenda masa e shkrirë dhe nxehtësia shoqëruese kalon me një fraksion të diferencuar fare të vogël që plotëson një brez të ngushtë periferik të gjeosferës së shkrire dhe, nëpërmjet shtresës kalimtare 3 (e njohur si shtresa F) i shtohet bërthamës së brendshme (2) deri tek bërthama fare e brendshme {1).

Proces Rritjeje pa u ndryshuar Masa e Tokës
Thelbi i bërthamës është pjesë përbërëse e bërthamës, kështu, nëpërmjet transformimit të tij masa e Tokës nuk ndryshon, sepse grimcat dhe ultra-grimcat që çlirohen nga gjendja e tyre e ultra-ngjeshur në përbërjen e thelbit, ruajnë të njëjtën masë edhe kur ri-konstruktohen në trajtën atom-molekulare të materies, duke zënë një vëllim jashtëzakonisht më të madh që shkakton rritjen e Tokës, ndërsa thelbi humbet masë dhe zmadhon diametrin e vet. Kurse, raporti i masës që çlirohet si fusha fizike ndaj masës atom-molekulare ka një vlerë fare të vogël.

Rritja e Tokës, Proces i Përhershëm i Transformimit të Materies
Këtu në Fig. 15 vihet re prania e brezave ofiolitik⁽¹⁵a,b⁾,⁽³¹⁾, brenda kores kontinentale.
Brezat ofiolitikë janë pasojë e shfaqjes fragmentare e procesit që shkakton formimin e tipave shkëmbore të tabanit oqeanik përgjatë luginave tektonike të kreshtave mes-oqeanik⁽¹⁴⁾.

Ky është një shembull demonstrativ që tregon se gjatë konsolidimit të kores unike kontinentale vazhdonte formimi i brezave të kores tokësore prej shkëmbinjsh oqeanik krahas zhvillimit e konsolidimit të kores tokësore gjatë eonëve të njëpasnjëshëm; Arkaik, Protozoik⁽⁵⁾,⁽⁶³⁾, Fanerozoik⁽³⁹⁾ dhe në vazhdim përgjatë brezave aktivë me veprimtari vullkanike aktuale; përgjatë kreshtave mes oqeanike, unazës së zjarrtë së Paqësorit, Thyerjes së Afrikës Lindore si dhe përgjatë brezave të tjerë me veprimtari vullkanike.

Fig. 15. Prania e brezave ofiolitikë si kore e re e tipit oqeanik ndërmjet kores së vjetër të kontinenteve, fakt i përhershmërisë së procesit të rritjes së kores, si rritje e Tokës.
(Marrë nga Rrjeti)

Legjenda e brezave ofiolitik:
E gjelbër, brezi i Unazës Pacifike i Fanerozoikut; E verdhë, Brezi Alpe-Himalaj i Mesozoikut; Blu, Brezi Apalaçe-Kaledoni-Ual i Palezoikut; Violetë, Brezi Mbare-Afrikan Proterozik i vonë; E kuqe, Koria kontinentale.

Mungesa e shtresës së sipërme granitike përmbi brezat ofiolitikë është tregues i qartë që, gjatë penetrimit te ofioliteve, paretet e çarjes tektonike janë larguar nga njeri tjetëri dhe se ka ndodhur një rritje e vogël dhe e ngadaltë e kores së vjetër kotinentale me masën shtesë të magmës bazaltike dhe të fragmenteve te mantelit.

Rrjedhimisht, kjo do të thotë që rritja nuk ka qenë proces i papritur spontan që paska filluar rreth 200 milion vjet më parë, por proces i përhershëm , ndërsa rritja e vrullshme filloi dhe u manifestua në mënyrë demonstrative, kur udhët mbizotëruese të prurjeve lart të magmës u stabilizuan përgjithmonë dhe u bënë çarje globale të kreshtave mes oqeanike, ku aktualisht vërehet fare qartë vazhdimi i fenomenit gjigant të rritjes së kores oqeanike.

Ky zhvillim i brezave ofiolitikë, dhe për më tepër, i masivëve ultrabazikë si fragmente manteli brenda tyre, tregon që ofiolitët nuk janë ashkla siç janë interpretuar nga Tektonika e Pllakave në brezin e lëvizshëm Alpe-Himalaje⁽⁶⁰⁾ dhe as si tregues fragmentesh të oqeanizuara te kores kontinentale të pretenduar⁽³⁶⁾, përderisa përbërja dhe pozicioni strukturor i tyre tregojnë se ata janë formuar “në vend”.

Aktualisht, ultrabazikët futen si protruzione brenda kores bazaltike oqeanike që formohet rishtas përgjatë luginave tektonike të kreshtave s mes oqeanike⁽¹⁴⁾, përgjatë unazës së zjarrtë të Paqësorit, përgjatë Thyerjes së Afrikës Lindore, si dhe nëpër breza të tjerë me vullkane aktiv⁽⁴²d,e⁾,⁽³¹⁾. Për më tepër, formimi i brezave ofiolitik gjatë tërë historisë së Tokës, është shfaqje e rritjes së përhershme e Tokës.

Këtu në Figurën 16 paraqitet modeli formimit të një brezi ofiolitik fragmentar në Albanide⁽¹⁵a,b⁾), një segment i shkurtër karakteristik që gjendet në anën perëndimore të Dinaridëve qendror të brezit orogjenik të lëvizshëm Alpe-Himalaje⁽⁵³⁾, i cili përfshin edhe Mesdheun si oqean në formim⁽⁴³⁾.

Fig. 16. Paraqitje skematike e zhvillimit strukturor të brezit ofiolitik të Albanideve gjatë procesit të rritjes dhe largimit të pareteve te çarjes globale të kores të zhvillimit para Alpin (shtresa vjollcë) dhe zhvillimit gjeotektonik Alpin (shtresa blu-të gjelbra dhe të verdha). (Autori)

Ky brez i ofioliteve (formacioni blu i gjelbëruar: 3a, 3b, 3c,3d, 4a) u formua në prag të erës Alpine (Permo-Triasike) ndërmjet fragmenteve të kores së vjetër (layer 1) me mbulesën sedimentare Paleozoike (shtresat vjollcë 2, 2a, 2b).

Mandej, mbas formimit, brezi iu nënshtrua zhvillimit gjeologjik, proceseve të lëvizjeve tektonike, të erozionit dhe sedimentimit dhe u mbulua me shtresa te njëpasnjëshme sedimentare gjatë Mesozoikut (shtresat blu të gjelbëruara 5, 6, 7) dhe gjatë Kenozoikut (shtresat e verdhëlleme dhe të verdha (8a, 8b, 8C). Brezi ofiolitik, gjatë formimit të mbulesës sedimentare, iu nënshtrua depërtimit të protruzioneve ultrabazike, si struktura fragmentare viskoze-elastike nga manteli.

Strukturat shtëllungore, Mbartëse të Masës së Shkrirë
të Bërthamës së Jashtme për në Vatrat Vullkanike
Strukturat shtëllungore janë përcaktuar prej gjeofizikëve si shtylla te nxehta që përshkojnë mantelin brenda masës relativisht të ftohtë qe lidhin bërthamën e jashtme të shkrirë me vatrat vullkanike⁽²⁴⁾, ⁽⁴⁰⁾, ⁽⁶¹⁾.

Në fakt, këtu në Fig. 17, A shihet (në tri faza; a, b, c), transportimi, prej strukturave shtëllungore, i masës së gjeosferës së shkrirë (bërthamës së jashtë të lëngët) në drejtim përjashta që furnizon vatrat vullkanike me magmë, e cila vazhdon drejtimin përjashta dhe derdhet si lavë.

Porse ky realitet shpërfillet prej mbështetësve të Tektonikës së Pllakave; të cilët i konsiderojnë shtëllunga vetëm sikur përcjellin rrymë nxehtësie⁽²⁴⁾ që stimulon nënveten e litosferës të shkrijë dhe të bëhet astenosferë, shtresë e rrjedhshme që shkakton qarkullimin e litosferës. Ky është një sforcim që kundërshton faktin real duke plotësuar mekanizmin e shpikur të quajtur nënkalim (Fig. 17, B).

A
B
Fig. 17. Dy prezantime skematike të ndryshme te strukturave shtëllungore të mantelit. (Marrë nga Rrjeti)

Faktikisht, dihet se, kur shtëllungat e super-nxehta të mantelit arrijnë bazamentin e litosferës, në mënyrë laterale, ndërsa e ashtuquajtura astenosfrë e Tektonikës së Pllakave është interpretim i gabuar i kokës së shtrirë të masës së shkrirë të transportuar prej shtëllungave të mantelit, siç shihet në Fig. 17 A b. Pra, rezervuar i llavës vullkanike nuk është vatra vullkanike, por gjeosfera e shkrirë e njohur si bërthama e jashtme e lëngët
Lëvizja dhe Konsolidimi i Magmës në Litosferë,

Shkaku i Fenomeneve Gjeodinamike
Faktori baze, që shkakton fenomenet e brendshme gjeodinamike; vullkanet, tërmetet dhe lëvizjet tektonike, thyerjet dhe rrudhosjet, është lëvizja e magmës dhe formimi i strukturave me shkëmbinj magmatië në litosferë apo ne sipërfaqe. Edhe fenomenin global të rritjes së pllakave të litosferës dhe largimin e tyre nga njëra tjetra e shkakton lëvizja e magmës.

Këtu në Fig. 18 paraqitet efekti i masës së shkrirë të shtëllungës, kur ndërfutet brenda në litosferë dhe akumulohet në vatrat vullkanike.

Ky akumulim, nëpërmjet konsolidimit si masë shtesë, shkakton çekuilibrim të sferës së gravitetit dhe si pasoje ushtron forcë nderjeje në litosferë. Forca rezultante midis forcës radiale të rritjes dhe forcës ndërresë për rivendosjen e ekuilibrit të gravitetit sferik shkakton zhvendosjen diagonale te plisave përkatës të litosferës. Kjo zhvendosje e litosferës shkakton proceset e shkëputjeve dhe rrudhosjeve dhe natyrisht edhe tërmetet prej të njëjtit shkak.

Në përgjithësi, struktura shtëllungore njihet ashtu si e kanë përcaktuar sizmologët, vetëm si rimë nxehtësie që niset “prej kufirit bërthamë-mantel ………” dhe kalon nëpër “zonat e thyerjes që janë kanale të kalimit të energjisë të nxjerrë nga bërthama dhe që ngrihet në nivele të cekëta të Tokës. Energjia sizmike depozitohet në hapësirën e përshtatshme afër sipërfaqes ” ⁽¹²a,b⁾, duke shkaktuar tërmetin. Ky do të ishte një formulim i drejtë në qoftë se nocionit “energji” do t’i shtohej nocioni “edhe magma, nëse do të shprehej kështu “magma me energjinë shoqëruese akumulohet”.

Shpjegimet:
INNER GEODINAMIC PHENOMENA = FENOMENET GJEODINAMIKE TË BRENDSHME.
Disequilibrium of upcoming magma = çekuilibrimi i materies te ardhur sipër.
Force of gravity equilibrium = Forca e rivendosjes së ekuilibrit të gravitetit.
Overthrust replaces equilibrium = Mbi-zhvendosja rivendos ekuilibrin.
Brittle lithosphere = Litosfera e shtangët.
Accumulation = Akumulim.
Earthquake boundary == Kufiri i tërmeteve.
Flowing matter addition = Rrjedhja e materies së shtuar
Mantle = Manteli
New generated matter from core = gjenerimi i ri i materies prej bërthamës

Fig. 18. Bllok-diagram skematik i proceseve gjeodinamike të brendshme. (Autori)

Kështu pra, ngjarja sizmike ndodh, kur, ekuilibri i prishur i gravitetit, rivendoset përnjëherë. Vetëkuptohet, fenomeni sizmik i tërmetit përgatitet gradualisht prej procesesh të brendshme dhe shfaqet befas, porse, sipas disa vrojtimeve, stimulohet prej veprimtarisë së Diellit⁽²⁶⁾ dhe mund të ngacmohet edhe prej pozicionimit të drejtimit Diell-Hënë ndaj baticës së Tokës në zonën e epiqendrës⁽²¹⁾.

Pra, goditja e tërmetit nuk është ngjarje spontane por pasojë e prodhimit të magmës dhe energjisë nga thelbi i bërthamës, që të dyja, pas kalimit nëpër rezervuarin e gjeosferës së shkrirë (bërthamës së jashtme) akumulohen gradualisht në litosferë dhe reflektojnë sinjale në zonën e epiqendrës, siç janë: çlirimi e grimcave dhe nën-grimcave dhe bërthamave të heliumit-3; deformimet e gjeomorfologjisë së kores, prishja e fushave fizike të Tokës siç janë fushat magnetike, gravitaconale dhe elektromagnetike përfshire fushën e nxehtësisë (gjeotermike). Në qoftë se këto fenomene do të vrojtoheshin dhe do të regjistroheshin dhe do të përdoreshin si sinjale diagnostikimi, atëherë, regjistrimet përkatëse do të shtronin udhën që do t’iu mundësonte sizmologëve që të përcaktonin lehtësisht rënien e tërmeteve të fuqishëm.

4. THELBI I BËRTHAMES DHE SISTEMI DIELLOR

Dielli, qendra e sistemit planetar, pavarësisht prej diferencave të mirënjohura me planetët, ka me ta disa karakteristika të ngjashme që shfaqen prej origjinës së përbashkët të faktorit kozmik që ka formuar sistemin. Ngjashmëria është pasojë e thelbit të bërthamës që funksionon brenda në bërthamën e planetëve dhe në brendi të Diellit në përputhje me madhësinë e secilit trup kozmik.

Thelbi i Bërthamës në Planetë
Qysh në fillim, bërthamat e planetëve u diferencuan në përputhje me masën e thelbit të bërthamës së tyre gjatë procesit të kalimit të resë në sistem diellor.

Përgjithësisht, planetët me masë më të vogël të thelbit të bërthamës dhe me fushë graviteti më të vogël u renditën më afër Diellit, në pjesën e brendshme të diskut diellor dhe u zhvilluan pa mbulesë gazesh, ndërsa planetët me masë të madhe të thelbit të bërthamës u pozicionuan larg Diellit, prej gravitetit të fuqishëm i mbajtën gazet dhe u konsoliduan me një mbështjellje shumë të dendur dhe të trashë gazesh.

Pavarësisht nga masa, prania dhe niveli i konsumimit të thelbit të bërthamës deri në shterim vërehet qartë, kryesisht prej nivelit të fushës magnetike, rrezatimit dhe vullkanizmit aktual apo ekzistencës së tij në të kaluarën. Ekzistenca e kores bazaltike në Mërkur, Afërditë, Mars në Hënën tonë dhe në objekte të ndryshme të vogla të tipit planet⁽³⁸⁾, ⁽⁶²⁾ është dëshmi e qartë e shuarjes së një vullkanizmi intensiv përkatësisht prej thelpinjsh bërthamash, të cilët tashmë janë tërësisht apo pothuajse tërësisht të transformuar.

Për më tepër, transformimi i thelbit të bërthamës dhe vazhdimi në fazë përfundimtare demonstrohet në Mërkurë me një fushë magnetike fare të dobët dhe me praninë e një sfere bashkëqendrore të shkrirë fare të hollë (si bërthamë e jashtme). Mandej, thelb bërthame në proces transformimi diktohet prej fushës magnetike intensive në planetët e mëdhenj: Jupiter, Saturn, Uran, Neptun, edhe prej veprimtarisë vullkanike intensive në Hënën Io të Jupiterit.

Dielli, Bërthamë Gjigante Brenda Mbulesës me Gaze të Tejnxehur
Dielli, si çdo yll në renditjen kryesore, është pasoje, jo e nivelit të masës së hidrogjenit kthyer në helium, por e nivelit të transformimit te thelbit te ultra-ngjeshur të tij, ngjashëm si në bërthamë të Tokës, diferencuar prej madhësisë së pakrahasueshme të pasqyruar në planetë me mbështjellje të ngurtë silikate apo gazesh të ftohtë, ndërsa në yje të tipit Diell prej mbështjelljes prej gazesh të tej-nxehur.

Duke vështruar strukturën e tejnxehur të atmosferës së Diellit në Fig. 19, dallohet lehtë diferenca e papritur e temperaturës midis fotosferës (rreth 6 000 K) dhe e kurorës së poshtme (> 1 000 000 K) që tregon shpërndarjen qendër-ikse të rrezatimit prej burimit energjetik të brendshëm. Nxehtësia që rritet mbi fotosferë është pasojë e intensifikimit të djegies kozmike d.m.th., ndodh përshpejtimi i bashkëveprimit dhe transformimit të ultra-grimcave, duke u larguar nga fotosfera.

Në mënyrë të ngjashme, ky fenomen ka shumë mundësi të ndodh edhe në bërthamën e Tokës; nxehtësia që del përjashta thelbit të bërthamës duhet të ris temperaturën që ruhet në gjendjen e shkrirë te krejt masës së bërthamës së jashtme, dhe, ka shumë mundësi që të shkaktoje nivelin me te lartë të temperaturës aty nga niveli i mesëm i masës së shkrire, para se të filloje, ftohja graduale dhe rënia drejt mantelit solid; ndërsa, në drejtim përbrenda thelbit të bërthamës së Tokës për në bërthamën qendrore (të brendshme) solide dhe temperatura duhet të bjerë përnjëherë.

Le të përmendim disa fakte të njohura të interferencës Diell-Tokë si pasojë e të njëjtit proces midis objektesh kaq shumë të largët, siç është Dielli ndaj bërthamës së Tokës.
– Fusha magnetike e Tokës ngacmohet nga flukset e erës diellore dhe po ashtu prej aktivitetit sizmik të Tokës përqark epiqendrës, disa orë para se goditja të ndodhë;
– Çlirimi i neutrinove diellore është analog me çlirimin e flukseve të gjeo-neutrinove në Tokë;
– Heliumi-3 është pasojë e proceseve që ndodhin vetëm në Diell; ndërsa prania e tij në gazet vullkanike⁽¹⁸⁾, gjithashtu në gazet natyrorë, tregon se është produkt i transformimit të thelbit të bërthamës.
– Ngjarjet e tërmeteve shumë të mëdhenj çlirojnë flukse pararendëse që interferojnë me flukset e aktivitetit diellor. Kjo interferencë është përcaktuar si “Pararendës Sizmik Diellor” dhe lidhet me ciklet e Diellit⁽⁹a, b⁾. Po ashtu, vërehet një korrelacion i qartë ndërmjet aktivitetit sizmik të Tokës dhe cikleve të njollave diellore⁽⁹a, b⁾, që implikon rrezatimin diellor në dinamizmin e Tokës ⁽⁸⁾,⁽⁹c⁾.

Fig. 19. Paraqitje skematike e temperaturave të kurorës së Diellit (atmosferës) (Autori)

Përfundimisht, bërthama e Tokës është një Diell në miniaturë brenda mbështjelljes silikate, ndërsa Dielli është një bërthamë ultra-gjigante pa guaskë silikate apo mbulesë të ftohtë gazesh siç kanë planetët; Dielli ka për mbulesë gazet e tejnxehur.
Këto konkluzione na lejojnë të interpretojmë fenomenet e Diellit me mirë nëpërmjet studimit të bërthamës së Tokës dhe anasjelltas, prej vrojtimeve të Diellit, ne mund ta kuptojmë me mirë strukturën energjetike të bërthamës.

5. ORIGJINA KOZMIKE E THELBIT TË BËRTHAMËS
GJATË KALIMIT TE RESË KOZMIKE NE SISTEM PLANETAR

Ka shumë mundësi që ngjarja e supernovës të ketë stimuluar renë e qetë kozmike të vihet në lëvizje vërtitëse⁽⁶²⁾, kështu, kjo ide është në pajtim me interpretimin e origjinës së thelbit të bërthamës të lidhur me nukleositezën eksplozive të ngjarjes supernova.

Nukleosinteza e Eksplozionit Supernova,
Dëshmi e Origjinës së Thelbit të Bërthamës
Supernova është shfaqje e përnjëhershme e një eksplozioni kolosal të një ylli masiv të ultra-ngjeshur, i cili hedh në hapësirë masën më të madhe në formën e një reje që zgjerohet prej pluhuri dhe çaklli që shoqërohet me rrezatim vezullues dhe proces nukleosinteze (formim bërthamash atomesh), arrin një diametër sa i sistemit diellor e me tej, dhe duket si një yll gjigant.

Shoqërimi i këtij ndriçimi të jashtëzakonshëm me nukleosintezë, ka shumë mundësi të nxjerrë në pah ekzistencën e copërinave rruzullore të ultra-ngjeshura që transformohen (dezintegrohen) brenda në renë kozmike në rrotullim. Më tej, brenda masës së mbetur të supernova-s vërehet formim ylli neutronik me shpejtësi të jashtëzakonshme rrotullimi.
Për më tepër, në ndonjë rast në masën e mbetur të një eksplozioni të tillë nuk vërehet prania e yllit neutronik⁽⁴⁵⁾; në këtë rast masa e ultra-ngjeshur e supernova-s, ose ka qenë shpërndarë tërësisht në hapësirën vezulluese, ose një masë e vogël, si mbetje e yllit neutronik potencial, do të jetë fshehur brenda materialit të errë dhe të dendur dhe sferëzave të ultrangjeshura të ndonjë nebuloze rrotulluese, si sistem planetar potencial.

Thelbit i Bërthamës dhe Formimi Tokës mes planetëve
Pra, duke vazhduar interpretimin logjik konsekuent të teorisë kozmologjike të standardizuar, në pajtim me aspektet e forta te mekanikës së hapësirës të formimit të Tokës dhe planetëve, origjina e sistemit diellor do të paraqitej kështu (Fig. 20):

Fig. 20. Skemë mbi formimin e thelpinjve te bërthamave të planetëve prej grimcave sferike të ultra-ngjeshura brenda resë gazore-pluhurore të sistemit diellor të sapo-nisur.

Përkthimi: sferëzat e ultra-ngjeshura prej një eksplozioni duke stimuluar formimin e planetëve.

Sistemi Diellor është formuar nga reja kozmike e vënë në rrotullim prej sferëzave të ultra-ngjeshura, të cilat, pas bashkimit (akrecionit), u bënë thelpinj të ultrangjeshur që digjeshin brenda bërthamave energjetike potenciale; flakëronin plazmë, rrezatim dhe bërthama atomesh të Tabelës Periodike, të sistemuar në lidhje molekulare që u bënë masë e shtuar e gazit, pluhurit dhe çakllit të resë në procesin e kalimit në disk planetar⁽⁵²a⁾.

Këta thelpinj gradualisht u mbuluan me masë metalesh, silikatesh dhe gazesh të tejnxehur të bërthamave të planetëve silikatë potencial në gjendje të shkrirë që rrotulloheshin përqark bërthamës gjigante mbizotëruese, Dellit të ri të sistemit planetar potencial
Zhvillimi i veçuar i planetëve vazhdoi prej transformimit të thelpinjve, kur bërthamat u konsoliduan dhe filluan të tërheqin përmbajtjen gazore-pluhurore-çakëllore të resë dhe krejt materiali i resë kozmike kaloi tek trupat e diskut planetar të sistemit diellor. Mandej, natyrisht, procesi i transformimit të thelbit të bërthamës vazhdon në zhvillimin e planetëve dhe rritjen e planetë-sferave të tyre.

Përfundimisht, hapësira e sistemit planetar u spastrua prej materialit të dendur dhe të errët të resë dhe planetët u ekspozuan për gjithmonë në hapësirë transparente, por ende në gjendje të shkrirë dhe me madhësi të vogël. Mandej, gjatë procesit të rritjes dhe zhvillimit u konsolidua masa silikate e mbuluar me litosferën e brishtë, ndërsa për planetët e jashtëm shumë të mëdhenj masa silikate ndodhet nën mbulesën shumë të trashë prej gazesh të ftohtë. Sigurisht, njëri nga planetët e sistemit solar te konsoliduar ishte Toka.

Planetët në orbitë të Yjeve Binar dhe të Atyre të Vetmuar
Formimi dhe zhvillimi i planetëve në sistemin e yjeve binarë⁽³³⁾, ⁽⁵⁷⁾ dhe i planetëve të vetmuar verifikojnë teorinë e thelbit të bërthamës. Kjo do të thotë se prania e sferëzave rrotulluese apo thelpinjve te bërthamave brenda në re të sistemit potencial diellor është faktori që shkakton rrotullimin e resë dhe mund të formojë dhe të zhvillojë planetët edhe jashtë influencës së fushës së gravitetit të ndonjë ylli.

Rrjedhimisht, yjet e tipit Diell të renditjes kryesore, objektet nën-yjore dhe planetët formohen dhe zhvillohen prej të njëjtit proces unik, tamam si prej thelbit të bërthamës së Tokës; natyrisht, sipas madhësisë përkatëse fillestare dhe masës së ngelur pa u transformuar.

Konsolidimi i Tokës në Diskun Planetar të Sistemit Diellor
Është e qartë, Toka është konsoliduar në gjendje të shkrirë, për një kohë të gjatë në vlim; masa shpërthente dhe shpërndahej përqark rruzullit dhe binte ne formë derdhjesh copërash shkëmbore: ishte faza e qarkullimit prej gjendjes së lëngët në të ngurtë.
Nga kjo fazë e pa stabilizuar e qarkullimit të kores është ruajtur një komponent shkëmbor fare fragmentar me moshë rreth 4.3 miliard vjet (rreth 300 milion pas formimit të sistemit Diellor), përcaktuar prej moshës së kristaleve të Zirkon-it, në një pikë të kores më të vjetër.

Gjatë fazës paraprake të konsolidimit të kores, masa silikate acide e shkrire e shtresës potenciale granitike, duke qenë e lehtë dhe me temperaturë ngurtësimi të ulët (700 °C), ishte shtruar si një det gjigant magme përmbi nënshtresën e vet prej silikatesh shkëmbore mafike dhe ultramafike, që, duke pasur një temperature ngurtësimi më të lartë (1300 – 1400 °C), ishin ngurtësuar më parë. Kështu, duke u ftohur ky det acid prej shkëmbinjsh silikat të shkrire krijoi shtresën e sipërme granitike të kores tokësore të vjetër, e njohur si kore e tipit kontinental. Mandej, koria e tipit kontinental çahej dhe nëpër çarje futeshin dhe ngurtësoheshin prurjet e magmës mafike (bazike) që formonte brezat e njëpasnjëshëm, analogë me tipin e ri shumë të vonshëm të kores së tabanit oqeanike me shtresë të sipërme bazaltike.

Ky proces i stabilizimit të krejt kores kontinentale vazhdoi gjatë zhvillimit gjeologjik në një interval kohe tepër të gjatë deri në fillimin e Eonit Protozoik , pikërisht rreth 2.5 miliard vjet me parë. Por, zhvillimi i kores kontinentale nëpërmjet procesit të rritjes vazhdonte shumë ngadalë, gjersa rritja u përshpejtua rreth 200 milion vjet me parë, kur procesi i prurjeve lartë të magmës së tipit oqeanike u stabilizua midis fragmenteve të copëtuar të kores kontinentale globale duke shkaktuar rritjen e tyre si pjesë fillestare të pllakave globale aktuale. Stabilizimi i udhëve të ngjitjes lart të magmës ndodhi kur rritja e mbulesës silikate të bërthamës kishte arritur limitin përkatës dhe kur litosfera kishte arritur një trashësi limit dhe distancë të caktuar nga bërthama.

THELBI I BËRTHAMËS DHE VETMIA E SHPËRTHIMIT TË MADH,
(SINGLARITETI I BIG BANG-UT)

Pavarësisht që unë nuk kam pasur ndër mend të merresha me astrofizikë apo kozmologji të Shpëthimit të Madh (Big Bang-ut) dhe të diskutoja për problemet përkatëse, unë hyra në udhën që të shpinte drejt problemit global, d.m.th. drejt marrëdhënies së shtresës së sipërme bazaltike të kores se re tabanit oqeanik ndaj shtresës se sipërme granitike të kores së vjetër të kontinenteve, kur u obligova të interpretoja origjinën e një damari granitik të futur brenda stivës së bazaltëve në një brez ofiolitik⁽⁴⁸⁾, dhe mora për sipër të zgjidhja problemin se në ç’ mënyrë ishte diferencuar magma granitike që të formonte damarin granitik midis bazaltëve.

Pasi kisha botuar nja dy artikuj për damarin granitik, erdha në përfundim që ishte e domosdoshme të vështroja për shkakun e proceseve të brendshme gjeologjike si vazhdim i proceseve të formimit dhe zhvillimit të Tokës krahas planetëve të sistemit planetar, dhe mandej, hyra në udhën e unitetit universal të lidhjes materie-energji, si universaliteti i bashkëveprimit dhe transformimit të materies⁽¹⁷⁾ në vazhdimësinë e hapësirës, kohës, objekteve, fenomeneve, proceseve dhe në pafundësinë e kombinimeve të trajtave atom molekulare të lidhura me shkëmb-formimin në kozmos dhe në Tokë.

Gradualisht, nxora konkluzionin që masa e shkrirë në Tokë nuk mund të jete as pasojë e nxehtësisë së akumuluar qysh nga origjina, dhe as e çliruar nga izotopet radioaktive që shkrin shkëmbinjtë e mëparshëm, por duhet të formohet nga transformimi i një materieje të caktuar kozmike që duhej të ishte vendosur në strukturën energjetike të bërthamës qysh në fazën e formimit të planetëve në sistem diellor. Ky përcaktim më orientoi mua drejt eksplozionit të madh të tipit supernova, dhe më ballafaqoi me Universin Unik të teorisë Shpërthimi i Madh (Big Bang).

Mbi Shpërthimin e Madh (Big Bang)
Teoria e shpërthimi i Madh unik është një konstruktim fizikë-matematik imagjinar që ka për bazë një premisë fantastike sikur universi fillon nga një pikë fillimi irracionale, një pikë e pozicionuar në imazhin e themeluesit dhe të përkrahësve.

Këtu, duhet theksuar se premisë bazë e Shpërthimit të Madh dhe Zgjerimit të Universit është interpretimi i gabuar i “zhvendosjes së kuqe” në spektrin e galaktikave të largëta, sikur zhvendosja shkaktohet nga që galaktikat largohen me shpejtësi fantastike prej vëzhguesit nga Toka. Ky fenomen ndodh kur gjatësia e valës së dritës që çlirohet nga galaktikat e largëta zmadhohet dhe zhvendoset na anën e skajit të kuq të spektrit, por kjo nuk duhet kuptuar se kjo zhvendosje është pasojë e largimit të galaktikave. Më vonë, fizikanë dhe kozmologë e shpjeguan zhvendosjen e kuqe si pasojë të fenomeneve që ndodhin brenda flukseve të dritës gjatë përshkimit të largësisë së jashtëzakonshme prej miliarda vjet-dritë.

Thelbi i Bërthamës dhe Vetmia e Shpërthimit të Madh (Singulariteti)
Thelbi i bërthamës e ka origjinën nga mbetjet e ultrangjeshura të një eksplozioni të madh si ngjarje e tipit supernova brenda-galaktikës, ngjarje e ndodhur në hapësirë reale të bashkëveprimit dhe transformimit të materies dhe është përshtatur forcërisht në hipotezën e Shpërthimit të Madh si një eksplozion absolut i vetmuar në boshllëk.

Bota reale: Toka, galaktika, hapësira e vijueshme funksionon prej bashkëveprimit dhe transformimit të materies. Çdo fenomen, dhe çdo ekzistence në cilëndo pikë të hapësirës kozmike të vijueshme është pasojë e bashkëveprimit dhe transformimit të trajtave të materies.

Natyrisht, nocioni primitiv i universit, si hapësirë e mbyllur brenda qiellit të Tokës është pakuptim. Shpërthimi Unik i Madh është një marifet teorik që aludon zgjerimin e qiellit kozmik imagjinar, i cili gjoja është në fryrje të përhershme dhe krijon hapësirë nga asgjëja.
Përkrahësit e konceptit të Shpërthimit të Madh, shumë fenomene kozmike dhe zbulime të reja i interpretojnë si mbetje nga ky eksplozion imagjinar dhe krijojnë ide të reja⁽²³⁾, ⁽¹⁾ që gjoja janë fakte nga Shpërthimi i Madh Unik.

Teoria e Shpërthimit të Madh ka një qëndrim thellësisht të kundërt me unitetin e materies në transformim në univers⁽⁴⁶⁾,⁽⁴⁹b⁾; astrofizikanë shumë të rëndësishëm⁽²⁾,⁽²⁵⁾, e kanë vlerësuar Shpërthimin e Madh si mit të papërfillshëm midis vrojtimeve shkencore, zbulimeve, interpretimeve dhe arritjeve shumë të avancuara; kanë ardhur në përfundim që i ashtuquajturi Shpërthim i Madh është “një ngjarje që shfaqet nga asgjëja, prandaj askush nuk ka arsye që të mendoje se kjo ngjarje paska ndodhur ne të kaluarën e largët”.
Interpretimet mbi disa fenomene kozmike si dëshmi të ngjarjes së Shpërthimit të Madh janë pa bazë, përfshirë nocionet: universi ynë, universet e tjera, Shpërthime të Mëdha të shumta. Në fakt, eksplozionet e mëdha të shumta janë ngjarjet supernova dhe hipernova. Hapësira nuk mund të jetë e mbyllur dhe të formojë universin si një objekt të vetëm.

KONKLUZIONE

Konkluzionet e jashtëzakonshme të Teorisë së Rritjes së Tokës prej Transformimit të Thelbit të Bërthamës, që është pozicionuar si një shtresë qendër-sferike e tej-hollë dhe e super-ngjeshur në brezin e periferisë së brendshme të gjeosferës së shkrirë, janë premisa të reja nga Toka për të plotësuar mangësitë e hipotezës standarde të origjinës së Tokës, thënë më mirë, për të shkulur ca ide të rreme brenda në hipotezat e tektonikës globale që janë huajtura prej defekteve kozmologjike standarde.

Atëherë, le të përpiqemi ti pikat esenciale të teorisë dhe të shprehim në mënyrë koncize çdo të thotë rivlerësimi i interpretimit të vjetërsuar për burimin e nxehtësisë së Tokës dhe për origjinën e bërthamës si masë e precipituar dhe të përcaktohet realiteti që nxehtësia dhe masa e shkrirë e bërthamës, të dyja janë pasojë e transformimit te thelbit të bërthamës, në pajtim me pikat kryesore të mëposhtme.

1. Pra, bëhet domosdoshmëri që teoricienët e astrofizikës dhe kozmologjisë duhet të marrin në konsideratë proceset dhe fenomenet e brendshme të Tokës si të një planeti në morinë e sistemeve planetare në Galaktikë dhe ta vrojtojnë Tokën si objekt studimi kozmik. Kështu, ata do të arrinin të konfirmonin praninë dhe funksionimin e thelbit bërthamës si faktor energjetik dhe origjinë e tij prej copërinash të ultra-ngjeshura në përbërjen e resë kozmike të prejardhura nga eksplozioni i ngjarjes supernova. Mandej, duke vërtetuar se energjia e brendshme e Tokës prodhohet nga thelbi i bërthamës në procesin e formimit të sistemit planetar, ata do të eliminonin defektet e teorisë kosmologjike aktuale.

2. Qysh në fazën e planet-formimit, nëpërmjet shpërbërjes të vetvetishme të thelbit të bërthamës, grimcat dhe ultra-grimcat çlirohen prej gjendjes së tyre të ultra-ngjeshur dhe, nga njëra anë ri-konstruktohen në flukse të fushave fizike dhe të çdo rrezatimi dhe, nga ana tjetër, formojnë bërthama atomesh të një mase tip-plazmë që më tej re-konstruktohen në lidhje atom-molekulare, që zënë një vëllim jashtëzakonisht më të madh. Kjo masë atom-molekulare shtesë e gjeosferës së shkrire (bërthamës së jashtme), e cila largohet si magmë, shkakton rritjen e kores dhe të gjitha gjeosferave d.m.th., krejt Toka rritet duke ruajtur masën e vet konstante, sepse thelbi i bërthamës humbet po atë masë që kalon në lidhjet atom-molekulare që i shtohet gjeosferave. Për më tepër, rrezja e thelbit të bërthamës zmadhohet paralelisht me shpërbërjen e vet.

3. Në qoftë se realiteti i rritjes së Tokës do të përcaktohej dhe do të pranohej prej autoritetit shkencor, atëherë do të bëhej domosdoshmëri absolute që të pranohej ky koncept i ri i transformimit të faktorit tip thelb bërthame dhe, si hipotezë pune, ky faktor do të krijonte një kapërcim epokal në shkencat fondamentale, veçanërisht në fizikë dhe njohuritë e përgjithshme të botëkuptimit dhe do të ndikonte orientimin e kërkimeve si në mjedisin e Tokës edhe në hapësirën kozmike. Për më tepër, bërthama e Tokës do të shihej si një Diell në miniaturë brenda mbulesës së gurtë silikate, ndërsa Dielli do të shihej si një bërthamë ultra-gjigante brenda pështjelljes prej gazesh të tej-nxehura. Rrjedhimisht, studimi i vëmendshëm i bërthamës së Tokës do të na obligonte ta kuptonim më mirë Diellin, ndërsa vrojtimi i Diellit do të na ndihmonte ta kuptonim më mirë funksionimin e bërthamës së Tokës.

REFERENCES
⁽¹⁾1. Afshordi, N. Mann, Robert, B. and Pourhasan, R. (2014). “The Black Hole at the Beginning of the Time.” Scientific American.311 (2) 38-43.
⁽²⁾2. Alfven, Hannes (1984). “Cosmology: Myth or Science?” For the Golden Jubilee of the Indian Academy of Sciences, representing a culture which has investigated cosmology for four millennia, edited in Jour. Astrophysics and Astronomy, No. 5, 79-98.
⁽³⁾3. Anderson, S. F., et al. (1999). “Mapping low density galactic: third helium Lyman-alpha forest.” Astronomic . 117, 56-62. DOI: 10.1086/300698; e-print: astro-ph/9808105 | PDF.gas
⁽⁴⁾4. Barcelo, C., Liberati, S., Sonego, S., Visser, M. (2009). “Black Stars, Not Holes.” Scientific American 301 February 46-52
⁽⁵⁾5. Berhe, S. M. (1999.) “Ophiolites in Northeast and East Africa: implications for Proterozoic crustal growth.” (London: Journal of the London Geological Society; V. 147; No. 1, 51-57.
⁽⁶⁾6a. Blinov, V. F. (1973). “On the hypothesis of Earth’s expansion.” (In Russian). Fizika Zemli 1, 27-35.
⁽⁷a⁾7a. Carey, S. W. (1976). “The Expanding Earth”. Amsterdam (Elsevier Scientific Pub. Co., 1976). 488
⁽⁷b⁾7b. Carey, S. W. (1988). Theories of the earth and universe: a history of dogma in the earth sciences. (Stanford CA: Stanford University Press, 1988). 436.
⁽⁸⁾8. Cataldi, G., & D., Straser, V. (2016) “Solar activity correlated to the M7.0 Japan earthquake occurred”. At New Concepts in Global Tectonics Journal, V. 4, No. 2, p. 79-85
⁽⁹a⁾9a. Choi, Dong R. (2010). “The January 2010 Haiti Seismic Disaster Viewed from the Perspective of the Energy Transmigration Concept and Block Tectonics.” NCGT Newletter, 54,.36-54.
⁽⁹b⁾9b. Choi, Dong R. and L. Maslov.(2010) “Global seismic synchronicity. “NCGT Newletter, 55, 66-74.
⁽¹⁰⁾10. Close, Frank. (2004) “Particle Physics, a very short introduction” (Oxford: Oxford University Press. 160. ISBN 0-19 280434-0.
⁽¹¹⁾11. Condie, Kent C. (1997) “Plate tectonics and crustal evolution.” Fourth Edition, (Oxford: Butterworth-Heinneman, An Imprint of Elsevier Science Linacre House, Jordan Hill, Oxford OX2 BDP 200 and Wheeler Road, Burlington, MA, USA. 282
⁽¹²⁾12. Cwojdzinski, G. (2012) “Geological Evolution of the Sudety Mts. (Central Europe) on the Expanding Globe.” In: “The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. Selected Contribution to the Workshop, held in Erice, Sicily, Italy (4-9 October 2011). 263-273. Post-conference publication edited by Giacarlo Scalera (editor in chief), Enzo Boschi, and Stefan Cwojdziński. Rome, 492
⁽¹³⁾13. de Hilster, D. (2008) “The Growing Earth.” p. 24. At:
<www.dehister.com/docs/TheGrowingEarth.ppt>, 77.
⁽¹⁴⁾14. Dimitriev, L. V., Vinogradov, A. P., and Udentsev, G.B. (1971) “Petrology of ultrabasic rocks from rift zones of The Mid-Indian Ocean Ridge.” Philosophical Transactions of the Royal Society of London.Series A Mathematical and Physical Sciences, V. 268, No. 1192. A discussion on Petrology of igneous and Metamorfic rocks from the Oceanic Flore. (London: The Royal Society,). 403-408.
⁽¹⁵a⁾15a. Dilek, Y. and Robinson, P. T. (2003). “Ofiolites in Earth History: Geological Society of London Special Publication 218 edited by Dilek, Y.& Robinson, P. T. 723 p.
⁽¹⁵b⁾15. Dilek, Y., Shallo, M. and H. Furnes. (2005) “Rift-drift, seafloor spreading and subduction tectonics of Albanian ophiolites.”International Geology Review V. 47. (New York: Taylor & Francis Group. 147-176.
⁽¹⁶⁾16. Elbeze, A. C. (2013). “On the existence of another source of heat production for the earth and planets, and its connection with gravitomagnetism”.
Published online: http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3825064/ p.18
⁽¹⁷⁾17. Erickson, F.P. (2008). Absolute space, absolute time and absolute motion. 2678. Publisher: Xlibris, ISBN: 978-1599261171
⁽¹⁸⁾18. Farley, K. A., Neroda, E. (1998). “Noble Gases in the Earth’s Mantle”.Annual Review of Earth and Planetary Sciences. Vol. 26: 189-218 [From:
http://www.annualreviews.org/doi/abs/10.1146/annurev.earth.26.1.189]
⁽¹⁹⁾19. Hilgenberg, O. C. (1933/2003) “The Formation and development of Earth: contraction or expansion.” In: Why Expanding Earth? (Eds) Scalera, G., Jacob, K. Proceedings of the Lautenthal Colloquium held on May 26, 2001 in honor of Ott Christoph Hilgenberg. Rome (2003).
⁽²⁰⁾20. Hooft, G. (2007). “The conceptual basis of quantum field theory.” In: The Oxford Handbook of Philosophy and physics. (Ed. Robert Batterman, p. 661-729).
⁽²¹⁾21. Kokus, M. (2004). “Alternate theory of gravity and geology in seismic prediction.” In New Concepts in Global Tectonics; Urbino Workshop 29-31 Aug. Italy.
⁽²²⁾22. Mareschal, J-C. (2012) Jean-Claude, et al. “Geoneutrinos and the energy budget of the Earth”. Journal of Geodynamics, Vol. 54, p. 43– 54.
⁽²³⁾ 23. Krouss L. (2014). “A Beacon from the Big Bang”. Scientific American 4, 311.59-67.
⁽²⁴⁾24. Lay, Th., Hernlund, J., Buffett, A. B. (2008). “Core–mantle boundary heat flow”. In Nature Geoscience, No. 1, p. 25-32.
⁽²⁵⁾25. Lerner, Eric. J. (1992): Big bang never happen 466 p. [t: http://bigbangneverhappened.org/]
30 64. Manuel K. Oliver (2009). “Earth’s Heat Source, the Sun”. At: Energy & Environment 20131-144. <https://arxiv.org/ftp/arxiv/papers/0905/0905.0704.pdf>.
⁽²⁶⁾26. Love, Jeffrey J., Thomas, Jeremy N. (2013). “Insignificant solar-terrestrial triggering of earthquakes.” Geophysical Research Letters. Vol.40, is. 6:1165-1170.
⁽²⁷⁾27. Low, F. S. and Kristna, S. (1970).:” Narrow bond infrared photometry of alfa -tory.” Nature: 3. 23. 13-22.
⁽²⁸⁾28. Makarenko G.F. (1983). “Volcanic Seas on Earth and Moon.” (In Rusian), (Moscow, Izdatel’stvo Nedra.
⁽²⁹a⁾29a. Marvin, J. H. (2003). “The Nuclear Heart of the Earth”. Interview at:
http://www.spacedaily.com/news/earth-03k.html
⁽²⁹b⁾ 29b. Marvin, J. H. (2014).). “Herdon’s Earth and the Dark Side of Science”; Perface at:
http://nuclearplanet.com/Herdon’s_Earth%20.html
⁽³⁰⁾30. Maxlow, J. (2005) “Terra Non Firma Earth: Plate tectonics is a myth”. Electronic ed. ISBN 0 952 2603. 189.
⁽³¹⁾31. Moores, Eldridge M., Kellogg, Louise H., and Yildirim Dilek. (2000). “Tethyan Ophiolites, mantle convection and tectonic historical contingency: A resolution of the ophiolite conundrum.” GSA., Inc., Special Paper #349 in Ophiolites and Oceanic Crust: New Insight from the Field Studies and the Drilling Program, 349, 3-12.
⁽³²⁾32. Myers, L.S. (2008) “A growing and expanding Earth is no longer questionable.” (Washington, D.C.: American Geophysical Union, Spring Meeting,.26a. Myers
⁽³³⁾33. NASAsnaps photo of remote planet. Information by Rick C. Hodgin (November 13, 2008). At:
http://www.tgdaily.com/trendwatch-features/40192-nasa-snaps-photo-of-remote-planet-25-light-years-away-using-visible-light-
³⁴⁾34. Noel, D. (2013). “Inside the Earth — The Heartfire Model “.
http://www.aoi.com.au/bcw/Heartfire/index.htm
⁽³⁵⁾35. Ollier, C. D. (2003). “The Origin of Mountains on Expanding Earth, and other hypotheses”, in vol. “Why Expanding Earth?” (ed.) Scalera G.: and Jacob K-H. Rome (2003).
⁽³⁶⁾36. Orlenok, V. (2010). “Global volcanism and oceanization of the Earth and planets. Kaliningrad: I.Kant State University of Russia Press, 167.
⁽³⁷⁾37. Owen, Hugh. “The Earth Is Expanding and We Don’t Know Why.” in New Scientist, No. 22, Nov. 22, 1984. 27-
⁽³⁸⁾38. Peale, J. S. (1999). “Origin and Evolution of the Natural Satelits”.Annu. Rev. Astron. Astrophys. 37:533–602
⁽³⁹⁾39. Puchkov,V. N. “The evolution of the Uralian orogen.”(London: Geological Society, Special publication, V. 327, 2009), 161-195. DOI: 10.1144/SP327.9.
⁽⁴⁰⁾40. Romanowicz, B. and Y. Gung. “Superplumes from the Core-Mantle Boundary to the Lithosphere: Implications for Heat Flux.” Science 96.5567. (Stanford, CA: Highwire Press, 2002).513-516. DOI: 10.1126/science.1069404.
⁽⁴¹⁾41. Scalera, Giancarlo (2003). ‘The Expanding Earth: sound idea for the new millennium.” In Giancarlo Scalera, and Karl-Heinz Jacob (eds): Why Expanding Earth? :. Proceedings of the Lautenthal Colloquium, held on May 26, 2001 Honour off Ott Chistoph Hilgenberg. INGV, Rome.
⁽⁴²a⁾42a. Scalera, Giancarlo (editor in chief): Hilgenberg, O. C. (2003/1933/ 1939) “Formation and development of the: contraction or expansion.” In Giancarlo Scalera, and Karl-Heinz Jacob (eds): Why Expanding Earth? Proceedings of the Lautenthal Colloquium, held on May 26, 2001 Honour off Ott Chistoph Hilgenberg. INGV, Rome 2003
⁽⁴²b⁾42b. Scalera Giancarlo (2011). “The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy”. Contribution to the Interdisciplinary Workshop, held in Erice, Sicily, Italy (4-9 October 2011). Post-conference publication edited by Giancarlo Scalera (editor in chief), Enzo Boschi, and Stefan Cwojdziński. Rome (2012), 492.
⁽⁴²c⁾42c. Scalera, Giancarlo, Boschi, E. and G. Cwojdzinski (2012). “The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. Selected Contribution to the Workshop, held in Erice, Sicily, Italy (4-9 October 2011). Post-conference publication edited by Giancarlo Scalera (editor in chief), Enzo Boschi, and Stefan Cwojdziński. Rome, 492.
⁽⁴²d⁾42d. Scalera, Giancarlo. (2011). “South American volcanoes and great earthquakes.” Article Cwojdziński. Rome, (2012), 492
⁽⁴³⁾43. Scalera, G. (2006). “The Mediterranean as a slowly nascent ocean.” Annales of Geophysics, Supplement to V.49, No. 1, 13-21.
⁽⁴⁴⁾44. Scalera, G. (2009). “Roberto Montovani (1889/1899). In: Biography of a forerunner of the expansion of theocean floor and the Earth.” Montovani and his ideas on the expanding Earth, as revealed by his correspondence and manuscripts. Annales of Geophysics, 52(6), 615-648.
⁽⁴⁵⁾45. Schirber, M. (2005). “Core of a Supernova Goes Missing”. At: http://www.space.com/1168-core-supernova-missing.html.
⁽⁴⁶⁾46. Sciama, w. D. (2012/1959) “The unity of the Universe”. Courier Corporation ISBN 0486135896 p. 256
⁽⁴⁷⁾47. Shannon, M. C. & Agee, C. B. (1998). Percolation of core melts at lower mantle conditions. Science280, 1059 – 1061.
⁽⁴⁸⁾48. Shehu, V. (1971). “The age and origin of the porphyry granite of Fierza.”(In Albanian).Bul.Of Sc. Tirana Unv. No 1 p 127 – 141.
⁽⁴⁹a⁾49a. Shehu, V. (1988).“Developing Earth” (In Albanian). Tirana, Albania. (Sht. Bot. 8 Nëntori, 180.
⁽⁴⁹b⁾49b. Shehu, V. (2004). “The Earth, a sample of universe in our hands, according to the Earth expansion through growing and developing processes,” New Concepts in Global Tectonics. (Urbino (Italy: Workshop, Aug. 29- 31,
⁽⁴⁹c⁾49c. Shehu, V. (2005). “The Growing and Developing Earth.”(No. Charleston, S.C.: BookSuege, LLC (2005), ISBN 1-4196-1963-3, USA, 218.
⁽⁴⁹d⁾49d. Shehu, V. (2009).“The Growing and Developing Earth.”(In Albanian). Tiranë, Albania: Sht. Bot. Dudaj. 361.
⁽⁵⁰⁾50. Shehu, V. (2012/2011). “Earth Expansion through Activity of the Earth Core-Kernel as an active cosmic Object.”In: The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. “Selected Contributions to the Interdisciplinary Workshop,” (held in Erice, Sicily, Italy 4-9 October. 2011). 243-262. Post-conference publication edited by Giacarlo Scalera (editor in chief), Enzo Boschi, and Stefan Cwojdziński. 263-273. Rome.
⁽⁵¹⁾51. Shehu, V. (2016), ISBN. “The Earth’s Core, an Energetic Cosmic Object”. Printed by Create Space, An Amazom.com Company. USA 2016. 80p. https://www.amazon.ca/Earths-Core-Energetic-Cosmic-Object/dp/1512290874
⁽⁵²⁾52. Shen, W. B, et al. (2008). “The expanding Earth: evidences from temporary gravity fields and space geodesic GEPH. Research Abstracts V. 10 EGU2008-A-0473.
⁽⁵³⁾53. Smith, A.G. (2006). “Tethyan Ophiolite emplacement, Africa to Europe motion, and Atlantic spreading.”In “The Tectonic Development of the Eastern Mediterranean Region” A.H.F. Robertson and D. Mountrakis, (Eds.). (London Geographical Society, Special Publication 260, 1-9.
⁽⁵⁴⁾54. Storetvedt, K. M. (2010). “Falling plate tectonics–rising new paradigm: salient historical facts and current tuation.” NCGT Newletter, 55, 4-34.
⁽⁵⁵⁾55. Vogel, K. “Contribution to the Question of Earth Expansion Based on Global Models.” (2012). In: The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. “Selected Contributions to the Interdisciplinary Workshop,” (held in Erice, Sicily, Italy 4-9 October. 2011). Post-conference publication edited by Giacarlo Scalera (editor in chief), Enzo Boschi, and Stefan Cwojdziński. 161-172. Rome.
⁽⁵⁶⁾56. Wegener, Alfred (1912). “The Origins of continents and oceans.”(Dover Earth Science: 1915). Originally presented at A Yearly Meeting of the German Geological Society (6 January, 1912).
⁽⁵⁷⁾57. Welsh, W.E. and L.R. Doyle. “World with two stars,” Scientific American 309 (5): 4. (Nov. 2013). 40-47. DOI: 10. l038/scientific American 1113-40.
⁽⁵⁸⁾58. Wood J. A. “Meteorites and the origin of planets.” (New York: The McGraw Hill Companies, 1968) 117.
⁽⁵⁹⁾59. Yano, T., Vasiliev, B.I., Choi, D.R.et al. “Continental rocks in Indian Ocean.” NCGT Newsletter 58, (Australia NGCT.org, 2011). 09-28
⁽⁶⁰⁾60. Yuecheng C., et al. (1998). “A new interpretation of the Himalayan orogenic belt.” Chinese Science Bulletin, 43.1, 83-84. DOI: 10.1007/BF02885523
⁽⁶¹⁾61. Young, C. J., and T. Lay. “The core-mantle boundary. “Earth Planet Science Annual Review, 15, (1987).25-46.
⁽⁶²⁾62. Young, T. Erick. “Cloudy with a chance of stars. “Scientific American V. 302. (2010). 34-41.DOI:10.1038/scientific American 0210-34.
⁽⁶³⁾63. Zagorevski, A. et al. (2008). “Tectonic architecture of an arc-arc collision zone, Newfoundland Appalachians.” Annals of Geophysics, Supplement to V.49, No. 1., Special Paper #436 in Draut A., Clift, P.D. and D.W. Scholl (Eds.). “Formation and application of the sedimentary record in arc collision zones.” (Boulder, CO: Geographical Society of America, Inc., Special Paper #346,). 309-334.
⁽⁶⁴⁾64. Zolensky, M. E. et al. “Mineralogy and petrology of Comet 81 P/Wild 2 Nucleus Samples.” In Science, V. 314, No. 5806. (Stanford, CA: Highwire Press, 2006).1735-1739.
⁽⁶⁵⁾65. Sudiro, P. (2014). “The Earth Expansion Theory and its transition from scientific hypothesis to pseudoscientific belief”. History of Geo-and Space Sciences, No 135-148. Web: http://www.hist-geo-space-sci.net/5/135/2014/hgss-5-135-2014.pdf

Rikonstruktuar 19 Korrik 2018

= == = = = = =
Shtojca

1) Katër kopertinat e botimit të Teorisë

1 2
3 4

1. TOKA NE ZHVILLIM 2. THE GROWING AND 3. TOKA NE RRITJE DHE 4. THE EARTH’S CORE AN DEVELOPING EARTH ZHVILLIM ENERGETIC COSMIC OBJECT
(Tiranë, 1988) (USA, 2005) (Tiranë, 2009) (USA, 216)

Shpjegime:
1. Pasi u refuzua nga Redaksia Gjeologjike botimi i Teorisë nëpërmjet dy artikujve, me vështirësitë e së resë befasuese, arriti të botohet e zgjeruar si libër pas shumë vjetësh;
2. Pas një plotësimi me të dhëna të reja u botua nën titullin anglisht “The Growing and Developing Earth”, 2005 (USA);
https://www.amazon.com/Growing-Developing-Earth-Vedat-Shehu/dp/1419616633
3. Me plotsime të tjera u botua në shqip në vitin 2009, Tiranë
4. Si një pamflete shkencor u botua në Anglisht me titull “The Earth’s Core, an Energetic Cosmic Objec” (Bërthama e Tokës, Objekt Kozmik Energjetik), 2016, USA. Ky titull ka këtë kuptim:
Bërthama e Tokës është yll i tipit Diell në miniaturë brenda guaskës gurore-silikate, ndërsa Dielli është bërthamë super-gjigante brenda mbulesës me hidrogjen dhe helium të tejnxehur. Botuar nga CreateSpace (March 31, 2016) dhe gjendet këtu:
https://www.amazon.com/Earths-Core-Energetic-Cosmic-Object/dp/1512290874
Ky material, u përshtat në shqip me titull tjetër dhe u paraqit në një mbledhje të posaçme me studiues të shkencave të Tokës dhe me personalitete të shkencës e kulturës në fusha të ndryshme, në Sallën e Librarisë së Akademisë së Shkencave (11 Tetor 2016).

2) 2016
RRITJA E TOKËSE
PREJ
TRANSFORMIMIT TË THELBIT TË BËRTHAMËS
GJEOTEORIA E TRANSFORMIMIT KOZMIK TË MATERIES
(Paraqitje Shkurtas)
(Paraqitur në një takim të posaçëm në Sallën e Librit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, 11 Nëntor 2016)
(Ndrequr Prill 2017 dhe përmirësuar Qershor 2017)
Nga Vedat Shehu
“Esencë e Tokës është bërthama e saj energjetike, ndërsa esenca e bërthamës është thelbi i saj kozmik i transformueshëm” /Autori
“Njohja e proceseve kozmike mund të arrihet vetëm nëpërmjet njohjes së
proceseve që ndodhin në strukturën energjetike të bërthamës së Tokës” /Autori

2) Pamje nga Salla e paraqitjes së Teorisë (2016)

Tre pamje nga “Salla e Librit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë” prej prezantimit të teorisë “Rritja e Tokës prej Thelbit të Transformueshëm të Bërthamës” nga Vedat Shehu 11 Nëntor 2016.

Foto 1. Pamje ballore, e ekranit të prezantimit të teorisë.

 Foto 2. Pamje nga ana e djathtë e sallës. Në reshtin ulur: Dr. Ing. Arben Pambuku, kryetar i Shoqatës Gjeologjike; Dr. Eng. Viktor Doda, Drejtor I Shërbimit Gjeologjik, Ing. Tonin Deda, specialist në Depart. e Gjeoshkencave; Thanas Gjata, Prof. Asc – bashkëpunëtor i teorisë, autor i botimit “Dialogë mbi Vërtetësinë e Rritje së Tokës

Foto 3. Pamje e hyrjes në salle: Nga e djathta në të majtë: shoku im Kleanth Dhuci Doktor Shkencash Bujqësore, përkrahës i teorisë; E panjohur, Profesore në Fakultetin Gjeologjik, Profesor Selam Meçi: Profesor Jorgo Kanani; Profesor Çerçiz Dermyshi, Profesor Polikron Vaso, Profesor Jorgo Vllaho; etj.

3) Bashkëbisedim 2011
Prezantimi i Teorisë në një bashkëbisedim në Sallën e Shërbimit Gjeologjik të Shqipërisë (25 Korrik 2011)
(Nga e majta: Profesor Afat Serjani, organizator; autori Vedat Shehu; Profesor Adil Neziri, Drejtori i Shërbimit dhe organizator i Bashkëbisedimit

4) Karakteristika e Vedat Shehut
Prof. Dr. Eng. Vedat Shehu, shqiptaro-Amerikan (l. 1935, Delvinë), e ka origjinën nga Borshi i Vjetër, Shqipëri. Është diplomuar inxhinier gjeolog në Shkollën e Lartë të Minierave (VŠB) në Çekosllovaki më 1959, mandej, në procesin e punës, është dekoruar me tre Urdhër Pune dhe me Çmim Republike. Për më tepër, ka mbrojtur disertacionin vlerësuar doktor i shkencave gjeologjike dhe ka marrë titullin Drejtues Kërkimesh ekuivalent me titullin Profesor. Vitet e para punoi në kërkimin e xeherorëve dhe në vazhdim, gjer në daljen në pension (1998) u angazhua me kërkim-studime gjeologjike. Puna e tij kryesore ka qenë përqendruar në studimin inxhinier-gjeologjik të lumenjve për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentraleve, tuneleve, trasetë e rrugëve, urave, tuneleve dhe vendeve të ndërtimit të objekteve urbane dhe industriale; gjithashtu në problemet e proceseve dinamike të Tokës; të tillë si rrëshqitjet e shpateve, të pasojave të tërmeteve dhe të ujërave nëntokësor.

Ai ka publikuar artikuj shkencor mbi pozicionin hapësinor-kohor të strukturave gjeologjike, duke u ndalur në diferencimin magmatik në brezin ofiolitik, i ngjashëm me diferencimin në kreshtat mes oqeanike, si dhe në lëvizjet tektonike relative, sidomos në mbi-zhvendosjet e shkëputura dhe të rrudhosura nëpër të gjitha zonat tektonike të Albanideve. Integrimin e ideve të veta në një teori origjinale, e pati paraqitur në botimet e njëpasnjëshme të librit: Toka në Zhvillim (Tiranë, 1988); Toka në Rritje dhe Zhvillim (USA 2005, Anglisht); më vonë në një botim më të zgjeruar shqip (Tiranë 2009). Ka marrë pjesë në disa veprimtari shkencore, që nga angazhimi në përpilimin e hartës gjeologjike të Shqipërisë (1983) deri te pjesëmarrja në simpoziume nderkombtare; së pari në “Koncepte të Reja në Tektonikën Globale” (Urbino, 29 – 31 Gusht 2004, Itali); së dyti në “Dëshmitë e Ekspansionit të Tokës, Sfidë për Gjeologjinë, Gjeofizikën dhe Astronominë” (Erice, 4-9 Tetor, 2011, Sicili, Itali).
Së fundi teoria e tij është publikuar në mënyrë koncize me titull: “Bërthama e Tokës, Objekt Kozmik Energjetik” (Botim: USA Publisher: CreateSpace, March 31, 2016); dhe është paraqitur mjaft më shkurtër në një mbledhje të posaçme të studiuesve të shkencave të Tokës në Sallën e Librarisë të Akademisë së Shkencave (11, Nëntor, 2016).

Aktualisht, banon në Boston, Massachusetts USA.


Pikë mbështetëset e Teorisë
Komenti im i parë.
Le të shohim skeletin prej argumentesh fare te qarta
të teorisë time fare te thjeshtë:

Duke menduar se argumentimi i kësaj teorie te thjeshte ngjan si shumë i vështire, sepse ne imagjinatën tonë është ngulur thellë shpjegimi tradicional që ngjanë si një e vërtetë e padiskutueshme, vendosa që, bashkë me paraqitjen e Teorisë mjaftë koncize, të paraqes, me pika sa më thjesht, të vërtetën shkencore që është marrëzia e te vërtetës praktike ( siç është vështrimi i Diellit që lind dhe perëndon, duke bërë xhiro rreth Tokës). Pra, “Toka Rritet prej Transformimit të thelbit të bërthamës”. Më duket sikur e kam shkruar, ca kohë më parë me shume ngut, këtë shpjegim për të lehtësuar kuptimin e Teorisë ne fjalë. Pikat mbështetëse bazë apo argumentet e pa tundura, të cilat përbejnë skeletin e kësaj teorie, janë këto:

1) Pllakat e kores (litosferës) rriten prej prurjeve larte dhe ngurtësimit të magmës. Koria e tokës e formuar rishtas është ajo e tabanit oqeanik me shtrese te sipërme bazaltike; zë 60%, përqark kores më të vjetër të kontinenteve me shtresë të sipërme granitike që zë 40% të sipërfaqes.
2) Ky proces tregon se magma qe vjen e derdhesi llavë vullkanesh në sipërfaqe duhet të dalë nga gjeosfera e shkrirë, siç e kam përcaktuar unë bërthamën e jashtme të cilësuar e lëngët.

3) Nxehtësia e Tokës është bashkëshoqëruese e magmës, jo shkaktare e shkrirjes së shkëmbit dhe e formimit të magmës
4) Interpretimi i standardizuar kozmologjik dhe i pranuar nga konsensusi shkencor pohon se nxehtësia prodhohet nga akumulimi i nxehtësisë te prodhuar ne procesin e formimit te Tokës (planetëve) dhe nga ajo e zbërthimeve radioaktive, kur një nxehtësi e akumuluar nuk mund të qëndrojë e pa-konsumuar për 4.6 miliard vjet (moshë Tokës), ndërsa prania e izotopeve radioaktive është e papërfillshme si sasi ne përbërjen e llavës vullkanike dhe nëpër shkëmbinj.

5) Magma, pohon standardi teorik, prodhohet nga shkrirja e shkëmbinjve, kurse shkëmbinjtë prodhohet nga ngrirja e magmës – logjikë foshnjarake prej rrethi vicioz.
6) Bërthama e jashtme e shkrirë zë 91% të bërthamës ndaj asaj te brendshme të ngurtë prej 9% dhe ka masë gati sa 1/3 (një e treta) e masës së Tokës. Kjo tregon qarte që bërthama, si një e tërë, nuk mund të jetë një precipitat i masës së shkrirë së Tokës së shkrirë prej një nxehtësie të hamendësuar; faktikisht e pamjaftueshme.

7) Nënkuptohet, kjo masë e shkrire që del në sipërfaqe si magmë apo llavë vullkanike që ngurtësohet dhe rrite koren, gjatë udhës për përjashta ngurtësohet ne nivele te ndryshme që rritë strukturën qendër-sferike të Tokës përfshirë edhe kalimin e porcioneve të vogla drejt brendisë që rrisin bërthamën e brendshme të ngurtë.

8) Fakti, që gjatë tërë historisë së Tokës magma del në sipërfaqe dhe nxehtësia gjeotermale e brendshme vazhdon te gjenerohet, tregon që masa e magmës që largohet nga bërthama e jashtme si masë e shkrirë, zëvendësohet menjëherë. Kështu, bërthama e jashtme, si gjeosferë e shkrirë e Tokës funksionon si një rezervuar magme, masa e shkrire që largohet zëvendësohet se prodhohet në bërthamë, por jo nga tërë bërthama, por nga një masë e koncentruar si thelb bërthame.
9) Thelbi i bërthamës funksionon si një zjarre kozmik prej një trajtë materieje të ultrangjeshur në proces transformimi që prej shkrepjes kozmike.

10) Pozicionimi i këtij zjarri duhet të jetë pikërisht përmbi bërthamën e brendshme te ngurtë dhe në bazën e bërthamës së jashtme të shkrirë, në mënyrë që ta mbajë të shkrirë dhe të zëvendësojë masën e shkrirë që largohet; mandej duhet të jetë pozicionuar si një shtresë e ultra-hollë dhe prej materieje të ultra-ngjeshur, disi e ngjashme me bërthamën e atomit radioaktiv që transformohet në bërthama izotopesh dhe prodhon nxehtësi.

11) Thelbi i ultrangjeshur dhe i transformueshëm i bërthamës, e ka origjinën prej shpërthimit të ndonjë ylli masive të ultrangjeshur që shkakton fenomenin supernova dhe lëshon grimca te ultrangjeshura që dizintegrohen dhe shkaktojnë nukleosintezën që quhet nukleosinteza e eksplozionit supernova. Këto grimca janë pjesë përbërëse dhe qendra gravitacioni brenda në mjegullnajën pluhurore-gazore që i japin mjegullnajës shpejtësinë rrotulluese dhe e kthejnë ne sistem planetar.

12) Tektonika e Pllakave e pranon rritjen e litosferës prej prurjeve dhe ngurtësimit të magmës, por mohon që ky proces vjen sepse magma del nga masa e shkrire e bërthamës dhe se zëvendësohet nga burimi që ndodhet ne bërthamë; Tektonika e Pllakave, nuk ka zbuluar praninë e pllakave dhe rritjen e tyre prej prurjeve të magmës, por e shpjegon me gabim këtë zbulim, sepse mbështet cenet e teorisë kozmologjike, për Token fikse, origjinën e nxehtësisë dhe që bërthama është inaktive, einerte. VSh
= = = = = = =

Komenti im: Ja pse Teoria ime është fare e thjeshtë:
Teoria ime është fare e thjeshte si ajo që i mundoi shkencëtarët qysh kur u shpërfill apo u la ne harresë argumentimi nga Anaksimandri që Toka rrotullohet rreth Diellit (aty nga viti 480 p.e.s) deri te Galileu që u kërcënua me vdekje në qoftësë vërtetimin e tij shkencor nuk do ta mohonte duke thënë publikisht e me zë të lartë: “Kam gabuar, Toka nuk mund të rrotullohet, Dielli rrotullohet” dhe me ze shume te ulet pëshpëriti “megjithatë toka rrotullohet” (aty nga viti 1620). Plot 2100 vjet, autoriteti shkencor i gabuar (i Aristotelit etj; pas Anaksimandrit) nuk e lejoi argumentimin e të vërtetës shkencore, d.m.th. të kundërtën e asaj praktike, e shprehur me autoritet shkencor dogmatik. Studiuesit ishin të detyruar ne dilemën “Toka apo Dielli rrotullohet”, duhet te përsërisnin formulën: “Është absurd të mendosh se Dielli nuk rrotullohet rreth Tokës”.

Ngjashmërish, konsensus-i apo mirëkuptimi shkencor aktual qëndron në deklarimin: “Burimi i nxehtësisë se Tokës është përcaktuar dhe vërtetohet prej vrojtimeve aktuale me metoda teknologji te sofistikuar. Nxehtësia e Tokës çlirohet gjoja prej dy burimesh; njeri është akumulimit gjate procesit te planet-formimit dhe tjetri është zbërthimi i bërthamave te izotopeve radioaktiv. Pra, nxehtësia është shkaku që zhvillon Token që nga formimi në sistemin diellor. Mandej konformistet vazhdojnë të thonë “Është vërtetuar që nxehtësia shkrinë shkëmbin dhe formon magmën dhe magma ftohet e formon shkëmbin, është absurditet te mendohet që në bërthamën e Tokës, e cila ka precipituar si masë inerte, të gjenerohet magma dhe nxehtësia bashkë”. Teoria ime është e thjesht, por meqë mohon mentalitetin e standardizuar duket si e vështirë për t’u pranuar e, këtej edhe për ta arsyetuar. Po paraqes thjeshtësinë e Teorisë me pika.

Unë kam nxjerr konkluzionin:
Bërthama e Tokës ka strukturë energjetike dhe nuk ka precipituar, por përkundrazi ajo dhe gjithë Toka është formuar dhe zhvillohet prej transformimit të thelbit të bërthamës që e ka origjinën qysh nga epoka e kalimit të resë gazore-pluhurore ne formimin e sistemit Diellor. Bërthama e Tokës është një Diell në miniaturë brenda guaskës së gurtë që e ka formuar vetë dhe prej tërheqjes së pluhurit kozmik, kurse Dielli është një bërthamë tel-gjigante brenda gazeve të tej-nxehur prej hidrogjeni dhe heliumi që i prodhon vetë sikurse edhe elementet e tjerë.

Premisat e këtij konkluzioni:
Bërthama e Tokës përbëhet nga dy sfera bashkë-qendrore, brenda njëra tjetrës e brendshmja është e ngurtë, e jashtmja është e shkrire. Rreth 91% e masës së krejt bërthamës është gjeosferë e shkrirë dhe i takon bërthamës së jashtme. Ndërsa rreth 9% e e masës se krejt bërthamës i takon bërthamës së brendshme të ngurtë.

1. Disa kanale të nxehta, te quajtura shtëllunga të mantelit, lidhin masën e shkrire të bërthamës së jashtme (te përcaktuar nga unë gjeosferë e shkrirë) me vatrat vullkanike dhe nga këto vatra ngrihet përpjetë masa e shkrirë, e cila derdhet si llavë vullkanike. Konsensus-i shkencor e konsideron këtë fenomen si zhvendosje e nxehtësisë, e cila shkakton shkrirjen e masës shkëmbore kur arrin në vatrat vullkanike. Ndërsa në fakt, këto kanale të nxehta (shtëllunga) përcjellin masën e shkrirë deri ne sipërfaqe, dhe njëkohësisht kjo mase duke u ngjitur përpjetë ngurtësohet edhe ne nivele te brendshme.

2. Masa e shkrire që largohet dhe ngurtësohet ne nivele të ndryshme shkakton rritjen e gjeosferave të Tokës përfshirë koren. Procesi rritjes, nga një anë shkaktuar çarjen e kores së vjetër unike kontinentale me shtresë të sipërme granitike në plisa apo pllaka tektonike fillestare, ndërsa nga ana tjetër, prurja dhe ngurtësimi i magmës ka rritur madhësinë pllakave dhe sigurisht të krejt litosferës me kore të re me shtresë te sipërme bazaltike. Koria e re bazaltike me densitet me te larte dhe me e rende është pozicionuar morfologjikisht ne depresionin e fundit oqeanik. Kjo kore e fundit oqeanik është formuar këto 200 milionë vjetët e fundit të zhvillimit gjeologjik.

3. Natyrisht masa e shkrire qe largohet vazhdimisht duhet zëvendësuar. Pra, gjeosfera e shkrirë, bërthama e jashtme, është një rezervuar me mase te shkrire, qe afërsisht aq masë e shkrire që largohet zëvendësohet. Si? Pikërisht prej materies kozmike te ultra-ngjeshur, e cila transformohet në magmë duke çliruar nxehtësi.
4. Thelbi i bërthamës, duke u transformuar, funksionon si një lëndë djegëse kozmike (si ajo në Diell) pra si zjarr kozmik. Vendin nuk mund ta ketë brenda bërthamës së ngurte, as përjashta gjeosferës së shkrirë, por i takon të jete pozicionuar si një diafragmë midis sferës së ngurtë dhe gjeosferës së shkrire.
Teoria ime zhvillohet nëpërmjet arsyetimeve konsekuente me logjike shkencore që të ndryshoj rrjedhjen e mendimit për origjinën e Tokës, Pra, “unë nuk notoj kundër rrjedhjes por po ndryshojë drejtimin e rrjedhjes” VSh

= = = = = = =
Shënim : Si përfundim, me dërgimin e këtij shpjegimi për Teorinë time, unë dëshiroj që të nxis përqendrimin gjatë leximit dhe të lehtësoj, tek cilido që është i prirë të vështrojë matanë mjedisit të vet dhe të kap esencën e Teorisë time, e cila s’kapet dot nga një mëndje e mbushur me shpjegimeve stereotipe të vrojtimeve, analizave dhe integrimeve të vargëzuara në zinxhirin e artikujve që shpjegojnë zbulimet e reja në përshtatje shabllone me interpretimin e vjetërsuar fillestar të zhvillimit të Tokës prej ciklit nxehje-ftohje dhe shkrirje-ngrirje – shkrirje. Edhe mëndja shkencore ideologjizohet bëhet fundamentaliste si në këtë rast që teoria shkencore e zgjedhur nuk pranon alternaivë të kundërtë, përjashton si hipotezë alternative interpretimin që Rritja e Litosferës nuk fundoset sipas konceptit nxehje-ftohje dhe shkrirje-ngrirje, por është rezultat i pakthyeshëm i ngurtësimit të magmës që prodhohet nga një mekanizëm brenda në strukturën energjetike të bërthamës. Toka zhvillohet si objekt kozmik prej transformimit të materies kozmike që funksionon si thelb bërthame qysh nga faza e kalimit të resë kozmike në vërtitje vorbulluese e mandej në lëvizje rrethore që kushtëzoi kalimin e masës përbërëse të shpërndarë të saj në trupat e sistemit diellor.

Këtu unë theksoj, se shpjegimet e mia qartësojnë më tej evolucionin që, para se të jetë evolucion i botës së gjallë, është evolucion që ndodh në botën materiale të hapësirës së shkretë. Pra, evolucioni është pasojë e ndërveprimit dhe transformimit të materies jo vetëm në trajtën e paraqitjes atom-molekulare, por edhe ne trajta para-atom molekulare; e shpërndarë si flukse valore-korpuskulare energjetikë dhe e përqendruar si e trajtë e tej-ngjeshur në modelin e yllit neutronik që duhet të jetë trajtë edhe e yllit masiv që eksplodon (pëlcet) dhe riciklon trajtat e materies në hapësirë. Këtu qëndron madhështia e teorisë time dhe zotësia ime; un munda që nga studimi i strukturave sipërfaqësorë të Albanideve (Trojeve Shqiptare) kam kaluar në thellësi për të kuptuar funksionimin e bërthamës së Tokës dhe ta lidh me funksionimin hapësirës së pakufishme të mbushur me sisteme planetare, trupa endacak dhe flukse energjetike. VSh

Dërgoi për publikim, Xhafer Lecaj, gazetar

1 KOMENT

  1. Faleminderit Xhafer Lecit dhe Botuesit per publikimin e kësaj teorie, që krijon një botëkuptim të ri për funksionimin e formimit dhe zhvillimit të Tokës si planet në sistemin diellor prej transformimit të materies kozmike të përqëndruar si thelb i bërthamës qysh në procesin e planet-formimit. Kush nuk njeh dhe kupton bethamën e tokës, nuk mund të interpetojë kozmosin.

Komentet janë mbyllur.