TOKA PO NA RRËSHQET NËNKËMBË

0
390

Afrim Caka

Tradhëti, krim dhe ndëshkim, deri kur!!! A do të mbetët kjo vallë si imazh tragjik i një presidenti që e humbi një pjesë të territoreve. Të tilla fenomene – janë treguesi i saktë i vetëdijës shoqërore dhe ndjenjës sociale të shqiptarit të dhënë ndaj krimit politik.

Prandaj neglizhenca kriminale nuk është asgjë tjetër, por mungesa e pazhvilluar e ndjenjës kombëtare. E migjithatë, ne nuk duhet fajsojmë askënd, pa u përpjekur më parë të qartësojmë se pse presidenti shfaq interes më të pakët ndaj atdheut që është i ngjashëm më Ali Shukriun, Rrahman Morinën, sesa pritej.
Lajme të kqija.

Dëgjojeni fjalën time dhe gjykoni vetë! Kjo mua më duket tepër e frikshme. Dardania mezi mbahet në këmbë. Tradhëtia plagë e madhe. Dardania e vetmuar, e flakur aty prej dallgëve. Midis zhurmës së një presidenti. Perreth, dallgëzimit të pasigurisë në rritje dhe krimit të organizuar në ngjitje. Pamje të padurueshme nga sjellja antikombëtare drejtë coptimeve të reja.

Në orën e ligë, qeveritarë e deputetë të PDK-së kanë ditur gjithmon të bëhen grusht, kurse ne jo. Pse? Ky gjymtim i rëndë n’a ka prishur dhe vazhdon ta prish Dardaninë tonë. Që quhet vdekja e një populli. Kam një parandjenjë të keqe. Shqiptarët nuk dalin dot nga kurthi ku janë futur. Dardania po merr fund!? Ç’mund të bëhet ende? Duhet diçka e ngutshme. Nervozizëm në qeverine e Beogradit, gjithashtu zgërdhihet. Hashimi ka vënë poshtë dhe po i merr frymën Dardanisë, ndërkaq, e lënë në mëshirën e maskarenjëve, mezi mbahet në këmbë.

Korrupsioni i ka zënë frymën dhe po e mbyt. Mungesa e përgjegjësis së këtyre injorantëve është uluritëse. I janë “falur” gjer tani shumë lajthitje e mëkate, por kjo e kapërcen çdo kufi. S’është fjala për lajthitje, është fjala për një krim dhe tradhëti të organizuar.
Çdo plagë në trupin e kësaj Dardanie është paguar me gjak.

Ndërkaq, mendja e varfur e disa politikanëve, deputetëve servil të PDK-së nuk janë në gjëndje të kuptojnë se me këtë krim të organizuar. Dardamia do të shndërrohet në varrez masive dhe këta, në rastin më të mirë do të përfundojnë si shefa të kësaj verreze. Këta maskarenjë e kanë fshehur me kujdes këtë kafshëri të madhe prapa nje sjelljeje tejet antikombëtare.

Dhe tani ju duket se këta janë shpëtimtaret e kombit duke ngre këngë me çifteli nga rapsodët e tyre. Dardania për disa ishte tmerr, për disa ishte dhimbje, kurse për disa ishte dhe do te mbetët biznes.

Ç’bënë ky popull! Edhe ajo i ka të njejta halle? Zoti Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Fatmir Lima, Jakup Krasniqi e dreqi dhe i biri, të cilët kanë luajtur një rol tepër të mbrapshtë. E kush mund t’i bëjë padrejtësi vdekjes së Dardanisë?

Dihet kush Dardania e trullosur vështron qiellin e hapur, që dukej sikur donte të shfajësohej, që e drodhën kulm e themel, në tërë gjatësin e saj. A do të bëhet Dardania e gjymtë si arabia? Këtë se di njeri? Këta lider e maskarenjë nuk i kanë dhënë ndonjë ndihmë të mirfilltë Daranisë, përpos xhepave të tyre.

Puna dhe deklaratat e tyre cinike kundër atyre që po martirizohen janë një turp i madh për moralin e këtij populli. Nuk kamë dëgjuar gjer më sot të jetë kërkuar ndjesë për këtë blasfemi? Në qoftëse këta e kanë ndihmuar, e kanë ndihmuar me dokrra të mëdha, duke i fryer gjoksat e tyre si xhelat e detit, të cilën po qeshin e gjithë evropa.

“Një historian në Dobrovnik, tha: vetëm për një ditë Skënderbeu kishte nisur katërmbëdhjetë letar nga zyra e tij, shkruar në disa gjuhë”. Ndërsa qeveria e jonë nuk ka një veprim kaq të dendur mbrenda ditës. Kjo tregon një mendjelehtësi, është qëndrim i papërgjegjshëm, që mund të ketë pasoja fatale për ne!!!