TIGRI GREK I “LIGJIT TË LUFTËS”

0
744
Atdhe Rrustem Geci

TIGRI GREK I “LIGJIT TË LUFTËS”

Tigër grek, tigër helen, tigër i sajuar i
murgjëve dhe i Ushtrisë fashiste greke
ti që N. Zervën e shndërrove në tigër
dhe more guxim të krijosh at´ kafshë
të zezë, atë tigër kundër popullit çam
është e pafalshme për të gjitha kohërat
Greqi, si guxove ta krijosh atë kafshë
vrasëse, at´ kafshë të egër, të pashpirt
me at´sërë Tigrash, të Ushtrisë, dhe të
murgjëve, ti nënave çame ua çave
barkun, t´ua vrasësh fëmijët, burrat, dhe
shtëpitë ua dogje, ua more gjënë e gjallë
Greqi, t´i bëre krim të quajtur, gjenocid
dhe guxove të krijosh atë kafshë të zezë
at´kafshë të egër, kundër popullit çam
Tigër i Parlamentit grek, dhe i Ushtrisë
Fashiste Greke, tigër i murgjëve dhe i
kishave ortodokse greke, t´i bashkë me
mbretin tuaj, dhe dekretin e mbretit tuaj
sajuat “ Ligjin e luftës ” me Shqipërinë,
dhe të ashtuquajturin
“Ligj të kufomave greke në Shqipëri”
Greqi, ti po përqeshë zotin që krijoi njeriun
dhe guxove t´i ngritësh monument
kafshës, Zerva! Tigrit të Gjenocidit grek
që vrau dhe masakroi Çamët, për t´ia marr
tokën, dhe vendose shtetrrethim. Greqi,
ku mbeti njerëzillëku yt, qytetaria jote
Greqi, ti kafshën Zerva e nderove për merita
vrasjesh dhe krimesh ndaj fqiut çamë
ore, s´di si ta urtësoj fjalën, para një Greqie
aq mizore, aq ç´njerëzore, dhe aq tigëreshë!..
Greqi, sërë tigrash anti-Shqipëtar, sërë
tigrash anti-Çamëri, sërë tigrash anti
Arbëri e Poshtme, njih gjenocidin ndaj
Çamëve të Çamërisë, dhe liro 17 mijë e
5 qind kilometra tokë shqiptare, liro at´
pjesë të Shqipërisë së Poshtme, Shqiptarët
S´kemi si të falim tokën stërgjyshore
Tokën pellazgo -Ilire të Epirit të Çamërisë
Shqipëri, koha është të ngrejmë zërin
Në Çamëri, në Shqipërinë e Poshtme
Greqia dhe sëra e tigrave të vazhdojnë të
bëjë gjenocid, ta mbajnë në shtetrrethim
popullin çam, dhe Çamërisë ia mohon
origjinën, shkollimin, dhe arsimin shqip
Dosja çame është pranuar në Den Hagë
për të fajshmin, Tigër Grek të genocidit!…

Rrustem Geci – Bruksel, Dortmund, 2017