TI THËLLËZË E UNË FAJKUA

0
902
Pëllumb Ahmeti

TI THËLLËZË E UNË FAJKUA

Djegur dora mes thëngjijve
hirit fshehur në mes vatrës
hëna qesh e loz mes yjve
shikoj thellë dy sytë e vashës.
Mollëz’ e faqes paparunë
përskuqet sa i hedh synë
qerpikë harkuara si urë
s’fshehin dot brenda dalldinë.
Skuqet vasha ngacmon prushin
derdhur gjoksi mollë nën degë
frymë e saj më sjell vapë,gushtin
sytë mbërthyer në ta më mbenë.
Frynte erë a tundej vasha
valë valë ngrihen të linjtat
mbërthyer më mbante vatra
këto mollë,thash janë të miat.
Prush vatra prush dhe buza
në mes prushrash digjem unë
zërin me buzë buzës ja zura
kaq e pat,thash gjithë kjo punë.
Lotin qerpikut shkëputi
nga vajti më ra në buzë
nuk e di vallë mos më luti?
Mjaltë m’u bë,isha furtunë.
Më s’u mbajta si një fajkua
cepashkëmbit përmbi udhë
thëllëzë e gurit m’u frikësua
qerpikëmbyllura ti nëpër gjumë.

Pullumb Ahmeti, 4/1/2016