Zymer Mehani
TI që mohove atdheun dhe lirinë
Më parë mendo, shiko e pastaj fol
Ti je një qyqar, nuk je trim sokol,
Je tradhtar i pështirë, as deti s’të lan
T’namë djepi që të rriti dhe yti vatan.
U bëre hamall në të ftohtë e vapë,
Të ngarkuan t’huajt me vinça të gjatë
Duke të të rrjepur, duke t’rrahë lopatë
Do të presin ditët me stuhi, shtrëngatë
Supet edhe shpinën të lodhura do t’i kesh,
Do mbetesh i lodhur, barkthatë do të jesh…
Veç djalli e di se ç’fat të pret ty
Zvarrë do t’kalosh ditët, pasha k’ta dy sy!
Toka jote prore do t’mbetet djerrinë,
Sepse e mohove atdheun dhe lirinë…
Duhet ta dish, more pis
Se s’të do as yti fis
Gur të lidhur në këmbë ke
Se mohove komb e atdhe…
Ti u bëre me ata barbarë
Truallin tonë që e dogjën me zjarr
N’ara e kopshte na hapën varr…
Na vranë babanë, që ish krenar
Na e dhunuan motrën- qelibar
Na e prenë n’fyt vëllanë- manar…
Hasmi i zi, ardhë nga Karpatet
N’fushat tona sorrollatet
Na i preu gëzimet, na i nxiu fatet
Vëllanë e madh e nxori nën diell
Ç’e goditi n’gjoks-kështjellë…
U skuq trolli, kuq e zi
Gjak shqiptari-gjaku i ti’…
Vrragë plagësh kam dhe tani
Që koha dot s’m’i shëron
Edhe pse shpejt po kalon…
E ti, tradhtar flet errët-errët
Nuk ndryshove sa ish herët
S’i pe ato që panë sytë e mi-
Krimet makabër mbi gra e fëmi’…
Ti s’je njeri- i verbëri i shekullit
Je frikacak me zemër t’lepurit!
Do të të varin me këmbë në vargoj
N’përpëlitje t’hatashme, ata t’pasoj
Se atyre jua kryve punën e detyrën
Kombit e atdheun ia solle mynxyrën
Babait, nënës, vëllait, motrës jua more fytyrën
Dheu i atdheut s’të don
Dhe gjaku t’mallkon…