TI, O SKËNDERBE! – PËRKUJTIM

0
732

VDEKJA E KRYEHEROIT TONË KOMBËTAR, GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU!

(17 Janar 1468)

Poezi: Zymer Mehani

Rroke shpatën
N’Kala t’Krujës
Shembe një lubi
Një kulçedër me shtatë koka
Një Perandori
Korre ëndrra pashallarësh
Dhe shekujt me pallë
Padishahë dhe jeniçerë
I grive palë-palë
Përkrenarja me dy brirë dhie
Bukurr t’rri mbi kokë
Për lirinë e kësaj Arbërie
Me shqiptarët – tok
N’gjoks Flamurin Kuqezi
N’luftëra çlirimtare
Shpatë e rëndë t’shënoi lavdinë
N’historinë shqiptare
FRYN MURLANI
(Motiv popullor)
Fryn murlani me stuhi
Malet seç ushtojnë
Kryetrimin e Arbërisë
Rendin, e kërkojnë
Kërkojnë shpat’n e Kastriotit
T’Arbërisë Kryezotit
Uturojnë stuhitë në male
Për një Përkrenare
E kërkojnë një Kryetrim
Zot të atdheut tim
Që i mundi shumë ushtri –
Një Perandori