Ti nuk je kuksian Lul Basha

0
432

Nga Mira Kazhani

Nuk di nga t’ia nis më parë për ditën e sotme, por po zgjedh drekën, momentin kur u lëshua vendimi për 23 protestuesit e Kukësit.
Më erdhi keq, dhe shpresova deri në dedik të fundit që të gjithë të liroheshin dhe aty të masnim forcën e kuksianëve dhe atë të Lul Bashës.

Them kështu, s’e Lul Basha është duke i përdorur dhe manipuluar kuksianët e protestës. Ai nuk iu doli për zot atyre kur kaloi taksa me VKM dhe sidomos nuk u del dot për zot sot krahë LSI, që është firmëtarja e konçesionit.

Sa për mëngjesin: pamjet ishin si një kasetë e vjetër.

Një film që e shohim shpesh. E pamë edhe vjet 3 muaj më çadër, dhe për kë ka memorie duhet të dijë, s’e Lul Basha të le më baltë siç la shumë njerëz që i qëndruan me sanduiç në çadër në të ftohtë, në diell, në besë te tij.

E kemi parë edhe me Edi Ramën këtë pamje, edhe Taulant Ballën që hipte dikur mbi policët, edhe 21 Janarin, apo Gërdecin, apo grevën e gjatë të urisë që as uria e Elsa Lilës nuk e bëri dot melodinë e pushtetit.

Në pushtet nuk vihet me dhunë, sepse askush nuk ka ardhur e nuk do të vijë. Edi Rama pavarësisht opozitës së dhunshme, erdhi në pushtet kur hoqi dorë nga këshillat me gjak.

Sali Berisha nuk erdhi dot në pushtet edhe kur ia vranë heroin e demokracisë Azem Hajdari, edhe kur arkëmorti i tij, kaloi para kryeministrisë- PD erdhi vetëm kur gjeti formulën, hapi derën e idevë, fytyrave të reja, dhe intelektualëve të vjetër.

Sot PD pikërisht se shpartalloi idenë, është në pikë të zezë dhe qyrrashet pas dhunës.
Dhuna është fundi i çdo logjike, por sot opozita në përpjekje për t’i bërë varrin Edi Ramës po ia bën vetes.

Sa për Edi Ramën, në qoftë frikacak, amin o Zot sa i duhet këtij vendi një politikan që ka frikë.
Fatkeqësitë na kanë ardhur nga ata që s’kanë patur frikë.
Sa për kuksianët; të lirë do i shërbenin më shumë demokracisë.

Në burg, janë veç ushqim për kauzën e neveritshme të opozitës, dhe një hall më shumë për shtëpitë e tyre, një pjesë të lodhura e drobitura nga pamundësia, e politikanët mashtrues që kanë parë këto 27 vjet.

Pse, naiv i dini kuksianët apo popullin në fund?!
Shihni si është votuar në 28 vjet dhe bëhu krenar që je shqiptar.

Sa për Lulin, ka dhënë disa herë prova që nuk është dot kuksian. (Tiranapost)