Poeti Jahe Fida na dërgon për gazetën “Fjala e Lirë” këtë krijim,
kushtuar shejtërimit të Nanë Terezes.
Ti je shenjtore!
Ah, ishe misionare, symbol i mirësisë
Sot je shenjtore, n’shërbim të njerzisë
Gonxhe Bojaxhiu, bija shqipëtare
me veprat e tua, na bëre krenare!
Shenjtërimi, ytë akti më formal
Nënë Terezë t’thërrasin, o njeri i rallë
Nënë për të varfërit në botë u shëndrove
nga dhimbja, sëmundja sa njerëz shërove!
Je njeri i zotit, pranë zotit shkove
engjëll për njerzimin, sa njerëz i mbrove
Ti u fale zemrën, jetën u kushtove
me shenjtërimin tënd, sa na lumturove!
Ishe dhe do mbetesh misionare e madhe
me njerëzit, pranë njerëzve ashtu si përherë
bashkë me ta, qanë të mëdhat halle
Nënë Terezë, shenj’tore nga zoti, krenari dhe nder!
Jahe FIDA Tr. 03.09.2016.
Ju lumtë pena e artë miku im dhe poeti i nderuar, profesor Zymer Mehani! Vargje te mrekullueshme!
ju lumte shume bukur
Ju lumte 😊
Nene Teresa
Nen tereza nen e shejte
Tibekove CDO njeri
sa e bukur
Komentet janë mbyllur.