(Kushtuar Presidentit Dr. Ibrahim Rugova)
Nga Ymer Adem Llugaliu
Në vizionin tand
Gravitonte kombi.
Me hapin tand
Ecte atdheu.
Tue shkri nëpër damarë,
Tue mbajt mbi supe
Shekujt e hershem edhe të vonë
Nëpër gurgullimat
e Marahunes, Drilonit, të Astibosit…
Nën plisin përjetsisht të bardhë
të Arbanasit, të Sharrit,
të Pindit…
Filloi me buzqeshë
Dardania Antike
Në Vulën tande-
Shqiponjes krenaria iu ringjall
në fluturim drejt yllit dardan.
Në Artin e sëmundshmes
Ti valltari mai i mirë
nëpër skenat ilirjane.
Jo në maje shpate
me fuqinë dhe shkathtsinë e muskujve.
Por në majën e gjuhës
Nëpër zikzaket shumngjyrshe të arsyes.
Nji gjoks mbylli nji grykë topi,
Në histori u ngrit shtatore mi vdekjen.
Ti mbylle Shpellën e ferrit
Prej nga nëpër dekada e shekuj
Çparnagohej Boreu
Me u sul me tërbimin e bishës,
Me shfrenimin shoven
Anti Dardano – Kosovar.
Sepse Ti e indentifikove me kohë,
Me vend e përdore
Si ushtar i mirë
Armën ma të fuqishme të kombit
KAMBNGULJEN STOIKE
Unë jam Unë
As nuk zhbihem
As nuk zhbahem.
Djali Babën do ta trashigojë,
Kosovari – Dardanin.
Me ball ma krenar,
Me shpatulla ma tëgjana,
Me frymmarrje ma të lirshme.
Kjo pendë, mur kinez
E ndërtueme me durimin e të pavdekshmit
Ia ndrroi kahjen stuhisë.
Fusha e tejngime në gjak
Përhere të pare i shpëtoi përmbytjes,
E mposhti Balozin.
“The Friend in need
Is the Friend indeed”
Po i ndryshohej padyshim
kahja historis.
Pak fole, shum the.
Prajshëm u shprehe,
Zani yt kaloi oqeanet.
Trokiti po aq prajshëm
Ne veshin e njerzimit
Ma i madhi i botës të tha:
Ti, ma ishtypuni,
Ma i nëpërkambuni
I Kontinentit të Vjetër
Ma kurr pranga s’do të kesh mbi duer,
nëse vetveti ata nuk ia ven.
Oborrin ma kurr s’do ta kesh të përmbytun në gjak,
Nëse vetvetes gjakun nuk ia derdh.
Kosova kishte vesh
Kostumin e nusnis.
Priste vetëm vellon
Me ia ngrit mbi ball.
Burri ma i merituem
Në buzë urimin me ia vulos.
Krenarin për emën,
përjetë me ia ringjall.
Kur pa rreshtat
E krushqve rranzë mali jo,
Ishin vargjet e homazheve
nëpër gjatsinë e bulevardeve.
Jo për Rexhën në grazhd të kalit,
Por për Prijsin në holl të Kuvendit.
Kanga hollsi sqaruese
Kurr s’ka dhanë;
Cili kal e vrau Rexhën?
Përveç se thot
Ka qenë vranq.
Por, s’dihet a ishte ambicioz
Karvanit të hipizmit mi i pri.
Apo ishte llupës ;
Kuajve vrapues
taxhinë nga strajcat
Deri në kokërr me ua fshij.
Lajmi Kosovës
Kostumin ia bani akull,
Prej syve i rridhnin lot të bardhë.
Por me kujdesin dhe ngrohtësinë e Nanës
Birin e vet në gji e ka marrë.
Në ndonji epokë ma të hershme,
Në hapsina tjera kombesh antike
Ty do të shpallin padyshim
PROFET
Në rrugën e Paqes
Nëpër hapsinat Ilirjane
Ishte kampion dhe Kampion
Ke me mbet.
Miq të nderuar të “Shkoder.net”, në emrin tim personal dhe në emër të Z. Ymer Adem Llugaliu, u felenderoj nga zemra për mirëkuptimin.
Autori i poezisë “Ti- gjithmonë Kampion” është ndjerë i kënaqur, që kësaj poezie i keni bashkangjitur dhe biografinë e tij të shkruar nga vet ai.
Edhe njëherë feleminderit dhe Zoti u bekoftë Ju dhe Shkodrën e mendjes dhe të kulturës shqiptare.
Vëllazërisht u përshëndesin : Ymer Adem Llugaliu dhe Arif Ejupi
Komentet janë mbyllur.