THOTI I ATLANTIDËS FLISTE SHQIP

0
795
Atdhe Rrustem Geci

Poezi sipas librave të Thotit nga Atlantida

Perëndia më bekoi me emrin, Thoti
Mua, krijuesin Prijetar të Numrave
dhe Teorisë së Relativitetit, shpiksin
e Matematikës, e të Kordinatave në
Fizikë dhe në Astronomi, shpiksin
e ADN-së, shkrimtarin e 45 veprave
botuar në pllaka të Esmeraldit. Mua
të besuarin e Dhomave të Amentit,
Unë krijuesi i “Këngëve hymnore”,
I këngëve të dy botëve njerëzore
Perënditë ma dhanë çelësin e lirisë
Më zgjodhën Perëndi të njerëzimit
Unë kisha pirë tëra kupat e njohurive
të zotave të tokës dhe të gjithësisë.
Unë pyes, pse edhe pas 5 mijë vjetësh
vjetësh qytetërim pellazgo-atlantidë
ndalohet të lexohem nga njerëzimi
vetëm pse unë vij drejt e nga shpirti
Pellazgo-Atlantidë e qytetërimi im!…
Kohë e shkuar, kohë plot kujtime
më kthen në mëngjeset e së kaluarës
agimeve mitike me mjegull e shi
e mendja më lundron nëpër antikë…
Ç´farë të them për Bijtë e Atlantidës
për stërgjyshërit e mi të Keorit e të
Undalit. Jam Thoti, Zot i shpallur
nga zotat e jetës dhe të vdekjes dhe
Jam i lirë nga vdekja dhe nga jeta!…

2.
——————————————–

Jam Thoti ai urtaku në Arkën e Noes
Ai që i që i shkroi të gjitha udhëtimet
Katër motra yll, bija të pellazgëve
atlantide, iliriote, Epirote e dardane
Të shndërruar në abetare të para të
njerëzimit, dëshmojnë se unë Thoti
flas Shqip dhe në shqip shkruaj libër
Botimi i librave të mi nëpër pllaka
Esmeraldi, më shndërruan në Libër
në Kryeperëndi të tërë njerëzimit!…
Këtë besim të perëndive do ta quaj
dhuratën më të çmuar të botnave…
Jo rastësisht i fitova çelësat e jetës
të jem i lirë nga jeta dhe vdekja.
Vetë zotërat më zgjodhën, Perëndi
Në Qendrën e pambërritshme, mua
më liruan nga Dhomat e Amantit
ku roje bëja pranë mistereve të botës!…
Jam Thoti jam dëshmitar i ngjarjeve
të mëdha, banor i gjallë i Atlantidës
Perëndia mua më deshi dhe m´i dha
çelësat e dy botëve!Më liroi prej
jetës dhe vdekjes, të jem Krijuesi
Më i plotëfuqishmi i Njerëzimit tuaj.
Jam Thoti, kryeperëndia njerëzimit
Keopsi kur vdiq një libër timin e
mori me vete, që ta ketë në përjetësi
si pasuri të botës që ai i përkiste!…

3.
——————————————–

Jam dëshmitar i mistereve të mëdha
Atlantida dhe banorët e saj, vajtën
në përjetësi. Unë Thoti, kam pirë
shumë lëng drite nga kupa e dijeve
dhe nga kupa e fshehtësive tokësore
Falë tyre unë i fitova dy botët e mia
Mençuria ime më njohu, Perëndi!
Vallja e vezëve dhe gurëve mbi rërë
Kurrë nuk më ka pëlqyer, për shkak
të betejës së vezëve në garë me Gurët.
Thoti,jo rastësisht jam poet e perëndi
se, Thoti flas shqip s’ka asnjë dyshim
Jam Perëndi i Atlantidës Pellazge,
ngrita Piramidën e Keopsit qytetërim
dritë i dhurova të gjithë njerëzimit!…

Rrustem Geci – Dortmund, 05.03.2018