THIRRJE GJITHË SHQIPTARVE PATRIOTË, TË NDERSHËM DHE DHE TË DENJË

0
227
Mathieu Aref

Mathieu Aref

Të nderuar Shqiptarë ndaloni pohimin të rrëmë se Grekët ose GREQIA kurrë nuk kanë ekzistuar para pavarësisë së tyre në 1830 ! NDALONI gënjeshtrat, marrëzitë dhe manipulimet. Në vitin 395, me vdekjen e Theodosius I, Perandoria Romake u nda në dy pjesë : Perandoria Romake Perëndimore dhe Perandoria Romake Lindore (në Greqisht Βασιλεία Ρωμαίων / Basileía Rômaíôn), e njohur si Perandoria Bizantine e cila do të zgjasë deri në rënien e Konstandinopojës nga Osmanët.

Kjo Perandori Bizantine miratoi fenë Ortodokse, Grekët ishin pionierët e parë të Ortodoksisë. Ishte gjuha greke që kishte mbizotëruar në Perandorinë bizante (për shkak të fesë). Por Greqia që nga -146 para erës sonë ishte pushtuar nga Romakët, pastaj Bizantinët dhe me në fund Osmanët deri në vitin 1830, data e pavarësisë së saj : dmth 1976 vjet pushtim të huaj në të cilin Greqia kishte humbur të gjithë sovranitetin, të gjithë fuqinë dhe gjithë prestigjin e saj të kaluarës.

NUK ËSHTË PËR SHKAK SE GREQIA HUMBI SOVRANITETËN E SAJ GJATË PUSHTIMEVE TË NDYSHËM QË DUHET ME THËNË SE KURRË NUK KA EKZISTUAR ME PARË.

Në të njëjtën mënyrë që nga pushtimi i Ilirisë nga Romakët në -168 para erës sonë ILIRO-SHQIPTARËT pësuan të njëjtin fat deri në 1912 data e pavarësisë së Shqipërisë dmth 2055 vjet pushtime të huaja (2080 – 25 vjet pavarësi nën Gjergj Kastriotin -Skenderbe = 2055 vjet). Pra nuk mund të themi se Iliro-shqiptarët nuk ekzistonin sepse ata kishin humbur sovranitetin, identitetin dhe pavarësinë e tyre !

Të thuash që Grekët ose Greqia nuk kanë ekzistuar kurrë para vitit 1830 është një gabim, një mashtrim i dukshëm për të cilin asnjë shkencëtar, arkeolog apo historian serioz në botë nuk mund të pajtohet më te si edhe unë vetë. Nuk është për shkak se e pohoj këtë që unë duhet të trajtohem si tradhtar ose si i shitur armiqve të Shqipërisë : veprat e mia, teza ime, dashuria ime për atdheun, si dhe qëndrimet e mia dhe veprimet e mia vërtetojnë të kundërtën.

Kushdo që beson në marrëzira të tilla nuk po i bën asnjë shërbim historisë ose së Vërtetës, as Adheut por do të izoloje më tej Shqipërinë dhe trojat iliro-shqiptare dhe, sidomos, asnjë shkencëtar në botë nuk do të besojë në asnjë Shqiptar. Kjo do të mbjellë grindje midis popullit pellazgo-iliro-shqiptar gjë që nuk do ti zmadhoj. FUND Unë nuk do të përgjigjem asnjë pyetje sepse kam shkruar dhe folur mjaftueshëm për këtë këtu në FB, artikuj; ligjërata dhe gazetat shqiptare. Falëminderit për mirëkuptimin tuaj.