Une jam Kujtim Drishti, nje si ju dhe nje prej jush. Banoj e punoj ne Francë, ashtu si ju qe ndodheni ne te gjithe cepat e botes, ne te gjithë kontinentet.
Ju bej thirrje te zgjohemi te gjithe e te kerkojme te drejten tone per te hedhur voten tone ne Shqiperi, ne vendin ku na lindi koka.
Te gjithe shqiptaret qe kane lidhje shpirterore, lidhje familjare, interesa te te gjitha fushave, qe dergojne para ne Shqiperi, prinderve, vellezerve motrave ti kerkojne Shtetit mëmë qe te na degjojne edhe ne zerin.
Nuk mund te pretendohet sot te ndertohet shteti shqiptar i se Drejtes pa nje ligj te votimit te emigranteve nga vendi ku banojne e punojne.
Nuk mund te pretendohet te ndertohet demokracia pa marre mendjen e njerezve qe jetojne ne shtete qe e kane vendosur demokracine perpara nesh, shume perpara.
Kjo kerkese do te influencoje per reformen e zgjedhjeve ne Shqiperi, qe ajo te behet me sistemin e Hapur jo me sistemin e Mbyllur.
Vendimi i shtetit shqipetar per te vendosur lidhje me diasporen do te kthehet ne nje formalitet nese ne nuk kemi te drejten te zgjedhim rrugen me te lire, me te denje me progresiste per vendin tone.
Vendi yne ka nevoje edhe per mendimin e zgjedhjen tone. Ne vetë kemi nevoje te ndjehemi te vlefshem per vendin tone ne hapjen e perspektivave te tij.
Politika 30 vjeçare qe e ka lene popullin te mbyllur ne perpektiven qe kane ne koken e tyre, jo partite por udheheqesit e e partive.
Rezultoi politike e fisit e mikut e parase dhe korrupsionit.
Ju te gjithe keni per te dhene mendime, ne te gjithe kemi per te mbrojtur principe te nje shoqerie te hapur dhe moderne.
Ju lutem te shperndani kete thirrje ne te gjitha vendet e botes.
Shqiperia jone e dashur ka nevoje sot me shume se para per mbeshtetjen e nje Shteti te se Drejtes, Shtet pa korrupsion.
Fatin e Vendit tone duhet ta marrin ne dore vete shqiptaret duke shfrytezuar aleatet e tij me koherent me interesat e Kombit tone.
Ju lutem te shperndani kete thirrje te parë sa me larg qe te jete e mundur.
Vota e emigracionit do te hapë metodat e mbyllura te shefave te partive do ti vere ata nen presionin konkret te kontrollit te fateve te vendit.
Ju respektoj te gjitheve !
Ju lutem te mos beni like pa e futur thirrjen ne faqen tuaj vetem keshtu ajo do shkoje nga njeri tek tjetri nga Amerika ne Evrope nga Australia ne Azi nga vendi ne vend.
Kujtim Drishti