Thesi i miellit dhe toka djerrinë…!

3
565
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


E kohës

Krejt fshatrat u boshatisën dhe shkuan në sheher, kështu flasin në bulevardin e jetës nëpër Kosovë…! Dhe, koha i ka huqet e saj na provon edhe me virusin e frigës, që na është bërë “ushtria e madhe e fshehtë”(!). Në ekranet TV-së shihen rreshtat e gjatë duke pritur para mullinjve që të marrin nga një thes me miell…! Buka është shpirti i jetës, kanë thënë pleqtë e Kosovës.

Në motmotin 2019, ne gjetëm bukën e re vetëm 20 përqind, thanë ekspertët tanë qeveritar në Prishtinë! Pse kaq pak bukë kemi, e pyeta profesorin Imer Rusinovcin…? Nuk e bëjnë bereqetin tokat tona, apo e kemi lënë fshatin dhe kemi zbritur në sheher? Kjo nuk është mirë, nuk i dihet se çfarë sjellë jeta dhe koha…!

Thesi i miellit dhe arat djerrinë, është refereni, që shpeshherë dëgjohet këso kohe nëpër Kosovë dhe, friga nga virusi dhe mungesa e bukës…! Dhe, mos harro populli im, se duhet me i qendruar karshi jetës dhe duke menduar se vjen një ditë si kjo e Koronavirusit dhe, tevona trembemi nga valet e ketës për bukën tonë të përditshme!

Besoj se koha na sprovon në orët e jetës, kur ne harrojmë dhe me dembelinë dhe ikja nga fshati pa asnjë program në sheher, na bën që të presim për një thes të miellit para mullinjve tanë në Kosovë…!

Kush e ka hambarin plot dhe bukën e motmotit, është më i forti, – kështu thoshin në odat e Drenicës.

Thesi i miellit dhe toka djerrinë, mbase do të jetë një mësim i mirë për të nesërmen tonë në Kosovë, që të kthehemi me mekanizmin bujqësor në arat e bukës…!

Ra ky mort e u pamë me Koronavirusin dhe e kohës, buka mos na raftë me e harrua tokën tonë…!

Çikago, 16 mars të motit 2020

/s.k./

3 KOMENTE

  1. I nderuari Skender bujku,

    Tokat jane djerrine sepse ti edhe lloji i juaj e keni leshuar Kosoven dhe nuk po ka kush me prashit kallamoq.

  2. E pra Dardan shoqi, nëse keni mbetur pa “argatë, me prashit kollomoqin, thirri dajat e baxhanakët e ia dilni në krye të herës me e prashitë arën… Nejse… thashë, hajt edhe pak hajgare se edhe ashtu krejt hajgare po bëjnë (D)ardanët tanë në Kosovë…! Ti flet e shkruna diçka aktuale për kohën dhe, për bukën që për ne shqiptarët është më shumë se vetë jeta…! Dardan, a e keni provuar në vitet 1998-99 që mos të keni bukë në sofërn e familjes tuaj…? Mos harroni se çfarë nuk sjellë jeta dhe koha dhe, çfarë do të bëjshit ju o jarani i pitëes, kur nuk keni rezerva as për një javë. Kjo hajgare të duket a…? Unë nuk e zgjodha udhën e mërgimit… nëse t’u ka mbush mendja kur të doni ejani në Amerikë se ua gjejmë një punë “shkarkim-ngarkim” të thasëve me bollëk të miellit për tërë botën dhe për ty o Dardan jarani…!

    Të prosisë kur të lexoni punimet e shkuara nga të tjerët mos i “komentoni” nga këndi juaj i përgjumur se, ndonëse nuk keni punë në Kosovë, kujtoj se vetëm kjo ju ka mbetur…! Dardan, mos ma baj gajlën a prashiti se i kam ba dhitë si thonë në Drenicë…!!! Punoje tokën nëse ta ka lënë bablaku… se helbete me ba vaki me ardhë ndonjë e keqe… dhe për bukën një thes miell ta shesh 1000 dollarë (!). Po mahitem me ty… herën tjetër bëhuni burrë dhe saherë që lexoni mos e lëshoni vetën kaq poshtë dhe, mos bani hajgare me bukën, që nuk e ka Kosova jonë dhe e jotja as për tre muaj e ti po ban hajgare…!!! Nejse… kështu jemi ne dhe kështu i kemi punët! Tungjatë jeta, jarani i pites!

  3. Arsyen pse ti ke shku jasht Kosoves… e kane pase te gjithe SHQIPTARËT ne perioden 1945-1997… por disa iken disa jo…
    (e do tëikin tani pjesa tjetër, se në liri shqiptari nuk po punon, por po e vjedh shtetin e vet, shtetin shqiptar dhe të Kosovës… Keq na vjen, por ky po shihet se është raliteti… /AÇ)

    Une jam bujk dhe e punoj token time dhe jam i kenaqur me rendimentet e kallamoqit edhe te grunit. E ti po shpreson qe ke me ma shit 1 kg miell 1000$…!!!

    Ani zotni Akademik shite se te tille ka ne kete pllanete. Une te uroj pune te mbare si akademik ne USA, por mos na nençmo neve bujqve qe parshitim kallamoq.

Komentet janë mbyllur.