THAÇI IA MORI WALKERIN LËVIZJËS VETËVENDOSJE?!

0
333
Walker - Thaçi

Nga Binak MAXHARRAJ

/Populli nuk thotë kot, se paraja e kthen ujin përpjetë/

Masakra e Reçakut nga forcat çetnike serbe te Aleksandër Vuçiqit ishte njerat ndër shumë masakrat e bëre ne Kosovë gjatë luftës çlirimtare. Aty pati njerez te masakruar, njerëz pa gjymtyrë, por edhe njerëz më koka të prera ashtu siç dijnë te bejnë vetem çetnikët e Millosheviçit dhe Vuçiqit.

Si përfaqesues i OSBE-së William Walker ishte i pari ai qe vizitoi vendin ku ishin masakruar shqiptarët civil duarthatë të paarmatosur, pa dallim moshe dhe gjinie.

William Wakler u gjend i habitur dhe shumë i tmerruar përçmendurin serbe kur i pa te pasakruarit dhe menjëherë e alarmoi botën për këtë masakër duke e cilesuar si gjenocid ndaj shqiptareve.

William Walker u debua me force nga Kosova por e alarmoi botën për këtë masakër te çmendur serbe. Bota demokratike ne krye me Amerikën u mobilizua edhe me shumë, edhe më bindshëm për t’i dale në ndihmë kombit shqiptar nga çfarosja. Nuk vonoi shumë dhe Bill Klington së bashku me vendet tjera te Evropës: Gjermania, Britania, Franca, Italia, Turqia e disa të tjera e sulmuan Serbin nen komandën e artitektit dhe strategut te luftes William Klark, dhe për 78 ditë te bombardimeve ne caqet strategjika Serbia u dorezu dhe u detyru ta leshojë e turperuar Kosovën.

Por, William Walker mbeti miku i madh i Kosovës, figure e dashur dhe e çmuar nga te gjithë shqiptarët, por e urrejtue nga Serbet e sidomos nga Vuçiqi cili edhe ka fytyrë te injoroi maskaren e Reçakut sit e pa qenë, si veper jo e serbeve por e UÇK-së. William Wakler si mik i madh i Kosovës nuk lenë përvjetor pa ardhë ne Kosovë në përvjetorin e kësaj masakre i cili pritet si hero me plotë dashamiresi nga shqiptaret.

Siç vrehej William Wakler gjatë vizitave te tijë te shpeshta ishte dashamir i Levizjes Vetvendosje, e admironte ate e sidomos Albin Kurtin i cili i kundërshtonte levizjet ne bërjën e shtetit nga Partit tjera e sidomos nga PDK duke e cilesuar si kapse e shtetit. Jo rrallë here nga ai ishte në thumbë te kritikës edhe Hashim Thaçi, si kryeminister, si president i cili teërë këtë elitë e quante te korruptuar te cilët punojë për interesa personale për tu pasuruar, e jo për shtetnertimin e Kosovës.

Por,William Wakler është dhe do te mbetet si mik i madh i popullit shqiptar ne Kosovë, por disi në këto kohë qudeterisht është këthyer kah Hashim Thaçi kah njeriu qe dikur me së shumëti e kritikonte si të korruptuar dhe shtetëberës të këqinj.

Ai dhe me kompanin e tij qenka “punësuar” në presidencë te Hashim Thaçi në cilësin e këshilltarit. Ish-ambasadori William Wakler paska vendos, dhe është nenshkruar kontrata qe kësaj kompanije te Walkerit te ia paguaj nga 7 mijë euro për çdo muaj, për këshillat qe ai do te ia jape Hashim Thaçit ne ikje nga Presidenca

Ish-ambasadori William Walker, ka vendosur të bëhet Këshilltar i Hashim Thaçit. Kompania e Walkerit do të marrë 7 mijë euro për ta ndihmuar Presidentin.

Që nga muaji gusht, Zyra e Presidentit Hashim Thaçi ka lidhur kontratë me Fondacionin e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker për këshilla profesionale anips ne presidencë nuk është i vogël numri i këshilltareve qe i maban Thaçi, bile dikur e patë angazhuar edhe një serb spiun si këshilltar te vetin.

Nuk janë pak te jipën 7 mijë euro për ta këshilluar Thaqin, nga taksapaguesit te cilët edhe ashtu jetojnë ne mjerim dhe skamje.
Por, për mua mbetet e pa kapshme se si miku i jonë i madhë William Walker iu afru Hashim Thaçit të cilin dikuar e kritikonte aq ashpër.
Apo, ndoshta janë në pyetja parat. Nuk thotë kotë populli së: ”paraja e qonë edhe ujin përpjetë”.