Nga Binak MAXHARRAJ
/Kosovës po i shtërngohet laku rreth qafës/
Përfaqesuesi i BE për dialogun me Serbinë Miroslav Lajçak këto ditë qendori për vizitë në Kosovë dhe Serbi.
Thelbi i kësaj vizite te Lajçakut ishte Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe ne Kosovë. Ai shkurtë ua bëri me dije se ka ardhë te diskutojmë çështjën e implementimit te Mareveshjeve ndërkombëtare te cilat Kosova i ka neshkruar me 2013 nga Hashim Thaçi dhe me 20l5 nga Isa Mustafa.
Pra, Thaçi dhe Mustafa janë samargjitë qe ia maruan samarin Asociacionit.
Por, e menjëherëshme ishte përgjegjeja e Kryeministrit Hoti, i cili ka theksuar se kjo temë është e mbyllur për Kosovën dhe se nuk do te diskutohet më për te duke tentuar qe t’i shfajëson samarxhitë qe ia maruan samarin Asociacionit.
Më pelqen Hoti kur ia bënë kështu qejfin vetit, bash si hërën e pare kur shkoi ne Vashington qe se lëshonte nga goja sikur duke kenduar se po shkojmë atje te marrin njohën nga Serbia. Por, kur Serbia insistoi ne heqjën e pikes 10 ku parashihej njohja Avdullah Hoti as qe reagoi, nuk reagoi as me i forti i botës Donald Trump u dorezu para Vuçiqit bile as gojën se qeli, por njohja mbeti vetem andërr e Avdullah Hotit.
Por këtu ne Qendrën e Botës ne Shtepin e Bardhë Hoti përjetoi edhe fiasco tjara, ia futi thikën pas shpine Ujamnit, i lejoj trenat nga Serbia te mbrrijnë ne detë, por edhe te kaluroi Serbia nepëer terë Ballkanin Përendimor permes njëfarë Mini Shengenit qellimi i se cilës ishte gllabarimi ekonomik nga Serbia si shteti me i forte në rajon.
Kundër Asociacionit është edhe PDK, LDK dhe partite tjera.
Por reagimi i tyre është është i vonshëm!
Sepse partia e Kadri Veselit PDK ka harruar se Hashim Thaçin e ka nenshkruar Mareveshjën për Asociacionin me 2013, kurse Isa Mustafa i LDK këtë e ka bërë me 2015 të cilën Gjykata Kushtetuese e rrexoi me 23 vrejtje anti kushtetuese?! Pse, PDK dhe LDK po reagojnë tashti e nuk kanë reaguar fare atëherë.
Por aq me tragjike për PDK dhe LDK është edhe fakti se liderët e tyre Hashim Thaqi dhe Isa Mustafa e cenuan integritetin territorial te Kosovës duke e nenshkruar edhe humbjën e Çakorrit, pastaj nuk reaguan fare as kur Hashim Thaçi për dy vite e me shumë lidhi aleanca te fshehta me armiqet sllav të Kosovës për ndarjën e saj.
Për te gjitha këto fajtor dhe përgjegjes për Asociacionin janë këta dy samarxhit Hashimi dhe Mustafa qe ia maran me dorën e vetë samarin Asiciacionit te cilët historia do te lenë njollë te keqe mbi ta.
Çdo reagim i PDK dhe LDK tashti rrethë Asociacionit është shumë qesharak, sepse me mareveshjet ndërkombetare nuk ka lojë, por janë obligim.
Prandaj reagimi i kryeministrit Avdullah Hoti është sa për konsum për publikun sepse për formimin dhe implementimin e Asociacionit ka marrë obligime ndërmombëtare me nenshkrimin e shefave te tij Thaçit dhe Mustafës.
Pra, Asociacioni do te bëhët deshti Hoti, Hashimi apo Mustafa, por mbetet te shihet se si do te bëhët.
Kjo është çështja, kjo është nyja e lidhur rreth Asociacionit.
Se si do te zgjidhet kjo nyje mbeten ne mençurin e liderve tanë. Gjasat janë te vogëa se kjo klasë e korruptuar politike do te mund te shpetoi diçka te keqe nga ky Asociacioni, kur dihet se për këta fuzionerat e Kosovës qe e bënë fuzë Kosovën, me e rendesishmja për ta është se kush po zgjidhet president se sa bllokimi i Veriut te Kosovës me Asociacionin.
Miratimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive është tëpër i rrezikshëm për Kosovën. Kjo nuk guxon te ndodhë edhe me kushtin qe te rrexohën nja dhjetë qeveri me radhë njera pas tjetres, sepse është ne pyetje sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, te cilën gjë po e kërkon Serbia tash e 10 vite në dialog më Kosovën.
Por, serbi nga Sllovakia në Beograd foli në gjuhën serbe bile me mire e fliste se vetë Vuçiq, i cili ia çoi mesazh Kosovës ku tha: ”Nese nuk ka vullnet për mareveshje, nuk do te këtë marrëveshje.Nëse nuk ka marrëveshje nuk ka normalizim dhe nuk do te këtë marrëveshje Kosovë-Serbi pa Asociacionin”.
E kuptueshme dhe shumë e qartë!
Më mire Kosova most e bënë mareveshje e as implementimin e saj,se sa te jetë një mareveshje e keqe ku humbë Kosova. Nuk blehet njohja nga Serbia duke humbë Kosova. E Asociacioni është katastrofë për Kosovën.
Sepse me Asociacionin do te rrenohet Rendi Kushtetues, do te cenohet sovraniteti i vendit, rrezikohet tërësia teritoriale e Kosovës, kurse ne aspektin institucional dhe Kushtetues defunksionalizohën institucionet e Kosovës, kjo do te thotë se mbrenda Kosovës do te krijohet një “mini-shtet”, një kancer i pasherueshëm për Kosovën qe është vetem hapi i pare i ndarjës së Kosovës.
Por edhe me keq kur pas disa vitesh Asociacioni do te forcohet me ndihmën e Serbisë sa qe në një moment të volitshëm permës një Refrendumi do të shkeputet dhe ti bashkohet Serbisë.
Ecë e ndale ne mundesh?! Ecë e luaje macë kryet e bullit?!
Pra, këtë finale qe 10 vjetë po e pretë Serbia, asaj kurr gjatë dialogut nuk iu ka interesu normalizimi dhe integrimi i serbëve te veriut mbrenda institucioneve te Kosovës, por në vazhdimesi i ka interësu teritori i Kosovës,Veriu i Kosovës me pasuri prrallore mineralesh qe si ka kush ne rajon e me gjerë. Ky ishte qellimi dhjetëvjeçar i Serbisë gjatë dialogut të vijë deri te finalja te cilën e ka deshiruar e qe po i mundesohet me formimin e Asoaciacionit.
Por ndihmën me te madhe qe Serbia te vijë ne finale deri te Asociacioni dhe te marra ate qe deshironte ia mundësoi vetë Kosova. Kosova kurr nuk pati çasje serioze gjatë dialogut.
Dialogun e bënë njerezët e pa dijshëm, te shantazhuar dhe te zenë “robe” nga Serbia. Gjatë dialogut Kosova e la Serbinë qe te mere primatin e viktimes. Kosova permes këtij dialogu nuk e kushtezoi me asgjë Serbin,anipse kishte shumë së për çka, nuk i parashtri asnjë kushtë për krimet dhe gjenocidin ne Kosovë, për demet e luftës qe arrijnë mbi 36 miliard euro, për te pa gjeturit, te cilët janë bartë dhe vorros ne shumë varreza massive nëpër Serbi qe 16 prej tyre veç u zbuluan këto ditë, etj.
Kurse Kosova për gjatë gjithë këtyre 10 viteve te dialogut ishte inerte, e nenshtruar e mundur nga Serbia sepse dialogu udhëhiqej nga personat e pa ndërgjegjshëm, te padijshëm, të shantazhuar nga Serbisa dhe si rezultat Kosova është humbëse e madhe në dialog.
Pra, Kosova permës njerezve në dialog ia vuri lakun vehtës te cilin pastaj Serbia ia shterngonte lakun deri ne plasjë. Kështu, e pesoi Kosova kur ne ball te dialogut i qetë njerezit më te dobët, të padijshëm dhe te zhantazhuar deri ne fyt dhe ne vend se Kosova te fitoi diçka nga dialogu 10 vjeçar ajo doli humbsja me e madhe.