Tetë lule toksike që nuk duhet t’i keni në shtëpi

0
1048

Dita, 21 prill 2018

Nëse disa lule janë “bombula oksigjeni” dhe kanë aftësinë të pastrojnë ajrin, disa lule të tjera janë toksike për ne.

Kontakti me lulet që do të përmendim më poshtë mund të vënë në rrezik shëndetin, por fëmijët e vegjël dhe kafshët shihen si më të rrezikuarit nga to.

Ky lloj zambaku emeton në ajër disa enzima toksike të quajtura “cardiac glycoside” që shkaktojnë marramendje, të vjella, diarre dhe alergji.

Lulja e kastorit, në ndryshim nga vaji që prodhohet prej saj, mund të vendosë seriozisht shëndetin në rrezik. Farat e kësaj luleje përmbajnë një nga substancat më helmuese që njohim. Proteina toksike e lules “ricina” shkakton dehidratim ,vjellje dhe diarre.

Jargavanët janë toksikë për qentë, macet dhe kuajt. Nëse kafshët e përmendura vihen në kontakt me këto lule, do të përjetojnë simptoma si diarre e të vjella.

Zambaku është mjaft i preferuar, por nëse keni mace, bëni mirë t’i mbani këto lule sa më larg kafshës suaj shtëpiake. Nëse macja do të kafshonte vetëm një pjesë të vogël të kësaj luleje, mund të sëmurej rëndë e të ngordhte.

Gëlltitja e bimes se dytë në foto mund të shkaktojë mbylljen e rrugëve të frymëmarrjes. Edhe fërkimi me gjethen e saj mund të shkaktojë djegie ose kruajtje.

Nuk duhet ta çoni ndërmend të mbillni në oborrin tuaj, apo në një vazo në ballkon, këtë lule kaq të përhapur, nëse keni një qen në shtëpi. Mund t’i shkaktojë aritmi, dridhje dhe humbje ekuilibri, duke i çuar deri në ngordhje.

Lulebora përmban gjithashtu një enzimë toksike (cyanide), por që pasojat të jenë fatale, kafshët apo njerëzit duhet të tresin një sasi të madhe nga kjo lule.

s.a/dita