TESTAMENT I POETIT

0
447
Atdhe Geci, red

TESTAMENT I POETIT

poezi nga libri në dorëshkrim “Monumenti i fjalës”, libër me 1500 poezi dhe 22 poema.

Në luftërat midis shtypjes dhe çlirimit
né vet duhet të modelojmë të ardhmen
dhe mësimin e jetës ta marrim nga jeta
të ardhshmit do të kenë luftë me fqinjët
se tek fqinjët e kemi gjysmën e atdheut.
Fara arbërit po rritet nga rrënja dhe, nga
degë të buta të shqipes moderne. Atdhe,
çliroje shpirtin që të çelë së brendshmi
çliroje shpirtin të dashurojmë për atdhé
dhe jepi kahe lëvizjes sonë për bashkim
Poeti është i lindur nga përëndia, nga
muzat që at´e shoqërojnë, nga vuajtjet e
kohës, e nga idetë për të ardhmen e jetës.
Për poetin lufta me terrin është luftë e
përjetëshme, luftë që ia jep kuptimin
betejave, duke u bërë pishë e maje mali.
Zonjë, t´i po ia heq terrin kësaj nate, po
kjo natë, natë mbetet dhe pas kësaj nate.
Kur të tjerët përjetojnë çastet e qejfeve,
poeti bën luftë të ashpër me demonët,
duke ia heq pluhurin kujtesave të kohës.
Të vegjël jemi dhe gjysmë të poshtëruar
se gjysma atdheut poshtrohet nga fqinjët:
një plis të tokës e kemi në Serbi, një plis
të tokës e kemi në Greqi, Iliridë e Mal të zi
O zot, shumë jemi poshtëruar e derdhur
nga pushtimet që edhe tash nuk ndalojnë!…

Atdhe GeciDortmund, 2021