Fadil Maloku, 24 gusht 2021
1. Terorrizmi është një fenomen shumëdimensional shoqërorë që padyshim po zgjonë vëmendjen e të gjithëve, pa dallim; gjinie, kombi, shteti e race. E zgjonë përveç tjerash se e gjithë bota është në një proces të; rikonfigurimit, rirreshtimit dhe vetëkërkimit global social, ekonomik, politik, ushtarak, fetar dhe padyshim edhe kulturorë! sidomos në procesit e tanishme globalizuese. Meqë, e gjithë bota na qenka në një “kaos”(Eberhard Braunis) apo në një “bellum omnium, contra home” hobsian, atëherë edhe shpjegimet duhet të jenë multidisciplinare.
Ngase, shpjegimet e njëanshme dhe pa një dioptri; të zgjeruar mund të sjellin pasoja të pariparueshme dhe tejet të dëmshme, si për vendet ashtu edhe për komunitetet sociale, etnike e religjioze. Mes shumë shkaqeve mbi terrorrizmin (sipas shumicës së sociologëve) duhet kërkuar edhe tek margjinalizimi dhe padrejtësitë e shumta; politike (psh. deri dje IRA), ekonomike dhe sociale, kombëtare, racore, por tash së fundi edhe fetare (Al Kaida, Hamas-i, ISIS-i) që nuk zgjedhin mjete për të arritur qëlllimet e tyre makiaveliste!Terorrizmi sot, në mënyrë zingjirore krijon dhe “arsyeton” si shkaqet ashtu edhe pasojat që i prodhon në mënyrë serike para publikut të gjerë social.
Hakmarrja, si kategori morale, përmes të cilës këto grupime shfrytëzohet jashtëzakonisht shumë kur janë pyetje motivet dhe “pretekstet” fetare e kulturore po përdoret shumë! Kurse, qëllimet apo targetet tek këto grupe do të mund të kategorizoheshin në sosh; politike (lufta për pushtet) dhe jopolitike (kombëtare, fetare, racore, etj.). Por, kur janë në pyetje qëllimet politike, vlenë të theksohet se aksioma terorriste e fillimit, zakonisht s’e ka për imperativ ndrrimin e pushteteve, por vetëm arritjen e disa koncesioneve, apo më mirë me thënë “testimin” e pushtetëmbajtësve (kush do qofshin ata), sikurse psh. ndodhi në Spanjë (me sulmin mbi hekurudhë) në vitin 2004;
2. Nëse, u adresohemi agjensëve sociologjik atëherë gjejmë tipe të terorrizmit; individual, shtetërorë dhe jo shtetërorë. Ky shtetërori, zakonisht ka të bëjë me “angazhimin” e tij ndajë padëgjueshmërisë qytetare që manifestohet atëherë kur ata s’u binden sistemit vlerorë, social, ekonomik, e fetar të një vendi, çfardo qoftë rregullimi i tij! Terorrizmi, në fakt s’është opsioni i vetëm për grupe të mëdha, aq më tepër për shtete dhe kombe, por, është dhe mbetet opsion i grupeve të vogëla margjinale… Sociologjikisht mund të identifikohën tri grupime kryesore terorriste; grupimi i cilësuar si revolucionar (qëllimet e tyre i arrijnë përmes atentateve), sub- revolucionar (që predikon përveç dhunës edhe “shpërlarjen e truri”)dhe ai represiv (i njohur me prapavijën institucional).
Të gjithë ekspertët social dhe ata politik, pajtohën që identiteti fetar(sidomos në lindje) është identiteti më i fortë (këtu, padyshim bëjnë shqiptarë … që kanë arsyet e veta; politike, sociale, ekonomike e kulturore) edhe për arsye se ai është fuqizuar (duhet thënë edhe manipuluar!) përmes “mëshirës” dhe “drejtësisë” hyjnore! Zoti, sipas kësaj teorie, projektohet si “azili” i fundit pas dështimeve që i pëson individi apo komuniteti militant! Në rastet e tilla, individi apo grupi gjykon jo me arsyen e logjikës, por logjikën dhe “urdhërat” e gjykimit hyjnorë!
3. Ka mendime dhe gjykime sociologjike se profilin kriminal dhe shkaqet e fenomenit të terorrizmit më pak duhet gjurmuar në natyrën njerëzore, se sa në rrethanat: sociale, ato ekonomike e sidomos në tjetërsimin dhe margjinalizimin e grupeve sociale nga “kulaçi” i ndarjes së mirave dhe begative materiale. Shumica e psikologëve dhe sociologëve amerikan, sa kam kuptuar mendojnë që terorristët janë “njerëz normal”, vetëm se ata në raport me qytetarët tjerë shumë më leht dhe më shpejt nevrikosen dhe ndjejnë një nevojë të ashpër për të demonstruar cilësitë dhe protagonizmin e tyre përmes aksioneve të furishme dhe atraktive…! Liberalizimi ekonomik dhe globalizimi, gjithashtu janë një adresë kogja serioze e dukurisë së terorrizmit dhe akterëve që ; “rendin e ri botërorë”, në fakt në sytë e tyre ” neoimperializmin” e gjykojnë si fajtorin dhe agjensin më “kompetent”. Por, a është gjithnjë kështu, na duhet një kohë për të kuptuar…
Shumica e psikologëve dhe sociologëve amerikan, sa kam kuptuar mendojnë që terorristët janë “njerëz normal”, vetëm se ata në raport me qytetarët tjerë shumë më leht dhe më shpejt nevrikosen dhe ndjejnë një nevojë të ashpër për të demonstruar cilësitë dhe protagonizmin e tyre përmes aksioneve të furishme dhe atraktive…!