Kujtim Fejzullahu – terrorist islamik, që kreu akte terroriste në Vjenë në nëntor 2020, dhe u vra nga policia.
ARIF EJUPI
Të rinjtë me prindër nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, dhe trojet tjera shqiptare të lindur në vendet e Perëndimit, qofshin të besimit myslimanë, të krishterë, ortodoksë, apo të besimeve të tjera fetare janë me shumë pak njohuri në këtë fushë.
Historia e derisotme në vendet e origjinës së prindërve të tyre nuk njeh as ekscesin më të vogël ndërfetar.
Vendet e Perëndimit, posaçërisht Austria, rezidentë shqiptarë ka pasur edhe para disa shekujve.
Të gjithë ata me punën dhe veprën e tyre të ndritur vetëm e kanë nderuar këtë vend mik.
Në muzeun e kryeqytetit të këtij vendi në Vjenë, ruhet shpata dhe përkrenaria e kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, i cili si njëri nga katër figurat më të rëndësishme të Evropës,me vetëmohim të pashoq mbrojti qytetërimin e saj.
Vendi i tij Shqipëria edhe sot konsiderohet kampione e tolerancës ndërfetare në botë.
Atje të gjitha komunitetet fetare bashkëpunojnë në mes veti në mënyrë të shkëlqyer.
Kohëve të fundit këtë balancë pak sa e kanë prishur qarqe të fshehura. Ato aty – këtu kanë arritur të infiltrohen edhe në mesin e të rinjve.
Duke shfrytëzuar pozitën e tyre të rëndë materiale dhe paperspektivën ndikimi i tyre ka qenë më i theksuar në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
Në emër të tranzicionit nga komunizmi në demokraci nga individë të papërgjegjshëm është shpërfillur emërimi i teologëve të mirëfillt në Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës,dhe në atë të Maqedonisë së Veriut. Këtu i ka përzier jo rrallëherë duart edhe politika, veçmas gjatë fushatave zgjedhore.
Pastaj paanalizuar nevojat në fshatra e qytete janë ndërtuar objekte të ndryshme të kultit fetar paditur asnjëherë prapavijnë e tyre politike. As sot nuk dihet se me çfarë fondesh janë të ndërtuara ato.
Pas depërtimit të këtyre rrymave të reja fetare disa të rinj sikur janë hipnotizuar nga ligjërata e dogma të zbrazëta të teologëve të tyre.
Këta të rinj s’kanë qenë më vetja e tyre. Ata të bindur se janë nisur në rrugën e ”parajsës” nuk kanë përfillur as fjalën e prindërve, edhe pse deri dje kanë jetuar nga djersa e tyre.
Bile, ata i kanë parë si pengesën kryesore, dhe me të gjitha mjetet janë munduar që t’i kthejnë në besimin e tyre të rinj.
Kur nuk e kanë arritur qëllimin e tyre janë radikalizuar edhe më tepër, duke shkuar pa dijeninë e tyre në luftëra të huaja, si në Siri e Irak.
Të manipuluar deri në palcë nga predikues kokëbosh përnjëherë kanë ndryshuar edhe karakteret e tyre.
Dikur të hareshëm e ambiciozë papritur janë mbyllur në vetvete. Të ambientuar shpejt në habitatin e tyre të ri kanë shtruar tek të tjerët kërkesa të paakceptueshme.
Edhe pse bindjet e tyre të degraduara dhe krejtësisht qorre prapseprapë janë munduar t’ua imponojnë edhe të tjerëve.
Fatkeqësisht edhe tek besimet e tjera fetare është shtuar mosdurimi dhe mosrespekti ndaj besimit fetar të të tjetrit. Edhe libri më i keq s’digjet. Me këto veprime hapur krijohen divergjenca dhe automatikisht mohet ekzistimi i mendimit ndryshe.
Kësofare së shpejti do e fusim vetveten në një qorrsokak,që na shpie në gjakderdhje të pandalshme.
Përgjegjësitë duhet kërkuar edhe brenda shteteve ku ndodhin këto ngjarje makabër e të papritura.
Qeveritë e këtyre shteteve në emër të njëfarë tolerance dhe njëfarë “demokracie” palëshuar fare sy në dokumentacion licencojnë kisha, xhamia, sinagoga, dhe tempuj të tjerë fetarë, pa ditur se çfarë aktiviteti zhvillohet brenda tyre.
Pastaj punën e këtyre institucioneve fetare nuk inspekton askush. Derisa nuk njihet biografia dhe e kaluara e klerikëve ligjërues, aty mund të propagandohet pambarim urrejtje, racizëm dhe thirrje e hapur për mosdurim dhe terrorizëm.
Asnjë prindër me mendje të shëndoshë s’dëshiron që fëmijën e tij ta shoh në rolin e vrasësit dhe kriminelit, aq më pak t’i shoh rrugët e lara me gjakun e fëmijës së tij.
Prindërve në vendet e Perëndimit me sistem të zhvilluar social nuk u lihet në dorë kurfarë mekanizmi mbi edukimin e duhur të fëmijëve të tyre.
Nëse fëmija shoqërohet me hajdutë apo keqbërës normalisht që prindërit reagojnë me të kuptuar rastin.
Mirëpo ata në takimet me zyrtarë institucionesh ku e denoncojnë veprën penale dalin të pasuksesshëm.
Andaj tek fëmijtë që ende nuk kanë krijuar bindje të pavarura shtohet oreksi për kryerjen e veprave të reja penale.
Çfarë është edhe më keq atyre nëse vetëm pak u prishet “tymi i duhanit” edhe pse ende të mitur shteti ua mundëson jetën ndaras prej prindërve.
Ata të mbikëqyrur formalisht nga edukatorë “shpirtmirë” i zë mëngjesi duke u sorollatur rrugëve.
Me të arritur moshën madhore kalojnë plotësisht të ”pavarur”. Shteti i benificon me banesë, sigurim shëndetësor dhe të holla xhepi.
Nga këto favore të krijuara ata nuk ndjenë nevojë për kualifikim e as kërkimin e ndonjë pune.
Duke e pasur kohën me bollëk dhe të paprogramuar jepen pas bixhozit, alkoolit, drogave, prostitucionit dhe veprave tjera kriminale.
Andaj fare – fare lehtë bien në kurthet e bandave kriminale.Pastaj rrebeshe sulmesh dhe etiketimesh nga më të ndryshmet shkojnë në adresë të prindërve, si në rastin tragjik të Vjenës, ku nëna e kryerësit të kësaj tragjedie me kohë ka shfaqur shqetësimet e saj rreth sjelljeve dhe ndryshimeve drastike të djalit të saj.
Mospërfillja dhe injorimi i saj nga organet gjegjëse të Vjenës, i kanë mundësuar këtij të riu vazhdimin e kësaj rruge të errët.
Një 20 vjeçar i lindur dhe rritur në Perëndim pa qenë i inspiruar dhe i nxitur nga mentorët e tij nuk di të krijojë paragjykime ndaj askujt, e lëre më të programojë akte të tilla terroriste.
Pa ndëshkimin e udhëzuesve të këtyre tragjedive qofshin ata të konfesionit myslimanë, të krishterë, ortodoksë, hebraikë, protestantë etj, asnjëherë nuk do të kemi rehati.
Kjo analize e radikalizmit kronologjik tek Ne, ne dy dekadat e fundit, e vrojtuar kujdesshem nga autori shpreh shume me shume dobsite institucionale apo me mire thene paaftesit dhe mos vullnetet e pushtetarve qe te investojne ne edukimin e mirefillte te femijeve dhe rinis shqiptare se sa dobesite e natyrshme te femijeve te lane ne meshiren e rrugeve. Investimi ne edukim s’mendojne qe u sjellin perfitime te shpejta as materiale e as elektoriale e kjo krijon boshellek ne edukim, natyrshem keto boshlleqe i plotsojne ata qe dojne te krijojne hapsira te pershtatshme per favorizime te caktuara duke perdorur si mjet zbrazetit edukative te rinise, te cilat me pas lehtas i kanalizojne aty ku dojne.Ne si nje komb qe te pakten qe nje shekull me aq mund e sakrifice mundohemi qe te pozicionohem meritueshem ne Panteonin e Kultures europiane, si pasoj e dobsive qe arsyeshen lanson autori sikur e zgjasim panevojshem rrugen drejt altarve te ketij Panteoni.Mosseriozitet e pergjegjesve instuticional na lene te kuptojme se; keta pergjegjes jan bashkepergjegjes te ketyre akteve.
Komentet janë mbyllur.