Brunilda Ternova
– Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2 f. 99. Abdyl Frashëri, “Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër“, fq. 100.
– Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u “fali” këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare, f. 100. Dr. Muhamet Pirraku, “Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit“, Prishtinë 1979, fq.11-20, “Dielli”, nr. 21/27, 1979.
– Në Luftën e vitit 1876 – 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare. 101. Mr. Kolë Krasniçi, “Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët“, Vjenë 1996, fq. 56-58.
Harta e trojeve shqiptare nën Perandorinë Osmane, 1880
– Në fund të shek. 19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë 102. Ahmet Hamiti, “Çështja shqiptare“, Koha, nr. 14/1991, fq.26, ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 – 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë 103. Liman Rushiti, “Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24.
Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2, që iu shpërndau shteteve fqinje me bekimin TURQISE, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2. 104. Dr. Muhamet Pirraku,”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit“, Prishtinë 1979, fq. 6.
– Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës me bekimin e TURQISE më 1913, i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pakë se gjysmën e Shqipërisë 105. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913), shih. FESh. fq. 503. Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë, sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2. 106. Vjetari Statistikor i Shqipërisë, 1991, fq. 12.
Vetem ne Kosove kontributi anti-shqiptar turk, në bashkepunim me serbet ka qene katastrofik, ku 24 programe të ndryshme janë hartuar e zbatuar për dëbimin e shqiptarëve, asimilimin e tyre dhe kolonizimin e trevave, që ata i popullonin me serbë. Dëbimi ishte i heshtur në kohë paqeje kur kryhej përmes diskriminimit, persekutimit dhe represionit, ndërsa ishte masiv dhe i shpejtë në kohë luftërash, kur kryhej përmes pastrimit etnik, masakrave dhe terrorit.
Programet kryesore famëkëqija ishin:
– “Naçertanja” nga viti 1844 i Ilija Garashaninit,
– Projekti i parë i Vasa Çubrilloviqit “Shpërngulja e Arnautëve” nga viti 1937
– Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll nga viti 1938,
– Projektet e Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit nga viti 1939,
– Projekti “Serbia homogjene” i Stevan Molevacit i vitit 1941,
– Projekti i dytë i Vasa Çubrilloviqit “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re” nga viti 1944,
– Marrëveshja Xhentëlmene Tito-Kyprili për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi e vitit 1953, e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986 dhe Programi Jugosllav për Kosovën i vitit 1988. Nikola Pashiqi, Petar e Aleksandar Karagjorgjeviqi, Milan Stojadinoviqi, Dragolub-Drazha Mihajloviqi, Aleksandar Rankoviqi e deri te Slobodan Milosheviqi, veçse zbatonin këto projekte e programe.
Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia, Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe në Split nënshkruan një marrëveshje, me të cilën u ripërtëri konventa shtetërore jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve … në Turqi… Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjate periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellë në heshtje 63.000 kolonë sllavë… Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 për ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.
4 vilajetet me shumicë shqiptare në kohën e pushtimit turko-osman kishin gjithsejt një territor prej 178 mijë km2, që e humbëm dhe tani Shqipëria e Kosova kanë rreth 39.600 km2. /AÇ
Jeni me të vërtetë për t’u ardhur keq. Keni argumentuar disa projekte që kanë të bëjnë me Turqinë pas rënies së Perandorisë Osmane dhe prapë e lidhni çështjen me fenë Islame. Që jeni të krishterë e jeni Islamofobë kjo kuptohet, por që të mundoheni të shisni sapunin për djathë, kjo nuk shpjegohet. Perandoria Osmane e mbështetur në ligjet e mirëfillta Islame filloi tatëpjetën që para kohës së tanzimatit (1839). Ndërsa Turqia postperandorake ishte Republikë laike (anti-islame).
Përsa i përket historisë së territoreve të banuara nga shqiptarët, duhet të jeni më të ndershëm e të merrni historinë që prej fillimit, kur Osmanët erdhën dhe i bënë shqiptarët përsëri zot të tokave të tyre të uzurpuara nga serbët. Shqiptarët kanë qenë bashkëudhëheqës të Perandorisë Osmane për disa shekuj dhe Islami ka qenë elementi më i spikatur që i ka ndarë shqiptarët prej popujve përreth dhe i ka ruajtur nga asimilimi. Këtë e konfirmojnë shumë historianë.
O ndyrsirë AÇ
Turku esht ai që mori Çifutet nga barbarimi perendimor dhe i vendosi ne perandorin Osmane.
Me kte lloj “civilizimi” krenohesh ti?!!!!
Ne shqiperi ka filluar nje rryme dashkeqe perçarese dhe nuk e di se kujt po i sherben kjo perçarje. Nje gje e di mire se ato qe po ndersejne perçarjen fetare nuk kane per t’ja pa hajrin kesaj nisme sa merreni me kesi copa dokumentash kontrakditore bejuni nje nder shqiptareve dhe hiqni edhe marakun tuaj shkruajeni te plote dhe me fakte historike asnjanese hishtorine e ketij vendi nuk kam asnje merak fetare se jam ateist i besoj me shume shkences se fese, por e shkruaj kete koment per te miren e te gjitheve behuni te zgjuar shkruani nje histori reale, qe ti sherbeje kombit dhe jo perçarjes.
Baza e kombit asht dija, shkollimi në gjuhën amtare, njohja e historisë së popullit të vet, dhe shtrirjen gjeografike të tij. Pastaj vinë traditat, veshjet, mënyra e jetesës etj. Pastaj në rradhë vinë besimi që nuk ka të bëjë me kombin shqiptar, se çdo sundus, la grifet e veta mbi kombin tonë. Feja, te shqiptarët, duhet të respekohet në çdo familje, që kanë admirim për fenë e vet, dhe kaq! Besimi ytë, s’duhet të dalë nga shtëpia bashkë me ty, po rrin në shtëpi. Françesët thonë; kur shkon në kishë, mirë bën, por mos na e sjell te shtëpia. Fshatarit në qytet, i thonë, kur del nga fshati, mos e merr me vehte, se po ta duam shkojmë vetë atje! Kjo vlen për ne shiptarët, se jemi të nji gjaku dhe nuk na interesojnë besimet private të secilit, përveç progresit dhe prosperitetit të kombit tonë!
Një ish prof. imi thoshte “Na i rrofshi opingat”. Po cili është për lëvdatë o injorant. Po të gjithë na shkallmuan me radhë: greku, romakët, sllavët dhe turqit. Edhe më vonë: Austro-Hungaria. Gjermania, Italia, Anglia, Bullgaria, Greqia. E mos ta harrojmë Serbinë. Siç po e harroni ju mjerana. Të gjithë kêta katolikë, ortodoks dhe islam, të gjithë armiq tanë. Më shumë po vajtoni historinë e vjetër se të renë. Në vend se të shkruani për krimet e sotme serbe, greke (Çamëria). E flisni për sulltanët që edhe vetë thyen qafën. Nuk ka okupator të mirë. Mos i matni sa klm rrugë ka shtrue armiku. Po t’i mbledhim ment o të mjerë. Jemi shqiptarë. Feja është sipas dëshirës. Mos injoroni fenë e askujt. Ne duhet të jemi si tre vëllezër. Një familje që zgjohen në mëngjes bëjnë puntë e ditës dhe në mbremje tubohen në sofër. Krejt humbjet që i ka pësue populli ynë, fajet i kemi vet. Si dje si sot si neser të përçarë. Ju pyes cili vend na do mire Popullin shqiptarë? Serbi, greku, italiani, francezi, rusët, maqedonët, malazezët, ju lutem ma thoni. Falë SHBA-së dhe Zotit jemi sot këtu ku jemi. Të punojmë e të behemi të zotë të vetës. Se të huajt nuk na kanë faj. Pse ne jemi të pa mend edhe sot. Mos u kredhni vëllezër se je islam, katolik e ortodoks. Por të krenohemi se jemi shqiptar.
Te lumtë mendja e pena zoteri AC, se bukur ju ke pergjegjur ketyre sternipave te Turko Arabit, te cilet kane alergji kunder te vertetes. Meqenese me vones e lexova kete artikull me gjithe ate ju pershendes perzemersisht. Z.B.
Zoti A.Ç.,
Ju përshëndes për këtë shkrim kaq të dokumentuar e konciz.
Jeni intelektual i vërteë dhe do të dëshiroja shkrime të tilla sa më shumë.
O A.Ç. sikur ti edhe shumë historian Komunista Ateista u munduan te nençmojnë ISLAMIN e SHQIPTARET MUSLIMAN gjoja se ne me dhunë u bem muslimanë, duke u munduar t’na poshtersojnë neve, harruan qe nençmojnë veten dhe popullin SHQIPTARE d.m.th SHQIPTARET ishin populli me frigacak ne Balkan se sa shkijet maqedont Bugari Greku etj. etj.
Aertikulli ka per synim qe tu hape syte atyre syplasurve dhe gjakprishurve, qe akoma besojne ne fene e pushtuesve e qe turqit i konsiderojne “vellezer”. Ne shqiptaret se pari duhet te duam vellai-vellane, e me pas te shohim per “vellezer” jashte pragut te shtepise sone. Shqiptaret po t’u kishin qendruar besnike fese se stergjysherve te tyre dhe Gjergj Kastriotit, e po te mos i ishin ngjitur turkut pas shallvareve si bajgë pas kepuces, per ca aspra e per ndonje ofiq, nuk do kishin pesuar as prapambetjen historike e as coptimin territorial dhe shpirteror, qe kemi sot e kesaj dite. Pushtimi turko-islam, perkunder hipotezave me fqinje armiqesore, ishte murtaja e zeze per shqiptaret e trojeve etnike.
Fqinjet ndoshta nuk na kane dashur por me bashkpunimin tone u dhame atyre nje arsye me shume jo vetem per te mos na dashur por edhe per te na urryer, ashtu siç duhet te urrehen bashkpuntoret e pushtuesve. I semuri i Bosforit se kishte per gje qe t’i jepte troje shqiptare si kembim per te shpetuar ç’i mbeti nga rrenimi i Perandorise famekeqe Osmane. Ne qe tradhetuam besimin e te pareve tane dhe gjakun e tereneve ne udheheqjen e Gjergj Kastrioti, e qe fjetem 400 vjet e qe u zgjuam atehere kur e kishte marre ferra uraten, normal qe do tradhetoheshim edhe nga padroni i madh Turk, qe na trajtonte si pece kembesh.
Nese dikush pretendon se shqiptaret kane bashkqeverisur perandorine Osmane eshte jo vetem driteshkurter por edhe i marre pasi mjafton te shohesh gjendjen tejet te mjerueshme dhe katastrofike, qe u lane trojet shqiptare dhe populli ne pergjithesi, qe te kuptosh se nga pushtimi dhe pushtuesi fituan vetem ofiqaret sahanlepires te Sulltaneve, qe i perdoren shqiptaret si kamzhik per te shtypur popujt e nenshtruar. Keto troje po u shkeputen nga çdo mbeturine shpirterore, mentalitare dhe anadollake nuk kane per te perparuar ndonjehere. Ngjarjet ne vendet arabo-islamike kane treguar se aty ku sundon islami, dhuna, intoleranca, injoranca dhe rrenimi jane te pashmangshme.
Le te nderojme kujtimin e HASAN RIZA PASHES, qe dha jeten per te mbrojtur Shkodren ne kohe mbas ngritjes se Flamurit ne Vlore nga Ismail Bej Vlora, nga Ortodoksia Serbo Malazeze. Nderkaq edhe 2 vjet te tjera mbas kesaj date, Ortodoksia Greke mbante akoma Shqiperine e jugut. Turqia mban ne gjirin e saj qendren e Ortodoksise Patriarkanen.
Komentet janë mbyllur.