TEORIA E LEXIMIT SË PRAPTHI

0
1121
Shefqet Dibrani

(e përshtatur)

SHEFQET DIBRANI, 30 janar 2016

Zhgënjimi ballkanik 26

2.
Gazetarët e së përditshmes “Express” janë ata gazetar që i përkasin pikërisht kllapës së titizmit jugosllav, përkatësisht të gazetarisë defetiste, të cilët hidhërohen nëse atakojmë servilizmin dhe arrogancën që e bëjnë ata si gazetarë. Dikush qenka hidhëruar edhe në vitin 2005, pse atëherë paskam kërkuar që ligji të veproj njësoj edhe për gazetarët. Tashmë shihet se shpërfillja dhe injorimi i tyre karshi realitetit është produkt i shkollimit dhe edukimit profesional që përmendëm më lart. Ata me mënyrën selektive kanë qitur në pah angazhimet dhe orientimet e tyre në këtë fushë: “Qartazi, meqë kemi dallime diametrale në përjetimin e realitetit shoqëror, politik e medial të Kosovës”, mbllaçitin ata, duke u lutur që të mos shprehim “zhgënjimin ballkanik”, madje as atë pjesën që ka të bëjë me gazetën e gazetarin në përgjithësi.

Se kemi dallime diametralisht të kundërta siç po veprojnë ata s’ka dyshim, ngase është krejt ndryshe të flasësh për “ligjet e demokracisë” siç llomatitin, për fjalën e lirë dhe shprehjen publike për t’ua imponuar të tjerëve me Shkollën e “KOMITETIT të LKJ”, pa pasur as më të voglin interesim për të mësuar se çfarë po ndodhë në Dobërçan, në Ulpianë, Pejton2 e në Gjakovë, ata si në kohën e titizmit të Isa Mustafës po i vejnë në praktikë urdhërat e Hashim Thaçit, pikërisht edhe atëherë kur liria e fjalës dhe shkrimet publike e kanë marrë dhenë, kurse slogani i tyre se Lajmi i Fundit në gazetën EXPRESS është gënjeshtër e pa kripë dhe se ky portal qenka ma i lexuari në gjithë Ballkanin, është metodë e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, e cila fliste për të drejtat e pakicave, që mund të janë shembull për planetin tonë thoshin atëherë jugosllavët, kurse KOMITETLINJËT e Isa Mustafës dhe të Hashim Thaçit janë shembull për të tjerët se si nuk duhet bërë gazetaria, për të mësuar ma së voni ose fare për “përjetimin e realitetit shoqëror, politik e medial” në kohë demokracie, në kohën e internetit e cila i bëri horë gazetarët servil dhe politikanët antikombëtar.

Për të lexuar përtej asaj që duket në pamjen e parë të Gazetës EXPRESS, mund të përdoret teoria e kompozitorit të njohur Avni Mula i cili për të ruajtur vazhdimësinë artistike dhe traditën e një arti që përmes emrit të tij kishte marrë famë edhe Shqipëria, vajzës së sapolindur e pagëzon me emrin e vet Avni, (leximi prapësht Inva), që ka dalë një emër modern dhe i panjohur deri atëherë në Shqipëri. Tashmë Inva Mula është bërë një soprano që i ka tejkaluar synimet e të atit, kurse përmasat e saj artistike kanë marrë dhënë, kurse teoria e Avni Mulës është një shërbim specifike, mjaftë i vyeshëm për trajtimin e dukurive edhe në sferën politikës dhe për zbërthimin e enigmave të gazetarisë kosovare, sidomos të asaj që mund të interpretohet ndryshe nëse e bëjmë leximin së prapthi.

Tashmë djelmoshat e Hashim Thaçit dhe puthadorët e Isa Mustafës po shërbejnë me gazetën e tyre “Express” e cila në pamjen e parë duket si një emërtim modern ngase kanë përdorur një taktikë për të mbuluar prapavijën tashmë të tejdukshme.

Gazetat shqipe pra edhe ajo “Express” duhet të shkruhen me sintaksë shqipe. Në këtë rast, kjo gazetë duhet të shkruhet sipas normës së shqipes letrare “Ekspres” dhe jo siç shesin pollavra Komitelinjët e rinjë, për të fshehur prapavijën e tyre tashme të tejdukshme. Nëse e futim në përdorim teorinë e Avni Mulës, “Gazeta Ekspres” mund të lexohet si “Serpske Novine”, pastaj politika e saj redaktuese dhe tendenca për të atakuar çdo gjë shqiptare rrit dyshimin edhe më shumë. Në këtë vazhdë të dallimeve dhe përjetimeve të kundërta të realitetit shoqëror, politik e medial të Kosovës, lind pyetja edhe për burimet financiare kah vijnë ato, sidomos për fondet që shfrytëzohen për të nxjerr gazetën. Pse të mos pyeten Komitetlinjtë e Gazetës Express, si janë bërë kaq të pasur, dhe nëse do të kenë ruajtur ndonjë shkrim që kanë injoruar politikën serbe, kaq shumë sa po i injorojnë kundërshtimet e Nëndegëve të LDK-së në Kosovë dhe Diasporë.

Por injorimi është dhunë mediale, praktikë nga e cila duhet të heqin dorë Komitetlinjtë e gazetës Express!

E shtunë, 23 prill 2005. (e përshtatur, 30.01.2016)
Botuar në gazetën Illyria, prill 2005
Marrë nga libri: Shefqet Dibrani “ZHGËNJIMI BALLKANIK 1”, Prishtinë 2005, faqe 146 – 151.