Shqipëria është një vend shum i bukur por fatkeqësisht me mundësi rëalisht të vogla. Në Shqipëri mund të gjesh plot nxënës të shkëlqyer, shumë talente të ndryshme, ku pak prej tyre dalin në skenë, ndërsa të tjerët, për shkak të mundësive, nuk mund të shfaqin aftësitë që ata kanë.
Por çfarë talentesh mund të gjejmë në Shqipëri?
Sot të rinjtë Shqiptarë, por edhe në të kaluarën, kanë ndriçuar në shumë fusha të jetës. Fillimisht e analizojmë çështjen me nxënësit në shkolla. Shumë të rinj, rezultojnë me nota të shkëlqyera në mësime, deri aty sa mund t’i kenë të gjitha 10, kuptohet me zotësine e tyre. Të tjerë janë shumë të aftë në shkrimin e artikujve apo gazetave, disa të tjerë janë gjeni në kompjuter, matematikë, art, etj. Muzika është një tjetër fushë e jetës, ku përfshin shumë të rin shqiptarë, të cilët kanë spikatur në emisione të ndryshme si Voice of Albania apo X-factor etj. Gjithashtu një fushë tjetër e jetës, si sporti, pëlqehet nga shumë të rinj, të cilët përveç dëshirës, kanë talentin dhe pasionin. Në këto fusha por edhe në shumë të tjera, mund të gjejmë plot talente, por siç e theksuam e më lart, për shkak të politikave nga ana e shtetit, por edhe nga mundësitë e kufizuara, ata po qëndrojnë në “hije”
Por pse shumë Shqiptarë të talentuar po spikasin shumë në vendet e huaja?
Përtej kufijëve të Shqipërisë, veçanërisht në Amerikë dhe në Europë, çdo njeri i talentuar ka plot mundësi, të cilat i shfrytëzojnë për të siguruar të ardhmen e tyre.
Këtu përmendim Linda Halimin, e cila po tregon një super talent në fushën e muzikës në “American idol”. Një tjetër këngëtare si Elhaida Dani, e cila duke shfrytëzuar mundësitë e mëdha në Itali, arriti të dilte e para në emisionin the “Voice of Italia”. Por sa “Lina Halimi” dhe “Elhaida Dani” ekzistojnë në Shqipëri? Pse vetëm pak prej tyre arrijnë të gjejnë mënyren për të shfaqur talentin, ndërsa të tjerët mbeten në harresë? A nuk duhet bërë diçka? Gjithashtu shumë sportistë, veçanërisht në futboll, kanë dalë nga akademitë e huaja, si ajo e Zvicrës. Dhe më pas ata për shkak të atdhedashurisë zgjedhin kombëtaren Shqiptare. Por pse të mos e rrisin dhe ta zhvillojnë talentin e tyre në Shqipëri? A nuk i gjen dot mundësitë shteti shqiptar, apo nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur? Pra, këto talente shqiptare por edhe shumë të tjerë tregojnë se jashtë shtetit mund të gjesh mundësi pa fund, për shkak se këto shtete e përqafojnë artin, talentet dhe i kushtojnë rëndësinë dhe kohën e duhur, gjë që në Shqipëri shohim se po mungon.
Këto fakte por edhe shumë të tjera, bëjnë që shumë të rinj të braktisin vendin e tyre.
Por pse ndodh ky fenomen?
Duke parë se sa të sukseshmëm janë bërë njerëzit jashtë shtetit, duke marrë parasysh (i cili është dhe faktori kryesor) ekonomine e tyre të dobët, kushtet e mjerueshme që i rrethojnë, mundësitë e pakta etj., njerëzit dhe sidomos të rinjtë po e shohin të arsyeshme largimin e tyre nga Shqipëria. Dhe këtë gjë e vërtetojnë lëvizjet masive të vitit të kaluar në vendet e Europës, kryesisht në Gjermani, ku tregohet paaftësia e shtetit tonë por edhe të qeverisjeve të kaluara, të cilët nuk kanë menduar për popullin e vet por për interesat vetjake. Por ka edhe nga ata të rinj të cilët edhe pse mund të vazhdojnë shkollën e lartë, edhe pse me rezultate të shkëlqyera, kanë frikë, se a do gjejnë punë në të ardhmen? Sepse ndodh rëndom kur shumë të rinj mbarojnë shkollën për juridik, inxhinieri, financë etj., dhe në fund përfundojnë duke punuar si kamarierë apo pastruese dhe në rastin më të keq mund të ngelen edhe papunë. Dhe zgjidhja më e mirë për ta mbetet braktisja e vendit për një jetë sa më të mirë.
Por pse duhet të angazhohemi në vendin tonë?
Pavarësisht të metave që ka vendi ynë, ne përsëri nuk duhet ta braktisim atë. Sepse duke e braktisur çfarë do ndodhi me vendin tonë? Po me pasaardhësit tonë? Në dorë të kujt do të ngelen ata? Pra pavarësisht se çfarë talenti zotërojmë, ne duhet ta përdorim atë për vendin tonë, për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Sepse duke luftuar për këtë ideal ne më në fund mund të ngrejmë një Shqipëri, ku do jetë shum bukur dhe ti kemi të gjitha mundësitë për të jetuar aty.
Por çfarë pengesash hasin të rinjtë në Shqipëri për t’u angazhuar dhe për të perfeksionuar talentin e tyre?
Ekzistojnë shumë pengesa, që shumë të rinj Shqiptarë të angazhohen dhe të nxjerrin në pah talentet e tyre. Disa nga këto pengesa janë:
*Korrupsioni.
Korrupsioni gjendet me shifra të larta në Shqipëri, duke filluar që nga politikanët dhe më gjerë, duke përmendur arrestimin e ish ministrit të punës dhe çështjeve sociale në qeverinë Berisha, ku dyshohet se ka abuzuar për një shumë rreth 30 milionë lekë të reja për tendera e disa aktiviteteve të ministrisë. Por si mund të pretendojnë të rinjtë të sigurojnë një të ardhme dinjitoze për ta, kur në pushtet ekzistojnë njerëz të tillë, të korruptuar? Si mund të luftojmë për drejtësi, si mund t’i zhvillojmë talentet tona, si mund të bëhemi pjesë e një shoqërie të drejtë, kur këta njerëz të fëlliqur e të korruptuar na “presin” krahët? Kush do na mbështeti ne, nëse këtë s’e bën shteti ynë?
Një rast tjetër në Pogradec, ku babai i një vajze në klasën e 9-të, në shkollën “Myredin Bashalli“ ka përfunduar në urgjencën e spitalit të Pogradecit, pasi kishte debatuar me nëndrejtorin e shkollës, i cili i kishte hequr vajzës së tij emrin nga lista e nxënësve ekselëntë, të cilët u shpërblyen nga qeveria me nje shumë simbolike për arritjet e tyre. Pra vajza, e cila i kishte të gjitha notat 10 nuk mori atë që i takonte, sepse nëndrejtori Hyqmet Jaçellari e kishte hequr vajzën nga lista për shkak se kishte vënë fëmijet e shokëve te tij, të cilët pa të drejtë përfituan nga shpërblimi. Por çështja nuk është tek çmimi, por tëk fenomeni i korrupsionit, ku në Shqipëri vërteton se nuk përfitojnë ata që kanë talent, por ata qe kanë “miq”. Por ka shumë nxënës të tjerë, të cilët marrin mungesa ku disa edhe nuk i shënojnë, ka disa që nuk dinë fare, por ç’ndodh në fund? Ata marrin të njëjtat nota me nxënësit, të cilët kanë vojtur shumë për të arritur aty ku janë. Pra, korrupsioni mbetet pengesa kryesore për të talentuarit.
*Gjendja ekonomike.
Shumë të rinj, megjithëse kanë talentin, fatkeqësisht kanë një ekonomi të dobët familjare. Emisionet si “Tu Si Que Vales” apo X-factor etj., janë një mundësie mirë për të shfaqur talentin. Por ç’ndodh me fëmijët zakonisht ata të zonave rurale, të cilët nuk kanë mundësi as për të paguar transportin? Kush mund t’i marrë përsipër shpenzimet e tyre? Pra fatkeqësisht ata mendojnë se nga do gjejnë të ardhura për të ushqyer familjet e tyre dhe nuk ju del koha për të perfeksinuar talentin. Dhe kjo sigurisht do e zbehi talentin, derisa të mos jenë të aftë ta përdorin sërish dhe kjo është një gjë negative.
*Paaftësia e shtetit.
Fatkeqësisht shteti ynë nuk po i kushton rëndësi të madhe të rinjve Shqiptarë. Megjithëse ai mundohet përmes konkurseve si në kimi, matematikë etj., të nxjerrë në pah të talentuarit. Sepse ai nuk arrin dot t’i kontrollojë. Dhe këtë gjë e vërtëtojnë shumë konkurse të ndryshme, ku rreth 80% e nxënësve i dinin më parë ushtrimet e provimeve. Por si mund të dallohesh para të tjerëve kur ata ishin përgatitur në mënyrë jo të drejtë? Ku është shteti, ku janë partitë, apo harrova janë të zënë duke akuzuar njëri-tjetrin? Pra këto probleme duhen marrë seriozisht dhe duhen marrë masa sa më shpejt.
Këto faktorë por edhe shumë të tjera bëhen shkaktarë për ndërtimin e një shoqërie të keqe dhe të korruptuar, ku ndikojnë edhe në zbehjen e talenteve të shumë të rinjve Shqiptarë.
Por çdo të thotë të jesh i angazhuar?
Që të jesh një njeri i angazhuar për vendin tënd, që të jesh një i ri talentuar do të thotë se je i dobishëm për vendin tënd. Do të thotë të kesh një “armë”, të cilën do e përdorësh fillimisht për jetën tënde dhe më pas për vendin dhe shoqërinë, sepse çdokush mund të bëjë një gjë për Shqipërinë, qoftë i varfër apo i pasur, qoftë politikan apo njeri i thjeshtë.
Si mund t’i nxisim kta të rinj, të angazhohen dhe të përdorin talentin e tyre për të ardhmen e vendit tonë?
Fillimisht këta të rinj duhet të mësojnë se përse është e rëndësishme të luftojnë për vendin, duhet të mësojnë si ta duan Shqipërinë dhe Shqiptarët, dhe kur ata të bëhën njerëz me të ardhmë të madhe, aq sa do jenë në postet më të larta drejtuese, fillimisht në plan të parë do venë interesat e popullit dhe më pas ato vetjake. Më pas nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, në çdo pjesë të Shqipërisë dhe në zonat më të thella, do të bëjnë që të rinjtë të angazhohen dhe të stërvisin talentin e tyre në çdo aspekt të jetës.
Sigurisht këto aktivitete duhet të jenë falas sepse jo çdokush ka mundësinë dhe të jenë të ndershme, ku të fitojë më i miri. Falë këtyrë aktiviteteve çdokush do të nxjerri në pah se kush është, se çfarë mund të bëjë. Por drejtuesit e aktiviteteve njekohësisht duhet të bëhën ndërmjetës, dhe t’i lidhin të rinjtë e talentuar me njerëzit që merren me zbulimet e talenteve, ku dhe me njohjet e tyre do ju sigurojnë një të ardhme të bukur atyre.
Gjithashtu shohim se shumë adoleshentë bejnë sherre të ndryshme me grushta. Por ktyre të rinjve që zihen kot në rrugë, pse të mos i nxisim për t’i bërë pjesë e një sporti të respektuar siç është boksi? Dhe në këtë mënyrë ata nuk do bëhën rrugeçër, por pjesë e një sporti, që do iu sigurojë famë dhe një jetë të rehatshme bazuar në rrugën e drejtë.
Gjithashtu në shumë zona duhen të ftohen të paktën njëher në vit, këngëtarë të famshëm, futbollistë, aktorë, piktorë, etj., ku të qëndrojnë si juri para shfaqjeve që mund të bëjnë të rinjtë, pra them në shumë zona sepse jo çdo kush mund të marrë pjesë në 1 apo 2 qytete. Gjithashtu edhe nëpërmejt internetit mund të lidhesh me shumë individë të talentuar, ku nëpërmjet aplikimeve, dhe në qoftë se rezultojnë të sukseshëm ata mund të ftohen dhe ta paraqesin talentin e tyre në aktivitete të ndryshme.
Pra të rinjtë janë e ardhmja e Shqipërise. Atyre duhet t’ju hapet çdo rrugë, në rrugëtimin e tyre drejt së ardhmes. Ata duhen edukuar dhe mbështetur, që në të ardhmen ta përfaqësojne denjësisht vendin. Tashmë ka ardhur koha të jemi pjesë e një shoqërie të drejtë, europiane dhe plot mundësi. Ku çdo i ri të tregojë atë çfar është, dhe jo të bëhët në rrugë të gabura atë që smund të jetë.
Renato Shkulaku
maturant
shkolla: Qemal Bazelli