Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, mori një lajm të dhimbshëm për shuarjen e jetës së Kryetarit të Komunës së Dibrës.
Shoqata e çmon lartë punën dhe veprimtarinë e Kryetarit Ruzhdi Lata tani më të ndjerë dhe bashkëpunimin e ngrohtë e miqësor që kemi pasur me te.
Ky lajm ka pikëlluar pa masë anëtarësinë dhen kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi.
Ishte një veprimtar i devotshëm, besimtar i thellë, por, mbi të gjitha, shërbëtor i kombit shqiptar dhe i të gjithë qytetarëve të Dibrës heroike.
Ndaj, përmes këtij
TELEGRAMI NGUSHËLLIMI
Familjarëve e farefisit të Ruzhdi Latës, qytetarëve të Dibrës, të gjithë miqve dhe dashamirëve të tij, u shprehim ngushëllime të sinqerta për humbjen e këtij burri të Madh.
Shpirti i tij u prehtë përjetësisht në parajsë!
Qoftë i përjetshëm edhe kujtimi për te.
Për ShShASh “Papa Klementi XI Albani”, Suedi
Kryetari,
Hysen Ibrahimi