E nderuar Familje Kërhanaj,
Të nderuar shkrimtar të Shoqatës së Shkrimtarëve “Atë Shtjefën Gjeçovi” me qendër në Zym,
Lajmi për ndarjen nga jeta të studiuesit, shkrimtarit dhe atdhetarit Nikollë Kërhanaj na ka prekur pa masë. Nikolla ishte një studiues, shkrimtar dhe atdhetar i cili në heshtje pa rrahur fare gjoks ka shkruar disa vepra të vlefshme për historinë tonë shqiptare.
Ai si çdo intelektual zymjan u shqua në shumë drejtime si në atë organizativ po ashtu edhe në atë studiues duke u mishëruar me kulturën dhe traditën e Hasit ku shkruajti studime të vlefshme për kulturën dhe traditën e Hasit.
Studiuesi Nikollë Kërhanaj mori pjesë edhe në sesionet shkencore që organizoj Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit” dhe u shqua me punime shkencore, ku me fakte shkencore argumentoj veprimtarinë e nacionalizmës shqiptare në Zym dhe në mbarë Hasin. Një kontribut të veçantë dha edhe me studimet e ti mbi At Luigj Palajn dhe At Shtjefën Gjeçovin.
Nikollë Kërhanaj ishte një studiues punëtor i cili punonte në heshtje dhe asnjëherë nuk rrahte gjoks për punën e tij të kryer.Shoqata “Trojet e Arbrit” do ta përkujton me pietet të lartë studiuesin, shkrimtarin dhe atdhetarin Nikollë Kërhanaj.
Ne emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit” ju ngushëllon Nue Oroshi kryetar me shprehjen tradicionale shqiptare Zoti ju laftë shnosh!