TELEFONATA E DJALLIT

0
1130

Ndoc Selimi

(Po i shkruaj keta rrjeshta sipas tregimit te mikut tim Myslym Mani dhe me amanetin e tij)

“Te lutem shkruaj pikeperpike si te them une” – mu drejtua Lymi. Dua ta marrin vesh te gjithe ç’me ndodhi mua, e kete jo se dua te jeme personazh, por dua ta kuptojne te gjithe, te gjithe a me kupton. Ja shiko si jam katandise; pa familje, pa shtepi me femije qe me urrejene”.

Mbeta si i habitun nga ky takim e ne vend qe te kujtonim vitet e perendume, Lymi po me shterngonte te shkruaj diçka krejt jashte natyres se tij dhe pa prit qe ti jap kahje imagjinates time se ç’kish ndodh me mikun tim te mire qe kisha mbi 20 vite pa e pare, ai filloi menjere tregimin. Dyshova se kishte pire, apo … nuk i dihet pune trunit ndoshta.

Prit – i thashe – te marrim diçka, te urojme njeri – tjetrin se kemi kaq vjet pa u taku o Lym.
Nderkohe kamajeria solli dy gota dhe diçka per shoqerim, ndersa une nxora lapes e leter e duke e shikuar ne sy mikun tim te vjeter m’u duk se diçka po perjetonte, diçka po pertypte o ripertypte midis nje reale ku ndodheshim te dy ne te njejten tavoline dhe nje tjeter irreale te bame grope ne shpirtin e tij dhe nuk dinte nje menyre tjeter per ta debuar, veç zbrazjes se atij helmi para mikut tij te vjeter dhe mundesine e botimit diku, te pakten ne nje faqe facebook.

Ngritem gotat me nje urim per nje jete ma te mire dhe Lymi filloi:
“A mund te flas me ju ne telefon?” – m’tha nje za qe m’u duk si i njoftun” – ia nisi direkt biseden Lymi.
“Kush jeni ju u lutem?” – ia ktheva.

“A nuk m’njeh a?. Po une jam djalli vete e due me fole me ty” – u pergjigj zani nga ana tjeter
“Djalli !!! e fillova te qeshe duke menduar gjithemone Markun, i cili kurre nuk prezantohet ne telefon, por kepute ndonje fragment o emen te kohes se mjerume komuniste e vetvetiu kuptohej se kush eshte, por kesaj radhe nuk ishte ai, as shok tjeter dhe keshtu e pyeta: “Kush jeni u lutem?”

“Ai qe te thashe jam, prandaj me prano te flasim”.
“Ik e thyej qafen” – iu germuza me tere inat, dhe me frige shtova:
“O i mallkuem mos u duk ma, se nuk jam rraca jote; vertete jam shqiptar, por mik me ty s’mund te bahem sa te jete jeta” – iu pergjigja.
“Iku pa ngule kambe ma shume, por une u bana kaq merak – vazhdon Lymi – sa me shkuan dy nete e dite pa fut gjum ne sy. Te treten nate fleta rehat pa u kujtue ma shume per qoftelargun.

Ne mjes u zgjova me njetin e mire dhe hapa kompiutrin me pa ndonje lajm, me pershendete ndonje shok o gjithe miqte ashtu siç jemi mesue deri tash. Kur me shkuan syte e pashe nje kerkese miqesie. E hapa. O Zot! – thashe. Perseri ai, i mallkuemi. Nuk ia dhashe miqesine, por ai me te gjitha menyrat donte te miqesohej me mua. Dhame e morem per muaj, por une nuk pranova. Ne fund mendova se fitova mbi kete perbindesh qe bente çmos per te turbulluar e çoroditur mendjen time.

Por jo! Djalli djall se djall! Me shkrojti shume mesazhe kercnues; m’tha se do te hap luftra, do te zhys ekonomite e vendeve, do te ndersyej njerzit kunder njerzeve,fete kunder feve, do tu perhap semundje, do te shtoj korupsionin e padrejtesite, qeverite e gjykatat do te jene kontigjent i imi e do t’i baj te gjithe per vete, do te shkaterroj familjet, derisa raca ime te fitoje”.

“Nuk iu pergjigja dhe heshtja ime, ndoshta, ishte arma me e fuqishme qe perdora per te fituar.
E ma ne fund krejt i kenaqun nga fitorja qe korra provizorisht mbi demonin, rifillova jeten e perditeshme pa u kujtue ma per te. Djemte, tashma te rritur , me hidhnin rumuze e pastaj me perqafonin.

Nje dite tue pa mesazhet ne mail, lexova nje kerkese shume interesante: “jam nje bjonde 30 vjeçe e jo ma shume se 3 km larg shtepise tende. Jam e dashtun, humane, me pelqen letersia, poezia e mbi te gjitha me pelqeni ju. Te kam ndjeke gjithe kohes e m’duket se kam gjete shpirtin binjak. Nese do qe te njihemi e ma andej… me dergo nje mesazh miresjellje, ciao”.

Hapa profilin e saj e ç’te shije. As zanat te “Mullini i Prronit”, qe fshataret e mi i kishin pa duke hedhur valle, nuk kishin qene ma te bukura.

U mendova shume e thashe te behet ç’te behet e po e provoj njihere, mbasi kurre nuk kisha degju qe nje femen t’i propozoje nje mashkulli. Shikova majtas e djathtas, mbylla deren se mos vjen gruaja a ndonji femije dhe i ktheve pergjigje.
“Me pelqeni, jeni e mrekullueshme”. Pa mbaru se shkrumit me mbrrini pergjigja “Ku takohemi sonte?”.
Hau sonte! direkt kjo u shqetesova une, po si ti them grues. Vrava trunin dhe ne fund gjeta nji rrene.

“Te Ferra Madhe ne kenete” i ktheva pergjigje.
– Ok!” m’erdhi pergjigja.
U vesha pak si i tepruem, parfum sigurisht, mbeshtolla nje shuk para qe ishin grumbull ne bufe e dola.

“Ferra te Keneta” ishte nje vend mrekullie ku takoheshin çiftet, por une kurre nuk kisha ndalu. E pashe tek vinte nje makine super e me ndaloi te kambet. Ishte vertet ajo. Doli gjithe elegance e m’u hodh ne qafe sikur kishim vite qe njifeshim.

“Hyp n’makine” m’tha. Hypa pa mendue fare dhe ajo gjithe shpejtesi u nis. “Ku po shkojme” i thashe pas disa km udhetim. “Te Kullat me Vrima” m’u pergjigj. “Po kullat me Vrima jane shume larg, e une kam pune, kam grue e femije”. “Neser kthehemi” m’u drejtue tuj sberthye dy butonat e pare te kemishes. Une heshta. Rruga zgjati, por edhe euforia kishte kriju nje ambjent mjaft pelqyes pa u kujtue per kohen e sendet tjera lene mbrapa. Para nesh u shfaq nje ristorant modern. Na drejtuan kamajeret ne nje vend relax. Hengrem, pime, kercyem e ne fund tha: “eja lart”.

“Ku lart?” iu pergjigja. “Lart pra ne motel”. “Jo” iu pergjigja prere “do te kthehem ne shtepi, kam grua e femije”. “Ha ha haaa” qeshi me te madhe, “po une kush jam” dhe vazhdoi seriozisht “More do te vish se nuk ben” dhe pastaj filloi te me hidhej ne qafe me perkedhelje e puthje, sa u ndjeva plotesisht i nenshtruem. Dera e motelit ishte me rrotullim si mulli dhe u futem njeri pas tjetrit. Ne sallon na priti nje burr me moshe mesatare dhe na zgjati çelesin e dhomes me numer 66 dhe duke ba nje gjest perulje na drejtoi te sporteli, ku duhej paguar. “250 euro” tha ai pa i dridhur buza. Une shikova simpatiken drejte e ne sy.

“Hidhu ” tha ajo “Paguaj”. “Po une…une nuk kam aq para”. “Keto pune nuk ka pare qe i paguan, prandaj …” dhe shikoi vehten e vet sikur do te thoshte se shiko si jam, shih bukurine time qe te ka ra per hise ty. Nxora bancomatin qe e dija qe sapo kishin hyre parat muajit prill dhe me zemer te prishur ia dhashe hotelxhiut e me kureshtje pashe si dilte scontrina me 250 euro te djeguna ne kete makine te vogel.

Morem ashensorin e perseri kati 6 me dhomen 66. Ishte nje perralle qe kurre nuk e kisha imagjinuar. Ajo hyri ne dush dhe mua me kapi nji merzi dhe gati u ndjeva shume keq tu mendu gruan e femijet ne shtepi. E bana doren grusht dhe ia vesha kokes, por duke u fshire doli ajo nga dushi dhe filloi te qesh me te madhe. “Je penduar?”. “Po” i thashe “jam penduar shume”. Ajo hodhi peshqirin dhe m’u hodh mbi mue me trup pa u tha endè e krejt lakuriqe. “He si te dukem” zgjati zanin ajo duke ma zene gojen me gjoks e pa patur mundesi me iu pergjigje.

Ketu Lymi sikur humbi ne nje pyll erresire dhe une e ndiqja ne heshtje e nuk doja ta nderprisnja, por mu duk gati perralle per Myslymin qe gjithe jetes kishte qene nje njeri i shkelqyer, por edhe ai mesaduket e kuptoj ate qe bluja une ne koke dhe duke ngrite goten me tha: – E pra une jam ai Lymi qe ti nuk e ke menduar kurre dhe vazhdoi tregimin:
– E keshtu, vellai im, nata kaloi si ne “qiellin e shtate”, ose si ne nje qiell qe kurre nuk e kisha provuar. Nuk e di si te them, por meraku i shtepise po me largohej çdo minut dhe brenda ne shpirtin tim kishte hyre plotesisht ajo. Rreth ores 8 zbritem shkallet dora – dora e direkt per te ngrene mjesin. Kesaj radhe salla m’u duk ma moderne e me ca piktura surealiste e nudo qe nuk i kisha vene re naten qe shkoi.

Pa u ule ra zilja e telefonit. Ishte gruje. Bukuroshja e kuptoj dhe pa arrite as “alo” ma hoqi nga dora dhe me nji buzeqeshje gati si te shtime me tha: “Askush nuk mban telefona ne vakanca, prandaj po ta mbyll”. Gjate kesaj manovre telefoni solli nje mesazh, qe sigurisht ishte i gruas, por… tashma u fik dhe perfundoi i heshtun ne fundin e çantes bukuroshes sebashku me fjalet e mesazhit.

Sapo ne tavoline pushoi kapuçina me briosh nga duarte vocrrake te kamaieres – vazhdoi Lymi – ajo me kapi ne befasi e filloi te me puth ne sy te tjereve. Une u skuqa nga turpi dhe ne çast nderroi pamje e duke mu drejtu tere serioze me tha: “Kam nje propozim qe do te pelqeje”. “Pa he ” – iu pergjigja une. “E di se te pelqejne parat dhe ke nevoje, prandaj byjrum 20.000 euro” – tha ajo duke bere nje levizje te shpejte me parat sa edhe une gati nuk i pash, veç kur i palosi mbi tavoline. “He futi ne portofol” – tha pas pak duke me pare mua krejt hut – keto jane vetem si fillim – shtoi ajo”.

“O Zot, thashe me vehte” – vazhdoi Lymi ” dhe kapa veten pick te veshi per tu kujtuar se jam ne enderr, apo zhganderr e ajo qeshte dhe si per ti dhene ma shume lezet kesaj ndejeje me propozoi nje aventure te çuditeshme: ” Do te ikim ne Itali” tha duke me zbrazur ne fytyre plot bulshinjte me tym duhani. “Ne Itali!!?”. “Po” tha dhe çdo mundesi kundershtimi nuk me bindte as mua, pasi dora me shtynte te ndeshja me maje te gishtave portofolin me 20.000 ne xhep. Ula vetem koken e pranova duke menduar se me ne fund po hap edhe une themelet e nje te ardhme te pasur, pra po behem dikush; me shtepi te re, me dyqan , do martoj femijet eheee. Me nje shpejtesi te çuditeshme u bene te gjitha veprimet, biletat, orari i nisjes u la per ne 20 me Alitalia direkt per ne Rome.

– Hera e pare qe shkon ne Itali? – e nderpreva une. – Po – tha – hera e pare dhe a e di si u ndjeva; tamam si bos apo si qeveritar i klasit. Duke ndjekur dritezat e yjeve qe krijoheshin ne qiellin e erresuar, kisha humbe ne bote tjeter, veç si nje vegim me krijohej perfytyrimi i gruas e femijeve dhe me dukej se nuk na lidh asgje me me to”. Lymi ngriti goten dhe me pas vazhdoi : ” Me fal, por me vjen te uleras per ate qe ndodhi pak me vone kur u ulem ne toke dhe po beheshim gati te dilnim.

Ajo m’u zhduk dhe une mendova se tash mbarova pa telefon, pa gjuhe te huaj, pa dite se nga t’ia mbaj, por me mbante gjalle vetem ky njezetmijshe ne xhep. Por pa arrite fundin e mendimit, ia behu ajo me nje djale perkrahu qe e shterngonte dhe duke qeshur me tha qe te prisja disa minuta pikerisht ketu dhe me beri me dore ti hidhja nje sy dy valixheve te vendosura ne nje cep te djalit ri.

“Ruaj me kujdes”, me tha duke qesh, “se ka shume para brenda” dhe nderkaq u zhduken. Une iu afrova valixheve dhe desha te spostohesha qe te mos me zinte era qe hynte nga dera, kur degjova nje sirene te forte dhe levizje te medha policesh e karabiniersh me qen e me shkopinje e te armatosur. Po i shikoja me kureshtje duke menduar per ndonje aksident makine apo ndonje zjarr e po me dukej si nje spektakel, por nuk kishte qene krejt ashtu. Me rrethuan mua. Mbeta hut veç kur e pashe veten shtrire pertoke duke kontrolluar deri te mbrapanicat.

Me vendosen hekurat dhe duke me shtyre drejte makines, ne nje te imte u kujtova per valixhet e huaja e ktheva koken mbrapa dhe u gezova kur pashe se njeri nga policet i kishte ne dore. Sirena e makinave, dritat e metropolit huaj dhe dera e karabineririse me futen ne trishtim. “Keni gabu, keni gabu” u thashe ne shqip, por asnje pergjigje. Ne nje dhome gjetem te tjere police dhe menjihere me hoqen portofolin me njezetemijeshe e dokumentat dhe me pyeten:

“Albanese”? – Po – u thash dhe vazhduan me nje seri pyetjesh e aq me shume kur u hapen valixhet e brenda kishte pako te tera me droge – siç me thane. Me gjithe kundershtimet e mija, pasi sollen edhe nje perkthyes , asnje nuk hengri pyke per kete pune. As numer telefoni, as adrese, as edhe nje fakt ku mund te kapesha nuk kisha e keshtu hangra dru ma shume tuj mendu se nuk doja te flisje e po mbroja grupin.

– He miku im, pse je hutu kaq – mu drejtue Lymi duke me pare mua krejt jashte shinave. – Po me vjen keq i dashtun Lym qe te ka shkue jeta deri ne kete grade. “Keshtu lum miku – vazhdoi Myslymi – hengra 9 vjet burg ne Itali dhe tash jam siç me shikon.

“Biri im – me ka pase thene nena, ndjese paste, kur isha i ri – vazhdoi Lymi – djalli e ka fytyren si njeri, ai ka provukuar te gjitha te zezat mbi toke e nuk ka fituar e sot ka gjete piken me te dobte nder njerez; seksin. Rrezik ka per te na mundur.

n.selimi, 2016